Edhe në ditë të vështira si ato të shtatzënisë, Chrissy Teigen nuk rresht së surprizuari me deklaratat plot humor dhe fotot pa komplekse. Postimi në Twitter për gjithë situatën e vështirë të shtatzënisë shkaktoi të qeshura tek ndjekësit e saj.
“Ky fëmijë po ma merr jetën. Ai më pi ujin dhe unë kam etje. Më ha ushqimin dhe unë jam e uritur. Ai më merr shëndetin duke më sëmurur. Pse i krijojmë këta monstra që na duan të vdekur”, shkruante Chrissy.
Në foton e fundit në Instagram, modelja ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur dhe ka prezantuar ushqimin që e shoqëron gjatë këtyre muajve. Partnerja e këngëtarit John Legend shfaqet topless në kuzhinë ndërsa përgatit një pjatë.
“Ju lutem mos më shani! Jam një grua krenare që përgatit sallatën, jam natyrale dhe më pëlqen të jetoj jetën time”, shkruan ajo.
Chrissy dhe John Legend janë një ndër çiftet më karizmatike të ekranit, të cilët janë në pritje të fëmijës së dytë. Ata kanë një vajzë 2-vjeçare, Luna.