Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2018: Ujori dhe Peshqit

4 Shkurt 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2018: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2018: Ujori dhe Peshqit

Eklipset në shenat e Luanit dhe Ujorit janë rikthyer dhe e njëjta gjë do të ndodhë me biseda që keni bërë në gushtë të vititi të shkuar. Ky do të jetë një muaji rëndësishëm për ju. Në fillim të shkurtit, do të keni një eklips diellor në hënë të plotë në shenjën e Luanit, në shtëpinë tuaj të përkushtimit dhe marrëdhënieve. Do të merrni lajme të mëdha në lidhje me një partner në dashuri ose biznes dhe nëse datëlindja juaj është më 31 janar, plus minus pesë ditë, do të ndikoheni personalisht.

Eklipsi kërkon një vendim për marrëdhënien në të cilën jeni tani. Mund të jeni të martuar ose mund të bashkëjetoni, por eklipsi kërkon që të ecni përpara ose të ndaheni. Ky është një eklips pozitiv kështu që edhe rezultatet do të jenë të lutmura. Mendoni gjëra të mira.

Gjatë eklipsit diellor të 15 shkurtit do të ndiheni të qartë për të ardhmen tuaj dhe hapave që doni të ndërmerrni për ta materializuar vizionin tuaj. Ky eklips është miqësor. Urani, planeti juaj sundues do të jetë në pozicionin ideal që ju të udhëtoni ose të negocioni një marrëveshje profesionale. Ose të dyja.

Rikujtoni diskutime që ndodhën mes 7 – 21 gushtit pasi ky eklips ka lidhje me ato biseda. Me shumicën e planeteve në anën lindore të grafikut tuaj, do të keni kontroll mbi gjërat që ndodhin tani.

Profesionalisht, gjërat nuk mund të ishin më mirë pasi Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, po shkëlqen në shtpëinë tuaj të famës dhe ndereve, për herë të parë në 10 vjet. Këtë muaj, Jupiteri ka orbituar për të qenë pranë Plutonit dhe kjo do të thotë se do të merrni një shpërblim financiar shumë shpejt.

Jini të vëmendshëm për lajme të reja. Si pjesë e kësaj teme pozitive në lidhje me paratë, hëna e plotë e dy marsit do të marrë fuqi në fund të maujit dhe do të ndriçojë shtëpinë tuaj të parave të të tjerëve. Nëse keni nevojë për fonde, kërkoni me vetëbesim pasi është thuajse e sigurt që do t’jua japin. Ose, mund të merrni një dhuratë të shtrenjtë për ditëlindje ose një bonus në punë.

Mërkuri do të jetë në prapavijë në fund të muajit që vjen, nga 22 prilli deri më 15, kështu që përdoreni këtë periudhë për të bërë progres. Bëni një prezantim, lançoni një produkt, skeduloni një intervistë ose nisni një dorëshkrim. E dini vetë ç’doni të bëni, vetëm nisni tani.

Nga ana shoqërore, shkurti do të jetë i ngrohtë e vibrant ngaqë Marsi, planeti i energjive do të ndriçojë shptëinë tuaj të miqësive, festave dhe njohjeve të reja.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2018: Ujori dhe Peshqit

Eklipsi hënor në hënë të plotë që ndodhi më 31 janar duket se ka sjellë përfundimin dhe finalizimin e një prej detyrave tuaja, por nëse jo, duket se do ta përfundoni ditët e para të shkurtit. Vëzhgoni me vëmendje pasojat e ardhshme të këtij projekti të përfunduar, pasi mund t’ju sjellë më shumë mundësi për të shkëlqyer.

Eklipsi ishte në shenjën e Luanit që do të thotë se projekti juaj mund të ketë lidhje me industrinë e argëtimit ose diçka që ka lidhje me luksin ose fëmijët. Eklipset sjellin ndodhi të jashtëzakonshme dhe ky projekt do të ndryshojë jetën tuaj. Mbajini mend këto ditë që të kuptoni ndodhitë në të ardhmen.

Më 15 shkurt do të vijë një tjetër eklips në shenjën e Ujorit, i cili do të jetë shumë miqësor. Do të bëni bisedime konfidenciale, që fshehin fitim financiar për ju. Tani për tani, mos i tregoni kujt.

Eklipsi i 15 shkurtit do të risjellë në dritë biseda që ndodhën në gusht të vitit të shkuar. Kini parasysh çfarë folët nga 7-21 gushti. Gjithashtu irkujtoni ç’nodhi një vit më parë, më 10 shkurt. Gjeni të përbashkëtën e këtyre datave dhe do të kuptoni ç’ju pret në mes të këtij shkurti. Eklipset janë të lidhur si rruazat në një varëse.

Ka edhe një mënyrë tjetër për të gjetur ç’do t’ju sjellin eklipset e këtij muaji. Eklipset përsëriten çdo 19 vite, kështu që përpiquni të kujtoni ç’ndodhi në 31 janar ose 15 shkurt të 1991. Përpiquni të gjeni një temë të përbashkët e më pas mund të kuptoni lidhjen e saktë.

Disa eklipse nuk i sjellin të rejat menjëherë, por mund të vonojnë pesë ditë. Përshembull, eklipsi i 31 janarit në shenjën e Luanit mund të mos ju  ndikojë deri në fillim të marsit. Nga 28 shkurti der më 4 mars mund t’ju ndodhë diçka e rëndsishme.

Shkurti do të jetë një moment kritik për karrierën tuaj. Marsi, planeti i energjive, do të hyjë në shenjën e Shigjetarit për herë të parë ne dy vite dhe do të ndriçojë shtëpinë tuaj të ndereve dhe arritjeve. Ky trend nisi para një viti dhe do të zgjasë deri më 17 mars. Vendimet që merrni në të mirë të karrierës do të jenë jetësore për dy vitet në vazhdim. Fokusohuni shumë tek përparimi në karrierë pasi keni një mundësi të artë në duar.

Po ndodhin kaq shumë gjëra në jetën tuaj. më 10 shkurt, Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj e do të qëndrojë deri më 6 mars. Kjo do të jetë periudha ideale për të blerë rroba, aksesorë e produkte kozmetike. Është e rëndësishme të kesh disa gjëra që të bëjnë të ndihesh më mirë me veten. Me Afërditën në shenjën tuaj, një person nga rrethi juaj shoqëror do të bëjë dallim nga të tjerët dhe do të qëndrojë pranë jush për një kohë të gjatë.

21 shkurti do të jetë një ditë shumë romatike për ju, me Afërditën në shenjën tuaj në linjë me Neptunin. Një nga ditët më glamoroze për dashurinë edhe pse është e mërkurë.

Ky muaj mbaron mrekullisht bukur, universi ju dërgon puthje. Hëna e plotë e një marsit është ndër më të mirat e 20118-s dhe do të bjerë në shenjën e kundërt tuajën, Virgjëreshën. Brenda katër ditësh nga një marsi mund të fejoheni ose martoheni, ose të paktën t’i përkushtoheni dikujt tjetër.

Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie të qëndrueshme, do të merrni iniciativën të hidhni një hap të madh. Mund të niseni për muaj mjalti, blini një shtëpi ose të nisni një ëndërr bashkë. Hëna e plotë e fillimi të marsit do të jetë e jashtëzakonshme për ju.