Kuzhina

Shqiptarët që e nisën nga hiçi dhe mrekulluan gjithë Italinë

6 Mars 2018

Shqiptarët që e nisën nga hiçi dhe mrekulluan gjithë

Marrë nga artikulli “Cuochi albanesi in Italia. Storie di grandi chef, qualita e integrazione” (Kuzhinierë shqiptarë në Itali. Histori të shefave të mëdhenj, cilësi dhe integrim)

Shqiptarët që e nisën nga hiçi dhe mrekulluan gjithë

Shumë [shqiptarë] si Entiana Osmenzeza erdhën në Itali në kohën kur ishin ende minorenë. “Studioja në Shqipëri” tregon ajo “dhe nëse do të ishte mirë do të kisha qëndruar atje, por në vend kishte luftë civile dhe ishte e pamundur të ndërtoje të ardhmen.”

Shqiptarët që e nisën nga hiçi dhe mrekulluan gjithë

Pas rënies së regjimit komunist situata ishte shumë e ndërlikuar, kështu në moshën 16- vjeçare ajo mbërrin në Itali, në vendin që siç thotë vetë “ishte si Amerika për ju italianët”. Të gjithë formimin e saj në gatim e krijoi në Itali dhe me aq sa mësuam, edhe bashkëatdhetarët e saj gjithashtu. Jeta si refugjate është e vështirë, vitet e para ishin shumë sfilitëse për të: zgjimi që në mëngjes herët për të punuar në bar, shkolla, puna dhe më pas studimi gjatë natës.

Shqiptarët që e nisën nga hiçi dhe mrekulluan gjithë

Çfarë e dallon Entianën? “Fuqia e vullnetit”. Ajo u diplomua në shkollën e hotelerisë “Les Meridiens”, bëri praktikën në disa restorante lokale si dhe arriti të bashkëpunojë me disa nga emrat më të shquar të kulinarisë italiane si Fulvio Pierangelini, prej nga ku mësoi vërtet shumë.

Shqiptarët që e nisën nga hiçi dhe mrekulluan gjithë

Mario Peqini erdhi në Milano në moshën 13- vjeçare për t’u shndërruar më pas në një ndër pastiçierët më të mirë në vend, ku guida “Identita Golonese” i dha çmimin “Shefi i Pastiçerisë” në vitin 2013. Si ai, erdhën dhe dy shqiptarë të tjerë: Irdi Keci kur ishte vetëm 12 vjeç dhe Veri Shaqja, asokohe vetëm 17 vjeç.

Shqiptarët që e nisën nga hiçi dhe mrekulluan gjithë

Ky i fundit tregon se ishte e ëma ajo që ndikoi dhe edukoi shijet e tij që në Shqipëri me zupat e ndryshme dhe pilafin. Punoi fillimisht në një restorant peshku në Piemonte për të zbuluar më pas, më thellë traditën lokale të vendit. Veri Shaqja drejton kuzhinën e një prej restoranteve më të famshëm në Asti, me mbi 40 vjet histori.

Shqiptarët që e nisën nga hiçi dhe mrekulluan gjithë

Bleri Dervishi ndërkohë në moshën 4- vjeçare kaloi ngushticën e Otrantos përmes një gomoneje së bashku me prindërit e tij. Arriti fillimisht në qytetin e Fabro- s ku i ati punoi si druvar ndërsa e ëma si pjatalarëse, aty ku mësonte dhe mbante gjithçka mundej shënim.

Shqiptarët që e nisën nga hiçi dhe mrekulluan gjithë

Pas fitores së MasterChef Albania, edicioni i dytë, Bleri u kthye të punonte në Siçili, ku është shef i “Monaci di terre nere” në Zafferana Etnea.

Shqiptarët që e nisën nga hiçi dhe mrekulluan gjithë
Sokol Aliaj

Listës së gjatë të talenteve shqiptare i bashkohen edhe Sokol Aliaj i ardhur në Itali më 1997- n, Ardit Curri, Ronald Bukri apo Simona Bulla.

Shqiptarët që e nisën nga hiçi dhe mrekulluan gjithë
Sokol Ndreko- Punoi fillimisht si murator