Për mendimin tonë

Të gjitha çfarë duhet të dini nëse jeni një ‘friend with benefits’

13 Mars 2018

Të gjitha çfarë duhet të dini nëse jeni një

Megjithëse edhe në vendin tonë “friendship with benefits” ka egzistuar dhe vazhdon të egzistojë ne ende nuk kemi ende një emër specifik për të.

Konkretisht bëhet fjalë për marrëdhënien e dy miqve të cilët kanë edhe raporte seksuale me njeri-tjetrin por që në fund të ditës janë vetëm miq. Sigurisht kjo është e ndërtuar mbi përfitimin e kënaqësisë seksuale dhe jo domosdoshmërisht të ndjenjës dashurore nga palët. Por ja çfarë duhet të dini nëse e keni gjeur apo do ta gjeni ndonjë ditë veten në rolin e një “friend with benefits”:

1. Mendo qartë për atë që kërkon

Nëse kjo lloj marrëdhënie nuk është diçka të cilën e ke kërkuar atëherë nuk është e thënë ta vazhdosh. Fakti që jeni miq dhe mes jush nuk ka një raport dashuror bën që edhe ndërprerja e marrëdhënies të jetë më e lehtë.

2. Mos prit të kthehet në një lidhje

“Friends with benefits” nuk janë kurrë në një lidhje dhe as nuk presin që të lidhen ndonjëherë. Kjo shpjegon më së miri edhe filozofinë e kësaj marrëdhënie.

3. Është seksuale jo emocionale

Sigurisht, këtë duhet ta dini që në fillim. Pasi nëse lidheni shumë emocionalisht me dikë i cili nuk bën të njejtën gjë  pala e lënduar do të jeni ju.

4. Përdorni masa mbrojtëse

Një shtatëzani e padëshiruar nuk është asnjëherë e mirë. Aq më tepër kur bëhet fjalë që babai apo nëna të jetë shoku apo shoqja juaj.

5. Kujdes para miqve

Nëse nuk dëshironi që të tjerët ta marrin vesh atëherë kujdesuni për figurën që bëni para miqve tuaj të përbashkët. Disa gjëra thjeshtë nuk janë shumë të vështira për t’u dalluar nga ata që ju njohin të dyve.

6. Diskutoni rreth fundit

Një marrëdhënie e tillë shtë e destinuar të mbarojë disi. E mira është që të diskutoni me shokun-partnerin tuaj rreth kësaj.

7. Sigurohuni të jetë qejf

“Friend with benefit” konsiderohet si një raport në të cilin kënaqësia është primare, pasi asgjë nuk ju kushtëzon ta bëni të funksjonojë. Kështu që nëse vendosni ta bëni, sigurohuni që të jetë qejf!