Tre dekadeshja kalamo! Ti Anabel thua se c’do hidhni aty dashuri apo vrer eshte puna juaj. Vallaj te me kish dale ky statusi jot para syve rreth 6 muaj me pare, jo me shume, do futesha disi ne mendime..por me aq sa me kane pare syte dashuri s’behet llaf mes kunatave. Ju mund te thoni se c’ben ketu duke shkruar per nje njeri se honeps dot..(?!)..keni te drejte! Por ja qe nuk shkruajme vetem per ato gjera, njerez, kujtime qe i duam, qe na pelqejne. Mund te tregoj situata edhe me konkrete ku te tregoj sa gjysme eshte ajo..por mendoj se qarku i shkurter i saj mund edhe ta kuptoje qe eshte shkruar nga une kjo leter, kur te risjelle ndermend situaten. E them kete sepse zonja ne fjale, qe mban tre dekada ne shpatullat e saj te gjera e te gjera eshte ndjekese e juaja..dhe kohet e fundit ka nisur te behet e gjalle edhe duke bere ndonje like tek ktu ne po ato letra qe kam bere une tek ju, ose duke iu kushtuar me teper vemendje si faqe. Kete po them Anabel. Ajo me perndjek, hunda e saj perpiqet te nuhase cdo gje qe bej une. Kemi me shume se pese vjet diference me nj-tj, une jam e vogla, por them se nga logjika ajo eshte me e vogel se une. Blej une dicka, blen edhe ajo, vesh une nje x gje, nis edhe ajo te beje te njejten gje. Nuk ka qene perdoruese e rregullt e fb-se por eshte bere qe kur u beme “friends” ne fb, nuk kish instagram, por pa qe une kisha dhe i hyri krimbi. S’reshtin fotot per te me treguar sa e “bukur” o! S’reshtin check in-et, ndonje status ku ben si e zgjuar. Nuk di te them se kush eshte driza apo ferra, por me vjen keq qe me ben te tille njeri qe te perbuz dike. Ma shpif.. eshte mendjelehte, nje cope fshatare qe i ka ecur fati dhe eshte mire ekonomikisht. E duke e ditur se eshte mire ekonomikisht, me shet mend mua se do te me shtije zili qe ajo dhe i shoqi jane me mire se une dhe ky imi. Aman Anabel..me ulet perballe ne tavoline dhe nuk mi shqit syte. Nuk dua te paragjykoj, por sinqerisht qe nga pamja ia marr dhe kjo e acaron. Qe heren e pare se si me shihte.. une rreth 1 e70 dhe ajo rreth 1 e 50 a ku di une. Budallacka..eshte ziliqare, intrigante, skuthe. Vdes te bjere ne sy para meje. Edhe sherr ne familje ka shkaktuar dhe kur une e kam mallkuar eshte bere nje grusht dhe eshte zverdhur ne surrat. Kur e njoha..kur kuptova se njerez te rinj po hynin ne jeten time (dmth familja e te fejuarit) mendova se nuk ka pse qe ne te dyja te jemi si kunatat e tjera..biles as nuk me pelqente ta prezantoja tek te tjeret si kunata ime, por si shoqe. Por ndodhen njera pas tjetres gjera.. ne fillim perpiqej te me bente te ndihesha keq dhe une nuk ia ktheja per hir te atyre te tjereve deri sa nuk durova me, shpertheva Anabel. Tani me njeh me mire dhe anasjelltas.. tani as nuk perpiqem te krijoj shoqeri me te, asgje nga keto. (Vjehrra, pasi ndodhi sherri i madh, me tha se midis kunatave nuk ka shoqeri.. “Kunata, ku-nata dmth nate, errresire” me tha, s’mund te jeni shoqe kur keni dy burrat vellezer). Sa me mire te sillesh aq me keq eshte. Uroj qe te behet me nje beb e te kete me c’te merret e te rritet ca nga mendte e kokes dhe mos beje me si femije, keshtu s’do kete kohe te me imitoje, te mundohet te bjere ne sy para meje. Ndoshta do kuptoje se zilia ha ate qe e ka, vetes i ben dem. Une s’kam per ca ta kem zili. Faleminderit.
mirembrema Anabel dhe lexuesa kjo tema e sotme me pelqen shum se ka shum per t qeshur por dhe per t ven duart mbi koke, ne fakt un jam 21 vjec e lidhur me nje djal qe shyqyr ska motra (shaka)..un dua te shkruaj per hallat e mia per kunatat e mamit tim!!! qe ti thuash mamit tim je e durueshme kjo esht shum pak per ate, ajo duron aq shum sa dhe durimi i saj ma heq trurin ndonjeher..kur ja permend thot se sdo te merzisi babin.. ama ka raste kur njeher ne muaj jua kthen po fuqishem fare nje her ne muaj do thoni ju??? po sepse kto hallat e mia si papun qe jan vijn perdit tek shpia ime, se kan mamane akoma,dhe bejn thashetheme mengjesin mbasditen kafet i pijne ketu, sado jan me nga 3 kalamaj secila ..xhelozia e tyre ska fund, ndonjeher sajojn fjale dhe situata me mendjen e tyre, kur kujtohem qe dhe un kam qen e pranishme ne ate situate ateher e kuptoj cfar 2ftyresirash jane po ctu besh do thoni ju? para babit bejn si te ndershme, zemra halles e bukra dheut, qajn e permallen me pretekst se ja t erdhi mosha do na ikesh do fejohesh t kemi rrit me keto duar, ama kur s esht babi, degjoj fjal nga me te ndryshmet..ajo motoja e jetes se tyre esht fjalia 'si ke len gje asaj '(per mamin tim) ..flasin me ironi, t shikojn nga koka tek kembet si je veshur, pale mamin tim e studiojn ..kur ska njeri nshpi qe esht vtm gjyshja, vijne dhe bejn kontroll dollapesh, kam degjuar fjal 'shum e mban veten ajo' (mami im esht stiliste ne profesion kjo e shpjegon pse ka shije ne veshje) ...nuk dijne te thone njiher te lumshin duar,ose sa bukur je ber, ose te te afrojne .se di si duron mami im ..un sdua as ti shikoj me sy !!!
Kunata!..duket vete nga emri, “ku-nata”?!!! Vtm se kjo e imja nuk eshte nate por erresire fare .. Imagjino te te vij tjetra te te bej si zonje e rende dhe e veshtire ne ‘shtepine tende’ qe ta kapesh e ta qitesh prej zhelesh jashte...Nuk respekton asnje (nuk besoj ia di kuptimin kesaj fjale) dhe sillet shume keq me te gjithe, sidomos me mua nuk e kuptoj as perse?!!..Eshte kokrra e dembeles dhe ka nje tip shume me teper se acarues. Nuk e kuptoj ku I kishte syte im vella kur gjeti ate, per me teper qe eshte e shemtuar njehere qe c’te te them, ta vendosesh perballe “stich” do ishte nje krahasim I papranueshem nga ana e “stich”… Stich huh te tingellon I degjuar Hajdi? Just kidding, besoj e ke kuptuar qe behej fjale per ty …Meqe e di qe nuk le leter te anabelit pa lexuar,se dhe ato qe mund te te shpetojne padashje ti tregoj une permbajtejet, thash te shkruaja edhe une nje leter per ty se sic po flisnim “nuk doli njeri te shkruante per ne” keshtu qe mos u qaj me tani moj korbe .Me ane te kesaj letre kam nderin dhe kenaqesine te te shpreh ndjenjat e mia kunaterore per ty …Kjo kunata ime qe thoni ju qe nuk thate asgje eshte me e mira (deri tani te pakten sepse thelle thelle un e di qe do i nxjerre kthetrat nje dite) …E bukur eshte, puntore poo, shume e sjellshme dhe shume te tjetra qe pertoj ti shkruaj..se me duket sikur po I bej reklame...Hajdeee shesim kunatennn ne ankand!! . Nuk me duket fare sikur e kam kunate, sic thot edhe mami e kemi si kushuriren tone sepse jemi mesuar qe ta kemi shtepine gjithmone plot me njerez…Iu drejtova me emrin Hajdi pak me lart, jo se eshte emri I saj jooo se ajo ka nje emer te shemtuar e shkreta,dicka me Ajshdkflfj dhe ca shkronja te tj nga mbrapa,por I therras Hajdi se me ngeli goja hajde kur do na vish kete here, hajde sot, hajde neser hajde keshtu hajde ashtu sa ndonjehere me thote “M’u bere me keq se yt vella me duket sikur jam fejuar me ty jo me ate”.. ..Mund te vazhdoja te te shkruaja me teper por kaq e ke teper. Ja po t prsh edhe me nje kenge
Kunata ime... C'kunat thuaj... Me mire te them shoqja ime... Kjo nuk eshte nga ato historite me kunata shtriga ... Perkundrazi histori me shoqe Ne jemi kunata "burrat vellezer" . Ajo ishte fejuar para meje me dashurine e saj te madhe... Une isha "nusja" tjeter qe po vija ne shtepi Per kunatat cfare s'eshte thene gjithmone dhe une pak a shume ate koncept kisha. Kur jemi takuar per here te pare "kunata" qe une kisha sajuar ne koken time doli tjeter gje: nje mike shume e mire! "Kunaten" ( e shkruaj ne thonjeza pasi nuk e konsideroj kunat ) e kam prane ne te mire e ne te keq. Ajo eshte njeriu i surprizave dhe sigurisht qe nuk i ka kursyer me mua. Une kam nje vajze te vogel te cilen ajo e adhuron. Ajo ka dhe nje mbese te vogel dhe nuk ka kenaqesi me te madhe kur shoh qe i perkedhel dhe i mban prane saj njesoj. Do thoni qe kur ska probleme normal qe do shkoni mire...E keni gabim... Bashke te dyja kemi kaluar dhe po kalojme disa situata jo fort te mira e te bukura te cilat na prekin njesoj por lidhja qe kemi po na e lehteson disi dhe po i kalojme sic duhet!!! Falenderoj Zotin qe kam nje kunat te tille dhe me kete po ju tregoj qe nuk ka kunata "shtriga" sikurse edhe une kam menduar!!! Puc puc
