Letra 1
Per me te mirin tim !!!! E verteta eshte qe une kurr nuk mund te te ngre ty ne piedestalin qe ti meriton,une nuk jam aq e zonja te thur fjale per te perqafuar imazhin tend aq sa dua. E gjithe deshira ime eshte qe te ngjaj ty,e te eci nen hapat e tua,te gaboj aq bukur sa gabon ti.Dua te te perqafoj fort e te te them ‘Faleminderit’. Eh ta dish ti sa te embela me duken sot ato goditjet qe me beje ne pellembet e duarve sa her qe gaboja… Ne kete bote jam e sigurt qe cdo kush mund te me hedhi tutje,cdo kush mund te me zhgenjeje, cdo kush mund te me tradhtoj,por ti,ti kurre . Ti bashke me kohen keni treguar qe ti nuk je si gjithe te tjeret,ti je me i vecanti,je ai njeriu besnik qe qendronte cdo nat tek koka ime deri sa mua te me zinte gjumi… Sepse ti je zoti pran meje. Preheri yt esht jasteku me i embel e me i sigurte ku une mund te fle e qete. Je vendi ku une gjej te verteten,je babi im ! E di qe ka ndodhur qe dhe sta kam degjuar fjalen… Ti me kerkove korrektesi por une kurr nuk e zbatova . Gjithmon me mban afer vetes tende pavarsisht gabimeve dhe zhgenjimeve qe merr nga une .Ti kurre nuk me largon nga vetja por me shtrengon fort si te jem medaljon i arte,ti lufton pa fund ne betejat e mia ,ti more persiper cdo gje vetem qe une mos te prekesha nga asgje e keqe . U rrita ne mes te te mirave , me ty ne krah mesova ti ndaj gjerat nga njera tjetra. Por mesimi me i vlefshem per ty esht qe duhet te kem respekt per veten,e ne kte menyre do te kem per te gjithe … Me quan ‘cuni im’ kur ndodhesh ne veshtiresi,ti thua se un ja dal vete por aftesit e mia gjithmon vijne si pasoj e mesimeve te nje pas njeshme qe ti me jep . Ti me tregove per sekretet e tua,me tregove dhe per hilet , madje me trregove dhe per te metat e tua… Te metat i ndryshuam me forcen e njeri tjetrit,u munduam dhe luftuam te kuptonim gabimet tona tek vetja jone,e me pas ti hiqnim ato… Mesova qe ti ishe me i fort ne fushen time e une s’isha asgje ne fushen tende… Gjerat kaluan ngadale dhe une u rrita,fillova ti kuptoja gjerat vete pa shpjegimin tend !! Por kuptova qe ti ishe mbret dhe hero i botes time . Ti dije cdo detaj timin,ti dije cdo shprehje te mimikes se fytyres sime,ti ishe pasqyra ime e vetme... I shtrenjti im,ti je i afte te besh cdo gje me boten time,mund ta dergosh ku te duash,por une nuk kam frik nga ti. Je drita e syve te mi,je heroi i cdo lufte e cdo beteje qe un kam kaluar ,ti je ne krye te gjith botes time,gjysma ime me e plote dhe e sakte . Do te perulem gjithmon,me dashurin dhe respektin suprem do te lutem : ‘Mos me ler vetem sepse pa ty ne kte bote jam askushi ’o
Letra 2
Prsh! Tema me e bukur. Babi im, nk e di nga tia nis per nje baba te tille. Me mire shok do thoja, per ate qe me rriti me shuuuum mund, pasi nk ishim te pasur, por ishte ai qe me plotesonte dhe vazhdon ta beje cdo deshire, teke timen, ai qe sakrifikonte veten, copetohej cdo dite ne beton qe te ms na mungoj asgje. Fale zotit ka punuar dhe nk kemi qene fort keq si te migruar nga veriu qe jemi, dhe ja ka dale te na mbaje mire... Ohhh kur i kujtoj lotet e tij diten qe u fejova, e as nk e imagjinoj cdo beje kur te martohem, un si vajza tij e vetme.... Eshte njeri i mrekullueshem.... Me ka mesuar te jem e dashur, e duruar, e respektuar dhe kur kam nevoje per ndonje veshje, kombinim, ai eshte aty per te dhene mendim me te mire se mami ndoshta... Sa her qe dal me te fejuarin per shen valentin, ose kur ai ka dtln ose rate tj te vecante, me jep para per ti bler dhurata dhe pse un i them qe kam vet leke... Po per te gatuar? Mjeshter! Dhe pse nk ka ndjek kurre ndonje kurs te tille, kur shikonte ndonje pjate neper lokale, i blinte vet perberesit, dhe me mesonte si ti beja, ose gatuanim bashke... Babi im eshte i mrekullueshem, e dua pafund, ai eshte pika ime e dobet... Ti kemi me jete te gjithe prinderit, dhe kurajo per ata qe si kane.... Dhe tradita, anonim te ltm.
Letra 3
Anabel pershendetje. Nuk e lija dot pa shkruar nje leter per babin kur pashe se sot dedikimet do jene per te. Po le disa minuta nga puna ti dedikoj nje leter edhe pse ai nuk mban llogari ne facebook ska gje. Me babain kemi raporte shume te mira, mirekuptohemi, ndajme bisedat tona bashke, ndjehem tamam sikur ia shpreh nje shoku, duke e ditur se do te me jape keshilla me vlere se kam besim te forte te ai. Jam shume krenare per te, eshte njeri shume i arritur, i mprehte dhe i zoti. Gjithmone na ka udhezuar ne rruge te drejte dhe ka bere me te miren per ne edhe pse menyra e tij e te shprehurit mungonte shume. Akoma mungon. Me ka ardhur gjithmone inat me menyren e tij ndaj nesh, here autoritar here mik i hapur per debate te secilit lloj po asnjere tip qe te na llastoje. Kurre nuk na jepte nje puthje pasi vinte nga puna, as perqafime. Miqesisht na pershendeste me fjale te mira por asnjehere me shume. Vone pasi kalova adoleshencen kuptova, kjo eshte menyra e tij, por ç'dreqin kishim ne te pakten qe si afroheshim? Ndoshta kemi ngjare pak nga karakteri i tij. Une them per vete shume. Ai me ka ndihmuar shume me keshillat e tij, ne pune shume udhezues dhe autoritar e ne jeten personale shume mbeshtetes ndaj nesh. E falenderoj jashte mase qe po na qendron prane, na mban te bashkuar dhe na udhezon pavaresisht se ndonjehere zihemi, nuk e mbajme dot inatin. Je shume i vecante per mua baba, i kam pranuar te gjitha huqet e tua tashme dhe pse ndonjehere besdisem them me vete edhe une kam huqe qe besdisesh ti. Te dua fort.
Letra 4
Nuk gjej dot menyren si ta tregoj dashurin per BABIN tim.. Fjalet ngatrohen dhe nuk ka per te pershkruar te shtrenjtin tim .. Kur degjoj 'Babi' imazhi i te adhurueshmit time me shfaqe .. Ai eshte babai pa te meta ..pa gabime, eshte shembulli i babit ideal ..ai eshte shoku ime ,vellaj pa kushte pa limite ..eshte ai qe nuk lodhet nga gabimet tona ..ai qe me ben te qaj dhe te qesh kur e shof dhe e mendoj ..eshte forca qe sme le te ndalem nga asnje penges . Eshte ai qe cdo dite nuk lodhem duke i thene se te dua shume por dashuria e tij e kalon timen . Eshte ai per te cilin kam qar duke i par duar qe rrudhen.. Viet qe i ikin.. Ai qe kurr nuk u dorzua dhe pse pas aksidentit nuk duhej te kishte kontakt me pluhtat dhe gazin .. Ajo shenja jote ne shpatull babi me kujton qe ti dhe me gjysem mushkrie kurr nuk rreshte se punuari per ne .. Kur une mendoj per te ardhmen ti je aty ..une nuk dua as pushime me shoqerin .as makin .dua vetem te shkojme bashke diku neper bote te rri dhe te shof ty kur qesh sepse qeshja jote me shtone jeten .. Kur kam qene 6vjece te pyeta nese une vlej sa uzina e naftes ti me the se vlej me shume se cdo uzin .. Babi ti per mua vlen me shume se bota dhe secdogje.. Babi im ..shoferi me i mire ne bote .. Babai qe ben krenare 3vajza qe te kan.. Te duam shumee shumee shumee shumee .. Babi im jeta ime
Letra 5
Hi Anabel!Nuk dua te zgjatem shume per te treguar rreth mbretit Tim sepse fundja cdo baba eshte mbret per vajzen e tij dhe Sado te flasim per te fjalet Kurr Sdo mjaftonin....E kujtoj si sot diten kur babai im nderroi jete ....E kujtoj ate dite ne cdo detaj,ne cdo frymenarrje drejt fundit....Teksa e perqafoja ne oret e fundit mendoja vetem nje gje "Si mund te varrosesh njeriu qe beri te mundur qe ti te lindesh" Kam ndenjur e ulur per disa ore ne nje cep te dhomes duke veshtruar thjesht nje pik,ndersa te tjeret meresh in me trupin e pajete te tij...Teksa rrija ulur mendoja rreth pengut qe me la im ate...nuk I thash kurre ME FAL Teksa ai Ishte gjalle....Keto fjal munda t'ja them vetem mbi kufomen e tij....Do doja shume te ktheja kohen pas,ti fshija gjithe lotet qe ai ka derdhur per shkakun time,ti fshija gjithe dhimbjet,zhgenjimet e shkaktuara nga un...Do doja ti thoja ME FAL BABI per cdo gje qe kam bere dhe me fal qe nuk isha ashtu sic ti do doje.... E di qe ndoshta ky sms Kurr nuk publikohet por ndonjeher mjafton te shkruash dhe te nxjerresh ate qe zemra mban brenda...
