Top List

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në Tiranë

19 Mars 2018

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në

Teksa isha duke qëndisur këtë dhuratë të personalizuar për një mikeshë, një pyetje më qarkullonte vazhdimisht në mendje: Ku mund të gjejmë picat më të mira rreth e rrotull?

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në

Sipas një shprehjeje, ne s’mund ta blejmë lumturinë, por mund të hamë pica që është pak e shumë e njëjta gjë. Prandaj vendosëm që për një javë të porosisnim pica nëpër vende të ndryshme të Tiranës për të zgjedhur ato më të shijshmet.

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në

Ja sugjerimet tona për të cilat më vonë do të na falenderoni!

Proper Pizza 

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në
Porositur më 14:40; Arriti: 14:57

“Picat e shoqërisë” mund t’i quajmë pa frikë picat e Properit. Ato janë më të përshtatshmet për ditët kur mblidhemi me miqtë e pica s’mund të mungojë si ushqim. Një gjë që më pëlqen është përdorimi i farave të susamit, detaj që nuk e gjen në vendet e tjera. Ne porositëm pica “Kolazh”, një version i ngjashëm i “4 Stinët”, dhe pica “Margarita”.

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në
Pizza Kolazh 30 cm - 600 Lekë
Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në
Pizza Margarita 30 cm - 420 Lekë

Të gjithë përbërësit ishin shkrirë në një dhe fatmirësisht pica ishte e ngrohhhtë! Pra, në mbledhjet me shokë e shoqe, “Proper Pizza” është mikja e re e grupit!

Piceri Era 

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në
Porositur më 13:35; Arriti 13:50

Këtë e quajtëm “Pica familjare” pasi gjithë produktet e picës “4 djathrat” ishin shkrirë në një të vetëm, si një familje.

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në
Pizza 4 Dhjathrat - 530 Lekë

Tek kjo lloj pice zakonisht ndodh që të ketë pak më shumë seç duhet kripë për shkak të djathit si përbërës. Por kripa ishte e balancuar, e ngrohtë, ndërsa brumi i hollë dhe i butë.

La Pizza Mia

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në
Porositur më 14:47; Arriti: 14:56

La Pizza Mia-n e quajmën “Pica Hangover”. Me vendodhjen në Bllok dhe shërbim 24 orë, është vendi perfekt ku mund të hash diçka pas një party “të çmendur” në club. Ti shkon aty jo vetëm se të hahet diçka, por sepse realisht do të hash një picë të mirë. Forma ishte pak e çuditshme, por kujt i prish punë?

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në
Pizza Margarita - 400 Lekë

Djathi zgjatej kur shkëpusje copat, gjë që është e mirë pasi tregon se përbërësit janë të shkrifët dhe të butë.

Pizza Time 

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në
Porositur më 14:53; Arriti: 15:30

Padyshim është “Pica e ngeshme”. Sipas një specialisit amerikan për picat, nëse e keni me nxitim, mos e merrni mundimin të gatuani picë. Durimi është thelbësor dhe Pizza Time duket se zbaton këtë teori.

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në
Pizza 4 Dhjathrat - 540 Lekë

Vonesën e justifikoi padyshim shija e djathit të shkrifët tek pica “4 Djathrat”, brumi i ngrohtë dhe anët pak të thekrisura që më bënë t’i haja për herë të parë.

Pizza Juvenilja 

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në
Porositur më 14:19; Arriti: 14:24

Pica që theu rekord për shpejtësinë e mbërritjes, është gjithashtu me plot gojën pica “Thyej dietën”.

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në
Pizza Margarita - 300 Lekë

Ishte vërtet shumë e mirë, pak e yndyrshme, por jo në nivele të tepruara dhe ia vlente që të thyhesh dietën për një ditë. Na besoni!

Pizza Pavarotti

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në

Piceri Pavarotti nuk ka shërbim taksi, por kjo s’na pengoi të shkonim ta merrnim.

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në
Pizza 4 Dhjathrat - 680 Lekë

Brumi i thekrisur, i hollë sa duhet dhe djathi i shkrifët na hoqi si me magji mërzitjen për faktin që na u desh të shkonim vetë për ta marrë. Eh, “Pica e lumturisë” me pak fjalë.

Pizza Saporita 

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në

As Saporita nuk ka shërbim taksi, por mund ta mbani si as nën mëngë kur doni të qerasni dikë. “Pica e qerasjes” do t’ju shpëtojë kur personi që duhet të zgjedhë vendin dhe duhet të paguajë je ti.

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në
Pizza Margarita - 400 Lekë

Ambjenti është i lezetshëm dhe çmimet e përballueshme.

Pizza Arte 

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në

Por mund të provojmë me raste edhe picat tradicionale italiane. Pizza Arte sjell traditën e picave napoletane, ku u prodhua për herë të parë pica. Për pjekjen e tyre përdoren furrat e drurit ashtu si gjithë picat Made In Italy.

E në fund Pizza “Street Style”

Zbuluam se ku mund të hamë picat më të mira në
Pizza me sallam - 100 Lekë

Është pica që pothuajse të gjithëve na ka rastisur ta porosisim kur kalojmë afër Piramidës, tek Laguna. Ti e merr në dorë dhe e shijon rrugëve sepse të themi të drejtën, kujt nuk i shijon ushqimi “i shkujdesur”. Mos kalo tek Laguna pa marrë një copë picë me sallam, mish ose ton.

Ah, edhe diçka: Sipas një studimi, ne mund të hamë pica në mëngjes. Me sugjerimet e mësipërme, mesa duket mund t’i zbukurojmë edhe mëngjeset sa herë të duam!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.