Parfume

Shtatë parfumet më joshëse, sipas karakterit tuaj.

6 Shkurt 2018

 Shtatë parfumet më joshëse, sipas karakterit tuaj.

Zgjedhja e parfumit të duhur mund të kthehet në një histori horror nëse nuk e gjen në 10 minutat e para të hyrjes në dyqan. Nuhatja trazohet dhe mund të dalësh më e konfuzuar se kur hyre. Aroma e një gruaje është aq individuale sa personaliteti i saj, prandaj në mes të kësaj morie aromash, të gjesh parfumin e duhur është si të gjesh partnerin e jetës. Meqë ra fjala, parfumi i duhur të shton vetbesimin, rrjedhimisht faktorin joshës, rrjedhimisht i hap dyert universit që të bëjë magji në sektorin romantik. Jo çdokush ka të njëjtin koncept të çfarë është seksi, megjithëatë, disa parfume njihen më shumë në këtë sektor. Me kaq shumë për të zgjedhur, menduam se do ju hynte në punë një listë për ju që po kërkoni parfumin më joshës, që të përshtatet dhe me personalitetin tuaj.

Lancome – La vie est belle

Shtatë parfumet më joshëse, sipas karakterit tuaj.

Kjo do t'i lërë shqisat tuaja të përmbushura gjatë gjithë ditës ... është aromë e ëmbël dhe e qetë por njëkohësisht e gëzuar, dhe me dashuri të pastër për të qenë një grua! Sa e thjeshtë dhe plot pasion. Natyrisht, Julia Roberts është modelja e  kësaj linje! Ky parfum vjen bashkë me setin në Etos Parfumeri.

Valentino - Donna Noir Absolu

Shtatë parfumet më joshëse, sipas karakterit tuaj.

Nje Must Have i 2017, me nota piperi te zi, liquor, kumbull dhe dru sandali përkthehet në një feminilitet te gjallë dhe joshës. Perfekte për gruan e fortë dhe të pavarur që nuk i pëlqen aspak ëmbëlsia. Kjo është larg nga një nga aromat më unike dhe goditëse, që keni ndjerë ndonjëherë.

Versace - Crystal Noir

Shtatë parfumet më joshëse, sipas karakterit tuaj.

Një aromë për gruan e vërtetë Versace. Ajo është sexy pa u përpjekur, e sigurt, e do modën dhe eksentriken. Është një parfum magjik dhe misterioz. Një aromë me lule-orientale, është absolutisht femërore, e butë dhe lë përshtypje. Vjen ne giftset bashke me locionin dhe shampon e trupit në parfumerinë Etos.

Carrolina Hererra - Good Girl

Shtatë parfumet më joshëse, sipas karakterit tuaj.

“Është kaq mirë të jesh e keqe” është logoja e këtij parfumi dhe ky dualitet e përfaqëson femrën që e mban. Cilësitë e ëmbla, joshëse të jasemines i japin Good Girl shkëlqimin dhe feminitetin e saj. Ana e errët e Good Girl është krijuar me kakao aromatike. Aroma perfekte për një  ‘femme fatale’ moderne me jaseminë sensuale dhe tonka joshëse.

Viktor and Rolf - BonBon

Shtatë parfumet më joshëse, sipas karakterit tuaj.

I krijuar për vajzën lozonjare, siç duket edhe nga vetë forma e derdhur si karamele. Është enjergjia e saj dhe shpirti i saj i festës që e bën të parezistueshme. BonBon ka nota karameli, mandarine dhe pjeshke. E gjeni në Etos Parfumeri.

Hermes - Eau d’Orange

Shtatë parfumet më joshëse, sipas karakterit tuaj.

Fragrancë e rafinuar me bazë qitro,limon,mandarinë,mente,manaferra e lule të bardha. Për gruan klasike që i reziston trendeve, elegnances dhe freskisë të pavdekshme me shijen e luksit. 

Jean Paul Gaultier – Scandal

Shtatë parfumet më joshëse, sipas karakterit tuaj.

Aromë moderne dhe shpërthyese, për gratë që nuk kanë frikë të thyejnë tabu. Largoni klishetë dhe sillni një frymë të re. Shishja ka një dizenjim që tërheq vëmëndje, me skulpturën e këmbëve të një femre. Notat kryesore jane portokalli i kuq, mjalti, patchouli dhe gardenia.E gjeni në Etos Parfumeri.