Letra 6
Pershendetje Anabel Babi, babi im eshte njeriu me i mire ne te gjithe boten, eshte i adhurueshem. Ka qene aty gjithemone, edhe pse ne te shkruaren ka udhetuar shume,, ai ka qene me mua ne cdo cast te bukur, te lumtur, te trishtuar, te shemtuar te jetes sime. Babi im eshte mrekulli,, madje eshte dhurata me e bukur qe mund te me behej, .Eshte perfekt,, eshte burri qe i qendron me se miri roli i bashkeshortit , ndersa ne rolin e prindit eshte i pabesueshem,, . Une dhe vllai im jemi me fat qe e kemi. Ka qene aty per cdo gje,, kur thame fjalen e pare, kur kemi bere levizjen e pare, ne diten e pare te shkolles, ne festen e abatares, sa here qe jemi semur dhe sa here qe kemi festuar. Babit duhet ti them flm per cdo gje , per cdo deshire te plotsuar,, per shkollen qe po me jep,, per faktin qe eshte nje baba i tille, dhe mbi te gjitha per jeten qe me ka ndertuar, nje jete me te gjitha te mirat e mundshme. Duhet ti kerkoj falje jo vetem por dhe mamit per shume gabime, por mund t iu premtoj qe do t ua shperblej sa me pare cdo mundim tuajin dhe cdo shqetsim qe u kam shkaktuar. Tani mezi pres maturen, dhe njeher tjeter do me shoqeroj dhe do me thote qe po shkelqej,, Ndonjeher dhe genjen , ndonjeher jo por kur ai me thote qe shkelqej eshte fjala me e bukur qe mund te degjoj dhe nuk e vras mendjen nese eshte genjeshter apo e ver8 !!
Letra 7
Duhej dhe nje teme per babain. Babai im nuk ishte perfekti , ishte plot gabime si cdo qenie njerezore . Ndonjehere ndoshta gabonte rende duke e tepruar me alkoolin , ndoshta jo . E kush mund ti kuptoje njerezit ... Ama per dicka jam e sigurt qe mua me donte , me donte shume . Kur mamaja ime mbeti shtatzene me mua ishte ai qe refuzonte ne menyre kategorike qe une te lindja , pasi tre djem dukej se i mjaftonin . Ka qene ai qe ne gjendje te alkoolizuar e ka qelluar nenen time ne kohen qe ishte shtatzene . Ishte ai , i keqi por ama kur mori vesh se ne muajin e shtate lindi vajza e tij filloi te qante nga gezimi . Madje qerasi te gjithe klubin . u emocionua mjaft . Isha une vite me vone qe u bera krenaria e tij persa i perket rezultateve ne shkolle dhe sjelljes . Isha une qe rrija me te dhe shihnim ndeshjet e futbollit bashke , isha une qe e kisha pike te dobet . Ai ndonjehere ishte i keq , ndonjehere i mire gjendja e tij ndryshonte si ngjyrat e nje kameleoni . Nente muajt e fundit kane qene nje makth, ai u semure rende , nuk mundi te levizte me . Dukej si nje femije i vogel qe kishte shume deshire per te jetuar , vullneti nuk i mungonte aspak . Diten e fundit te ketyre nente muajve u zgjova ne mengjes . Ishte data 4 dhjetor . Ai nuk po fliste me . Syte e tij shikonin me stermundim , frymemarrja behej gjithnje e me e veshtire . I qendrova prane madje dhe i buzeqesha duke shpresuar qe isha ne nje enderr te keqe dhe shume shpejt do zgjohesha , por jo nuk u zgjova kurre nga ajo enderr... Ne mbremje mjeku erdhi . I beri nje qetesues dhe fjalet e tij kane qene "Nuk kemi cte bejme me , na vjen keq , pergatituni per me te keqen" Ngriva , shtanga , ngjyra fytyres me iku . Shkova me vrap tek ai . Tani dukej akoma dhe me i zbehte . Me pa ! I dhashe doren dhe ai cuditerisht ma shtrengonte fort , nuk ma leshonte me . Ne ato momente zemra me qante , me dhimbsej . Ku do shkoja une pa baba, do me linte jetime ... ohh jo kjo nuk po ndodhte ai nuk mund te vdiste . Une isha vetem 15 vjece , kisha nevoje per te Me te kisha kaluar momente te keqija , te bukura , emocionuese , momente nervozizmi Gjithmone qeshte kur i thoja "Mos ki merak se kur te martohem do te ftoj dhe ty ne dasme time " ... :') As ne dasme nuk mund ta ftoj me Ne oren 4 ai i mbylli syte , fryma ju ndal dhe une isha zyrtarisht pa baba . Zyrtarisht ky ishte denimi im . Sot jam 18 vjec , ende me dhemb shpirti per babain tim ... ende shpresoj se do vije nje dite kur do zgjohem nga ajo enderr e keqe qe nisi ne ate dhjetor te trishte e te ashper . Ende shpresoj ... por kur hap syte gjendem para varrit te tij e perhumbur e me nje tufe lule ne duar. E i peshperis lehte "Te dua babi im " Nje puhize e lehte ere duket sikur i merr fjalet e mia dhe ja dergon atij , por ai nuk pergjigjet ... oh jo dua nje pergjigje , pergjigju ba te lutem fol me mua ..... Faleminderit per mundesine Anabel , Matilda
Letra 8
Pershendetje! Te flas per idhullin tim. Per mashkullin qe admiroj dhe e dua me shume ne bote. Ai me ka mesuar se cdo pune qe mund ta bej nje mashkull edhe nje femer mund ta bej. Ai eshte njeri i tipit "ku dinjiteti, ndershmeria, zemergjeresia qendrojne ne plan te pare.". Eshte njeriu me me pak vese ne bote. Vecse ne mund te quhet ves "mungesa e dredhise" Eshte nje baba qe te ndershkon me fjale per gabimet,por fjala e tij te rendon me shume se dhuna. Ai nuk eshte tip qe shprehet (sidomos per te qare hallet), asnjehere nuk e degjon te ankohet se i dhemb gje. ..po me thoni, ka njeri pa i dhembur dicka?! Por ka gati 3 vjet qe me dhemb shpirti kur e shoh te rropatet neper ara, te stermundohet aq shume edhe ne pikun e vapes vecse mos te rri pa bere dicka per familjen, per te nxjerre buken e gojes. Papunesia e ka vrare ne shpirt, e ka brengosur. Nje pune qe e ka patur zanat prej 20 vjetesh, ne te njejtin vend. Papunesia e ka ndryshuar ne çehre. Atij njeriu mund ti japesh para sa te duash, por kenaqesine ai e gjen kur e nxjerr lekun nga forca e tij. Do te doja ta shihja dhe njeher aq shume te lumtur, edhe pse i lodhur nga puna gjate dites ai ishte njeri i lumtur. Por serish e gjen forcen te buzeqesh sidomos tani qe eshte bere me mbese ai fluturon nga gezimi, dhe une bashke me te. Ai eshte njeriu qe po vetflijohet per te me dhene shkollen per te cilen kurre nuk pati kundershtim qe ta vazhdoja. Ndihem super krenare qe e kam baba. Madje ndihem evlati me i çmuar i botes. Vetem per dicka me vjen keq qe i kam ngjare, keto fjale nuk kam guxim tia shpreh. Te dua shume babi im perfekt.
Letra 9
Para ca kohesh vdiq babai i nje personi qe njoh. E shihja diten e varrimit, ishte shnderruar ne gjysem njeri. Ai njeriu i forte, nje drejtor i sukseshem, ai qe nuk kishte frike asnjehere te thoshte te tijen, ate dite nuk po e njihja me.Fillova te mendoja cfare do kisha ndjere une diten qe do percillja babain tim ne banesen e fundit. Edhe pse e trishtueshme, e vetmja pergjigje qe me vinte ishte:ASGJE.Pyesja veten pse asgje?Filloj e kujtoj ditet kur kam qene e vogel. Filloj e kerkoj ndonje dite kur kam luajtur me, po s'me vjen ne mendje asgje.Kerkoj neper skutat e thella te memorjes ndonje fjale te mire, ndonje premtim te mbajtur, ndonje perqafim, xhest dashurie per te ndryshuar ate ASGJE-ne.Akoma asnje kujtim. Me vijne vetem neper mend disa kujtime.Me ne fund!!!E shoh veten ne mengjes te ulur ne nje bar te rendomte me ca burra qe pijne raki, me ca burra qe me shohin shtrember sikur duan te thone:po ti c'do ketu?Ndoshta ndiheshin ne faj qe ne vend te ishin ne shtepi me femijet ishin aty me babain tim duke u bere tape, mendoj.Tund koken, nuk ishte ky kujtimi qe po kerkoja. Afrohet bashkeshorti per te me puthur edhe me pyet se per cfare po mendoja. Pas darke gjithmone e ka zakon te ulet me nje gote birre para pc. Kur me afrohet, e largoj sepse era e alkoolit me sjell neper mend kujtime akoma me te trishtuara.Ai nuk merzitet, tashme eshte mesuar me mua.Ne nje nga mengjeset kur shkoja ta takoja babain, i kerkova nje shume te vogel parash sepse klasa ime do nisej ne Berat me autobus edhe une doja shume te shkoja. Mami me thote qe nuk kishte mundesi te me conte sepse ate muaj leket nuk i dilnin. Por nese babai do mi jepte mund te shkoja. Pergjigja e babait, nen efektin e alkoolit ishte:ca kerkon nga une, ti s'je vajza ime. Tund koken, OK i them vetes, nuk po ndihmon aspak. Nuk e kupton qe duhet te ndjej dicka per nje person qe ka ndihmuar te vi ne kete jete? Si mund te jesh kaq e keqe?Pervec atyre hereve qe te thoshte qe do vinte te te takonte edhe nuk vinte asnjehere, gjithe gjerat qe i blente cunit me gruan tjeter edhe qe ty nuk ti ka blere asnjehere, hereve qe e shihje nga ana tjeter e rruges me cunin perdore po asnjehere me ty, heret kur te detyronte te haje me zor se ishte tape, qe te zvarriste rrugeve me badanije se ishe semure po prape te nxirrte nga shtepia, hereve qe vinte e te hiqte nga mesimi tape, nuk mban mend asgje tjeter?ASGJE pra. Kur e ke pare heren e fundit?S'e mbaj mend ka nja 3 vjet me duket...po te foli? jo s'me njohu...po ti i fole? Jo se ishte tape....Po mire ca gjerash te bukura mban mend nga femijeria jote me babin tend?S'ka bere ndonje gje te mire ai per ty gjithe keto 20 e ca vjet? Po ka bere, Me ka blere librat, me ka blere rrobat, eshte shqetesuar gjithmone a kisha apo jo per te ngrene, me festoi 18 vjetorin, me inkurajonte gjithmone, me mbeshteste pothuajse ne cdo gje. U prit, por ky eshte Babi tjeter, ai i verteti, jo ai qe dhuroi spermen...jo ai alkolisti, jo ai qe s'me njohu ne rruge...per ate nuk ndjej ASGJE. Per kete tjetrin nuk e mendoj dot jeten pa te. Nuk i mendoj dot ditet pa folur. Ai i cili e kaloi jeten me mua, edhe une nuk e therras dot BABI se kam frike nga kjo fjale. Ai qe eshte babi i vertete i imi pa qene gjaku im.Atij qe i detyrohem gjithcka, qe me ka bere te jem kjo qe jam.Qe me ka dhene gjithcka pa kerkuar ASGJE. Atij po, i them Faleminderit.Te kam shume xhan. Vajza jote LIRA.