Mirmbrema anabel.Doja te tregoja nje histori te dhimbshme.Per disa njerez fjala "kunate" nuk perben asnje rrezik ndersa kusheriren time kjo fjale e dritheron.Gjithcka filloi kur njohi nje cun dhe u dashurua me te.Ishte e vogel kur prinderit e kapen ne tel teksa po fliste me te dhe se bashku moren vendimin qe te fejohej.Ajo ishte e lumtur sepse se dinte makthin qe e priste nga kunata e saj shtrig.Kunata ishte nje femer e ulet qe kishte vuajtur ne jet nga marrdheniet e shumefishta me meshkujt dhe kishte nje femij qe me siguri as vet se dinte me ke.E vetmja gje qe bente ishte te nxinte jeten e kushes sime.Sa her kusherira ime shkonte te flinte te shtepia e te fejuarit ajo e detyronte te bente te gjitha punet e shtepise.Kur them te gjitha e kam fjalen dhe te lante te brendshmet e asaj.Ky ishte vetem fillimi.Nje dite i mori vesh nr e tel nga vellai i saj se ndryshe skish shance ta kishte dhe merrte kushen time i kalonte shoqen e vet dhe ajo shtirej si e dashura e te fejuarit.Shoqja e saj e merrte ne mes te nates dhe i thoshte qe i fejuari ishte gjasme me te.Ka kaluar jave te tmerrshme po perseri pati besim te i fejuari dhe nderroi nr e tel.Per tu lidhur me shume me te fejuarin dhe per inat te kunates kusherira ime vendosi te bashkejetonte me ata.Gjerat nuk ndryshuan perkundrazi u perkeqesuan pasi ato(kunata dhe vjehrra) jo vetem nuk e perfillnin fare po e trajtonin si nje plehre te vertet.Cdo nate kunata shtrig i thoshte vllat te vet pra te fejuarit te kushes genjeshtra nga me te ndryshme dhe ndonjeher i mbushte mendjen mamit te vet te shtirej si e semur qe gjat nates ata mos te flinin ne nje dhome.E lodhur nga te gjitha keto ajo vendosi te bente nje kurs parukerie qe te merrej me dicka dhe sh shpejt hapi nje parukeri te vogel.Gjerat po permiresoheshin pasi ajo nuk rrinte sh ne shtepi derisa nje dite erdhi ne shtepi dhe i gjeti te gjitha rrobat,bizhute dhe sendet e saj personale ne toke.Vjehrra i tha qe kete gje e kishte ber cuni i kunates qe ish i vogel.Kjo i fut disa shpulla atij ne sy te kunates pra mamit t vet.Kunata u bo xhind dhe te nesermen i dogji parukerine dhe nuk i ngeli asgje brenda.Aty arriti kulmin cdo gje.Kusherira ime nuk kishte prova ta akuzonte per nje gje te till por beri nje gje me mend u largua andej per te mos u kthyer me kurr.Vetem pak muaj me von i fejuari i saj u bind cfare kishte ne shtepi dhe tani ata jane jashte shtetit me te lumtur se kurre.Faleminderit dhe anonim se do me vrasi kunata kushes
Te lutem anonim. Sa shume gjera kam per te then per kunaten time e sdi nga tja filloj. Po e filloj nga fillimi e martoj mamaja qe 14vjec, e detyruan me zor te mbulohej, pra te vente shami.As 3 muaj njofje ngeli shtatzan.nejti 1 vit pushim ngeli prap shtatzan, lindi goc.ishte 16 vjec dhe kishe 2 kalamanj.Ateher u fejova un.me bente pershtypje ne fillim qe mgjse kishin shpin e vet qe ja kishte bler vjerra ime, vinin cdo dit dhe iknin naten vone.ateher nuk me besdiste ky fakt sepse un nk esht se shkoja shpesh te shtepia te fejuarit por mu dukte e habitshme.Kur goca shkon 2 vjece kunata ngel prap shtatzan dhe vjerres time te shkret i bjen bomba atomike, ne fakt te gjithve jo vetem asaj, 3 fmi dhe vetem 20vjec.vjerra ime i fliste e shkreta je e re ne rrall te par mendo per shendetin tat se kishte shum probleme shendetsore se per 5 vjet 3 kalamaj.Ngel edhe un shtatzan pak mbrapa asaj dhe aty plas xhelozia,qe te rrobat qe i blenim bebave edhe pse ne do jetonim me 1 shtepi me vjerren e vjerrin. Kalun muajt dhe te 2ja lindem situata nuk ndryshoj ajo vinte me 3 femit e saj te zinte deren dhe nuk dinin te iknin,mir shtepia qe ishte ber han por se kishte nevoj ai femij i vogel i porsalindur per qetesi,jo degjoheshin ulerimat e femijve sikur me qen ne xhungel.Mir kjo,por bente si profesoresh se si ta rrisja femijen tim, jepi kte apo ate kur un kisha programuar vet si ta ushqeja, apo kur semurej me temperatur me thonte mos i jep ilace se jan te skaduara.o zot aq me teper e perkrahte edhe vjerra se gjasme ajo ka pjell 3 her dhe di me shum.por aman i ka pjell por i ka leshuar te rrisin njeri tjetrin.sa her vijn kalamajt vijn te gjymtuar. Me burrin flisja po aman me thonte duro se skan ku te shkojn tjeter vetem ne na kan, por mir se po duron se vijn edhe te prishin qetsin por do msoj veza pulen?!Ajo tani esht 22vjece dhe ka lind fmin e 4.vazhdon te vijn prap te ngulen ne shpin time, pervec xhelozis me mua kan edhe me cunin tim sepse shef qe vjerra ime esht shum e dhen pas atij, se e ka ne shpi.megjse ajo mundohet te tregohet e barabarte te 2cunat, nuset e niperit. Tani edhe kur femijt e shprehin xhelozin,ti nona don vetem roin,esht per te ardhur keq,me besoni ndihem keq kur ato fmij rriten me kte fryme.ndonjiher kam frik nga kjo xhelozi se them ma shofin cunin me smir kur ai esht kaq i vogel edhe i don shum kalamajt e xhazhait.Zihen grihen normal jan femij por aman asnji nuk duron te fmija. Sa her me ngacmojn apo rrafin cunin, ose kur vijn ato un iki sepse krijohet 1 situat e padurushme. Ka sa te duash per te treguar tani jam mesuar me iden qe ato sdo bejn ndonji dit pushim, sa i them burrit mir te vijn te jetojn ktu te ne te behemi 20veta me 1 shpi,sa mos te marim dot as fryme. Por renci ka qe ajo se hap me gojen te me japi mend sepse ja kam dhi disa her ne sy te gjithve.prap un as e urrej as e dua, por me vjen gjynaf sepse shkatrroj organizmin dhe 4 kalamanj ti rrisesh esht sh e veshtir.un spo rris dot 1 jo per anen ekonomike por per kujdesim dhe vemendjen qe kerkon rritja e edukimi i nje femije qe sot rreshket kur te duash. Flm per vemendjen
Pershendetje Anabel. Puna eshte keshtu jam martuar para 2 vite dhe jetoj vetem me bashkshortin tim,raportet me familjen e tij i kam te shkelqyer i jap respektin e duhur dhe ata gjithashtu mirepo qe 7 muaj filluan disa probleme me kunaten kur e kuptoi qe isha shtatezene puna eshte qe ajo qe sa vite eshte e martuar dhe ka pasur 2 shtatezani te deshtuara.Filloi te thoshte fjale te keqija tek vjehrra e pastaj tek shoqet madje kur jemi duke darkuar fillon te me pyes per ish-at e mi neqoftese se kam kontakt me ta apo jo (plotesisht pa vend se ato gjera jane shume personale e nuk fliten me kunata ne darka familjare) e kur para disa ditesh ishim duke biseduar per emer une dhe bashkeshorti i treguam te gjithe familjes qe deshirojm ta pagezojme djalin Martin ajo tha se do vendoste ajo per emer dhe deshiron qe tja le emrin e bashkeshortit te saj e kjo m'erdhi qudi po ajo qka me berti qe te me sillej dhoma ishte qe bashkeshorti im pranoj shume lehte.Tek e fundit ta zgjidhte ndonje emer te mire sdo ishte problem por ti vihet emri i bashkeshortit te kunates qe akoma eshte gjalle dhe gezon shendet te plote me duket absurde.
E dashur anabel, Me ke dale ne teme! Une me kunate nuk jam bere akoma por mec po shoh gjerat drejt asaj rruge po shkojne..dhe kjo gje prej disa muajsh po me shqeteson shume! Ndaj dhe vendosa te ndaj me ju kete histori per te mar nje mendim me shume se cfare duhet te bej une si motra me e vogel.. Vellai im eshte 26 vjec dhe prej 8 vitesh ka nje lidhje me nje vajze qe nuk mendoj se eshte ne nivelin dhe lartesin e vellait tim, duke mar parasysh familjen e saj, shkollimin dhe disa tipare negative te karakterit.. Te dashuren e vellait e njoh qe prej fillimit te lidhjes me vllain tim dhe atehere duke qene pak e vogel (ne fillimet e adoleshences) dhe shume naïve cdo gje qe bisedoja me te e merja te mirqene dhe pa asnje lloj interesi nga ana e saj kur ne te vertete cdo pyetje qe me bente ishte per te grumbulluar sa me shume informacion per vellain tim. Keshtu une isha shnderruar ne nje spiune te vogel, sa here ata ziheshin dhe nuk flisnin une do ti tregoja asaj se ku shkonte dhe me ke dilte vellai, kur hynte kur dilte nga shtepia etj… gjersa nje dite(dhe me influencen e shoqeve te mia) e kuptova qe po veproja gabim,e kuptova qe po me perdorte. Sa budallaqe isha treguar, per gjithe ate kohe une kisha vene para vllait tim kete femer! Edhe sot e vuaj shume kete pjese, mendoj ndoshta po te mos isha une,” spiunja vogel”, ndoshta ata mund te ishin ndare qe ne fillime.. Pasi fillova te kuptoja shume gjera, sigurisht nuk I jepja me informata lidhur me vllain tim. Perkundrazi, tani isha une qe grumbulloja sa me shume informacione ne lidhje me relationship-in e tyre. dhe ketu dua te dal te tiparet negative te karakterit te saj.. xhelozi xhelozi pa fund! E thonin te gjithe qe e njihnin, dhe ajo vete me gojen e saj e ka pranuar qe e tepron me xhelozite e saj, po ctaksirate ka vllai im kur sillet aq mire me te, e I rri kaq korrekt?! ..dhe dicka tjeter qe me bezdis sa here dal me te dy, ben rolin e indiferentes. Kete e bene dhe kur dalin me cifte te tjera, nuk eshte aspak sociale me njerezit, ndryshe nga tipi I vllait tim dhe shoqerise se tij. Si te bej qe vellai im ti “hap syte” ? jam perpjekur njeher ti flas por nuk kam nje raport shume “shoqeror” me te dhe me zihet goja sa here dua ti flas me shume..
