
Prsh Anabel! Une ju lexoj gjithmone ne cdo teme dhe te them te drejten nuk dua te mbaroni me keto letrat. Ne fakt une ekam gjetur veten ne shume tema, por kjo e sotmja, me beri te shkruaj dhe une. Une jam 18 vjece, por si vajzat e moshes time jam dhe une e lidhur me dike. Shkojme mire dhe kemi dicka serioze. Ne fillim te lidhjes nje kushurira e tij me tregoi qe ai ishte shume i lidhur me mamin dhe te them te drejten u friksova pak, per te vetmen arsye se une jam shume shume xheloze. Jam aq xheloze sa cmendem edhe per mamin, motren apo kushurirat e tij. Gjithesesi une dua qe ai te kete marredhenie te mira me to.. mbi te gjitha dhe vet te kem marredhenie te mira. Pasi kaloi pak kohe ai me tregoi marredheniet qe kishte dhe te them te drejten u dashurova me mamin e tij. Ajo vertete e kishte te preferuarin e daj, te perkedhelurine saj, te dashurin e saj, por ajo e kishte mesuar te ishte i zoti i vetes. Ai bente te gjitha punet e shtepise, ne shkolle eshte nxenes shume i mire dhe di te kujdeset per veten dhe per te tjeret. Epo c'te keqe ka te jete cun mami, nese mami e meson te dije t'i beje balle jetes dhe vetem?
TEMA DJALE MAMAJE - Véronique Moraldi ka shkruar nje libër mjaft interesant mbi marrëdhënien djalë – nënë ku shpjegon për fill e për pe përse nënat janë kaq të lidhura me djemtë dhe anasjelltas. Për një nënë sjellja në jetë e një djali përkthehet në fitim prestigji në sytë e bashkëshortit, familjes dhe shoqërisë, ajo nuk ka sjellë në jetë vetëm një fëmijë por një mashkull që do të përcjellë mbiemrin. Djali për nënën është jo vetëm fëmija i saj, por dashuria e saj e parë dhe mashkulli i saj përjetë sepse nëse me bashkëshortin mund të ndahen, me të birin nuk do të ndahen kurrë. Nëna bëhet akoma më posesive me të birin atëherë kur marrëdhënia me bashkëshortin çalon, dhe ngjitet pas tij sepse tek i biri ajo sheh mishërimin e mashkullit ideal, ideal sepse e ka krijuar ajo dhe e ka rritur dhe edukuar ajo sipas asaj që mendonte të drejtë. Kur hyn në skenë nusja, nëna në mënyrë të pandërgjegjshme e sheh atë si armike, si atë që do i vjedhë gjënë më të shtrenjtë, investimin që ajo ka bërë për një jetë të tërë, por mbi të gjitha mashkullin e saj. Largimin e të birit nga “foleja” për të jetuar me gruan nëna e përjeton si braktisje, pothuajse si një divorc, prandaj bëhet akoma më e ngjitur dhe manifeston sjellje paradoksale dhe qesharake në sytë e nuses. Kuptohet që i vetmi që mund ti japë fund një situate të tillë është vetëm djali/bashkëshort i cili gjendet në një situatë të vështirë sepse ndenja e fajit ndaj nënës nga njëra anë dhe presionet e bashkëshortes nga ana tjetër e vënë në udhëkryq. Zgjidhja qëndron tek ekuilibri i të treja palëve: nëna duhet të kuptojë që djali nuk është burri dhe duhet lënë i lirë të jetojë jetën e tij ashtu si nëna jetoi jetën e saj me burrin e vet, djali duhet të bëhet më i zgjuar dhe të mos bjerë pre i manipulimeve dhe viktimizmit të nënës, nusja duhet të shmangë diskutimet me vjerrën dhe të bisedojë me të shoqin për ti hapur sytë. Një mashkull i zgjuar kupton, avash por kupton, ose me mamin dhe leshko përjetë, ose me gruan dhe djalë e burrë shembullor për të dyja.