Letra 10
Babai im! Ah sa me mungon ai, apo bisedat qe benim ulur ne ballkonin e shtepizes tone. Gjithmone na ka trajtuar si princesha mua dhe motrat e mia dhe na fali aq shum dashuri, aq shum perqafime e aq shum puthje, sikur ta dinte se jeta do ishte e shkurter per te, dhe s'duhej te kalonte asnje dite pa na e shprehur sa shum na donte ne princeshat e tij, thesari tij me i cmuar. Sdo ta harroj kurre diten kur ne anen tjeter te telefonit (pasi isha ne pune) ai me thote qe analizat nuk kishin dale mire por gjithsesi nuk duhej te shqetsoheshim. Zemra ime ndali, e si mund ta besoja, e dija qe kishte dicka me shum qe ai nuk po ma thonte. Nuk e di se si por duhej te shkoja tek ai,lash gjithcka ne dore dhe vrapova me nje fryme si e cmendur per ne shtepi, duke u lutur qe ajo qe mendoja te mos ishte e vertete. Eh kisha pasur te drejte, biopsia kishte dal pozitive, ai kishte tumorr malinj dhe ne nje stad te avancuar. Bota mu shemb, s'mund ta besoja qe po na ndodhte ne. Por ja qe mund ti ndodhi gjithkujt. I lashe te gjitha, dhe vendosa ti perkushtohesha vetem atij, nuk doja te humbja asnje dite nga ato qe na kishin ngelur larg tij, u bera infermierja e tij qe e mjekonte dhe ishte aty dite dhe nate, mbi te gjitha isha vajza e tij capkene qe edhe pse vuaja dhe doja te qaja teksa e shikoja qe vuante, une gjithmone i fala buzqeshje dhe kurr nuk e dhash veten ne syt e tij. Ah sa forc kishte ai babushi im, e sa zemerbardh ishte me te gjithe, por semundja e mposhti, vdekja doli me e fort se ne. Ne castet e fundit te jetes me than mos te qendroja aty, se sdo ta perballoja dot, po si mund te ikja un? Jo qendrova aty bashk me mamin, qe ai ta dinte se un isha e fort edhe pse zemra po me thyej ne mijra copeza. Kurr sdo ta harroj se si lotet i reshqisnin faqeve teksa minutat e fundit te jetes kishin filluar numerimin mbrapsht, qante se e dinte qe po largohej shum i ri, qante se sdo mund te na perqafonte me e te ishte aty per ne ne dite te gzuara apo dhe ne dite qe do kishim nevoj per te, qante se do kishte dashur te na thonte shum ne ato caste...Ai ishte nje baba i shkelqyer, qe na deshi shum, ku edhe sot edhe pse kan kaluar pak vite ai vjen na puth neper endrra. Ai ishte krenaria jone sic ishim ne per te. Pavarsisht se nuk eshte me mes nesh fizikisht ai jeton pergjithmon ne zemrat tona, dhe e di qe eshte i lumtur per ne. Tani mami eshte prioriteti jone, i falim asaj dhe dashurin qe sja japim dot babit dhe mundohemi qe t'ia lehtesojm sadopak mungesen e tij. Sot ajo eshte forca jone dhe kujtimet e babait tone na shoqerojn ne cdo hap te jetes qe ne ndermarrim, per ti bere te dy krenare per ne, per t'ia shperblyer cdo sakrifice qe kan bere e te jene te lumtur per ato qe ne jemi sot, dhe kjo fale tyre dhe perkushtimit qe kan patur ndaj nesh gjithmone.
Letra 11
Babi im esht heroi im njeriu qe e respektoj me se shumti ne bote dhe qe me ben te mendoj qe ne jete meshkujt nuk jan t gjith njesoj . Ai me ben te ngrihem nga divani kur vjen nga puna jo nga frika po nga respekti dhe deshira per ta perqafuar dhe per ta pyetur nese eshte lodhur. Jam e gatshme tja ve perpara mengjesin dreken darken kur ai te doje dhe cfare ai te doje edhe pse ai kurr nk ka naze . Me pelqen tja hekuros kemishat sepse mendoj se keshtu ai do duket mire dhe te do ta shikojn me sy te mir keshtu ai do ndihet mir . Shpesh mund te kthehet i lodhur nga puna dhe nuk i pelqen shum te flase dhe mund te kritikohet nga pjestaret e tjer te familjes por un mundohem ta kuptoj fundja fundit ne nje koh te tille nuk esht e lehte te punosh dhe te mbash nje familje prej 6 vetash . Por mua dhe vellezerve te mi kurr nuk na ka munguar asgje mbi te gjitha dashuria. Besoj se njerezit per ket kan me shum nevoj ne jet. Ndoshta nuk jam tip shum i hapur qe cdo dit ti them babit te dua shuuuuum por kete e kam te trasheguar nga ai . Ai esht babai i cili kurre nuk do na le ne balte ai kurre nuk do te na beje te ndihemi te turperuar sepse na ka mesuar se ne jete ka disa parime te jesh i ndershem te punosh vet per buken e gojes. Edhe psse ai nk merret me rrjetet sociale dhe se besoj se do ta lexoj kete ne faqen e Anabelit por mendoj se e kisha te nevojshme tju tregoj se ky esht babushi im Esht njeriu me i mir ne bote dhe un e dua me shum se gjithcka. I lov u dad 💕 Anonim te lutem
Letra 12
Ne jemi ato qe bejm gjithcka per te shplodhur mamin kur ajo vjen e lodhur nga puna..Luajm..kercejme..kendojme neper shtepi..Edhe pse 50 vjec jua siguroj qe nuk i tregon aspak..Eshte aq i mbajtur sa nuk kam cfare t'ju them. .Ndodh kur jemi te merzitur te dy, marrim mamin hipim ne makine e shkojme ku te na cojne rrotat e makines sic thot babi im..Une jam vajza e vetme e tyre dhe nga njera ane ia ve edhe kesaj "fajin" e cmendurive qe ne bejm..Ai me mesoi mua si te ngas makinen..si kercej vallzim me nje djale dhe si ta bej ate te mos i kaloj caqet e vallezimit...madje edhe kur prishej makina e rregullonim bashke..."ty te ka babi cun dhe pastaj goce" me thote..me mesoi edhe disa menyra vetembrojtjeje te cilat i kishte mesuar ne ushtri ..Mund t'ju duken te pabesueshme kto qe po ju them por besomeni nuk jan aspak..I adhuroj momentet kur perpiqemi te bejm mamin me nerva por prap se prap nuk ia dalim dot sepse ajo u mesua me ne dy tashme...Une per te e jap jeten pa e menduar 2 here..Per te ia vlen.. Babush te ka lusi dashuri ty...Te dua pafunddddd...
