Beje Vete

WOW! Pse të shohësh një film horror, kur mund të shkosh te ky hotel?

16 Prill 2018

WOW! Pse të shohësh një film horror, kur mund të shkosh te

“Hollow Hotel” në Mbretërinë e Bashkuar është një prej atyre vendeve që duhet të vizitohet të paktën një herë nga njerëzit e apasionuar pas librave/filmave me vrasje, mister, magji!

Sigurohuni që zemrën ta keni të fortë ndaj emocioneve që do të përjetoni në godinën më të frikshme të momentit në Londër. Pamjet janë të tilla:

WOW! Pse të shohësh një film horror, kur mund të shkosh te

WOW! Pse të shohësh një film horror, kur mund të shkosh te

Në formën e një hoteli, megjithëse në godinë nuk lejohet fjetja, grupi i teatrit të njohur me emrin “Difference Engine” fton gjithë vizitorët të përjetojnë nga afër skenat e frikshme që njohim të gjithë.

WOW! Pse të shohësh një film horror, kur mund të shkosh te

Hollow Hotel është projektuar për të qenë i frikshëm; dhomat janë të errëta, korridoret ngjajnë si nëpër filmat horror, ka labirinte pafund ku zor se gjendet dalja etj.

WOW! Pse të shohësh një film horror, kur mund të shkosh te

Gjetja interesante e grupit të teatrit është frymëzuar nga libri “The Devil in the White City” shkruar nga Eric Larson. Aty trajtohet historia e vrasësit serial H.H Holmes, njëri prej vrasësve më famëkeq në vitet ’60-’90. Ai besohet se ka therur 27-200 njerëz, kryesisht femra të reja në moshë. Ai i ftonte viktimat në atë që quhej “Kështjella e Vrasjeve”, në një dhomë të mbushur me tuba gazi ku i vriste njerëzit përmes mënyrave më çnjerëzore. E frikshme apo jo?!

Thuhet se në godinë dëgjohen pëshpërima që të ftojnë t’i ndjekësh nga pas për të zbuluar çfarë fshihet, por që qëllimi i tyre është të të ngatërrojnë në mënyrë që ta kesh më të vështirë daljen, sa “të mos ktheheni më”. Një vizitore shkroi në Twitter: "Sapo rezervova për të shkuar në Hollow Hotel në maj dhe jam pak e frikësuar."

Kush dëshiron të shkojë?

Burimi: Bustle