Social Buzz

Zbulo sa njerëz ka me emrin tënd në Shqipëri

26 Shkurt 2018

Zbulo sa njerëz ka me emrin tënd në Shqipëri

Përveç emrave shumë të rrallë, që vinë kryesisht nga bashkimi i inicialeve të familjarëve, çdokush prej nesh ka të paktën një adash në një cep të Shqipërisë. E dini se ekziston një mënyrë si të zbuloni sa të tjerë kthejnë kokë me emrin tuaj?

Në faqen zyrtare të Institutit të Statistikave, ndodhet opsioni i mëposhtëm.

Zbulo sa njerëz ka me emrin tënd në Shqipëri

E dimë që jeni super kureshtarë të zbuloni sa njerëz të tjerë ka me emrin tuaj, ndaj po ju tregojmë hap pas hapi si të veproni.

Klikoni në opsionin e mësipërm dhe më pas shkruani emrin duke specifikuar gjininë. Sistemit të Instat-it i duhen pak sekonda për të dhënë rezultatin që i referohet të dhënave deri në vitin 2014.

Zbulo sa njerëz ka me emrin tënd në Shqipëri
Shembull me emrin Ana.

Në sistem, ndodhen edhe të dhëna për emrat më të përdorur dhe cili emër dominon së fundmi në qytete të ndryshme.

Zbulo sa njerëz ka me emrin tënd në Shqipëri
Shembulli me emrat e vajzave për çdo qytet.

S'na la kurioziteti dhe kërkuam edhe për emrin Anabel dhe gjeje çfarë? Plot 27, vajza mesiguri. Po me emrin tuaj sa ka?

Zbulo sa njerëz ka me emrin tënd në Shqipëri