Letra 13
I shkruaj engjellit tim , i shkruaj Mbretit tim te vetem , sunduesit te zemres time , Mashkullit te pare te cilin kam dashuruar , dhe te vetmit qe asnjehere s'do te me lendoj aq me pak te me bej te lotoj.. I shkruaj personit qe kam pas All-llahut , personit te cilin me ka zgjatur doren qe kur erdha ne kte bote te eger , personit qe me gjendej prane si hije , dhe kur nuk kishte diell ai gjendej gjithmone me mua , dhe kur nuk e kam shikuar ... i shkruaj atij njeriu , ose supernjeriu , atij tokesori unik , atij personi qe meriton shum me shume se kaq fjale te varfra qe nuk jane te mjaftueshme per ta pershkruar i shkruaj BABAIT TIM . Eshte e papershkrueshme dashuria qe mbaj ne gji per te nuk mundem te mos e shpreh nuk mundem ta mbaj vetem per vete ajo qe mbaj brenda vetes nuk mund te jete thjesht nje dashuri per babain ose per prindrin , nuk me shtyn thjesht malli qe ndjej per ty te shkruaj i embel baba , por me shtyn nje force me e madhe se une nje force e cila nuk mu dha thjesht sot por cdo dite u rrit gjithmone e me shume , nje force e cila me motivon cdo dite per te jetuar , per te ecur perpara e per te luftuar me veshtiresit e perditshme. O i bukuri dheut , o drita syve te mij o parajse ... nuk mjafton nje roman per te te falenderuar per gjithcka , nuk mjaftojne lotet e gjith botes nga une per te te kerkuar falje per gjithcka nuk mjafton asgje dhe gjithcka, eshte e mundur te te shperblej per gjithcka o JETE ! shoku im me i mire ne kte jete , te kujtohet kur te tjeret vizatonin shkronjat e para ti me mesoje te shkruaja fjali , kur te gjithe zhgarravisnin muret ti me mesoje te shumezoj e pjestoj .. mora kembenguljen tende , kte e vertetova qe ne fillore kur te gjithe ecnin mbi bicikleta me tri rrota, e un skishte dite te mos gjakosja kembet me bicikleten me te madhe se un, e megjithate nuk ndalova kurr tja arrij qellimit tim ... keshtu ndodhi cdo dite te jetes sime kur ti ktheheshe nga puna i lodhur e me gjeje shtrire pertoke duke shikuar kukkullla e haja ndonje " pellembe te mire " un te vija te krevati ne darke e te thoja " babi ajo pellembe eshte thas me flori per mua " haha po kur ne mes te veres , dielli te pervelonte e un kisha zbukuruar pemen e vitit te ri ? thjesht te te beja nje surprize e ti vije me duart ne koke ahah o zemra ime , o krenaria ime ... sakrificat e tua skan fund per tu pershkruar e jo me ti shperblej , kur me thua qe JAM KRENAR per ty me vjen thjeht te qaj , sepse ti nuk ja ke iden sa krenare jam une per ty , sa te adhurojjj o BOTEE ! Te dua me shume se cmund te doje nje femij prinderin e vet , te gjithe flasin per nenenn, te cilen ppo ashtu e dua , por ti je si puna atyre pinguineve meshkuj te cilet kan per detyre te perkujdesen per te vegjelit e nenat udhetojn per ushqim haha mami nuk mund te behet xheloze , sepse ajo gjithmone e ka ditur cfare lidhje kemi ne te dy ke qene e je shoku im me i mire , vellai me i mire , me pas babai me perfekt qe mund te egzistoj te dua bab .. te dua me shume se cmund te shprehin keto fjale , te cilen peshen e asja dashurie te ciles ndjej per ty nuk mund ta shprehin kurre ! TE DUA !!!
Letra 14
Une dhe Babushi ime.Best story love ever.po qe jemi njelloj ne ..jam copy paste e tij..ate nishanin te vetulla e kemi njelloj..hunden pak me defekt qe e kemi sa per sy te keq..keta syte blu qe morem ne qafe dynjane..ecim njelloj,kercejme njelloj..I them binjaku im madje kshu ja prezantoj shoqerise..po nga ana e karakterit si kemi lene gje mangut nj-tj..mendjemedhenj ,ironike ,shakaxhi,llafazane uuuu mami thote do iki nga shpia nuk duroheni dot te 2..zihemi gjate gjithe kohes por ama po na foli keq kush per nj-tj I nxjerrim syte ..kuptohemi me sy ,I tregojme gjithe budalliqet nj-tj dhe pastaj betohemi qe te ngelin mes nesh ..cojme lagjen ne kembe kur loz gjermania apo real madridi dhe ne fund zihemi kush do e pije birren e fundit..sa here na ndaloi ai polici maskarai tek kthesa perballe bankes per volum te larte ne makine.ca te bejme o vlla e kemi muziken ne gjak .por ama kur vjen njeri per ti kerku gocen ne shpi ketij babushit o zot se si behet nga inati se mos ja genje njeri mendjen ketij "cunit" rrugac qe ka per goce..ja bej me sy dhe I them pa merak se mbas dy ditesh do me ktheje prape burri.aty qesh dhe thote mjere une per ty se do rrahesh cunin e botes kshu si je ti ..ai eshte ai ..ska tjeter per mua..skam fjale per te .zoti e bekofte dhe I falte sa me shume shendet dhe jete sepse kemi shume plane dhe aventura per te ardhmen ..e dua pa fund .anonim po deshe se e lexon Mami Anabel e pastaj kush e duron ate 😛
Letra 15
me pelqeu shum qe u hap kjo tem sot.....sepse mund te shprehem lirshem dhe te them gjerat me te mrekullueshme..per njeriun me te mrekullueshem ne bote...jam nje vajze 17 vjec...shum vajza ne moshen time kan konflikte me baballaret e tyre....se pse esht pak fanatik...se pse i merr ne tel dhe thot ku je?...se pse i erdhi ne shkolle per tu interesuar par to...dhe se pse nuk i lejon te shkojne gjithmon ne party....un cnuk do te jepja qe babi im te mi thonte keto...cfar nuk do te jepja te me qortonte te pakten nje her te vetme qofte dhe per gjen me te vogel...cfar nuk do te jepja te me vinte ne shkolle...e lumtur do ja prezantoja te gjith shokve dhe shoqeve...ishte babi im ai qe kur un isha e vogel dhe semuresha shpesh vraponte me lot ne sy per te me cuar ne spital...ishte babai im ai qe kur un vritesha sado pak...me mbante hopa dhe me thonte trimja babit...shiko sje vrar fare...ehh sikur te vinin edhe njeher ato koh...sikur te vinin dhe njeher ato koh...nuk do lejoja sekond dhe minut te me iknin kot...pa qendruar dhe pa shikuar babin tim....por joo...jeta qenka nje genjeshter e bukur....kur isha vtm 12 vjec un humba babain tim.....nje dore e zez ja mori jeten....u ben plot 5 vjet qe un nuk e shqiptoj me fjalen BABA...u ben 5 vjet qe une ,mami,vellai,dhe motra ime jetojm me nje munges te madhe ne shtepi...asgje nuk esht me si me par...nuk e kemi me ate fytyren e bukur dhe te qeshur...qe na inkurajonte gjithmon....gezimi jone iku...sado larg te shkojm sado her do qeshim...prap syt e tona me lot do mbushen....e permenda dhe me lart..qe jeta qenka nje genjeshter e bukur....ndersa ajo mizorja, vdekja eshte nje e vertet e dhimbshme ...ju them te gjitha atyre qe i kan te dy prindrit..jete te gjat..dhe kurr mos i lendoni se nuk e keni iden sesa e dhimbshme esht kur i ke humbur..qofte edhe njerin prej tyre...ti duam prindrit tan se jan te vetmit qe na duan pa kushte dhe na pranojn ashtu si ne vertet jemi..ANONIM
Letra 16
Babai im! Babi im eshte tipiku i njeriut qe nuk plaket kurre, i njeriut entuziast, optimist e te dashur. Ai nuk mori vetem rolin e prindit tek une dhe vellai im, por zgjodhi te behej shoku yne, vellai yne i madh. Gjithmone jam ndjere si vajza me më shume fat ne bote, sepse kam pas prane vetes familjen me te mrekullueshme qe mund te ekzistoje dhe nje rol shume te rendesishem per kete e ka luajtur babai im. Babi me ka mbajtur gjithmone pas vetes, qe e vogel me tregonte histori interesante nga jeta e tij para si te lindja une, historia e tij me mamin per mua ishte perralla e preferuar. Nqs bashkemoshataret e mia shikonin filma vizatimor, une shikoja ndeshjet, madje sot me krenari me therret "Bavarezja babit". Gjate periudhes se adoleshences, marredhenia jone ishte e till saqe une pa problem i tregoja per ngacmimet e cunave, dhe keshillat e tij me bene te mos gaboja kurre, e si mund ta zhgenjeja nje prind te tille. Gjithmone kam pas besimin e tij te plote, me krenari thotë gocen e kam marshallah, e kam eduku vete! Por qe te jesh prind i mire duhet te jesh ne rradhe te para bashkeshort i mire, dhe dashuria e prinderve te mi per njeri tjetrin ka qen frymezim per mua ne jete. Kur dal me mamin, gjithmone e pyes si dukemi, dhe ai me thote: Ti shume bukur, por asiher nuk ia merr dot mamit, ajo sa me shume plaket aq me shume zbukurohet! Buzeqeshja qe merr mami im nuk ka cmim. Edhe pse 48 vjec pamja e tij e tregon diku tek te 30, ne floket e tij nuk gjen thinja, e si mund te plaket nje njeri aq i lumtur, i cili cdo mbremje luan football me te birin, edhe pse ka punu gjithe diten. Madje kur koha jasht eshte e keqe, luajn ne shtepi dhe kur thyejn ndonje objekt ne shtepi, ne qetesi me therrasin mua, ta pastroj dhe me kerkojnë te mos e marri vesh mami. Njerëzit si babi im jane te rralle, une isha me fat mjaftushem ta kisha ne jete dhe fale tij imazhi im per meshkujt eshte me i miri i mundshem. Zdo te doja asgje me shume sesa familja ime e ardhshme ti ngjaje kesaj qe kam tani. Nje familje ku ka mbizoteru gjithmone mirekuptimi dhe dashuria! Nje familje ideale! Faleminderit babi, me fjalet nuk jam e mire dhe ti e di, por rendesi ka qe te dy dime ta tregojme me mire me vepra dashurine. Te dua Ba!!