MOS!!! Anabel cme bere me kete teme!!! Kam dhe une historira me kunaten time, qe deri para ca kohesh e doja si moter(dhe e di ceshte motra se kam dhe vete moter) i blija gjera, i rrija gatitu per cdo gje, e respektoja pervecse e doja, edhe pse ajo smi kthente dhe une mendoja se he se eshte e vogel e nuk i mendon. he se do rritet. por e doja shume. tani se duroj dot. kam kuptuar qe eshte e shtirur, 24 ne 24. me familjen e vet, me vellain e vet (te fejuarin tim) , me kushurinjte e vet, me te dashurin e vet ( qe e zbuluam krejt rastesisht se kjo bente sikur skishte dal ndonjehere ne kafe) , me shoqet e veta qe ktu i thote shpirti zemra ktej ca sthote per to.... po po... se di pse une mendoja qe me mua mund te ishte ndryshe dhe mua mund te me kishte ne zemer... nejse si perfundim mesova se edhe mua njesoj me kishte, si gjithe te tjeret. kur i thirrte interesi me donte kur si duhesha si binte mendja. tani se shoh dot me sy. e dua shum vjehrren time, e respektoj shume, vjehrrin aty aty, por kte dhelprushen e vogel te embel dhe te mire nuk e shoh dot me . se di me esht ftoh gjithcka kisha. nuk eshte se me ka vrare njeri thjesht si harroj dot shume fjale qe me ka thene. per ca kohe u bera e fiksuar, saqe edhe ne enderr me dilte. tani nuk shihemi aq shpesh dhe jam me e qete. kam rene ne qetesine time dhe i kam vene vizen si njeri, sadoqe detyrohem dhe sillem mire, dhe ajo me mua. por besimi ka vdekur. e ka humbur dhe timin dhe te vellait vet. dhe i dashuri ja zbuloi fytyren, dhe askush se sheh me te njejtin sy. dhe sadoqe e di qe mund te jete penduar, se me ka kerkuar edhe falje, nuk e fal dot. me ka zhgenjyer thelle dhe me duket sikur ka tradhetuar besimin tim. un flisja aq hapur me te, ajo kurre skish folur haptaz me mua. e ndiej qe se urrej dot por se shoh dot me kurre me te njejtin sy. dhe gjynah, se po te donte mund te kishim shkuar mire ne perjetesi, se jemi dhe moshatare.. po cti besh kur sdon sdon.... gjithsesi kot shkruajta, sa per tu shfryre, se asaj si bie mendja tek une, se sme ka shkruar as edhe nje here pervecse kur e ka marre i vellai per dore. vazhdon te mos kuptoje. kurre mos kuptofte. m hengri vet mua dhe fajet mendja mi ka. kunata eshte kunate, ste behet kurre moter. filon fisteku (per ta thyer pak kete monotonine e anonimeve )
pershendetje, me kete teme mu kujtua nje ngjarje e imja! Ishi im, qe e doja fort saqe me ishin verbu syte, kishte nje moter. Nje moter qe here me donte here jo, kishte probleme personaliteti, here nje ftyre here nje tjeter, fjaleshume, mendjemadhe, i kishte hip vetja nqef dhe pakez troia. Kohet e fundit filloi te bente goxha gjera te liga kundrejt meje. Por ok sja vura re, x hir te Tij, jam e lidhur me ket thash jo me te motren. Cduhet tminteresoje?! Po ja qe duhej tminteresonte sh pasi Ky ishte njesoj si ajo! Te dy njesoj! Shyqyr qe u largova nga ato! Keshtu qe nje keshill e vockel por qe nuk vlen x cdo lloj rasti: kur te drejtoni gishtin nga kunata x ta gjykuar , drejtojini njeher keta gishtat qe mbeten nga personi qe keni ne krahe, mund tjet me keq se ajo P.s. Flm anabel qe na knaq me keto letra!
Mami im ka dy kunata... Mami esht e vogla fare.. Ajo e mesit nuk jep mhbt as nuk merr esht si thengjill i mbuluar.. Po ajo e para ka ardh e ka rraf nshpi mamin tim vtm pse mami ka beshty nrrug kur ajo ka qen duke ec..mund mos te ket beshty ne kembet e saj ose dhe mundet ta ket ber me qellim duke marr parasysh q mami im esht pak e smur nga ana mendore perdor ilace per kte pune. Ka 2 vjet q ka ndodhur ky sherr e kemi shtepine ne nje rrugice akoma nuk flasin me goje.. Babi esht munduar t ia shpjegoje situaten ka ulur koken edhe pse mami thote se nuk i ka bere gj.. Gjithsesi doja t thoja 1 sy qorr e 1 vesh shurdh...futja dhe 1 tqeshur nfund Ps.spo them q skan faj prindrit e mi eee.. Po ajo duke e ditur cfare problemi ka mami im prap vjen e pupupup nejsee Naten ju puc Anonim anabel se dhe kjo na duhet pastaj.. Na hedhin ngjygj kto
- . Falenderoj zotin qe kam qelluar me kete kunate te vogel, se cfare nuk na degjojne veshet per lloj lloj marredheniesh te sikletshme dhe ndonjehere shkaterruese. Flm. E di vete ti, anonim po e publikove
Pershendetje Anabel. Kam patur edhe une nje nga ato kunatat qe mund te quhen te tmerrshme, qe nese nuk pyeti per mua, nuk pyeti as per vellain e saj qe shpenzoi shume kohe nga jeta e tij me mua, dhe jo pak 10 vjet. Ajo jetonte me ne, se nuk ndahej dot nga vellai i saj per te cilin me kish thene qe ishte shume xheloze per mua, po po shume xheloze dhe kete ma tha mua, nuk e imagjinoj dot tiu them une nuses se vellait kete... qe per tu dukur nje beqare jo e ngelur ne dere kish dhene ultimatum qe nuk mund te benim ne femije se pastaj asaj i binte te dilte perjashta.... etj etj.. sdua te zgjatem ne detaje. Por ndoshta une isha e dobet dhe sdurova dot me, apo nuk isha aq shume e forte ta kisha lene ate me pare....erdhi ajo dite dhe njeriu kupton se nuk duron dot me. Ne te gjitha rastet e ketyre konflikteve ia ve fajin djalit te mamit qe eshte i paafte te gjej dhe pozicionoje vendin e gruase apo motres apo mamit...... Por jeta vazhdon tashme une jam martuar serish dhe kam dy kunata shume te mira qe me respektojne dhe i respektoj Shume faleminderit nese e publikon dhe faleminderit te gjithe ata qe harxhojne pak minuta nga koha e tyre per ta lexuar. Anonim te lutem P.S: Do vleresoja vertet qe te ndanit dhe ju disa eksperienca nese keni patur te tilla, pavaresisht se nuk ia uroj askujt....
Kjo tema e sotme shume interesante, po une skam ndonje gje reale per te thene pervecse mesa e njoh veten, (une per te mire e njoh veten) them se do jem nje kunate shembullore ne te ardhmen Doja vetem t'ju tregoja nje studim rreth "kuneterve" (apo baxhanake si i quajme ndryshe) qe e rastisa ne nje nga librat akademike gjate studimit tim ne Gjermani. "...Xhelozia dhe zilia lindin sepse ne krahasojme jetet tona me ato te personave te tjere perreth nesh. Studimet kane treguar qe vendet me njerezit me te lumtur nuk jane ato vende ku njerezit marrin dhe rrogat me te larta. Kjo ka fajtor vetem nje: xhelozi e paster. Ne fakt, sesa nje burre eshte i kenaqur nga paga qe merr varet drejtperdrejt nese ai fiton apo paguhet me shume sesa burri i motres se gruas se tij. Pse pikerisht ai? Sepse krahasimi behet lehtesisht kur motrat i tregojne dhe i mburren njera tjetres per burrat e tyre. *Shenim: Tani qe e dini kete fakt, para se te vendosni per tu martuar, kini parasysh te kerkoni nje partnere, motra e se ciles te jete martuar me nje person qe nuk eshte aq produktiv ne punen e tij." (Libri "Predictably irrational"-Dan Ariely) Nqs ju duket se i largohet ca temes se sotme, mbase ju duhet ndonje nate tjeter, kur te degjojme burrat te ankohen per kuneterit apo baxhanaket e vet. Faleminderit dhe anonim nrm.
