Një baba i cili vuante nga depresioni pas lindjes së vajzës ka përlotur gjithë internetin duke i kërkuar falje asaj për gjithë kohën që e ka “urryer”.
Letrën, e ka përshkruar si tepër të vështirë për tu shkruar dhe akoma më të vështirë për tu lexuar. Aty ai i shpjegon vogëlushes përse javët e para të jetës së saj nuk e donte dhe herë herë pendohej që ajo kishte lindur.
11 muaj më pas, ai përpiqet t’i tregojë të voglës çfarë është depresioni i pas lindjes dhe se gjithçka ndiente, nuk kishin lidhje me të.
Ndonëse ajo ende nuk mund të lexojë, do ta ketë një kujtim në të ardhmen.
“Ti duhet ta dish!. Këto ndjenja s’kanë qenë kurrë unë. Vuajta shumë kohë prej tij dhe me gjasa do të rri edhe për pak aty, në një lloj forme. Por se mendoja kurrë se do të më thoshte të mos të pëlqeja ty. Ti ishe një bebe perfekte, por depresioni s’donte të dinte sa e mirë ishe. Thjesht më thoshte të mos të të doja dhe të largohesha prej teje.”- shkruan ai.
Pavarësisht luftës që ndodhte brenda tij, babai përpiqej të fokusohej në dashurinë që ndjente se thellë thellë e kishte.
Në fund të letrës, ai rrëfen se kurrë nuk e kishte menduar se do të vuante nga diçka e tillë para se vajza të vinte në jetë. Me ndihmën e bashkëshortes dhe dashurinë që merrte nga bebushja, ai rrëfen se pjesa më e keqe kaloi.
Depresioni i pas lindjes është një problem që u ndodh 1 në 10 grave. Burrat nuk përjashtohen kurrsesi, por janë më të paktën në numër ata që vuajnë prej tij.
Burimi: The Independent