Social Buzz

Pse qielli është i kaltër?

18 Prill 2018

Pse qielli është i kaltër?

Mesiguri që e keni pyetur ndonjëherë veten se përse qielli është i kaltër dhe në rast se s’keni ende një përgjigje të qartë, jemi ne këtu.

Si filim, njerëzit mendojnë përgjithësisht se qielli është blu për shkak të reflektimit të dritës së oqeaneve ose për shkak të ujit në atmosferë. Por qielli është përsëri blu edhe në mes të pyllit apo shkretëtirës. Pra, dy teori të gabuara.

Pse qielli është i kaltër?

Le ta sqarojmë në mënyrë më të thjeshtë: Drita lëviz në formën e valëve dhe ngjyra e saj përcaktohet nga gjatësia e valës. Për shembull, drita që ka gjatësi vale të shkurtër duket blu, ndërsa ajo me gjatësi vale të gjatë duket e kuqe.

Pse qielli është i kaltër?

Në momentin që drita godet grimca më të mëdha se gjatësia e saj, atëherë ndryshon rrugë, në të kundërt vazhdon drejtimin e saj.

Pse qielli është i kaltër?

Drita e Diellit përbëhet nga gjatësi valësh të ndryshme. Siç kuptohet edhe nga fotoja, dritat me gjatësi vale të gjatë janë e kuqja, portokallia dhe e verdha, ndërsa ato me gjatësi të shkurtër janë blu, lejla dhe violet. Deri këtu jemi të qartë?

Pse qielli është i kaltër?

Molekulat e gazeve të ndyshëm që përbëjnë atmosferën shpërndajnë kudo dritë. Dritat me gjatësi të gjatë vale nuk ndikohen aspak nga grimcat, depërtojnë mes tyre, ndërsa të tjerat po. Prandaj ne arrijmë të shohim nga drita e Diellit vetëm ngjyrën e kaltër ose blu. Ky efekt quhet si dukuria e shpërhapjes dhe lidhet pikërisht me shpërhapjen e valëve të dritës. E thënë shkurt, ngjyra blu shpërhapet më shumë në atmosferë për shkak të gjatësisë së valëve.

Pse qielli është i kaltër?

Pamja nga Hëna është kështu: një errësirë totale. Kjo ndodh sepse Hëna nuk rrethohet nga atmosfera dhe drita nuk gjen mjedis ku të shpërndahet.

Pse qielli është i kaltër?

Po kur perëndon Dielli, pse qielli është i kuq ose portokalli? Kjo ndodh sepse rrezet përshkojnë distanca më të largëta.

Pse qielli është i kaltër?

Edhe diçka, ngjyra lejla ka gjatësi më të shkurtër se bluja, por përsëri qielli s'duket në këtë ngjyrë. Kjo sepse syri është më i aftë të kapë ngjyrën blu.

Burimi: NASA Space Place