Pershendetje! Une nuk kam akoma kunate, por mami im po. Por nuk eshte kunate si gjithe te tjerat. Maredhenia e tyre eshte shume e vecante. Jane rritur ne nje lagje, nuk u ndane asnjeher, edhe kur kunata se sotme e mamit tim shkoi ne Tr per te studiuar per inxhinjeri ndertimi dhe mami im e la shkollen me aq, vetem gjimnaze. Nusja e xhaxhit tim njohu xhaxhin tim, u martuan dhe pas dy vjetesh ajo vjen ne lagjen e saj ne Durres te prinderit por kete her jo vetem me burrin por edhe me vellain e tij qe sot eshte babai im. "Kurr skam per ta harruar ate dite kur me thiri me urgjence te shpia e vet dhe kur shkova atje me tha:Ky eshte i fejuari jot" (me shaka, por pastaj u kthye ne nje te vertet te madhe) Thote mami im shpesh, ajo e mori shoqen e saj te ngushte ne Tr, sic duket kane lindur per te jetuar bashke, shtepite i kemi ne nje oborr. Per fat te keq mami im shumicen e kohes nuk eshte ne Shqiperi, but who cares, ato flasin cdo nate ne skype, nuk e merzisin kurre njera-tjetren, jane motra, komshije pastaj kunata... I adhuroje deri ne palce kur jane bashke, kur qeshin, qajne hallet bashke, kur mami im mendon me perpara per veshjen e saj ne nje event sesa per te veten ose shpesh her e kunderta. Gjithe dashurine qe ka per kunaten e saj mami ma ka injektuar edhe mua, e si mund te mos duash kur ajo vetem miresi reflekton, ne cdo sekonde! P.S: E kam vendosur, kur te martohem, nqs burri im ka vella me te vogel do ta martoje me shoqen time tw ngushte’
Besoj se do jem e vetmja qe do them qe kunata ime eshte tamam si nje moter per mua Anabel. Ne cdo gje e ndajme bashke,dhe qe ne fillim para 7 vjetesh kur jemi njohur, na ka ngjitur me njera tjetren. Cdo hall, cdo problem e cdo gezim une jam e para qe e mar vesh dhe anasjelltas. Ajo eshte 5 vjet me e madhe se une dhe pavaresisht kesaj pa u keshilluar me mua dhe pa mar mendimin tim nuk ben asgje, dhe une pa keshillat e saj nuk do beja dot. Sa here zihem me te fejuarin ajo ben te pamunduren per tna takuar qe te sqarohemi. Madje nje here na ka ulur ne nje bar pa e ditur asnjeri nga ne qe do takoheshim. Ka pasur dhe raste qe jemi zene per gjera koti, po gjithmone jemi pajtuar mbas 2 oresh max sepse kemi pas ndonje mhb per te treguar Ajo eshte shpirti im binjak femer dhe jam sh e lumtur qe jemi pjese e nje familjeje, dhe une si te gjithe mendoja se kunata nuk duhet si moter por ja qe ka dhe raste te vecanta dhe une jam me fat qe jam nje prej tyre. PS: anabel anonim dhe mua se po e pa kush e duron 1 muaj duke u tallur qe shkruajta ketu
O zot burim I pashtershem esht xhelozia per kunaten time. Xheloze qe kur isha ende e pafejuar dhe ajo ishte e fejuar nderkoh. Sepse un perfundova shkollen u diplomova ne koh e ajo dhe pse kan kaluar dy vjet akoma esht “ne psoces“. Xheloze pse gjeta pun pas shkolle. Ajo pa pun. Pse dilja cdo dit me te fejuarin pse vishesha mbahesha pse te mit me plotesonin cdo gje. Me qendronte ftoht. Sillej si e huaj dhe perfundimi “isha un qe se doja“ ahahahhahahah sa me kenaqte me tekat prej kalamaku. Nje dit teksa ishim ne shpi tgjith bashk the sygjerim fare I vogel imi e beri te shperthente. Wow ca skene. 100 llafe ne sek. 100 budallalliqe saqe e humbi veten nga kontrolli sdinte ca donte. po me mua do haej?me thoni moj gra e ka ven njeri para konviktoren?pupupupupu sdinte ke kishte para ^.^ nejse po e mbyll me kaq se alla alla mos na zbulon se budallait rrall her I ben mas ama kur I ben qellon ne shenj . Nje keshill o goca: xhelozoni perbrenda sa te plasni. Po mos e shfaqni se do u mesojn piken e dobet dhe ju e dini cdo hiqni pastaj anonim anabel me je ber si prift tani kiss for all dhe rroft xhelozia. Kemi me ke tallemi tan
Po lexoja vetem histori kunatash ku te gjithe thone qe kunata eshte ku-nate e shoh vetem zili, konkurence, mendesi adoleshentesh etj etj. Une dua te tregoj per dy kunatat e mia, nuset e vellezerve te mi. Pra une jam motra e burrit dhe e them me plot bindje qe mes ne te trejave ka nje harmoni e dashuri te paster dhe shoqeri qe veshtire e besojne njerezit kur u them keshtu. Mendojne se jemi ashtu vetem sa per sy e faqe por jo. Ne kemi nje marrdhenie shum te mire me njera tjetren. Me te paren bej 6 vite tani qe jetoj ne nje shtepi dhe nuk kemi bere llafe asnjeher. Dhe me te dyten jam shoqe po shoqe tamam. Eshte e cuditshme se thon qe nuk mund ta kesh shoqe kunaten por per ne thuhet qe po. Me pelqen shum marredhenia mes nesh sepse dhe kur mund te krijohet ndonje situate pak acaruese ndonjehere secila e le mangut fjalen qe sduhet thene dhe e kuptojme shume mire njera tjetren qe cdo njeri ka nervat e veta e pastaj fillojme e bejme shaka duke share njera tjetren normal me shaka. Kur behmi bashk shahemi aq shume me njera tjetren me shaka sigurisht se mos po keqkuptoheni, me fjalet me te ndyra qe egzistojne e bejme konkurenc kush gjen me shume llafe ofenduese. Mami im tmerrohet kur na degjon e thot mjer cunat e mi e mjer ai burri qe do marre gocen time (mua dmth). Pastaj jan ato pasditet kur mblidhemi duke pi kafen turke qe na pelqen shum e qe gjithmone e ben njera nga kunatat e mia se un u them qe si e bejne ato nuk e ben askush e un nuk e bej te mire. E mire thone ato meqe je lodh te shkolla po mbaje mend sa ta mbarosh se ta tregojme ne ty. Aty fillon biseda per meshkujt ku une i ofedoj ne max e jam nje feministe e papare e ato fillojne e shajne burrat e tyre e i shaj e un me to pastaj u them. Ej po prisni ju iher. Jan vellezerit e mi ata. Po prap meshkuj jan. Hajt ti shajme pak. E pastaj kur u nis une ndonje teme , qe ata e quajne 'filloi kjo me filozofite e psikologjisjet e veta' ata me thone leri kto per te shkolla se sna interesojne ne pastaj kur u them ndonje gje q u plq thon vazhdo na trego se qenka interrsante. Une kete pres e u them pastaj. :- po nuk flet njeriu vetem per rroba e kepuce e per tu bere e bukur e me tregoni iher ca keni ble ndonje gje kohet e fundit. Dhe tani ata kunatat e mia te cmendura do jene duke pa foto te rrobave ne fb ose duke bere ndonje plan si te vishen e jam e sigurt qe nuk do e lexojne kete qe kam shkruar per to. Ah bukuranet e lagjes u them un kur me acarojne me be nje milion foto kudo qe shkojne e me i pa ato fotot sapo ti bejne. Une qe ua fsheh gjithmone cel me te cilin ua bej fotot e gjysmat e fotove qe bej jan une me nipin tim e shkrihemi tu qesh pastaj kur i shohim. E prapseprap fotot me te bukura ua bej un shtrigave. Kjo marredhenie qe kemi ne eshte per tu pasur zili e uroj te mos ndryshoje kurre dhe pse nuk e besoj qe do ndryshoje duke njohur nejra tjetren. Mes ne ska asnje pike zillie, ska konkurence, ska intriga qe degjoj neper kunata te tjera. Ne jemi shoqe mbi te gjitha. Me shume me vjen mire qe ata te dyja kan nje marrdhenie respekti dhe harmonie shum te bukur mes njera tjetres. Me bejne me qesh kur rrine e puthen gjith shpis e pastaj vijne tme puthin e mua e un ja fus vrapit se ata jan te dashurat e une jam e ftohta mes ne te trejave. Madje ata bejne shaka e me thone ti sna do ne aq sa te duam ne. Sna puth asnjeher. Sna thua asnjeher qe na do. E mir u them un boll bet kshu tani. Une e tregoj me vepra u them. Boll ju puthin vellezerit e mi moj shtriga. Ka plot raste kur me acarojne por ne kuptimin e mir te fjales se gjithmone bej shaka me to. Kur dalim ato do rrin gjith diten per tu rreg e per ti vesh e pastaj njera ka nje ves qe o zot mben ta rraf. Sa te behemi gati nuk i pelqen vetja e thot jo un spo vij. Derisa sa ti mbushim mendjen qe duket bukur une me kunaten tjeter heqim te zinjte e ullirit. Sa ti mbushet mendja i themi pastaj qe te thame kot ashtu se keq je me vertet. E kaq e ka ajo ate fiximin e vet e fillojme e qeshim te treja pastaj. Une jam ajo qe nuk i kushton rendesi pamjes nga ne te treja e ato me 'detyrojne' te vishem bukur e te rregullohem bukur. Ctu bej. Sdoni hudher me vete ju u them. e fillon