Çfarë po ndodh rreth nesh

Afroviti Goge fiton sondazhin e ANABEL

24 Gusht 2014

Afroviti Goge fiton sondazhin e ANABEL

Afroviti Goge shpallet VIP-i me trupin me seksi këtë verë në plazh, bazuar në fotot amatore të postuara së fundmi, të cilat Anabel i mblodhi nga Instagrami i shumë Vip-ave dhe modeleve. 

Natyrisht që në këtë sondazh mungojnë edhe shumë artiste të tjera të njohura, të cilat nuk kanë postuar asnjë foto të tyre të fundit dhe ne për të qënë sa më të drejtë zgjodhëm të mos postonim foto të vjetra apo profesionale të Vip-ave më rroba banjo. Sigurisht që ka pasur edhe nga ato, që i kanë postuar fotot në plazh pas fillimit të sondazhit në Anabel, por do të ishte sërish e padrejtë për to nëse do të futeshin në sondazh, pasi do të merrnin më pak pikë, si edhe për të tjerët që ishin tashmë në konkurrim.

Duhet thënë, që gara ka qënë shumë e ashpër mes Afroviti Goge, Angela Martinit dhe Lori Hoxhës. Në fakt, ndërhyrja dhe renditja e Lorit mes dy modeleve, në vendin e dytë, u prit me shumë polemika. Shumë njerëz besuan se Lori nuk ka trupin e duhur për këtë konkurrim, gjithsesi sondazhi i Anabel nuk ishte një sondazh për të nxjerrë trupin më sexy, por për të nxjerrë figurën më seksi në kompleks, në veshje, në foto në gjithçka, sepse siç edhe e thamë më herët, nuk ishte një konkurs me parakalime trupash në plazh, por ishte një konkurs bazuar në fotot amatore të Instagramit, të përzgjedhura nga vajzat e njohura për t'i postuar për publikun e ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Afroviti Goge arriti e para 1500 likes, rreth orës 1 pas mesnate, edhe pse të nesërmen u zgjuam me më shumë “likes” për Lorin, e cila kaloi dhe është në avantazh. Gjithsesi, siç ishte dhe rregulli i Anabel që në publikimin e sondazhit, Afroviti Goge ka fitoren, duke u ndjekur më pas nga Lori Hoxha dhe Angela Martini.

Afroviti Goge është modele, gjithashtu ka marrë pjesë edhe në konkurse bukurie dhe aktualisht drejton edhe një agjensi modelesh. Ajo ka qënë e përzgjedhur për të qënë së bashku më aktorin e njohur Blerim Destani në kopertinën dhe brendësinë e Revistës Anabel, në numrin e muajit korrik 2011.

TOP 10 E "SEXY VIP ON THE BEACH 2014"

  1. AFROVITI GOGE
  2. LORI HOXHA
  3. ANGELA MARTINI
  4. DAFINA ZEQIRI
  5. NORA ISTREFI
  6. SONI MALAJ
  7. ADROLA DUSHI
  8. AFËRDITA DRESHAJ
  9. AURELA HOXHA
  10. ADELINA TAHIRI

DAFINA MË SEKSI SE NORA ISTREFI?!

E cilësuar si një nga femrat më seksi të skenës shqiptare, Nora Istrefi duket se është lënë pas nga këngëtarja Dafina Zeqiri. Me një diferencë të vogël pikësh, në sondazh duke se ka triumfuar trupi shumë sportiv e me muskuj i Dafinës, krahas atij shumë seksi, të gjatë të Norës.

SONI MALAJ E 6-TA?!

E kemi thënë që këngëtarja Soni Malaj është një nga femrat më fit të ekranit, një ndër frekuentueset më të rregullta të palestrës dhe e dietave strikte. Në fakt, në sondazhin "SEXY VIP ON THE BEACH 2014", këngëtarja pritet të renditej shumë më mirë, por është renditur e 6-ta.

ADROLA DUSHI, MAMI SEKSI NË TOP 10-SHE.

Modelja dhe ish-Miss Albania 2012, Adrola Dushi, e cila vetëm 2 javë më parë veshi fustanin e bardhë të nusërisë, ka mundur të renditet në TOP 10-shen e sondazhit për trupin më seksi në plazh. 22-vjeçarja një vit më parë ka sjellë në jetë djalin e saj Troi, por siç duket edhe nga fotot dhe renditja, është në top formë pas lindjes. Një sukses më vetë për Adrolën, e cila ia ka dalë të renditet pas emrave të njohur si këngëtaret Dafina Zeqiri, Nora Istrefi dhe Soni Malaj.