Kur shohim që insekte të ndryshme na kanë pushtuar shtëpinë, milingona kudo nëpër sirtare apo furrtare mbi dysheme nxitojmë të hedhim helme të ndryshme, që duhet thënë janë shumë të rrezikshme, sidomos nëse keni fëmijë apo kafshë shtëpiake.
Ne do t’ju tregojmë disa metoda të sigurta që do t’ju shpëtojnë njëherë e mirë nga insektet.
Prijini qepët në copa të vogla dhe shtojuni sodë buke. Përziejini mirë e mirë dhe masën e krijuar vendoseni te zonat ku i shihni më së shumti furrtaret. Ripërsëriteni disa herë derisa të mos shihni këmbë furrtareje në shtëpinë tuaj.
Hidhni vazhdimisht miell misri në vendet ku milingonat mblidhen më së shumti. Në pak javë do të shihni rezultat të padiskutueshëm.
Merrni një sfungjer të ri dhe lageni me vajëra të ndryshëm aromatikë. Futeni në një kavanoz dhe mbylleni për 24 orë. Më pas hapeni kapakun dhe lëreni aromën të dominojë në dhomë.