Parfume

6 parfumet unike që duhet të provoni patjetër këtë pranverë.

26 Shkurt 2018

6 parfumet unike që duhet të provoni patjetër këtë

Sezonet po ndryshojnë dhe është zyrtarisht koha për të menduar për një aromë të re që t’ju përfaqësojë. Parfumet dimërore mund të ndjehen  shumë të rëndë në lëkurë me ardhjen e sezonit të ngrohtë.

Eshtë një xhungël parfumesh, me mundësi të pafundme dhe nëse jeni duke kërkuar për aromën perfekte për veten, gruan, të dashurën, nënën... ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Kontrolloni zgjedhjet tona për disa nga parfumet më të trendy për këtë sezon.

Poison Girl nga Dior

6 parfumet unike që duhet të provoni patjetër këtë

E krijuar për fanset më të vogla të markës, e cila vjen në një shishe rozë në formën klasike të Poison. Aroma e re ndihet si një lule e hidhur - e ëmbël, skandaloze e shijshme, e bërë për gratë e reja rebele, feministet që ndjekin ëndrrat e tyre.E gjeni në parfumerinë Etos.

 

Chloe by Chloe

6 parfumet unike që duhet të provoni patjetër këtë

Parfumi joshës , lehtësisht i dallueshëm midis aromave të tjera, me bazë florale jasemin, trëndafil, fruta dhe disa nota pikante. Sa i butë dhe shokues, ky parfum sjell në një aromë të mirë lulesh që do të kapë vëmendjen e të gjithëve rreth jush.E gjeni në parfumerinë Etos.

Laura Perfume nga Laura Biagiotti

6 parfumet unike që duhet të provoni patjetër këtë

Nisur nga shtëpia e dizajnit të Laura Biagiotti në 1994, Laura është një aromë freskie,  e klasifikuar si një lule frutore. Ky parfum posedon një përzierje me nota të ëmbla, luksoze: në krye të aromës, për shembull, keni litchi, kumbull,  bergamot, shalqi dhe palisandër . Pas kësaj, shfaqet baza me nota lulesh veçanërisht  violet, freesia, jasemin, orkidin dhe zambak.

Bloom nga Gucci

6 parfumet unike që duhet të provoni patjetër këtë

Personifikon femrën bashkëkohore ,vitale dhe autentike të Gucci, fragranca florale si një kopsht i lulëzuar Bloom  Eau de Parfum është krijuar për te shpalosur aromën e tuberozë, të jasemines dhe luleve të tjera të bardha.E gjeni në parfumerinë Etos.

La Panthere Cartier

6 parfumet unike që duhet të provoni patjetër këtë

Krijuar nga Mathilde Laurent, Cartier zgjodhi për këtë fragrance që përmban madhështinë e lule gardenias e cila  rrezaton feminitet sensual,për të personifikuar panterën. Gardenia miksohet me një aromë kadifeje arre-myshk.Panther ka një aromë joshese që askush nuk mund ti rezistojë

My Blush nga Burberry 

6 parfumet unike që duhet të provoni patjetër këtë

Aromw lulesh dhe shije frutash, Eau de Parfum bashkohet me koleksionin e fragrancave #MyBurberry. Frymëzuar nga një kopsht në Londër, me nota të shegës , limonit dhe petale trëndafilit, kombinuar me mollë të freskët dhe me jasemin për një aromë intensivisht femërore. E gjeni në parfumerinë Etos.