Letra 17
pershendetje anabel,tema me e bukur per mua esht kjo e sotmja,te flas per babin tim esht privilegj per mua.Kaam aq shum per te fol per ate njeri saqe nuk di as nga tja filloj Ai esht babai me i mir ne bot,ai esht bashkshorti me i mir ne bot,ai esht shoku me i mir ne bot,uroj qe te gjej dike tamam si babi im. Ai mka mesuar se cesht edukata,se cesht respekti,se cesht dashamirsia,shkoj aq shum me ate sepse kemi te njejtin karakter edhe jam krenare per ket gje, ai mua nuk ma ka prishur per asgj ca do franceska? do kete ta blen babi,edhe pse mundesia per me e bler ka qen e pakt,franci ky fustani te shkon shum,o zoot o zoot kush vesh taka. Shpesh her futem ne dhomen time edhe qaj,qaj se jo gjithmon kam arrij ta bej krenar ate prind per vajzen e ti te vetme,sot un jam larg tij,jam larg mamit e kranaris time,vetem per nje mundesi me te mir ne shkollim. Jam vetem 16 vjec edhe jam kaq heret larg tyre,sot iku m solli te xhaxhai edhe iku o zot sa qau,me mungon kaq shum qe tani ai esht engjell vetem zhgenjimin e ti sdo e duroja ne jet,un per te jap jeten ,edhe tani qe te shkruaj jam me lot ne sy e dua aq shum. Supermen esht,dashuri edhe lumturi esht e dua sa gjith bota, e dua sa vet jeta,shpirti im. te me falni ne kam gabime ortografike por nuk kam ber shkoll ne shqipri jeto prej 15 vjetesh ne itali. nuk e di ne do e postosh e dashur anabel,gjithsesi vetem doja te shprehesha edhe ti tregoja dikujt per heroin tim,ju faleminderit
Letra 18
Babi eh sa shume gjera mund te them per babin por si fillim dua te them qe pavarsisht gjithckaje une e dua shume babin tim..nuk jam shume perfekte ne te shkruar por do mundohem..te jetosh me ate eshte gjeja me e veshtir ka shume te meta..ai pi behet shume her tap eshte gjeja qe urrej me shume ne jet por ja qe ai pi dhe nuk do ta lej kete ves..babai im me ka mohuar shume gjera ne jet po po shume psh shkollimin,nje operacion qe une mund te isha si te tjeret por un prap e dua..ai nuk eshte i keq po ate mentalitet ka ashtu eshte gatuar ai.thot qe gjithmon ketu ne shtepi do behet cfar them une dhe asgje tjeter dhe pse ne vajzat e tij kemi endra..edhe kur i kam then se dua te shkoj te punoj me ka then jo se flasin njerzit i iku vajza rrugve ne sjemi te tille..nqs iken ketu nuk kthehesh me..se kam lenduar asnjeher por mendoj se jam lodhur tani nuk kam ber asgje per veten..me shume e dua kur une zihem me mamin dhe ai me thot sa te kesh babin mos e vrit mendjen..ky eshte babai im ste kupton kurre por eshte baba dhe frika me e madhe e imja eshte mos lendoj ate dhe kam frik se do e bej ka ardhur koha te bej per veten
Letra 19
Pershendetje Anabel. Te them te drejten nuk ju kam shkruar asnjehere por nuk le leter qe postoni pa lexuar. Aq sa me ke futur ne sherr edhe me te fejuarin (me te cilin bashkejetoj). Por sa lexova temen e sotme, nuk mund te rezistoja pa shkruar dicka per babushin tim, heroin tim. Nuk ka ndonje super fuqi nga keto te superman-it jo, por ka superfuqine te me beje te qesh edhe ne ato momente kur duket e gjithe bota gri. Ai eshte optimisti im i perherheshem. Kurre nuk ankohet edhe nese 1 milion probleme e mundojne. Ndersa une jam ajo pesimistja qe me problemin me te pare me duket se botes i vjen fundi Eshte njeriu me i forte qe njoh. Mardhenia jone ka qene gjithmone e dyzuar mes shokut dhe prindit autoritar. Por eshte serish ai qe edhe sot qe jam 23 vj behet cope qe te mar me te miren nga jeta. Me aq mundesi sa ka pasur kurre ska lene te na mungoje gje, dhe eshte nga ata baballare qe kurre nuk i sheh te beje edhe zenken me te vogel me mamin. E falenderoj per kete sepse me ka bere qe edhe une si femer te kem pritshmeri me te larta per partnerin tim. E vetmja gje e keqe e tij eshte ai 5 minuteshi i famshem dhe pasi kalojne ato te bekuar minuta, nuk duron dot te shohe sy te trishtuar por ben gjithcka qe te mos rri e merzitur. Kisha dhe shume per te shkruar, shume... por me duket se u zgjata ca. Si perfundim nuk ka nevoje per anonimat edhe pse nese babushi im e mer vesh do me beje gjemen Nuk e duron fare fbn dhe e konsideron nje justifikim modern per te humbur kohen kot
Letra 20
Babai im eshte absolutisht njeriu qe pa pike dyshimi mund te leje lehtesisht gjurme ne jeten e cdokujt qe e njeh.Ai eshte i gjate dhe me karakter te forte , cilesi keto qe kombinohem persosshmerisht me orgjinen e tij.Ka sy kafe te celet , qe duken sikur thone " E sheh ? Une nuk plakem kurre".Megjithese ka kaluar te 50-tat , ai ofendohet shume nese i drejton dikush pyetjen " XHAXHI sa eshte ora? ". I duket vetja me i moshuar ashtu. Ai ka qene nje babi autoritar por me nje dashuri dhe mirekuptim te pamase.Me rriti me mendimin se shkolla eshte para cdo gjeje dhe para cdokujt.Me mesoi principe, morale dhe me rrenjosi ne shpirt dashuri dhe falenderime qe shtohen dita dites per te.Eshte i vetmi qe me lind deshira ta puth pa arsye.I vetmi qe njeh cdo qelize te karakterit tim.I vetmi qe me duron kur jam me nerva , kur bej naze ne te ngrene ose edhe kur jam ne humor e qesh kot , pa arsye. Babai im , edhe pse verior , eshte shume i kuptueshem, ndryshe nga pritshmerite e mia.Kur pesova zhgenjimin e pare ne dashuri ( para shume pak kohesh ) nuk doja ne menyre kategorike qe im ate ta merrte vesh.Mirepo sjellja ime ato dite ishte krejtesisht ndryshe, deshperuese dhe lehtesisht e kuptueshme nga cdokush. Aq me shume nga babai im. E kuptoi vete , nuk me pyeti asnjhere dhe nuk ma permendi asnjehere. Por gatishmeria e tij per te me qendruar afer , per te me cuar me pushime , per te me blere dhurata me lane pa fjale.Kisha menduar qe me priste "litari " ne fakt . Mirepo sjellja e tij ishte jashtezakonisht shume prekese dhe kaq " baberore " . Kur isha e vogel , babin tim e kisha vene ne nje piedestal. Dhe ahh , kjo gje nuk ka ndryshuar aspak. Ai eshte shembulli perfekt i nje bashkeshorti besnik , i nje burri te dashuruar , i nje djali te dhimbshem dhe i nje babai te palodhur.
Letra 21
Pershendetje Anabel.Tema sot eshte per babain....eh sa te veshtire e kam te shkruaj.Jam 22 vjece u bene plot 12 vite qe babi im nderroi jete.Isha vetem 10 vjece dhe ai ishte heroi im.Nderroj jete papritmas dhe ashtu edhe sot me duket. Ende nuk reshti se menduari se do kthehet.Ende kur zgjohem ne mengjes mendoj se gjithe keto vite ishin nje enderr e kece dhe kur do zbres posht do e shoh prape duke lexuar gazeten e do e puth ne dy faqet.Sa e veshtire eshte....thone se ma kalimin e kohes dhimbja do jete me e vogel por s'eshte e vertete ac me shume rritem e kalon koha ac me shume me mungon.A e dini sa e veshtire eshte kur e shtyen veten ne limite qe edhe ato pak kujtime si 10 vjecare ti fiksosh ne mendje qe mos ta harrosh si dukej,si fliste,si ecte,si te perqafonte e ndonjehere edhe ato qortimet te mungojne.Me mungon shumeeee shumeee sa e veshtire kur bie ne gjume me nje fotografi te tij dhe lutesh Zotin qe ta shohesh te pakten ne enderr. Mirepo falenderoj Zotin qe kam nenen me te fuqishme me te mrekullueshme ne bote e cila kurre nuk u dorezua dhe na rriti me mund.Shpresoj qe nje dite do ti bej krenar te dyte Babin-engjullin ne qiell e Mamin engjullin ne toke
Letra 22
Dedikuar babait tim te dashur, dashurise sime te madhe ...babush tani u rrita !! Me kujtohet kur dora ime e vogel vendosej siper tendes dhe thoja " babush, e dua ele una doren kaq te mave sa e jotja " ! "- bukuroshe do e kesh, me thoje. Pervec tendes edhe ti nje dite do kesh nje dore tjeter, te vogel, dhe do ndiesh kete emocion qe une po ndjej " ..dhe pastaj me merje ne kraharorin tend , e une flija pa e kuptuar ! Se di po kjo mbremja me beri te kthehem shume kohe pas e te me mungoje shume familja ime, shtepiza ime !! Gjithcka e imja ne ate qytet, sepse ketu jam e huaj ! E mban mend kur qaja per diçka qe doja edhe mami nuk e kishte, ti merrje ne krahe dhe fytyra ime e vogel vendosej perkrah teje. Shkonim kudo, derisa une te mos qaja me !! E te gjithe qe na shihnin thonin qe isha kopja jote, e per mua bota ishte e imja. Dhe pak nga pak permasat e mia trupore nisen te ndryshonin, te rriteshin, por ti nuk rreshte se me marri ne krahe, e se me dhuruari boten ! Koha kalonte dhe une gjithmone e me shume bindesha qe ti ishe heroi im, heroi im i heshtur ! Ti qe asnjehere nuk dite te me prishje qefin. Ti qe dite te me kuptosh ne cdo moment , gjate femijerise, adoleshences dhe qe ishe gjithmone me mua. Ti qe me zgjon cdo here me te puthura e ditet prane teje mi ben me te lumtura. Babush, me mungon shume , te kam thene ?! Ti je krenaria ime e madhe, e une shpresoj te jem e jotja ! Babush, une e di qe neser do te jete dikush tjeter mes nes por..'ai' nuk do te zere vendin tend ! Babush, une u rrita e bashke me mua edhe ndjenja e te qenit njeri i mire ! Vlere kjo te cilen, e kam trasheguar nga ty ! Te dua shume dhe mezi po pres te te perqafoj !!!