Pershendetje Anabel dhe fansa. Me shtyu tema e tille ti bej nje pyetje asaj zonjushes qe ishte ndare nga i fejuari per arsye se ai donte dhe respektonte maman e tij. Tani une nuk kuptoj nje gje tek ajo dhe disa femra te tilla si ajo. Ca te keqe ka te duash maman? Ju e doni dhe e respektoni maman tuaj? Aq tragjike ju duket ju qe bashkeshorti te doj dhe te respektoj maman sa te beni ndarjen? Mamaja mbetet mama, dhe nuk nderrohet as me universin, femra ka plot gjithashtu dhe meshkuj, i nderron per disa arsye po nenen dhe baban e nderroni dot? ka qene mamaja ajo qe per ju per mua dhe per te gjithe ka ndenjur shume nete pa gjume, ka qare, ka qendruar tek koka ne shtepi apo ne spital pa ngrene e pa pire se nuk kishte as uri dhe as etje per vete para se te shoh femijen qe eshte mire... Ka shume raste qe kur shkon ne emigrim djali nusja e tij e tradheton se gjoja nuk jeton dot pa nje ngrohtesi tamam si ajo qe kishte abortuar 10 engjej, po nenes ama i rri mendja tek femija, kam qene vet ne emigrim dhe sa here flisja ne tel mamaja vetem qante, dhe kur u ktheva ishte bere nje dore njeri nga meraku, ndersa ish e dashura ime i kish trashur bythet dhe dy here me shume se fundja te dashur gjen plot. Tani une punoj badigard me policin dhe punen e kam naten dhe vetem nena eshte ajo qe prokupohet shume per mua, nuk jam i lidhur se po shoh shume mire ca behet me ju brezin e ri, jeni shturur fare o femra ca beni, nenen tuaj e doni ju? Ishallah me bie nje femer e till per fat qe nuk do i doj prinderit e mi po te sajet ama kam per tja nxir jeten nuk do ti le as te flasi ne tel e jo me ti takoj ta kuptoj sa duhet prinderi po ku keni dhimbsuri ju aman. Nese do i respektoj prinderit e mi njehere une do ti respektoj 1 mije here prinderit e saj. Vetem brezi i ri i ben keto gjera pa pyesni femrat mbi 24 vjece ca kulture kane, jane te pjekura e me norma.
Anabel, unë jam një çun mami. Po po, çun mami. Jam çunmami i të gjitha kohërave. Top çunmami. Të gjithëve mund tu flas ashpër, mund të grindem, tu marr frymën me vrazhdësi, vetëm mamit, jo. Pika ime e dobët. Nuk mund ta kundërshtoj. Andaj përdor diplomacinë. E kundërshtoj me batuta, që të qeshë e ta presë sa më pak rëndë. Ma ka fituar zemrën me butësi, me përkujdesje. Me shakatë dhe gafat që bën. Afërmendsh unë nuk bëj si thotë mami, se ajo gjykon emocionalisht por, fjalë nuk i kthej. Mendoni se cunat e mamit janë vetëm qullacët? Ata që nuk nxjerrin qimen nga qulli? Gabim. Unë jam çunmami. Mbreti Zog I ishte çunmami, se e kish' pikë të dobët e si kthente fjalë Nanës Mbretneshë. Mund të jesh djalë i përpjekur, haram, mafioz por, mami.. Të jesh çunmami, dmth të respektosh sovranitetin e nënës sate. Kush se bën është i pasoj. Kush e bën, quhet burrë. A thua nuk kemi parë më të fortit e botës që kanë pasur e kanë pikë të dobët të nënat? Se kam problem anonimitetin, se e kam krenari ti them botës: Po, unë jam çunmami.
Ish i dashuri im ishte sh sh i bukur por ama cun mami Un nuk doja ta shihja me vajza te tjera ai vajti u be model se kshu i pelqente mamit rrinte vetem pas mamit Sa here qe flisnim e pyesja ca po ben po puth mamin .. Dhe kulmi ishte kur mora vesh qe dhe me mua ishte lidhur se i kishte then mami Se ajo s kishte vajz e do i pelqente nje goc e bukur e mire si une qe ta kishte si vajzen e saj madje madje nuk le foto pa me komentuar e pa me bere like ne fb Cdo postim qe me ben i dashuri ne profil ne fund e permbyll kjo ju te dy jeni yjet e mi ... dhe ky qe i thot flm mamush dhe ne te duam shume .. thjesht kta tipa nuk durohen sinqeriasht Nese e poston plz anonym
Mirmbrema Anabel.Une jam vajza e nje cunin mami.Kur Babi dhe Mami im u martuan nena ime as nuk e lejonte mamin tim te ngrohte qumeshtin per mua pasi I prishej soba.Pasi vinte babi im nga puna ajo fillonte te ankohej per mamin tim dhe babi ushtronte shume dhune.Ka arritur sa ta godasi dhe ne thike.Pas disa kohesh ne morem shtepine tone,por gjyshja ime ne kater te mengjesit vinte te shikonte shtepine dhe djalin e vet.Babi im me ka len mua pa buke dhe I jepte lek asaj.Nese do behej dicka duhej te pyetej "mami".Ajo i thoshte babit se gruaja e tij sbente dhe ai vinte ne shtepi dhe lyente muret e shtepise me gjakun e mamit nderkoh qe une isha ne cepin e dhomes dhe doja ta vrisja shtrigen.Pas shume kohesh babi filloj te reflektonte dhe nuk e degjonte me.Sot ajo vjen ne shtepine tone dhe mami im shqetesohet nese ajo ka ngrene,nese ka pire ilacet apo nese eshte semure.Shume krenare per prinderit e mi, vecanerisht per mamin lutem qe mos te kem nje vjerre ose burre te tille.Po pata te njejtin fat do i martoj dhe do I jap bekimin tim nderkoh qe vazhdoj jeten time larg tyre.
