Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2018: Luani dhe Virgjëresha

2 Prill 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2018: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2018: Luani dhe Virgjëresha

Është koha të hapni horizontet dhe të largoheni nga qyteti. Mund të filloni me hapa të vegjël në fillim të prillit, ndërsa në mes të muajit shkoni diku më larg; qoftë distanca e largët apo e afërt, ky largim do të jetë një takim pune me një klient të rëndësishëm.

Nëse na dalin parashikimet, ju do të punoni fort, por kjo do t’ju shpërblehet në fund. Edhe nëse nuk udhëtoni, njerëz nga vende të huaja do të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Mund të jeni duke komunikuar me ta nëpërmjet telefonin apo email-it, ose mund t’i shoqëroni në qytetin tuaj diku nga mesi i prillit.

Mund t’ju kërkohet të firmosni disa dokumente në fillim të muajit, por me Mërkurin akoma në prapavijë mundohuni t’i shtyni deri më 15 prill. Edhe nëse mundeni t’i shtyni akoma më shumë, dita përfekte do të ishte më 25 prill, një ndër ditët më të mira të muajit, kur Marsi dhe Jupiteri do të jenë në sinkronizim.

Nëse punoni në industrinë e botimeve apo transportimeve, do të keni një muaj shumë të zënë. Nqa punoni në zyrë, pavarësisht profesionit, do t’ju duhet akoma më shumë staf, sidomos në departamentin e financës, por do të jetë e vështirë për të gjetur kandidatët më të kualifikuar.

Një projekt i ri me një klient të jashtë do t’ju çojë në një rrugë të re. Kur ta nisni projektin, përgatituni t’i kushtoni me shumë kohë seç e keni menduar, pasi do të jetë një projekt jo i zakonshëm.

Nëse keni në plan të ktheheni në shkollë apo të diplomoheni, pas 15 prillit do të ishte moment ideal. E njëjta gjë vlen edhe nqs jeni duke mbrojtur tezën tuaj; nuk do të jetë e lehtë, por jemi luan i dashur, ne kemi besim tek ti.

Do të jeni shumë mirë nga gjendja financiare, sidomos nëse keni në plan të shisni apo të blini një pasuri të patundshme; është koha e duhur. Edhe pse shumica e prillit do të kalojë me punë, studime, udhëtime, në fund të muajit do të keni kohë për argëtim dhe dashuri. Venusi do të zhvendoset në shenjën tuaj me të përputhme të ajrit, Binjakët, dhe në shtëpinë e miqve, njohjeve të reja dhe eventeve. Venusi do t’ju ndihmojë shumë si të gjeni mënyra për t’u çlodhur dhe për të gjetur ekuilibrin në një muaj të zënë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2018: Luani dhe Virgjëresha

Për ju është koha për të marrë financat në duar; do të jeni të etur për të paguar faturat dhe të organizoni faturat. Hëna e plotë e muajit mars do të jetë me ndikim të mirë dhe do t’ju bëjë të lulëzoni me pagesat në çdo aspekt. Marsi dhe Saturni do të jenë në vështirësi, ndaj do të keni nevojë që të tërhiqeni në shoqëri, të organizoni ndonjë event të veçantë ose të udhëtoni diku.

Me Venusin pranë Uranit në ditët e para të prillit, shpenzimet do t’ju befasojnë dhe mbase nuk do të jenë aq sa prisni, por mos u shqetësoni, sepse me kohën të ardhurat do të jenë të duhurat.

Sunduesi yt, Mërkuri, është planeti që ka për detyrë të kujdeset për ty, por duke qenë se Mërkuri ishte në prapavijë, ka qenë paska i dobët që nga 22 marsi dhe do të vazhdojë kështu deri në 15 prill.

Nëse jeni duke plotësuar ndonjë formular në lidhje me ndonjë hipotekë, taksë, apo dokumente të tjera, bëni mirë që të kontaktoni me dikë më të aftë me shifrat, se me gjasë do të bëni gabime. Me Mërkurin në prapavijë, gabime të tilla janë normale. Të gjitha planet që keni bërë për shkollën, me familjarët apo miqtë, mund të anullohen përkohësisht sa të arrini një gjendje financiare të qëndrueshme. Gjithsesi jeni në rrugën e duhur, Virgjerëshë e dashur!

Nëse jeni duke punuar në ndonjë projekt me shkrim krijues, ose keni nevojë për të dhënë një fjalim, do ta bëni mrekullisht më 23 prill, kur Marsi dhe Jupiteri do të bashkohen në shtëpinë e komunikimit.

Ka shumë arsye që prilli do të jetë një muaj i shquar për dashurinë për shkak të vizitës së Venusit tek Demi dhe dhe për shkak të vizitës së rallë të Marsit në shtëpinë tuaj të dashurisë. Të gjithë Virgjëreshat, pa marrë parasysh statusin dashuror, do ta duan 23 prillin. Bëhuni gati!

Për ata që janë në një lidhje, planifikoni një surprizë për partnerin në mbrëmjen e 12 prillit. Nata do të jetë magjepsëse dhe hëna do ta shtojë akoma më shumë romancën tuaj.

Udhëtimin që e shtytë për shkak të gjendjes financiare, mund ta realizoni gjatë fundjavës së 28-29 prillit, falë një hënë të plotë në Akrep. Nuk do të jetë një udhëtim biznesi, por një udhëtim për t’i kushtuar më shumë kohë vetes suaj.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.