Parfume

Dhjetë parfume që kundërmojnë aromë vere

27 Prill 2018

Dhjetë parfume që kundërmojnë aromë vere

Jepuni duart parfumeve me erëza, dru apo myshk që përdorët ditët e ftohta të dimrit. Vera është thuajse këtu dhe tani është koha perfekte për të freskuar raftin tuaj të parfumeve. Teksa vishni gjithnjë e më shumë fustane të lehta e kapele kashte, zgjidhni qitro, lule dhe tone të tjera të ëmbla për t’i dhënë jetë look-ut tuaj.

Për agrumedashësen

Dhjetë parfume që kundërmojnë aromë vere

Një sprucim i vetëm nga Le Jour Se Léve i Louis Vuitton ju çon nën një peme mandarine. Do të vini aromë qitroje, jasemini dhe boronice.

Për gocën e festave

Dhjetë parfume që kundërmojnë aromë vere

Nëse fustanet me xixa do të ishin parfum, do të ishin Omnia Pink Sapphire nga Bvlgari. Është festiv dhe argëtues, me tone lulesh dhe myshku vaniljeje. Kombinimi i ëmbël thotë vetëm diçka: Sonte nuk do të flini në shtëpi.

Për atë që blen lule çdo javë

Dhjetë parfume që kundërmojnë aromë vere

Nëse ju pëlqejnë aromat florale, Just Like Heaven nga Tory Burch është perfekt për ju. Parfumi të bën të ndihesh sentimentale, nostalgjike madje. Fiks si një buqetë nga njeriu i zemrës.

Për të famshmen në Instagram

Dhjetë parfume që kundërmojnë aromë vere

Kur vë Candy Sugar Pop nga Prada, je qendra e vëmendjes. Parfumi është një miksim i qitros, pjeshkës dhe vaniljes. Po, është shumë i ëmbël, por shikoni sa e bukur është shishja. Asnjë shishe s’ngjan më bukur se kjo në Instagram.

Për plazhisten

Dhjetë parfume që kundërmojnë aromë vere

Daisy Love nga Marc Jacobs përmbledh më së miri ditët e çlirëta të verës pa asnjë shqetësim në botë, orët relaksuese nën qiellin blu dhe ujin e freskët në këmbë.

Për atë që do ta kalojë verën në jaht

Dhjetë parfume që kundërmojnë aromë vere

Do të shkoni ose jo në Amalfi këtë verë, pse të mos vini aromë Amalfi. Tonalitetet e bergamotit, qitros, limonit dhe grejpfrutit do t’ju bëjnë të ndiheni sikur do ta kaloni gjithë verën nga një jaht në tjetrin.

Për romantiken

Dhjetë parfume që kundërmojnë aromë vere

Lulet dhe frutat kombinohen mrekullisht në Romance Rosé nga Ralph Lauren. Trëndafil, jasemin, mollë e kuqe dhe paçuli përcjellin ndjesinë e periudhës më romantike të vitit.

Për atë që kërkon një romancë verore

Dhjetë parfume që kundërmojnë aromë vere

Vajza që mban Chanel Coco Mademoiselle Eau de Parfum Intense hyn në dhomë dhe i lë të gjithë pa fjalë. Ky version është akoma më joshës dhe me siguri do të bëjë për vete ca mëtues më shumë.

Për udhëtaren

Dhjetë parfume që kundërmojnë aromë vere

Chloé Nomad Eau de Parfum u ideua me një grua të lirë në mendje. Nuk është si gjithë parfumet e tjera me lule, të jeni të bindur. Sprucojeni gjithë verës gjatë aventurave tuaja dhe kur ta nuhasni më vonë do t’ju kujtohen ditët më të lumtura.

Për atë që dashuron luksin

Dhjetë parfume që kundërmojnë aromë vere

Dikush që pëlqen gjërat e mira në jetë s’i reziston dot kësaj arome. Shishja është në formën e fytyrës së një pantere! Gardenia, jaseminë, bergamot dhe grejpfrut, tonalitete misterioze, elegante dhe të rafinuara.