Linda Flloko, vajza e vetme e Timo Fllokos dhe Vera Grabockës ndonëse gjithnjë ka zgjedhur të rrijë larg vëmendjes mediatike dhe ekranit, duket se e ka patur të pamundur.
Dhe shkak për këtë bëhet bukuria e saj. Linda, e cila prej vitesh jeton në Los Angeles, California duket se ka marrë tiparet më të bukura të çiftit të famshëm.
Mollëzat e kërcyra, hunda perfekte dhe ëmbëlsia e tipareve të bëjnë të mos i heqësh dot sytë për minuta me radhë.
Në fotot e publikuara së fundmi nga grimierja e njohur Lili Ismaili, ajo duket identike me nënën e saj.
Siç duket, Linda ka të njëjtin qëndrim, të njëjtën hijëshi dhe të njëjtin stil me producenten, e cila gjithashtu është shquar gjithnje për fizikun dhe ‘rininë e përjetshme’.
Vajza e aktorit të madh, është nënë e dy djemve nga martesa e saj me bashkëshortin e saj izraelit Ilan Gorodez.