Letra 23
Askush nuk ka prinder te keqinj, ka te mire e me pak te mire por ky babushi im eshte ajka. Nuk ka shume ambicie, nuk ka shume lek, nuk eshte me I dituri e me I kulturuari I dynjase por eshte njeriu me I thjeshte e me I mire qe kam njohur ne 24 vite jete. Eshte intelektual, I pashem, I paster, punetor, zemer-gjere, goje-mjalte. Ai nuk di te dalloje te voglin nga I madhi, te diturin nga me pak I dituri, te pasurin nga I varfri. Ai gjithmone thote qe jemi te gjithe njerez te kesaj bote, fati na ka kategorizuar. Ai nuk ve asnjeri para mamit , kjo ne na lumturon ( thuhet qe dhurata me e bukur qe nje baba I ben femijes eshte te doje nenen e tyre), thote ju jeni shpirti im por me mamin do kaloj gjithe jeten. Ai nuk di te bertase, nuk ka goditur kurre, ai di te flase bukur, te kritikoje bukut e nuk harron te te mesoje se jeta eshte e bukur e duhet jetuar sic duam ne, jo te tjeret. Ai nuk di cdo te thote te nderhysh ne jeten e femijes e askujt, thashethemet jane per te papunet thote e ndersa per ne femijet thote qe duhet te jemi tolerante per te krijuar besim. Me ben krenare sa here flet, qesh, kercen e aq me teper kur cdo I njohur me flet me konsiderate te madhe per te. Ai me gezon jeten me puthje , perqafime e keshilla. Ai eshte shembulli im per burrin e ardhshem, per birin tim ( kur ti vije koha), eshte pika ime e referimit, dashuria me e madhe ne jete, babi I endrrave. Kam shume per te thene por do e mbyll me nje shprehje qe me tha nje plak ne shkoder: duajeni prindin cdo dite, eshte pasuri qe do humbase nje dite. Naten e mire.
Letra 24
Babi esht heroi im! Te flas per babin nuk di nga tja nis nga ku jemi tani apo nga femiria ime.Babi esht nji njeri shum i qet e urren genjeshtren,esht shum liberal.I esht dashur te rritet para kohet nga vuajtje qe i ka sjell jeta e tij ,por me gjithate them me plot ze qe ja ka dal ne te gjitha drejtimet.Esht nji djal i dashur per nenen e tij esht vella shum i mir esht baba i mrakullushem dha cka esht me kryesorja esht bashkeshorti perfekt per maman time.E adhuroj kyt njeri qe zoti me bekoi ta kem baba.E kujtoj gjithmon kur me sillte ato gjerat nga jasht shtetit,tani i kemi nderruar pak rolet.Une nuk di nji njeri qe ti perkushtohet ashtu gruas se vet e adhuroj.Mami ime ka qen gjithmon semur fatkeqsisht esht babi aj qe kujdeset gjithmon per mamin ne nji menyr shum te qet edhe me nji kujdes absolut.Babi me mungon shum pasi tani jemi pak larg edhe me mungojn ato shetitjet tona per te diela.Mbase nuk po gjej edhe fjalet e duhura nuk kam qen asnjiher e mir ne shkrime por qe di te them dicka kam ednerru gjithmon qe njeriu perkrah mejet ti ngjaj babit tim.Babi sapo mbushi te 50-tat dhe ne dy fmijet e tij nuk ishim me te me ka ngel pishman per gjith jeten kjo gje ..tani enderra babit esht te behet gjysh kyt po pret ai.. Nese e te pelqen publikoje nese jo ska problem..edi qe nuk esht e shkruar ne menyren me te bukur te mundeshme por spo gjeja fjalet nga malli per babin
Letra 25
pershendetje anabel..babai im nje peng... ...skam pasur fatin te kem nje baba si gjithe te tjeret skam pasur fatin ta njoh sic do doja ta shikoje vetem nje her.. kam lindur ne '96 babai im pati fatin te kalonte ne rrugen vendin dhe min e gabuar ..nje bomb e asaj kohe i ka shperthyer afer fatmirisht jetoj por fatkeqsisht humbi njerin sy ..nderkoh un isha nje embrion n barkun e nenes ..linda u rrita dhe shpeshher pyesja..pse un skam nje baba si te tjeret ?? maa pse babi se hap dot syrin ?? a me shikon babi ??.. pytje pa pergjigje per nje femi si un..vitet kaluan pyetjet shtoheshin por nuk kisha guxim te pyesja sepse e dija q sdo merrja pergjigje, ..nj nat shof nje enderr "sikur pran nje vendi me sh uj isha un vetem me babain tim e vjen shtriga ajo me e keqja dhe donte tm rrembente mua ..babi del dhe per tm shpetuar perballet me te dhe ajo i ngul nj shkop n sy..ne syrin e vrar..kjo ka qene panorama e asaj cka un mendova me vite deri ne momentin qe mesova te verteten..:-l do jepja cdo gje do beja cdo gje t kisha mundesi te sheroheshe por ska asgje q mund t behet ai sy smund t funksionoj me ... e admiroj babain tim ai vertet ska qene si gjith te tjeret ai ka punuar fort tm jepte nje familje sic e kam pasur , dhe pse brenda vetes eshte ndjer si i vecuar nga shoqeria nga njerez t lig , e adhuroj ate sepse ne mes pijanecesh dhe dembelesh qe lejn femijet ne rrug ai jo ne gjendje t mir shendetsore ka ditur tna mbaj afer e te bashkuar ai a ditur tmos na mungojn gjerat me t rendesishme !! baa brenda vetes vuaj q spata fatit t t shof ashtu bukurosh sic je ne fotot me mamin para fatkeqesisht por ti per mua je me i bukuri me i miri , me i forti e me.guximtari baa sta them shpesh por me fal per gabimet q kam.bere ndonse te vogla ..lodhesh me nje.drit syri por t premtoj qe me at drit syri un do te bej te shikosh boten
Letra 26
Baba? Une nuk e kam iden si eshte te kesh nje baba,si eshte ti therrasesh dikujt: o ba!Dhe nuk e di nese quhem fatmire per kete gje apo fatkeqe.Neqoftese do kishte vdekur do e dija do qaja e me pas do jetoja me kujtimin e tij.Po as kete nuk mund ta bej,te kesh babane gjalle e ta konsiderosh te vdekur.Kjo eshte situata. Ai eshte kaq prane dhe as nuk do tja dij nese une ekzistoj apo jo.E braktisi mamin time me mua ne barkun e saj u martua me tjeter dhe zere se nuk kishim qene asnjehere pjese e jetes se tij.Shoh me vemendje gjithe burrat ne moshen e tij rruges.Te jete ky valle apo ky tjetri? E pse shoh do thoni ju,sepse ai njeri nuk meriton asgje nga mua,madje as urrejtje sepse eshte dhe kjo e fundit nje ndjenje e rendesishme.Shoh dhe jam thjesht kurioze cili eshte ai njeri qe nuk di tja di as per gjakun e tij,shoh vetem qe te krijoj imazhin e gjese me te pavlere e pa ndjenja qe mund te ekzistoj.Po te vdekur e quaj te vdekur do e le.Jeta sme dha baba po me kompesoj me mamane time, dashuri ime gjithckaja ime.
Letra 27
Dalinë, mirembrema! Jam nje vajze babai... Emrin e kam prej tij, ashtu si edhe jeten! Nuk kam qene kurre e llastuar por asnjehere nuk kam mesuar se cdo te thote te ndjesh refuzimin prej kerkesave te panumerta qe mund te kem pasur, e ne fakt kjo sme ka ndikuar kurre negativisht ne jete. Im ate nuk me lavderon ne syte e te tjereve, me ruan aq me fanatizem ne sedren e tij, ne ndergjegjen e tij! Me syte tek ty jam cdo dite...- me thote! Nuk iken asnjehere ne mengjes pa ardhur ne dhomen time duke me pershendetur, ashtu sic nuk merr kurre vendime vetem pa i konsultuar me mua (me shume per te me bere te ditur se sa me vlereson :-)). Une jam Ai! Qe se kupton se si padashur ka ndertuar tek une pritshmerite per ate individ qe do dua une te jete babai i femijeve te mi! Kurre, askush, asnjehere sdo jete si TI! Por... Faleminderit nga shpirti ba! Sic ta them perhere: Disa gjera do jene gjithmone ne mode, sic jane: ndershmeria, besimi dhe dashuria per njerezit. Keto cilesi na kane bere keta qe jemi sot, vetem fale teje, qe nepermjet shembullit, influences dhe dashurise na ke injektuar te vleresojme cdo gje ne jete. Jam krenare per ty.
Letra 28
Hejjjj babush a te kam thene ndonje here qe te kam idhull???? A te kam thene qe do doja shume te kisha nje bashkeshort qe e do gruan e tij si ti mamin???? A te kam thene qe cdo here kam frik kur ikin vitet se mendoj qe jo gjithmone do te te kem afer???? Jo... Nuk t'i kam thene... Se dicka nuk me ke mesuar... Nuk me ke mesuar t'i shpreh ndjenjat. Ndonjehere dua te rri gjithe diten duke te puthur, por nuk arrij dot, sepse dhe ti se ke bere kurr kete gje. Qe thoni ju... babi im eshte njeri perfekt, por perfeksioni jo gjithmone eshte i mire. Ai eshte kerkues, kembengules, behet copash qe goca tij te kete cdo gje, por nuk e di pse kurr nuk e ka kuptuar sa te nevojshme jane perqafimet, puthjet apo dhe nje " te dua bija ime"... Une e di qe ai me do... Pafundsisht... Po do doja te ma shprehte dhe me fjale. Me mesoi shume gjera; te jem e sjellshme, me e mira klases, egoiste, kerkuese me veten time, te ndihmoj te tjeret... Me mesoi qe te mos them " o baaaa te dua pafund". Ai eshte heroi im... Hero pa te cilin jeta s'do ishte aq e bukur sa eshte... Babi te dua shume. A....
