Dhe po, kjo është një fjali e plotë. Por kam përshtypjen se do të më duhet të tregoj edhe pak më shumë se si ndihem sepse e di që ti do pak më shumë sqarime. Kështu që po ja nis...
Shumë shpesh, ti ndjen nevojën për të më dhënë mua këshilla. Thua se thjesht po përpiqesh të më ndihmosh. Edhe kur unë të them jo, sepse dua ta bëj sipas mënyrës sime. Ti vazhdon të më thuash sa shumë fëmijë ke rritur dhe me sa zgjuarësi e ke bërë këtë.
Ok, a mund të jem e sinqertë? Nuk po më ndihmon fare. Po e them këtë pa u ndikuar nga dashuria që kam për ty. Po e them duke lënë mënjanë edhe respektin. Vetëm kështu mund të bëhemi një familje dhe të shijojmë shoqërinë e njëra-tjetrës dhe të punojmë që fëmijët të rriten në një mjedis pozitiv.
Fëmijët e mi nuk janë mundësi për ty që të rregullosh gabimet e tua. Ti ke fëmijët e tu. Nëse do të rregullosh diçka, fillo nga ata. Fëmijët e mi janë të mitë!
Unë jam nëna e tyre. Dhe marr vendime duke menduar më të mirën e mundshme për ta. E vendos unë si do rriten, sepse është radha ime. Kështu që hiq dorë nga prindërimi sepse shansi yt përfundoi.
Tani nuk është koha që ti të kritikosh metodat e mia. Të vësh në dyshim vendimet që marr apo të thuash se po e bëj keq. Sepse, gjeje çfarë? Ti i përgatite për botën sot, ndërsa unë po i rris për të ardhmen. Po, unë lexoj libra prindërimi, flas edhe me nëna të tjera përreth. Jam gjithnjë në kërkim të metodave të reja sepse ekzistojnë ide dhe studime që eksperienca jote nuk t’i ka mësuar dot.
Jam në një lojë të vazhdueshme ditë dhe natë. Unë e di çfarë duan ata, sepse jam nëna e tyre. Kështu që boll më nënvlerësove si prind. Boll më bëre të ndihem naive dhe boll u përpoqe të marrësh tët bir në anën tënde. Ti nuk do që ne të jemi prindër më të mirë, do thjesht që ne të jemi ca fëmijë të kënaqur.
Por gjeje çfarë? Jne do të bëjmë dhe do të vendosim për gjëra që ty do të të duken të çmendura. Kemi idetë dhe eksperiencën për të prindëruar sipas mënyrës sonë. Ashtu siç ti kishe tënden.
Ti nuk je thjesht një gjyshe. Ti je ende një mama. Po, roli yt ka ndryshuar. Pranoje! Nuk ke pse t’i thuash më fëmijëve të tu të rritur se çfarë të bëjnë. Jo, unë e di që ti i ke më të qarta se kaq qëllimet. E di që do me çdo kusht të përfshihesh, thjesht nuk po di sesi.
Për të ta lehtësuar, po të listoj çfarë mund të bësh nëse do të na ndihmosh vërtetë.
Ti mendon se e kujton se si është të kesh fëmijë të vegjël. Por ka kaluar më shumë se 20 vjet, kështu që ty nuk të kujtohet asgjë.
Dhe kur kujdesesh për nipërit e tu, të lutem ndiq instruksionet tona.
Tregoji atyre historinë tënde. Historia jote është këshilla më e mirë që mund t’i japësh. Bëhu e ndjeshme. Ndaj sukseset, dështimet dhe vështirësitë e tua si nënë. Ndërkohë që ne rritemi si prindër, ti rritesh si gjyshe dhe kështu gjërat shkojnë më mirë.
Krijo një lidhje më të fortë me ta. Në vend që të jesh e fiksuar me ne dhe prindërimin tonë, përqendrohu tek jetët e vogla që sapo kanë ardhur në këtë botë.
Kupto që ne të duam ty dhe duam gjithashtu të jesh në jetën e fëmijëve tanë. Por të lutem, boll u përpoqe të na kritikosh sa herë të jepet shansi. Më beso që kjo ta shpif. Ti më dhe mua një burrë të mrekullueshëm. E di ti sa i mirë është ai?
Të lutem, më beso që bëre më të mirën që munde dhe tani është radha jonë. Mos ki frikë, ne nuk na ndihmon aspak nëse ti ke frikë. Fëmijët kanë nëvojë për mbështetjen tonë dhe përsosmërinë tonë.
Mos harro, unë jam nëna e tyre!
Dhe ti je e tij!
Nëse të dyja ne qëndrojmë në linjat tona, do ta bëjmë këtë udhëtim shumë më të ëmbël.
Shënim: Letra e përshtatur nga Huffington Post, është shkruar nga një nënë e re, identiteti i së cilës mbetet anonim.