biseda pastaj ku ato tallen me tipin tim qe jam shume ndryshe nga ato, ne ate boten time, me ato librat, me shijet muzikore te cuditshme nganjehere per ato, por gjithmone pershtatem me to deri diku kur jam me kunatat e mia. Nuk i gjykoj dhe nuk me gjykojne per tipat e ndryshem qe jemi mes nesh. E pervec ketyre gjerave qe bejme vetem shaka me njera tjetren e tregojme dashurin me kujdesin qe kemi per njera tjetren. Nese njera eshte semur kujdesemi si per motren. Si ata per mua e un per ata. Ma kan then shpesh: - kunate me te mire se ty skemi pas per te gjetur e un ua them kete atyre me plot bindje.Madje kunata e pare tregon kujdes si mami im nganjeher per mua. Po mami 2 i them si te thuash ti. marrdhenia jone eshte shume e bukur dhe me vjen shum mir per kete sepse jemi te nje familje e nuk ka gje me te bukur se harmonia e mirekuptimi mes pjestareve te saj. Uroj qe te behen sa me shume kunata te tilla sic jemi ne. Dhe mos krijoni ato budalliqet e intrigat mes kunatave. Mundohuni te pershtateni me tipet e njera-tjetres dhe nese njera pal esht vertet e keqe nuk ja vlen te futeni ne 'hasmeri'. Mundohuni te ruani nje marrdhenie sa me te mireme veten tuaj dhe me kunaten. Nese ndodh ndonje mrekulli si neper perralla e ata lexojne kete do u thoja bravo qe keni lexu dicka kaq te gjate. e boll bete komplote kunder meje tani qe jam larg se mi tregon djali im te gjitha ( qe eshte djali i njeres prej kunatave realisht por kshu me thote mami tij hajde te djali yt se kur jam une me te e harron mamin ai). U zgjata ca si shum me duket. Gjith te mirat te gjitheve dhe te ruhet anonimati me patjeter
Pershendetje Anabel. Hera e pare qe po te shkruaj per kete temwn e kunates se mu duk shume interesante. Une nuk kam kunate deri tani, dhe me duket e habitshme se perse ka kaq shume zili dhe inate midis kunatave? Perse nuk mund ta konsiderosh kunaten si.nje shoqe te re dhe ti qendrosh prane duke e ndihmuar qe te ndihet sa me mire? Une mendoj se nese nje kunate sillet keq me ty dhe me te tjeret ne familje, kjo ndodh sepse i tille eshte krijuar ambienti dhe ajo nuk eshte ndjere e mirepritur ne familje (ne rastet kur behet fjale per bashkeshorten e vellait).. Ajo qe dua te them eshte se duhet te jemi vet ne te paret qe duhet te perpiqemi te ndryshojme situaten dhe jo te presim qe ta ndryshoje dikush qe vjen ne familjen tone dhe ndihet i huaj. Te gjithe e dime sa e veshtire eshte te pershtatesh me karakteret e personave me te cilet jeton, prandaj eshte me mire qe para se te sulmojme kunaten e sapo ardhur, te perpiqemi te flasim njehere me te dhe ta pyesim si ndihet ne familje. Ky eshte mendimi im. Faleminderit dhe te lutem anonim. Gjithe te mirat
Anabel po lexoja keto letrat dhe waw sa urrejtje paskan keto femra... Une kunaten e kam realisht shume te mire, e kam si motren time. Kalojme pushimet bashke, dalim shume shpesh bashke. Asaj I them cdo gje dhe e kam personin me te besuar. Realisht na kane zili te gjithe. Gjithcka eshte reciproke ne jete. Jemi me fat qe kemi nje marrdhenie te tille. Anonim plss
Une nuk e di nese rasti qe do te them eshte per tu " lavderuar" apo per te thene sa debile qenka ajo motra jote... Po pershkruaj rastin e motres time, te vuajtures time. Ka 20 vjet e martuar dhe jeton me kunaten ne shtepi(kunata burrat-vellezer). Ka 20 vjet qe eshte bere ure kalimi per nje lope dembele, duarthare, tangerllekse etj. Mire ti behet them nga nje ane. Kur gjen shesh pse mos te beje pershesh???. Shiten shtepine per te ndertuar Nje me Te madheeeee. Dhe mqs vajten Te jetonin tek kunati do ndihmonte ne nje men apo tjeter. Ne ate shtepi jetonin edhe dy kunatat (motrat e burrit) Dhe kunati vogel. U martuan me radhe kunatat Dhe kur I erdhi radha Te voglit, vjerra(kunata e madhe dmth) se ashtu ngelet per ti thene mqs ska vjerre, kerkoi Te mbante ne shtepi motren time dhe jo Te voglen (se i hahej me sh muhabeti me motren time me demek). Gjithmone ime moter thote, aman rri se skam nerva Te merrem me Te. Me mire I beje vete sesa Te me sillet verdalle si pordha nepe breke. Cfare Te them me sh? Une jam vete kunate. Ashtu sdo Doja ti sillesha tjetres ama as Te me sillej njeri. E forte eshte kjo motra ime. Ashtu sic e tha edhe njera e letres me pare, kunatat nuk Jane kurre shoqe, ama deri tani nusen e vellait e kam si shoqe
Mirmbrema Anabel! Une qe po ju shkruaj nuk kam kunate, por po ju shkruaj per situaten ne shtepine time. Mami dhe halla! Halla vuan nga semundja e epilepsise prej vitesh, dhe nga mentaliteti i asaj kohe nuk eshte martuar. Me duket e cuditshme kur lexoj letrat qe kunatat nuk kuptohen mir me njera tjetren. Ndermjet mamit dhe halles gjithcka shkon per mrekulli. Pervec faktit qe mami behet ndonjehere xheloze qe une dua me shume hallen sesa mamin , por cdo gje tjeter eshte mjaft mire. Nuk po them qe nuk ka patur grindje, debate, por me toleranc e mirekuptim arrihet gjithcka. Krizat e halles kane qene gjithmone nje problem, fiksimet e saj, imagjinta dhe 'perjetimi' i nje bote imagjinare kane luajtur nje rol ne acarimin e kesaj marredhenie, por gjithashtu kane shtuar kujdesin dhe respektin ndermjet tyre. Per mua 'kunata' e mamit tim eshte mami im i dyte. Nuk ka asgje si harmonia ne familje. Po eci dhe un me turmen Anabel, keshtu qe anonim me mir
Pershendetje anabel, kam une nje kunate si shpirt dhe me e bukura eshte qe as kunate se kam tamam eshte motra e te dashurit tim por vdes pas meje . Njeri me te dashur se ajo skam pare dhe nuk ben asgje per interes sepse eshte nje femer e plotesuar ne cdo aspekt . Thjeshte me do dhe kaq :)))
Pershendetje Anabel! Jam nje vajze 23 vjec, e fejuar prej 2 vitesh. Ne fillim cdo gje shkonte mire me familjen e burrit, ishin sh te dashur edhe une i respektoja shume. Burri ka 3 motra , 2 te martuara dhe nje beqare. Gjerat nisin te thyheshin ne fillim me vjehren me shau disa here pa shkak , i thashe te fejuarit por e lashe me kaq. Por ``peshku qelbet nga koka '' thone , dhe si nena edhe te bijat,kunatat filluan te fusnin hundet tek jeta jone si cift. Heren e pare i degjova padashje tek bisedonin kunatat dhe me shanin. Menjehere i tregova te fejuarit dhe u be nami, ai i qortoi e i kerkoi mos nderhynin ku si takonte. Pastaj gjerat jane perkeqesuar aq shume sa me eshte dashur te degjoj fjalet me te uleta nga vjeherit dhe kunatat . Gjithe respekti qe kam pas jane shnderuar ne nje urrejtje te pamase. Nuk i shoh dot ne sy, nuk me imtereson fare si jane e cbejne. Problemi i vetem per ta ka qene se une vazhdoj shkollen( aktialisht msc), ndersa ata e fonin nusen kukull per ta komanduar. Burri ka mbajt anen time, por megjithate familjes se vet sia ka mbyll gojen. Si duhet te sillesh me keta lloj ''njerezish``?
Pershendetje Anabel.te gjitha kane shkruar per kunatat ziliqare te shemtuara te pa afta dhe 1.50 cm hahhah .Fatkeqesi e madhe .Une po ju shkruaj per kunaten e ardhshme te timen(burrat vellezer) hahhah .ajo nuk eshte as bukura as e shemtuar nuk eahte as e zgjuara as budallaqja e vendit por faleminderit o zot kemi gjetur gjuhen e perbashket.Dime te gjejme balanca per cdo situate.Une jam me e madhja dhe fillimisht isha pak e terhequr sepse ajo dhe kunati ishin vetem te dashur tashme jane fejuar dhe qe diten e pare qe i bene gjerat zyrtare kemi bere nje bisede qe ishte pika e forte e marrdhenjes tone ai kunata.Une dhe ajo nuk mund te jemi motra por as armike..(kemi aq shume te perbashketa mi gra sa kenaqemi duke bere shopping dhe ndonje thashethem per vjehrren )hahaha ajo eshte argetimi dhe stresi jone dhe i djemve te saj qe na e nxiu fare sidomos kur na sheh qe shkojme mire ne .Se shpejti te dyja behemi me bebe dhe vjehrra jone akoma nuk e di sepse duam tja bejme surprize ne ditelindjen e saj te 60 .kjo ishte ideja e cunave.Se u shperndame pak Jo gjithmone kunata eshte e keqe .ka dhe keshtu siq eshte kunata ime.....