Kjo tema qe ke zgjedh sot na prek te gjitheve nga pak pasi shquhemi si popull ku meshkujt jane te lidhur ngusht pas nenave, por nuk me ngacmoi kjo per te treguar dicka per bashkeshortin tim pasi normal si te gjithe ka marredhenie si nena me djalin. Dua tju tregoj per nje shoqen time, marredhenien e burrit te saj me mamane e tij. Ishin nje cift i dashuruar ne fakultet, shkonin per mrekulli, madje shume e pergezonin per burrin qe kishte. Ishin nga dy qytete te ndryshme ( ai nga nje qytez e vogel shqipetare). Vendosen te martohen pasi moren vesh per shtatezanin e saj, dhe ketu filloj cdo gje, ai i tha gruas pas dasme rri ne qytetin tend se dhe une do shperngulem, dhe nje jav pas dasme e solle ne shtepi dhe ter shtatezanine shkonte e vinte ai kesaj i thosh ja do vij, lindi djali, shkoi me djalin ne qytetin e tij, mirepo filloj te dalloj qe bashkeshorti cdo muhabet qofte edhe banal ja tregonte si grate e liga te emes, dmth cdo fjal qe mund ti thoshte burrit zere se ja thoshte vjerres, e nis serish n qytetin e saj, kaluan 3 vite jo vi tani jo vi pastaj, sa her shkonte te ai shihte se marredhenia e tij me te emen ishte shume e tepruar, ajo vendoste se cdo bente ai me jeten e tij. Vendosi t bente femij tjeter me mendimin se do te terhiqej me shume pas familjes, mori shpi me qera kur lindi vajza, mirepo e pagoi 4 muaj ai erdhi me von, qe ne momentin qe jetuan bashke gjithesej 6 muaj, sherri ne max sepse nje ne dy fjale ishte "mami im", madje ai thoshte per cdo gje " do ja them mamit", e ema vinte dhe i thoshte ti e ke fajin ( nuses ) se i berrtet. Nejse sdeshi tja dinte la dy femij me temperatur as rroba nuk mori dhe u nis per te e ema per te mos ardhur me, dhe pas ketij momenti i thoshte ajo te shkonte ne qytetin e tij por ai thoshte ja dhe pak e keshtu vinte e takonte me te emen dhe e ema bente muhabet me kete si do e zgjidhnin kete situata ndersa i biri rrinte degjonte. Pagoi qerane kjo deri ne nje vit kot se ai iku. Femijet svinte ti vizitonte fare, vetem e ema e tij vinte, dhe nje prej ketyre ardhjeve ndodhi edhe ajo qe i vuri flaken ( qe ne fakt kish marre flak me kohe), vjehrra gjuan nusen ne mes te lokalit sepse i kerkonte te merrte femijet ( ata femij qe ata skan dhen as 100 lek per tu rritur). Shoqja shkon denoncon ne polici, dhe hap gjyqin e divorcit, ku serisht djali vjen me mamin, pa asnje kundershtim tha femijet ti marre gruaja dhe u vendos nje kuote qesharake mujore prej 5 mij lek te reja per secilin femij ( te cilen u ben 7 muaj se ka paguar), hapet dhe gjyqi prokuroris i cili eshte ne vazhdim per goditjen qe nena e tij i beri nuses. Ai ka ardh vetem nje her ti takoj dhe prap me te emen edhe pse ajo me urdher mbrojtje si lejohet ti takoj nipin e mbesen. U zgjata shume por me teper per tju futur edhe ju ne rrjedhen e ngjarjeve. Gjithmone kam pyet veten se ku mund ta gjej ai njeri lumturine kur nuk e gjen prane dy engjejve te vet, si mund te rrij njeriu me nenen e vet dhe te ler pas nje familje, dhe cfare nene eshte ajo qe ndau te birin nga familja e vet. Dua te theksoj dhe nje gje, nuk ishte tip lidhjesh te tjera dhe kjo eshte gjeja me e cuditshme se shumica mendojne se mund te kete dashnore, por jo dashnorja e ti ishte dhe eshte pikerisht nena. Ka arrit i ka then gruas pas divorcit qe nuk i dihet ne nje te ardhme edhe mund te bashkohemi ( dmth??? Kur mos te jete me e ema ???!!!! Mendoj se marredheniet duhet te jene te ekuilibruara pasi keshtu shkaterrojne jete njerezish! Ajo eshte nje nene e vetme e perkushtuar pas dy engjejve te vet dhe punon dhe jeton vetem per ata pasi babai i tyre ska kohe te mendoj per ta, ai ka nenen e vet. Le te vijojne komentet e mendjeve te hapura e te mbyllura ju cfare do kishit bere ne rastin e saj?