Letra 29
Anabel tani do te hap zemren, E di qe te kam shkruar shume ndoshta dhe te kam bezdisur e te kerkoj ndjese. Meqe keni temen e babait sot do doja shume te tregoja dhe une per timin. Deri para pak kohesh kisha ende shume dhimbje dhe nuk flisja shpesh per te, sa edhe miqte e mi te ngushte nuk me kishin degjuar te shprehesha per te. Te gjithe e njohin figuren e babit tim por une ende edhe pse kane kaluar shume vite qe kur e kam humbur nuk dua te flas shume per te. Ai eshte nje njeri i nderuar dhe i respektuar ne fushen e tij por ndjej qe humbja e tij dhe dhembja qe me shkaktoi me perket vetem mua dhe sdua ta ndaj me njeri. Im ate ishte ai njeriu vizionar qe nese do te ishte gjalle sot me gjithe shpirt them se do kishim pare nje tjeter polici. Kishte plane dhe endrra. Ishte shume i talentuar dhe shume inteligjent. Ishte me i miri. Nuk i them keto gjera sepse eshte im ate por sepse burra dhe gra te panjohur kane trokitur ne deren e familjes sime dhe kane qare bashke me ne kur ai vdiq. Ai ndihmonte dhe shpetonte njerez. Te gjithe ishim te babarabarte ne syte e tij. Eshte vleresuar maksimalisht nga trupat/organizatat e huaja per menyren sesi drejtonte operacionet per te siguruar rendin per ne qytetaret e thjeshte. E nje zot e di sa here kemi fjetur me zemer te ngrire kur ai vonohej ne pune. Ai ishte si ato super policet e CIA dhe FBI qe shikojme ne tv. Por uniforma e policise nuk e pengonte te ishte njeri i qeshur, i zgjuar dhe shume i dashur me te gjithe ne. E humbem ne nje dite qe kam ndjere se me mire te kisha humbur une se ai. Ai donte aq shume qe une te merrja nje edukim cilesor dhe fliste per universitete elitare te huaja kur njerezit ne ate kohe se dinin qe ekzistonin. Kishte shume etje per dije, kishte shume deshire te permiresonte jeten e te afermeve te tij dhe qe te gjithe ne te ishim Njelloj* si femijet e homologeve te tij jashte vendit. Drita ime e bukur u shua, por zoti me ka bekuar me nje nene qe sado jete te kem nuk do mundem dot t'ia shperblej cdo sakrifice dhe mund qe ka bere per ne. Eshte bere nene edhe baba ne te njejten kohe. E teksa shoh qe ende e dashuron tim ate si diten e pare them me bindje qe dashurite e medha ekzistojne dhe jam e lumtur qe jam lindur nga kjo dashuri. Jam perpjekur qe te jem ashtu sic ai do kishte dashur qe une te isha edhe pse mami thote shpesh qe je nje femije kaq i mire sa nuk e besoj dot sa me fat jam qe te kam. Ende ndjej qe ajo qe ai ka lene pergjysem duhet te vazhdohet nga une/ne. Di te them nje gje per ta mbyllur, nuk ka si prinderit. Cdo gje zevendesohet vetem prinderit jo. Te faleminderit per temen e sotshme e dashur Anabel.
Letra 30
pershendjetje anabel,eh cfare teme e zgjedhur kjo e sotmja. Ai nuk eshte vetem babai im, por eshte shoku im me i mire miku im, ai i cili e trajton mamin me aq dashuri dhe perkujdesje sa ne te ardhem dua te kem nje dashuri si e tyre,ai te cilin e shoqeroj shpesh gjate ndeshjeve te futbollit dhe teksa fillon ndeshja rend me vrap drejt frigoriferit per te marr birrat para se ai ta thote kte gje, ai me te cilin dal shpesh per pazar, me te cilin shijoj shpesh kafen e pasdites, ai i cili me qetesine qe e karakterizon me degjoj me shume vemendje teksa dridhesha dhe i tregoja qe pelqeja nje djale. Uff sa shume raste mund te permend, asnjehere sme ka munguar mbeshtetja dhe perkrahja e tij. Jam e afte te komunikoj dhe ti tregoj dhe per me te voglin problem qe mund te kem. Kete ka ditur te bej gjith kohen babushi im , te me degjoje pa rreshtur dhe te mos me kritikoj asnjehere por gjithmon e le shpatullen e tij te lire qe une te mund te mbeshtetem sa here kam nevoje. Nuk mjafton thjesht nje faleminderit per cdo gje qe ai ka bere ndaj une do perpiqem qe gjithmon ta bej krenar. Tani kjo pune u mor vesh kshu qe; pls anonym
Letra 31
Pershendetje te Gjithve.. Kjo esht nje teme shum e bukur dhe un dua te tregoj disa fjal per Babin tim.. Kam fatin e madh ne bot qe kam nje prind aq te mir si ai, nje njeri te kuptueshem,te thjesht,te sjellshem dhe qe me ben te ndihem KRENAR per te.. normal qe kur zihem ndonjer me te merzitem dhe nuk i flas, dhe i mbaj inat ,, Me kujtohet nje dit qe isha e semur me grip dhe ishin ato dit qe i mbaja meri ,ai erdhi ne dhom e me pyeti si jam pastaj me puthi ne ball dhe syt iu mbushen me lot, kur doli nga dhoma me tha : "Kujdesu per veten se babi te do shum" ose kur argjeroj esht ai i pari qe me thot "Argjero E Allahu te ndihmoft" Esht ai babi im qe me ka mesuar te eci ne rrugen e duhur pa me dhen liri te mjaftueshme por aq sa duhet, esht ai qe me ka mesuar te respektoj ,esht ai BaBi im qe me do pa interes dhe qe un i lutem Allahut ta bekoj dhe ti jap shendet e lumturi.. TE DUA SHUM BABI.. Duajini prinderit tuaj dhe gjith te mirat te gjithve anonim ju lutem
Letra 32
Pershendetje Anabel. Babi im... njeriu qe dua me shume ne kete bote,zemra ime ,shoku im i ngushte.Ai qe me mbante ne shpine per te me cuar ne spital sepse me ftoheshin gryket shpesh ne mes te debores acarit.Ai qe me mesoi se si ti beja detyrat paster dhe pa asnje gabim.Babi ka nje sens te jashtezakonshem humori,dhe them qe e kam trasheguar nga ai ,babushi qe gjithmone eshte kaq i qete,kaq i duruar kaq optimist,kaq energjik ,kaq shprese dhenes.Ai qe me ka dhene leje per te vajtur kudo,nuk me ka mohuar asnjehere asgje ,nuk ka ngritur asnjehere dore kundrejt meje sepse une gjithmone i kam thene te verteten dhe asnjehere se kam genjyer.E kuptoj direkt kur eshte me nerva,dhe ai me kupton direkt mua kur jam e merzitur.Ka qene gjithmone prane meje dhe gjithmone me nje zgjidhje per cdo gje.E dini?Ne mbledhje me prinder kam derguar babin dhe nqs kisha marre nje note te keqe ai nuk i thoshte mamit ...Fale babit fillova te dua futbollin ,ai eshte me Italine dhe ne boterorin e 2006 kemi gezuar te dy bashke duke u hedhur perpjete nga gezimi.Shpresoj qe nje dite te gjej dike te mire te bukur te dashur te forte me humor te ndjeshem me nerva te celikta,me nje durim prej luani,dike kaq te mrekullueshem sa babi im.Te dua shume babi ...sa bota sa qielli sa deti.Ps:Edhe me mamin kam nje marrdhenie fantastike ,po sot eshte tema per baballaret!Odeta.
Letra 33
Anonim te lutem Epo e pashe kete per babain dhe nuk munda te rrija pa komentuar. Une jam shume me fat per babain qe kam. Kur degjoj shoqet e mia qe kane raport shume te ashper ose te larget me babin e tyre me duket e cuditshme. Qe e vogel jam rritur me perkedheli, por me kane mesuar dhe te jem me kembe ne toke. Prinderve te mi i jam mirenjohese sepse dhe kur nuk kishin as minimalen prap e kane gjetur mundesine te na i plotesonin te gjitha deshirat. Une me babin flas per shoqet, shoket, i tregoj kur dal me gocat dhe e teprojme me pijen, i tregoj dhe kur kam pasur ndonje zhgenjim. Flasim per shkollen, per punen, per gjithcka. Flasim sesi duhet ne jete te jesh njeri serioz e i pergjegjshem por dhe sesi te udhetosh e te besh qef. Babi im eshte intelektual por prap eshte gallat. Po kapin 35 vjet me mamin e prap duhen si adoleshente. E kam thene dhe do e them gjithmone, qe gjeja me e mire qe ka bere babi per ne ka qene qe don dhe respekton mamin, na ka dhene nje shembull per te ndjekur ! E dua babin tim kur mendon qe jam ende 13 vjec dhe pse jam 20 e ca, e dua kur me thot: "he mi, ke gjetur ndonje shok apo jo, prezantoja shokut tat", e dua babin tim kur me shkruan ne facebook dhe ne whatsapp...e dua dhe kur me thote:"ske faj ti se ne te llastuam" dhe me shkel syun se gjasme po imiton mamin, e dua babin tim kur pasi kthehem nga ndonje udhetim i shkurter me perqafon sikur te kem qen ushtar, e dua babin kur thot per mamin:"kete kam une, mos u grricni me mamin se keni pun me mua pastaj" e dua babin tim kur kthehet nga puna i derrmuar nga lodhja, dhe kurre nuk ankohet, e dua babin kur tallet per dhjetra ilacet qe pin dhe pse mua sme besohet qe i erdhi mosha te pije ilace, e dua babin tim qe dhe pse po i afrohet prefiksit 6 prap eshte adoleshent ne shpirt. E dua babin qe kur fillova pune e me shihte te lodhur me thoshte: leje punen se ste shoh dot keshtu, e dua dhe kur i mbushen syte me lot kur semurem une por prap ben te fortin se mami eshte me frikacake se ai. E dua babin tim dhe kur eshte serioz, dhe kur kemi grindje, dhe kur kemi debate te forta, dhe kur nga nervat rrime dite e jave pa folur, e di qe ne shikimin e tij qortues ka vetem perqafime plot dashuri. Nuk e imagjinoj dot jeten time pa babin tim...Ne jemi njesoj dhe pse gjithmone i them: Po pse ben kaq ndere o ba? Po asnjeri sta din sot o ba...Gjithmone me thote: Do ma dije Zoti nje dite ! Ti po ta lexosh do e kuptosh qe jam une o shoku im, do emocionohesh ndoshta aq sa per urimin qe te bera publikisht per ditelindje, ose ndoshta do me thuash: "o goce don me mmajt me tmira mi?" po prapseprap une dua te te falenderoj per gjithcka. Keni pasur nje jete te tille me mamin qe keni pasur momente pasurie e momente varferie te skajshme e prap jeni bashk dhe prap jeni te forte, te lumtur e te dashuruar. Faleminderit babi qe je shoku jone ! Te dua shume, qofsh i shendetshem e jetofshim prane njeri tjetrit der 100 vjec e ca...
