Dëshira për të fryrë buzët më ka lindur prej vitesh, kur shihja vajzat në televizor me buzë të plota dhe pastaj modelet në Instagram. Gjithçka dukej më e bukur në një fytyrë me buzë të plota. Makeup-i, dhëmbët, madje dhe jeta dukej më e bukur nëse do t’i bëja ballë me një palë buzë mishtore. Dhe vendosa të shkoj tek doktori.
S’e dija fare ç’më priste. Dija vetëm që nuk doja ato buzët e ekzagjeruara që dilnin si rezultat i një pune të tmerrshme silikoni. Unë doja diçka të thjeshtë, të përkohshme. Kush e di, në një të ardhme mund të më mungojnë buzët e mia, siç i mungojnë mamit tim tani.
1. Duhet të përgatitesha fizikisht/shpirtërisht
Shpirtërisht duhet të dija çfarë doja dhe ç’të bëja. Më pak është gjithmonë më mirë se më shumë në botën e fillera-ve të buzëve. Fizikisht, mësova se duhet të mos merrja aspirinë, kapsula me vaj peshku, multivitamina apo vitamin E një javë para takimit, sepse shërbejnë si hollues gjaku dhe mund të shkaktojnë nxirje pas injeksionit.
2. Duhet ta hiqja nga koka buzët e Rihanna-s
Dhe absolutisht të mos i tregoja foto doktoreshës. Buzët janë të gjitha të ndryshme dhe të kërkosh të kesh buzët e dikujt, kur ti ke një strukturë tjetër është absurde. Anatomia e njerëzve është e ndyshme dhe fytyra e gjithësecilit ka formë të ndryshme. I tregova doktoreshës çfarë doja dhe ajo përshtati kërkesat e mia në varësi të formës time duke ruajtur proporcionin me pjesën tjetër të fytyrës. Dhe iu desh shumë punë të më shpjegonte që s’mund ta kisha kurrë atë këndin e bukur të Rihanna-s mbi buzë.
3. Filler-at janë të ndryshëm
Më vonë mësova që ka lloje të ndryshme materialesh për të mbushur buzët me bazë acidin hialuronik. Juvederm-i është ndër më të mirët, nuk dhemb shumë gjatë aplikimit dhe ka enjtje minimale. Unë fillimisht provova një tjetër lloj mbushësi që ndjehej ca më shumë gjatë injektimit dhe jam enjtur, pa harruar dhe topat e krijuar brenda në buzë. Juvederm dhe Restylane kanë rezultat më natyral falë përbërjes shumë të hollë, po ku ta dija unë.
4. Mos planifiko asgjë të nesërmen
Nuk e di nëse isha unë, organizmi im apo material ii përdorur, por jam enjtur aq shumë gjatë natës dhe të nesërmen, sa s’mund të dilja nga shtëpia. Nuk ishte aspak e bukur për t’u parë dhe askush nuk do ta kuptonte që unë thjesht kam injektuar një sasi fare të vogël mbushësi prej 1 ml. Rezultati do jetë natyral ju betohem, mos më shihni ashtu.
5. Pamja Instagram-eske nuk vjen falas
Shihja vazhdimisht pamje vajzash të bukura dhe të kuruara në rrjete sociale, por ku ta dija unë sa do më kushtonte?
Një shiringë 1 ml Juvederm kushton rreth 200 euro (dhe mund t’ju duhen më shumë se aq) dhe duhet ribërë çdo 6-8 muaj. Nëse po mendon të bësh buzët, fillo kurse.
6. Filler-i nuk zgjat përgjithmonë
Fatmirësisht nëse e urren rezultatin dhe fatkeqësisht nëse e dashuron pamjen që kanë buzët e tua gjatë ditëve të para.
7. Kujdesi pas fryrjes është minimal
Nuk duhet të tregosh ndonjë përkujdesje të veçantë për buzët. Mjafton të vendosësh akullin që do ta japë doktoresha pas injeksionit.
8. Bëjeni mbushjen gradualisht
Pasi të keni përdorur pjesën më të madhe të filler-it, lini pak në fund për rikorrigjimin. Duke qenë se do filloni të enjteni gjatë injeksionit, mund të ketë gabime. Kjo rregullohet lehtësisht nëse riktheheni në klinikë pas pak ditësh, kur të ketë rënë enjtja dhe të injektoni pjesën e mbetur në vendet e duhura.
9. Nëse jeni të palumtur me rezultatin, mund ta hiqni
Mund t’i kthesh buzët në gjendjen fillestare. Duke qenë se mbushësit janë me bazë acidi hialuronik, mund të shpërbëhen me hialuronidazë.
Thënë kjo, tani mund të shijoni buzët tuaja të reja.