Jeni mësuar të shihni përherë për Shën Valentin zemra simbolike, por si thoni që këtë herë të merreni me dashuri të vërtetë, me zemra të vërteta.
Artisti new york- ez Ward Roberts ka zgjedhur pikërisht ditën më romantike të vitit për të publikuar koleksionin e tij fotografik. Ekspozita ka si subjekt shfaqjen e zemrave të kafshëve.
I mrekulluar pas bukurisë dhe ndërlikimit të tyre, Roberts i ka dokumentuar zemrat që prej 2015- s.
Me shumë se sa për rënien në dashuri apo thyerjen e zemrës, projekti konsiston në trajtimin e çështjeve serioze shëndetsore, nisur nga përvoja personale e artistit.
“Barkushja ime e majtë nuk funksionon siç duhet. Është si një muzikë jazz e çrregullt.”
Asnjë kafshë nuk u lëndua për së gjalli, ndërkohë që u përfshinë 20 zemra nga specie të ndryshme: pulë, kalë, dhi etj. Pavarsisht përpjekjeve të shumta të Roberts- it nuk u mund dot të sigurohej një zemër njerëzore.
Në foto e tij tregohet mënyra se si zemra e reflekton mërzitjen apo gëzimin, kjo realizuar përmes nuancave të sfondit. Të paktën festa u përdor si një mënyrë e mirë për të vendosur në vëmendje shëndetin dhe rëndësinë e kujdesit ndaj zemrës. Kur më mirë se sot!
Burimi: CNN