Letra 34
E di ca kerkoja nga jete ..jo tani por edhe shum vite me pare kur kuptova se dicka nuk shkonte dhe nuk po jetoja por thjesht po mbijetoja . Jo me shume se dicka normale .Doja nje familje nga ato te vertetat jo familje qe vetem emrin ka te tille .Doja ate ''mbretin ' tim te me donte jo vetem kur e beja krenar duke u sjelle mire .duke mare nota te mira ne shkolle apo duke mos ia kthyer fjalen por doja te me donte edhe kur un gaboja doja te me mbronte nga cdo gje nga te gjith qe vetem vidhnin vrere .Ej nuk isha e vetmja femer dhe jo te gith cunat e kishin mendjen te un dreqi ta haje edhe ti shikon kjo nuk eshte mbrojtje jam e afte vete per kete .Doja dicka qe e benin te gjith ato qe quheshin baballare te me donte te plotesonte ato tekat e mija prej femije jo te dhunonte ,e di do me thuash qe sme ke prekur kurre me dore por me ke prekur ne shpirt ne mendje. E din dhuna psikologjike eshte me e dhimbshe se ajo e trupit .Eh sa here jam vrare e plaga eshte sheruar ..shpirti uff po behet cope cdo dite e me shume .Ne djall e coj krenarine tende te semure un nuk ndihem krenare per veten dhe mbi te gjitha nuk ndihem krenare per ty ske luftuar fare e nuk ke sakrifikuar asgje qe un te jem e lumtur e din un nuk jam e lumtur .Ke bere vetem disa detyra elementare qe nuk eshte se jan gje e madhe.Familja eshte nje bashkim shpirtrash dashuri ,ngrohtesi nuk eshte nje vend ku ti komandon se ti je i pari fundja pa mua ti sdo ishte prind .Do doja nje jete ndryshe me pak lumturi dhe jo nje hidherim qe me ka helmuar shpirtin e me ka bere te humbas besimin .Do doja nje familje .Dhe un u ktheva ne nje te palumtur.Palumturia ime vinte si pasoje e egoizmit te tij .Per te isha nje dashuri e madhe gati deri ne vdekje aq sa me mbyste e nuk me lejonte te isha e lire.Me mbyllte aty ne ''kafazin e tij te dashurise''pa menduar se kishte kohe qe e kishte vrare dashurine time per te e mezi prisja momentin qe te largohesha .Isha e gatshme dhe te lutesha per nje furtune ,isha e gatshme edhe ta humbisja madje edhe pergjithmone ,,,isha kthyer ne egoiste ..ne nje egoizem aq te madh aq sa isha e etur per liri.Kafazit te arte kishte kohe qe ndryshku i kishte zene pjesen me te madhe te siperfaqes dhe erresira kishte mbuluar gjithcka .Cdo dite prisja lindjen e diellit por ai kishte kohe qe nuk lindte me
Letra 35
Pershendetje Anabel ! Teme shum interesante ,ne te cilen kushdo ka dicka per te thene . Une kam patur fatin e keq te mos e kem babin tim si gjth femijet e tj. Ai u nda nga jeta kur une isha 5 vjece. Dua tu them te gjth atyre qe kan fatin te kene dy prinderit bashke,ti duan baballaret e tyre ,ti respektojn e nese ato nuk jane me te miret,me te dashurit,me ju apo me mamate tuaja. Prinderit e mi u martuan me dashuri,por nrm gjthcka nk ishte me fush me lule pas martese x maman time. E di qe e ka torturuar ,zhgenjyer ,madje e tradhetuar ,e sjell tjetren ne shtepi(po po ka ndodhur vertet, 15 vite me pare ) .. Por ama nena ime nk me ushqeu kurre urrejtje x te ,nuk e tha as edhe 1 gjys fjale te keqe . Me beri ta dua babin tim,pavarsisht te gjithave,edhe pse ai nuk me deshi ne mom qe linda,sepse isha vajze.. . Une do doja me gjth shpirt qe ai te ishte gjalle,sikur te kthehej vetem 1 dite te vetme . Nuk ka dhimbje me te madhe sesa boshlleku qe krijon mungesa e tij,sado qe te mundohet mami me mish e me shpirt ta lehtesoj dhimbjen e te me plotesoj gjithcka . Une e di qe edhe ai me donte shum,madje pak para se te vdiste ,tha qe nuk do me nderronte as me 100 cuna. Ndaj te gjith ju qe keni baban afer ,perqafojeni fort ,i thoni sa shum e doni ,perqafojeni baban tuaj sepse une nuk munda ta bej kete me babane tim. Ju jeni me fat ,falenderoni zotin dhe zbuteni zemren e tyre me dashurine tuaj,per te miren tuaj ,te nenes dhe te te gjithe familjes.
Letra 36
Pershendetje Anabel.Sot ,per here te pare,vendosa te shkruaj dhe une nje leter per ju...E si mund te mos shkruaja kur behet fjale per te?Pikerisht per njeriun tim me te shtrenjte,me te dashur,per heroin tim.Te gjithe femijet i duan prinderit e tyre,e vajzat ne vecanti baballaret,por me ne te dy eshte ndryshe.Ne kemi nje marrdhenie qe i tejkalon ato kornizat prind-femije,nje marrdhenie ku ai del nga ai roli i zyrtarit serioz,e ku une marr rolin e te vogles se perkedhelur,edhe pse jam 22 vjece.Ai nuk eshte thjesht babi im.Per mua eshte vella,eshte shok,eshte psikolog hera-heres,keshilluesi im me i mire.Eshte si nje shok besnik,i cili pavaresisht gabimeve qe bej,asnjehere nuk me hedh poshte.Ai eshte mbeshtetja,forca,buzeqeshja ime.Une pa babin nuk e koncetoj dot asnje pjese te dites sime,asnje vendim ,asnje arritje,madje te gjithe cuditen se si nje njeri aq serioz sa ai,kur vjen puna me mua ,ndryshon teresisht.Ne syte e tij shoh ate super-njeriun,i cili punon gjithe dites pa u lodhur,pa u ankuar,gjithmone me deshiren qe une e im vella te kemi gjithcka qe deshirojme,te behemi njerez aq te mire ,aq te drejte,aq bujare sa edhe ai.Cuditem ndonjehere kur mendoj se si ai e ka nje pergjigje,nje zgjidhje,nje rrugedalje per cdo gje dhe motivohem te lexoj me shume se ai,me arsyetimin se tek librat gjendet gjithmone rruga e jetes...Por qe thua ti Anabel,ka peripeci edhe te paturit nje baba kaq te mire,sepse nuk me duket asnje djale mjaftueshem i mire,qe ta shoh ne te ardhmen ne rolin e dhenderrit ideal per tim et. Si perfundim Anabel arrij ne konkluzionin qe Babi im eshte engjelli im ne toke.Ai eshte krenaria ime. Te lutem,mos ma co dem gjysme ore te harxhuar per te shkruar kete leter,brenda mundesive.
Letra 37
Babai im! Besoj se si cdo vajze babai eshte si fillim me I forti.Kete imaxh kisha kur isha e vogel.Babi im ishte me I forti na te gjithe dhe na supermeni dhe ai gjithmone do me mbronte.E mbaj mend ka punuar shofer naten kur une kam qen e vogel.Ai largohej heret ne mengjes dhe kthehej vetem pasi mua me kish zen gjumi,ama kurre nuk harronte te linte dicka te jasteku im.Nje cokollat,embelsira te te gjitha llojeve.kur mbusha 8 vjec erdhi me nje kukull qe kisha nje muaj qe ia kerkoja mamit tim dhe ajo(si te gjitha mamat nikoqire)me thosh se ishte e shtrenjte dhe mos te behesha tekanjoze.Oo po per babin asgje nuk ishte shume per mua.cdo dite te pare shkolle vajzat I sillte mami ne shkoll.Une asnjeher nuk mbaj mend nje dite te pare pa tim ate.cdo vite.Kam fotografite nga klasa e ppare deri ne te teten.Une isha krenaria e tij.Kur nje hartim imi u botua ne gazeten e qytetit ajo faqe dilte na ssirtari sa here dikush vinte per vizit dhe babi e tregonte me krenari.Ai ruante fletoret e mija vetem per faktin se une kisha shkrimin e bukur. Ne 15 vjetorin tim me dhuroi librat e Harry Potter..I kisha fiksim ti kkisha personal ata libra dhe I ruaja qe askush mmos te mi prishte sadopak.Sot i hap dhe lexoj vetem mbishkrimin e tij "Babi te do sa boten".. Kam cdo kujtim me ate, me tim Ate.Me te mesoca notin,bicikleten.Me te kam mesuat madje te hedh dhe hapat e pare(keshtu me kane thene) Ai me zgjodhi emrin nga "Harku I Triumfit" dhe une e ruruaj ende ate botim te vjeter si relike te cmuar. Behen dy vjete qe sje me pran meje por une te dua njesoj dhe te kujtoj cdo minute.Sa here me prishet bicikleta dhe ska kush e rregullon,sa here hap telefonin dhe shoh numrin tend te cilin nuk mundem kurre ta fshi.Gjithmone Babi.
Letra 38
Mirmbrema Anabel..ju pergezoje per temen e zgjedhur.Sa e lexova menjeher me shkoje mendja te babai