Di vetemm t them qe kunata ime eshte arsyeja pse nk shkoj mir me vellane tim sic shkoja m pare.E kam respektuar gjithnje dhe ca kam pasiur ja kam thene troc se sdoja te beja prapaskena por aq donte dhe varte turinjte e bente te coglen te madhe dhe ceshtjen mw te parendesishme tragjiken.Dhe ne syte e vellait tim apo te familjes une isha fajtorja.Po asnjeri si mendonte zgjimet e saj ne 12 apo kur nuk prekte asnje pune me dore po shkrihej me vellain tim ne cepet e ahtepise.Cfaredo qe te ndodhte do e bente tragjike e ky budallai jone do e mbronte sikur ja morem buken nga goja apo i nxorrem nje cope mishi.Nuk kane te sosur bemat e saj i pelqente te shpifte e te fuste njerez ne ngatrrese se keshtu kenaqej ajo madje shume gjera qe i tregoja ne mirebesim bente tellallin ne shtepi.Ctju them me jam shume e zhgenjyer,un nk jam shenjtore secili ka te meta dhe gabime por ajo qe bente ajo nk durohej.Tani kam zene mend po mbaj distance, respekti aq sa tma bejne do jua bej por kurre sdo jem niesoj me vellane tim dghe kte gje e ve re dhe ai po une skam ct bej me nk kam force te bind me askend. Anonim te lutem se mund te jete ndjekesja jote me siguri
Uaaa! Vetem une u ndiekam ndryshe per kunaten?! Kunate i thençim se eshte ende e dashura (zyrtare e serioze e me te gjitha rregullat perkatese te tim vellai, me i madh se une). Une mendoja se do e kisha inat shume, e do xhelozohesha per te si per ndonje shoqke te meparshme te vellait tim (si akrep qe jam). Por jo, me kete ndryshe fare! Perderisa e respekton ai (qe eshte praktikisht njeriu me i rendesishem ne jeten time) pse te mos e respektoj dhe une! Sy mos marrshim ama, ne si per fillim shkojme mire e kaluar mires. Njohim kufijte e njera tjetres dhe i respektojme ne heshtje (ose une i respektoj, s'e di) ama shkojme mire. Aman, se te gezojne jeten kur i shikon te lumtur me njeri tjetrin, per sa kohe qe eshte keshtu do kete respektin tim maksimal. (Pa le kur te vije koha te sjellin ne jete ndonje engjell, do i veme gjithe te mirat para e do i themi zgjidh. Nje ama, se e ka te miren me te madhe vellain tim ) Falenderoj Zotin mijera here, qe ndihem keshtu. Madje nje here, kur ishim ne shtepi te tre duke bere muhabet, mu duk vetja sikur e kishim ate nje femije te trete ne familje dhe u ngazelleva aq shuuuume! A ndodh edhe keshtu? Nuk them qe e dua kunaten shume, po di qe dua tim vella, dhe femra qe e ben ate te lumtur do kete respektin tim. Ps: tani une nuk e di se çfare ideje ka ajo per mua. Por une do vazhdoj te respektoj edhe ne te ardhmen kete mendim dhe me shpirt u deshiroj nje jete te lumtur e me trashegimtare!!
Mirmbrema anabel dhe fansa te saj ...nuk e kuptoj se pse e gjith kjo neveri e xhelozi kundrejt kunatave, dhe un kam pasur kunaten time dikur burrat vdhezer por qe per aq kohe bashk nuk mbaj mend te jemi grindur per gjene me te vogel perkundrazi gjithmon bashk dilnim apo rrinim cuditerisht kishim te dyja te njejtin profesion dhe kjo gje na lidhi akoma dhe me shum....fatkeqesisht si un dhe ajo nga rrethana te ndryshme u ndame nga ish burrat tan fati i keq i asaj qe kishte dhe nje femije...por fatkeqesit ndodhin ne jete, por sot e kesaj dite ne komunikojm bashk jemi mike ne fb dhe nuk e kemi humbur miqesin prej kunatash....gje qe mua me gezon kjo maredhenie eshte fakti qe pavarsisht situates e jetes as nje here nuk kemi pasur ngacmime apo grindje....eshte e cuditshme nga nje ane por kur mbizoteron respekti reciprok kunata eshte thjesht nje femer ashtu si un...prandaj mos etiketoni cdo gje te keqe me arsyen e ben sepse eshte kunata dhe me don te keqen ajo mua......duhet te mbizoteroj respekti midis femrave cilado qoft ajo....flm anabel e mbremje te bukur miq :))...anonim
Pershendetje Anabel! Nuk i kam lexuar letrat te gjitha deri tani,po ma mer mendja qe shumica jane duke share kunatat ...une nuk do shaj Une kam marredhenie shuuume te mira me kunaten time,e konsideroj nje person shume te afert megjithese ajo eshte e familjes tani,po dhe kur nuk ka qene gjithmone kam pasur marredhenie shume te mira.Mund te mendojne edhe qe kjo eshte leter e sajuar ,por ja qe nuk eshte...ku ka me bukur te jetosh ne harmoni dhe mirkuptim. NATE love you (anonim te lutem,personi qe dua te mar mesazhin e sigurte qe e ka marr
Kjo tema e kunatave po me pelqen.... NK dua te fala as per xhelozi e as per zili ....por per 1 te vertete qe dhe sot kur e kujtoj me te qeshim me lot.... Kur une u martova ajo ishte 7zene dhe kur e pyesja se kur e kishte per te lindur pak a shume ajo thoshte po ja doktori me ka thene nga me 13 korrik paraqitu qe te besh viziten tjeter. Dhe PSE isha e sapo martuar kishim vendosur qe te mos largoheshim nga shtepia sepse ajo ishte vetem dhe bashkeshortin ne emigracion. Dhe vjen dita qe do e conim ne vizite aty doktori i thote do shkosh te besh nje tampone ne spital mbas dy ditesh ..... Kaluan dy ditet dhe kjo thote .e dergoni ne spital se do lind. Lere te degjoje te bertiturat qe bente o zot me thoshte Im shoq ti NK do besh femije me shaka sepse mendonim me te vertete qe ishte me dhimbje por mbas 20min del ajo bashke me doktorin dhe thote NK e kam per te lind sot jo se kam ngaterru cme ka thene doktori.... Perfundimisht ajo lindi mbas nje muaj dhe deri kur lindi kushedi sa here beri keshtu ...... Dhe mbas gjithe atyre gjerave qe bera e kam bere per te ajo i thote tim shoqi do vish ta ngrohim kete krevatin tim njehere se kam ftohte .... Akoma eshte sekret kjo gje por do zbulohet shume shpejt Nuk jam e zhgenjyer sepse ne fund te fundit kunata eshte hasmi me i madh qe mund te kesh dhe dreqin te ndodhet ne shtepi cdo i besh??????? Flm nese e publikon dhe te lutem anonim se mos u mbetet qejfi anonimave te tjere
Mirmbrema Anabel. 'kunata' dmth motra e te dashurit tim esht shum tip i lezetshem dhe i pelqej shum dhe un ate. Por, kur te kem kunat nusen e vllait do ta urrej, skam ca i bej po prap skam per ta pelqy kurr ashtu si nuk duroj asnji femer qe i afrohet atij asnjera e dashur sm ka pelqy kurr, jam shum xheloze per te. Lum vllai im per motren qe ka, qe po e len beqar Anonim plz
Ckemi Anabel.. Aaah cfar teme. Kunata.... Kunata ime esht e martuar dhe ka nje djal te vogel... esht martuar qe 10 vjet.. por 24 ore rri tek mamaja e saj... ha aty, lahet te gjitha te gjitha aty I ben... esht shum e merzitshme. Un shkoj ne shpin timw.. ne shpin e te fejuarit tim dhe duhet ta duroj ate dhe djalin e saj aty gjithm.. te me thote mos ate e mos kete.. pse ja ndryshove vendin asaj.....mir kjo se e di se te gjith e duan familjen,, por eshte shum e tepert.. me ben si e zgjuar po as dy fjal nuk I lidh dot... do ti bej te gjitha si I bej un... sa blej dicka eshte e sigurt qe te nesermen e ka blere edhe ajo... e kam deghuar 100 her duke I fol vjehrres sime per mua... nuk I ben punet nuk ben asgje.. te fejuarit nuk mund ti them asgje per te,,, se e di se do mbroj ate...Po them sa te martohem gjeray do ndryshojn ishalla xp. Anonim ju lutem
Mirëmbrëma Anabel!Po cfare është gjithë ky vrere per kunatat?!Me të vërtet që nuk arrij ta kuptoj.Une kam një kunate qe e admiroj, nuk e them per sy e faqe por keshtu e ndjej. Dimë ti ruajmë raportet me njëra - tjetrën, bejme shaka,ndihmojmë, nuk ndërhyjmë ne privatësinë nj - tj , dmth mbajmë një marredhenie konstante e te qëndrueshme. E fundja pse te shkojme keq, c kuptim ka kur tashme jemi një familje!Ajo ben te lumtur vellain tim e ku ka lumturi me te madhe per mua se kjo?! Eshte njeri i embel, vetem qeshin kur jemi behemi bashke.Une jam me shkolle te larte e ndërsa ajo jo, por kjo sme ben mua më me vlera se ajo, shpeshherë para se te bej dicka i marr nje mendim asaj edhe pse është me e vogel se une. Pra, nese tregoni respekt e dashuri ndaj tjetrit cdo marrëdhënie funsionon, qofte edhe ajo mes kunatave.Mos i mbushni zemrat me urrejtje apo inat, por jetoni mire me veten ne radhe te pare pastaj do jetoni mire dhe me te tjerët(me kunata 😛) Ju përshëndes!Anonim
Pershendejte!.Sot qenka fiks te shkruaj per ate cka me ka ndodhur.Vuajtjet e mia, periudhat e stresit te shkaktuara vetem nga ajo.Motra e ish-te fejuarit..I ka nja 31 kusur vjec dhe perseri kish shpirtin e lig te merrej me nje 20 vjecare.Si fillim sillej mire me mua.Un per te isha motra qe skish pasur. (Qe ne fakt e ka nje moter nga babai po nuk e do)..Dhe un qe e pandehja si vetja ne rrogen time te pare u mundova qe qejfin tja beja asaj duke i blere dicka simbolike.Per cdo problem qe kishte mbeshtetej gjasme tek un.Por svonoj shume dhe e nxori koken.Nisi qekur i tha te fejuarit tim mos te me tregonte mua se ishte shtatzan me demek se mos i ndodhte gje.E kaperdiva kte situat me mendimin se hajt beson ne bestyni..Pastaj filloj nderhynte me kunja.Fliste ne tel me maman e saj (ish vjehrren time dhe nuk e pyeste per mua hic, un aty.Ajo e pyeste per macen)..Bente skandal pse un i mbylla fb te ish-te fejuarit ngaqe isha xheloze.Behej xheloze pse dilnim ne me demek i harxhoja leket te vellait te saj.U ben te dyja bashk me te jemen dhe cfare nuk thurren vetem per te na ndare.Ishin aq te sofistikuara ne menyren e te berit keq saqe asnjeher nuk dilnin ne skene.Ishin te dyka nene e bij qe sdonin asnje nga njerzit e burrit.Beheshin vec per sy e faqe.Komandonin ato neper shpia burrat ishin vec lolo.Kshu e kishin kthyer dhe ish-te fejuarin tim.Ben aq shume plane sa me ne fund ja arriten te nandanin. Sepse kur un mundohesha qe te kerkoja sqarim pse mi benin ato gjera njera hiqej si e semur me tension.Tjetra isjte shtatzan kshu qe un sduhet ti shqetesoja.Si flisnin as prinderve te mi kur i shikonin ne rruge.Un u beja dhurata thoshin na blen me dhurata.Na ka bere magji e shume e shume te tjera.Tani vone mora vesh se dhe nga e fejuara e pare ato kishin nderhyre per ta ndare..Nuk e di sesi njerzit gatuhen kaq te ligj ne shpirt.Sikur e keqja e dheut te isha, dreqin te ishin munduar te pakten te kerkonin ndryshim nga une por jo zgjodhen rrugen e intrigave..Sepse ishte mesuar ta rripte vellain nga cdo ane dhe nje femer qe ja kishte kuptuar tipin nuk i nevojitej..Gjithsesi ajo ka qene periudha me e veshtir e jetes sime sepse e doja ate njeri shume.Por kur mendoj ato qe kalova (qe jan me shume se kaq cka kam treguar)bindem se kam shpetuar.Uroj qe nje dite te mbyten ne llumin e intrigave te tyre.Sepse nje qytet i tere flet per ato, por shpresoj qe nje dite tju bjeri nje sylesh qe tua tregoj qejfin jo vetem me llafe pas krahesh..Anonim te lutem nese vendosni ta postoni.
Pershendetje Anabel...meqe tema eshte per kunatat dhe shumica e letrave ketu jane shum negative une doja te ndaja me fansat e tu mardhenien e mire qe kam une me kunaten time(motren e vetme te burit tim). Jame bere pjese e familjes se bashkeshortit tim para 5 vjetesh dhe qe ne fillim me kane pritur shum mire, sidomos me kunaten kam nje mardhenie shum te mire. Ajo ben shum per te vellan(burrin tim) e ka si driten e syve, por gjithashtu dhe me mua sillet shum mire. kemi 5 vjet diferenc. mund te them qe ka disa gjera qe mua sme pelqejne tek ajo(besoj dhe ajo tek mua) ,po ne fund te fundit cdo njeri ka konflikt dhe me veten e tij, si pelqejne disa gjera te vetja e tij e jo me tek njeri tjeter, megjithate e rendesishme eshte qe mos te kete celozi apo smire te njera tjetra. Une jam tip shum i qete dhe i komunikueshem , edhe nese me thot ndonje fjale nuk ja mare per baze, apo ti kthehem me hakmarje. cdo njeri duhet ta ngre nje mardhenie mbi bazen e respektit, mirnjohjes dhe komunikimit , sepse e gjitha qendron te "cfare jep ate dhe mer mbrapsh." Flm...anonim te lutem.
E cte te them moj moter per kunaten kunata si ku dhe nata bashke jan mbledhur.ne fillim kam shkuar mire me te.derisa nje dit te bukur kunata na u fejua me nje dawn qe deri me sot se ka nxjerr qimen nga qulli.por jeton akoma ne shpatulla te vjehrit.tek shtepite e vjehrrit..madje madje e makinen ja bleu vjehhri.po nejse kjo kunata ime qe thoni ju esht tipike nga ato shtrigat..mundohet ti fusi spicqt t atit dhe t vllait per mua..flet sa me shume te mundi neper parukierirat e qytetit per mua...eshte aq e keqe sa dhe djalli ja ka zilin..bashke me ate kolllovarin e saj qe eshte me keq se grate.ka arritur deri ne ate pike sa kq futur shoqen e vet per tme marr mua n tel e per tme then qe eshte e dashura e t fejuarit tim .ka arritur deri ne ate pika sa i ka then t fehuarit tim.qe kur jemi shkembyer ne rrug si kam.folur por i kam then lope.madje zonjeza kur na hipen n makin do dhe vendin e pare!nejse e dashur sta kam zilin per asgje pasi jam.me lart se ty..dhe mos fli me endrra se pasurin e tet ati do ta trashegojn femijet e mi se ata do mbajn mbiemrin e tet ati..:ppp kurse t tut mbiemrin e atij kollovarit (anonim t lutem)
Mirembrema! Kete vit u njoha me tre motrat e te dashurit tim. Faktikisht, ai organizoi kete takim me to pa dijenine time,per te me treguar rendesine qe kam per te. Deri ketu gjithcka ok. U takuam ne nje restorant ku drekuam, "biseduam" (biseduan me njera tjetren ato ne fakt.) Ajo qe me beri mmte ndihem e perjashtuar eshte fakti se ne momentin me te pare ato me pershendeten me ftohtesi. Madje me e madhja nuk me foli aspak. Gjithcka u nderlikua kur ato moren vesh qe jam e krishtere. U llahtarisen! I dashuri im e vuri re kete gje e disi ndryshoi teme. Pas shume mundimesh njera u ofrua te na sugjeronte nje pjate nga menuja me baze mishin. Sinqerisht,jam vegjetariane prej kohesh dhe e refuzova ate ide pikerisht per kete arsye. Naaaammmi. E kishin bere teme diskutimi ne shtepi. "Nuk pranonte as sugjerime 'malokja'! U be vegjetariane se jeton ne Itali e ka kushte se ketu dhe kockat do i hante." Me kishin kryqezuar me cdo lloj epiteti te mundshem...Kam qare pafund pas asaj dite. Nejse, per t'a rregulluar paksa situaten ftoj dy nga ato 'kunatat' te dalim. Shkuam ne parukeri-estetike,trajtime te paguara nga une. Disi u qetesuan gjakrat. Pooor sapo takonim njerez te njohur te ketyre keto me prezantonin si shoqen e tyre, jo si e dashura e vellait. E them me sinqeritet,jam ndjere vertete keq ne shume situata fale tyre...e nese dikur kisha sigurine 100% e nje jete sebashku me te dashurin tim,sot kjo siguri ka rene ndjeshem fale "mikpritjes" qe me bene motrat e tij. Do thoni juve,po s'ke pune me ato,mjafton te kesh njeriun qe do nga ana jote...por ai eshte vella i vetem me 3 motra. Nuk mund ta privoj nga marredhenia qe duhet te kete me to. Pasi jam dhe une moter. U zgjata shume, si perfundim qe nga ajo dite historia ime me ATE po perjeton tatepjetat me te rrezikshme. Jo nga ana e atij po nga ana ime. Jam vene ne pozicion vetmbrojtje,se nuk i dihet deri ku mund te degradoje situata ne nje te ardhme nese gjerat konkretizohen. (Privacy te lutem shume!)
Mendimi im per temen : Thuajse te gjitha ne nje moment te jetes jemi kunata e dikujt. Me duket absurde qe domosdoshmerisht kunata duhet pare si armikja jote . Personalisht me kunaten time jemi njohur kur ajo ishte ende e dashura e vellait , me pas ajo erdhi te jetoj me ne pasi u fejuan per 3 vite . Prezenca e nje njeriut tjeter ne familje nuk mund te me impononte te ndryshoja menyren time te jeteses , ndaj marrdhenia jone erdhi aq natyrshem dhe gradualisht sa mund te them me plot gojen qe ne jemi shoqe pastaj kunata . E si mund te mos ta dua ? Eshte njeriu me i dashur per tim vella , eshte nena e nipit tim ! A ka ajo te meta ? Sigurisht ! A kam une ? Me shumice ! Por njerzit mund ta gjejne gjuhen nqs duan ! Mesohuni te shihni me te miren te tjetri ! Te mos gjykoni e paragjykoni , te hiqni dore nga shprehjet e tipit : " jane te mira sa fusin kembet " , sepse nqs i prisni me kembet e para sigurisht qe nuk kane per t'ju zgjatur doren !
Dalina aman ma publiko kete se kunaterererat e mia rrin 25 ore ne 24 ne fb..o zot me neverisin..ato jan 3 po mua me duken si 33 oktapode me mijra tentakula..kan vetem nje vella, ky i shkreti qe me ka ren mua ne pjese..dy jan degdisur te burrat e vet po nuk shkulen megjith burra tek shtepia ekzistuese..ndersa tjetra i kan ngelur ne dere po ju vjen menopauza e akoma single (gjasme) dhe vellai i vet eshte aq naiv sa i di akoma virgensita dhe gjys llafi po ju the per to ste flet nga nje jave..ben si i dashuruar i shekullit vdes mbas meje e un e dua te shkretin eshte i mire e shum i drejte po aq i drejte sa me acaron sistemin nervor..motrat vdesin te bejn si mimoza llastica para vllait e si virgjereshat e shekullit e ky i ka pik te dobet..e qe thoni ju bejn si modernet e shekullit dhe kur ky i imi mi prezantoi filluan te 3 gjoja uaaa sa bukur vishesh ti uaaa sa stil ke ti uaaa sa kshu uaaa sa ashu ..e ne fund i futen e nje" lum vllai jon qe te ka gjet ku do gjeje me te mire se ty"..ktej dalin per inat mundesisht me gjithe ish dashnoret e ketij vetem e vetem te me provokojn nervat kurse ky imi cthot: jooo ska shance ... Un i mjeri me dy gra nje me pjek e nje me ha..po ky ska 1, ky ka 3 kucedra nga ato qe han burra.. Skam aq shum shkronja sa te shkruaj gjith te paberat e tyre se do behej roman bestseller e do ju rritej e mendja jo per gje .. Lum kush nuk ka kunata si te miat,as armikut me te keq nuk ja uroj..
Pershendetje Anabel Kam ktu e dy jave qe fle ne te njejtin krevat me kunaten ...me ka ndar nga burri ! Ka mundesi ti thuash te mos kthehet me ne Shqiperi e te flej perjet ktu me mua ? Me ka bere nder te madh ..Klara te kam xhan ! Un them qe kunata mund te behet si moter kshu qe s'keni pse nxirni vrer per to.Sjellja e tyre varet nga e jona! Sillu mire qe te presesh dhe nga to te njejten sjellje
Mrb anabel....tema e kunates me preku dhe mua e doja te flisja per ate.Per ate qe esht buzeqeshja e vellait tim.Nuk ka njeri perfekt ne kete jete po rendesi ka qe e pergjithshmja te jet e mir.Ajo ben gabime,gabime pa mase,sjellje qe as ti si kupton ndonjeher,po thjesht mos i kushto rendesin e duhur atyre gjerave te parendesishme.Kur kunata me respekton mamin,babin,kujdeset per burrin e vet me mua eshte mese ne rregull.Mundohuni te anashkaloni ca gjera e mos i jepni me shum rendesi sec duhet.Kalofshi mir!
une kam tre kunata njera me e mir se tjetra por asnjera me e mir se un...sidomos e fejuara e vellait tim te vogel..pocos. ku i kishte syt ai nuk e di...nuk e di se si i ran syt tek nje vajz si ajo qe para 5vitesh dukej sikur ushqehej me miza pavarsisht se kishte ne pronsi nje furr buke. ajo e ndryshoj komplet ate..ne fillim ai per ne ishte nje "beo toso" ndersa tani eshte ber nje "poco" dhe ajo nje "xhuxhi" pavarsisht se eshte dy metra e gjate...se kshu e mir eshte..te merr ne qaf me bukurin por cti bej karakterit... pale me genjen Neken...i thot "ik fli gjume se do vij edhe une" pastaj ja dredh ne mes te nates. tjeter cte te them...jalla o zot...tani po na ben dhe patenten e kush e duron tangallikun e saj...po kur dalim per shooping..bobobo...gjerat me te shtrejnta blen..edhe thot pastaj qe nuk prish...ajo prishi tim vella e jo me leket..ja ka ber jeten malore te shkretit edhe ai qe ti shmanget asaj i perkushtohet studimeve...poveretti. po kur ka ato ditet qe i duket vetja si e bukur fillon e pispilloset por prap se prap ngel nje rast i pa shpres. nejse ta mbyll me kaq duke i keshilluar vajzat e tjera qe vellezerit e tyre te marrin goce nga fshati dhe jo nga qyteti i ngurrezes sic beri im vella... jo x gje por ate me te mirem e morem ne ne familje.’
A moj moter cna hap keto tema!! Pa u fejuar doja shume te kisha nje kunate si shoqe.Po ja qe kunata ime ishte antipodi im (e kunderta)ne kuptimin e pare te fjales.Ndonjehere me vjen keq se me duket sikur nuk di dhe i flas.Me degjon ndryshon ndonje gje ,po perseri vazhdon me te veten. Mua sme prish pune se ne shtepi me vete jam.E vetmja gje qe me bezdis eshte buzeqeshja dhe e qeshura ne buze sa here qe une debatoj me te fejuarin tim dhe kur me ve ne rolin e gjykateses te ndaj fajet e njerezve.Nejse une e kam xhan si uroj asgje te keqe po vetem i them te jete me e cilter!Dhe ne kafe te flas me shume per vete sesa per vjerren!:P
Mirmbrema Anabel.Une jam 22 vjece.Kam 2 xhaje dhe jetojme te gjithe ne nje lagje,madje i kemi shtepite ngjitur me njeri tjetrin.Mami dhe 2 nuset e xhajeve jane shembulli perfekt sesi duhet te jene kunatat.Ato kane nje marrdhenie te mrekullueshme,qe ua ka zili cdo njeri qe i njeh.Per to ska kunata,ka kudita,madje kudrita!!..e duan,e respektojne dhe e ndihmojne pa ngurrim njera tjetren,s'kane kurre xhelozi.Shkojne me njera tjetren me mire se cdonjera prej tyre me motrat respektive..qajne sebashku hallet e ndajne kenaqesite,nuk e mbyllin kurre diten pa biseduar e pire nje kafe sebashku.nuk mbaj mend,por as kam degjuar nga me te medhenjte te kete pasur ndonjehere ndonje grindje midis tyre.E nese i pyet cili eshte sekreti,te pergjigjen njezeri:toleranca!!: I dua pafund te treja e i uroj gjithe te mirat e botes..2 me te rejat jane dhe ndjekese te anabel,se desh harrova
Mirmbrema Anabel Edhe une e kam si shpirt kunaten time ! Nuk jemi zene kurre,nuk kemi pasur debate qe mund tna fusin sherre. Gjithmone mban anen time,qofte ne lidhje me burrin,qofte me nenen e saj. Jemi pelqyer qe heren e pare . Sme ka vene kurre ne siklet . E kam si moter , flas lirshem , dalim si shoqe , mundohem te mos mbaj inat edhe nqs ka dicka qe sme pelqen. Fundja asnje seshte perfekt ! Falenderoj zotin qe e kam. Nqs sdo kisha ate mbeshtetje,do isha cmendur ( mjafton vjerra per sherr ) Me duket ndonjeher sikur skan lidhje si nene e bije te 2ja. Njerez te mire ka sa te duash,e rendesishme eshte mirekuptimi dhe toleranca Anonim eee, e di vet ti
Pershendetje Anabel. Une me kunaten kam 9 vjet diference.Kemi rreth 4 vjet qe jetojme ne dy shtepi te ndryshme por qe jane ngjitur. Rastet qe kam degjuar qe jetojne ne keto kushte kane qene shume ndryshe nga ne. Por ne nuk jemi zene asnjehere! Nuk ka xhelozi midis nesh. Madje une jam shume e lumtur kur ajo eshte mire dhe e anasjellta. E konsideroj ate si nje shoqe te vertete, si nje moter. Dalim bashke,drekojme bashke, ndajme problemet,gezimet. Kemi nje shije per rrobat ,per ushqimin ,per vendet ,per makinat Me jep keshillat me te mira dhe i drejtohem per cdo gje sepse e di qe eshte aty per te me folur hapur ndoshta dhe ashper ndonjehere. I besoj shume. Kemi pothuajse te njejtin mendim per cdo gje. Perputhemi plotesisht pavaresisht se ajo ka nje qetesi olimpike dhe une jam zjarr. Jam me e vogel dhe kam mesuar shume nga ajo. Vertet ka momente qe me acaron kur me thot nje gje njemije here apo e acaroj une kur i merzitem per gjera te vogla por jane gjera qe nuk ndikojne. Jemi te dyja me fat qe kemi nje marredhenie te tille. Duke lexuar disa histori me erdhi vertet keq dhe e kuptova rendesine e nje marrdhenieje te mire me kunaten. Eshte vertet fat qe te kesh nje njeri te mire afer, por fatin pjeserisht e ben dhe vet. Nqs nuk do ishim tolerante, nqs do i ushqenim mendjes tone xhelozira te kota dhe nuk do e pranonim njera tjetren ne natyralitetin ton, kjo marredhenie do te ishte e shkaterruar dhe keto 4 vjet qe kam kaluar me te do te ishin vertet te merzitshem dhe jo kaq fantastik sa kan qen!
Pershendetje Anabel... Sa teme delikate dhe te bukur qe paske zgjedhur sonte,na knaqen kto letrat . Un kunate nuk kam akoma se vellain e kam ende pak te vogel,por do lutesha qe im vella nje dit te zgjedhe nje vajze per se mbari,qe ta doje dhe ta respektoje ate dhe tna respektoje dhe ne,familjen e tij,dashuri nuk i kerkoj se sdo te ket kurre.. Habitem pak me kto vajzat qe po na i bejn kunatat motra,qetesohuni se nuk te behet moter kurre nje kunate,se gjithmon do ket xhelozi ne mes... Nuk do e imagjinoja Nuk do e imagjinoja dot qe nje dit kunata te vendoset ne nje vend me mua,bijen e shtepise time Sa per mbyllje nuk pretendoj qe dhe njerzit e burrit tim tme duan sic duan vajzen e tyre.. Kshq te gjith duhet te mbajn vendin qe u takon dhe te gjith jetojn te lumtur Anonim te lutem
Pershendetje Anabel. Ne lidhje me temen KUNATE edhe une deshiroja qe te shkruaja disa fjale. Jam e lidhur prej 6 vjetesh me te fejuarin tim, dhe ai ka 3 motra. Ashtu sic i ka i fejuari motra ashtu i konsideroj edhe une ato. 2 kunatat e medha i kam te martuara ndersa te voglen te fejuar. Te treja motrat (mund ti quaj keshtu se i ndjej) jane shume te dashura me mua, jam nusja e vellait te vetem. Nuk e di per te tjerat ne lidhje me kunatat, por familja e te fejuarit tim me perkrahin shume, me duan dhe me respektojne jasht mase, ashtu i perkrah edhe una. E them me plot goje se ajo eshte familja qe une e kam enderruar. Ju pershendes Ela.
Mirembrema Anabel Une nuk kam kunata sepse burri I'm eshte djale I vetem, poooor kusherirat e para te burrit jane neperka me 7 gjuhe...Apo s'jane edhe 4. Vijne ne shtepine time dhe kur ikin ato plas sherri me vjehrren dhe vjehrrin. Bejne ''ligjin'' ne shtepine time!! Po pres diten qe ti nxjerr nga shtepia njehere e mire qe te mos me shkelin me....Kur do ta kuptoje njeriu se ne shtepine e tjetrit shkohet Mik e iket Mik?! Faleminderit.
Anabel pershendetje ,se di ku jetojn kta parafolsit por un me kunaten kam rraport shum te mir. Hapem me te ,i tregoj gjithcka biles me shum din ajo x gjerat e mia se vllai . Me eshte ber si moter dhe e kam shum xhan meqe ra fjala tani pret nje goce publikoni vetem emrin po deshet flm
Mirembrema Anabel.do ju tregoj maredhenien qe un kam me kunaten time,dmth me motren e te fejuarit tim.Un jam vajze e vetme dhe per mua ajo eshte motra qe un gjeta ne moshen 25 vjec...jam shum e lumtur qe e kam dhe e dua shume.gjithcka qe ne bejme gjat dites ne flasim me njeratjetren dhe gjithmon marim mendimin e seciles....shkurt per mua eshte njeri unik dhe jam me fat qe e kam.
Pershendetje Anabel :)) Sh teme e bukur kjo sot. Ne fakt une jam vetem 18 vjec dhe nk kam kunat