Kanë kaluar 20 vite qëkur Dritan Hoxha, i etur për të ndryshuar situatën mediatike në Shqipëri, krijoi Top Albania Radion, bashkë me një grup të rinjsh që më vonë do të ktheheshin në zëra të njohur radiofonikë dhe fytyra të njohura në skenë dhe ekran.
Në një periudhë kur vendi ynë ishte në krizë të thellë politike dhe po ashtu mediatike, me radio që transmetonin vetëm muzikë pa hesap pa ndonjë cilësi të veçantë, Tani solli një revolucion mediatik audiovizual që për kohën do të quhej një nga evenimentet më të rëndësishme dhe vazhdon të jetë zgjedhja e parë për këdo që i hipën makinës, e dëgjon në telefon apo nga ambientet e punës.
Por ja disa fakte që mund ose jo t’i dinit rreth Top Albania Radio-s.
1. Ka nisur transmetimet në 14 shkurt 1998.
2. Gerta Heta ka qenë folësja e parë e TAR.
3. Emisioni i parë radiofonik ishte ‘hit-parade’.
4. Emisioni i parë që vendosi kontakt të drejtpërdrejtë me publikun ishte ‘Një këngë për ty’.
5. ‘Një këngë për ty’ është emisioni më i gjatë radiofonik që vazhdon transmetimin edhe sot.
6. TAR ka patur fillimisht identitetin e Bjoken Lakos
7. Redia Hoxha ka lindur ditën që nisën transmetimet e TAR dhe emri i saj vjen nga ‘radio’.
8. Dj Aldo e ka filluar karrierën e tij si DJ tek TAR në moshën 15-vjeçare.
9. ‘Goodmorning Albania’ me Aldon Lipen ka qenë emisioni i parë radiofonik që lidhej me televizorin.
10. Saimir Kodra dhe Gent Pjetri (doktori) kanë nisur me ‘Radio Mania’ në 1999.
11. Alketa Vejsiu ka filluar të punojë në TAR në moshën 14-vjeçare.
12. Arbana Osmani, Kozeta Kurti, Xhoi Bega, Ledion Liço dhe Eno Popi e kanë nisur karrierën në TAR.
13. Zamira Koleci, gazetare e Radio Tiranës ka themeluar redaksinë e parë të lajmeve me formatin e ri: lajmi i shpejtë flash, i shkurtër dhe ritmik.
14. E para radio shqiptare që solli ‘jingles’, siglat fonike. Kush mund ta harrojë ‘Ua mami Top Albania’!
15. TAR ishte trendi i momentit, audienca e saj e moshave të ndryshme konsiderohej ‘cool’ dhe kjo ishte një arsye më tepër që të bëheshin pjesë e emisionit me telefonata dhe sms.
Burimi: Top Albania Radio