Showbiz

Enca flet për klipin 'Dua': ‘Isha shumë në siklet’

Enca flet për klipin 'Dua': ‘Isha shumë në

Klipi më i fundit i këngëtares Enca Haxhia shkaktoi shumë reagime, për shkak të tematikës delikate që trajton, atë të tradhtisë. E ftuar pasditen e sotme te Rudina, Enca tregoi më shumë rreth “Dua”.

“Klipi ka shumë pjesë të nxehta, nuk e mohoj, por kanë qenë në trajtim të fabulës, të historisë. Jam përpjekur të bëj një minifilm, ku ndryshe nga videoklipet e tjera të mos kishte puthje fallco.”

Enca flet për klipin 'Dua': ‘Isha shumë në

Por realizimi i klipit erotik s’ka qenë fort i thjeshtë për Encën, pasi ishte hera e parë që përballej me skena të tilla, aq më tepër që modelin portugez, Pierluigi Fracassi e njohu vetëm pak orë para xhirimeve.

“Isha shumë e sikletosur. Asnjëherë më parë [shkëmbimi i një puthjeje] nuk kishte ndodhur në kontekstin e një projekti të tillë. Ne gjendeshim në një suitë me ndërkohë 30-40 persona të stafit brena.”

Enca flet për klipin 'Dua': ‘Isha shumë në

Enca tha se modeli ishte shumë profesionist dhe se e bëri të ndihej shumë mirë gjatë xhirimeve. Përsa i përket mënyrës se si klipi u prit nga publiku, këngëtarja u shpreh:

“Vendosa ta trajtoja këtë temë edhe pse do të kishte shumë peshë, ama doja ta sillja në një këndvështrim tjetër, që në Shqipëri nuk është trajtuar asnjëherë. Pati shumë reagime, masa ose e kritikonte osë më falenderonte. Disa madje më falenderonin që kisha trajtuar historinë e tyre. Prandaj nuk desha të dënoj dikë. Dua që njerëzit të kenë interpretim të lirë, kush jemi ne të gjykojmë, s’dua të jem në vendin që të paragjykoj dikë. Ama sigurisht jam totalisht kundër një personi të tretë në një marrëdhënie dyshe.”

Enca flet për klipin 'Dua': ‘Isha shumë në

E pyetur se nga ku u frymëzua më së shumti, artistja u përgjigj:

“Nga telenovelat turke, pasi në fillim të vitit rashë një javë në regjim shtrati, gjithë dramacitetin veçanërisht në fund të klipit e kam krijuar nga ato.”

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb