Kaçurrelat janë kaq nam sa jo më kot ju kemi thënë se të jesh kaçurrelse është gjëja më e mirë në botë.
Pjesa dominante e grave të famshme në Shqipëri (dhe jo vetëm) nuk kanë të tilla, por në mesin e tyre gjendet një komunitet fare i vogël kaçurrelsesh, që kanë preferuar të mos i tjetërsojnë flokët e tyre, përkundrazi njihen dhe mbahen mend fare lehtë, thjesht dhe vetëm prej kaçurrelave.
Ema Qazimi do të kujtohet përgjatë gjithë rrugëtimit të saj artistik si kaçurrelsja me modelet fare të thjeshta të flokëve, herë bisht e herë me disa kapje të vogla. Që në moshën 14- vjeçare, ku nisi të këndojë në skenën shqiptare Ema zgjodhi t’i mbante kaçurrelat e saj ashtu si ishin.
Madje hitet e si: “Shqipëri o vendi im”, “Të dua o jetë” do të mbahen mend gjithmonë si të kënduara nga Ema, kaçurrelsja Ema.

Liljana Kondakçi është po ashtu një tjetër kaçurrelse e skenës së dikurshme shqiptare, ndonëse me një kaçurrel jo aq sustë sa të Emës.
As muzikës popullore nuk i mungon një kaçurrelse. Të gjithë e dimë për kë bëhet fjalë, Irini Qirjako kush tjetër!
Ndërkohë kaçurrel të butë, të valëzuar ka Rovena Dilo.
Një lloj floku të kësaj natyre ka edhe Rita Ora, që së fundmi ka preferuar të shfaqet me një kaçurrel sa më kaçurrel.

Pastaj nëse na duhet të sjellim shpejt e shpejt ndërmend një kaçurrelse tipike, që dallohet prej së largu, përgjigjja vjen e menjëhershme: Inis Gjoni.
Të gjithë do donim t’i kishim një herë të tilla flokët apo jo? Dhe meqë jemi në këtë nivel kaçurreli, Hueyda El Saied po që ka kaçurrelat e ëndrrave.
Kaq të bukura sa janë kaçurrelat nuk kishte si të mos mungonte një kurorë Miss- i mbi to.
17- vjeçarja Irsa Demneri u shpall “Miss Shqipëria 2007”dhe duhet thënë, kaçurrelat patën jo pak ndikim!

Ku flitet për kaçurrelse, flitet dhe për Adelina Ismajlin. Nëse për ju kombinimi më i paparë janë një palë kaçurrela të kuqe, ja ku i keni!
Po ta mendosh larmishmëria e kaçurrelseve të famshme shqiptare s’është fort e pakët. Pas së kuqes së Adelinës vijnë tani dy bjonde kaçurrelse, më bjonde se bjondja vetë.


Dhe meqë jemi mes kaçurrelsesh, Fatma Haxhaliu dhe Bertina Mehmeti e “Big Brother 3” u bashkohen denjësisht listës.
“E diela Shqiptare” nga ana tjetër na e ka bërë fort familjare Andresën dhe rricat e saj.
Nëse ju duhet një tjetër kombinim, ai i një kaçurrelseje të mirëfilltë brune e kemi dhe këtë. Sheila Haxhiraj, fituesja e X Factor Albania 1.
Përpos tyre, artiste të shumta kanë provuar pse jo të shfaqen me një palë të tilla, kaçurrela në plot kuptimin e fjalës.



Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.