Pershendetje Anabel E lash te dashurin tim pasi atij " i cmendej mamaja" nese do hynte femer tjeter ne shtepi pervec saj... I rash shume shkurt pasi gjithcka qe ndodhi ne vitet qe kaluam bashke u venit dhe ska me rendesi.. Rendesi ka shendeti mendor i "mamase" ...
Pershendetje Anabel! Une qe po te shkruaj jam nje djale 20 vjec dhe shume me quajne 'cun mami' sepse jam shume i dhene pas saj. Si te mos jem i dhene mbas nje Femre qe me ka mbajtur 9 muaj ne barkun e saj, mbas nje gruaje qe me ka dhene nga gjaku i vet, mbas nje gruaje qe me ka mesuar qe femra duhet respektuar dhe dashuruar, mbas nje gruaje qe ka ditur gjithmon t'me bej femijen me te lumtur ne bote. Si te mos jem i dhene mbas nje gruaje qe ne syte e mi eshte Femra me e bukur ne bote, Femra me puntore, Femra me kurajoze, Femra me zemer bardhe. Jam i vetedijshem qe keto gjera une i ndjej sepse ajo eshte mamaja ime , por a nuk eshte keshtu per te gjithe ne? Eshte dicka e papershkruaj ajo Dashuri kundrejt nenes. A nuk eshte bukur t'i afrohesh dhe te ndjesh aromen e saj? Ate arome qe do ta njihja ne nje tunel erresire me hunden e mbyllur. Dhe tani qe po te shkruaj jam ketu pran saj dhe e shoh tek fle. E shoh, vazhdoj te shkruaj dhe hedh prap syte tek ajo sepse syte e mi nuk do te 'ngopeshin' asnjehere duke e pare. Ku jetoj kam nje te dashur 'te huaj per mua' per te cilen provoj shume , ndoshta eshte edhe shpejt por kurre nuk kam arritur te provoj dicka per nje njeri dhe kjo 'dicka' te jete me e madhe se ajo qe ndjej per Nenen time. Ajo gjithmon do te mbetet Mbreteresha ime dhe do te jete njeriu per te cilen do te jepja cdo qelize te trupit tim. Edhe nuk jam nje 'cun mami' edhe pse e kuptoj kur ma thon. Jam nje djale normal dhe me nje mirenjohje madheshtore kundrejt Femres qe me solli ne jete dhe me nje dashuri te shprehur ne cdo skaj te saj..( Une nuk jetoj ne Shqiperi dhe ju kerkoj ndjese per ndonje gabim drejteshkrimor) Kjo verteton pak faktin qe jam 'cun mami'
Aman Anabel me ke prek atje ku nuk mban!!! Jam 27 vjece shkolluar dhe e lidhur me nje cun prej shume kohesh. Jemi te fejuar dhe here rri ne shtepine time, here shkoj nga shtepia e tij. Ka nje mami shume te mire, te edukuar, te sjellshme, te dashur, skam cte them. Por djali i saj nuk ben asnjehere gabime dhe eshte perfekti. Sa vjen ne shtepi: te te beje mami gati dreken, je i lodhur, te te bej masazh nderkohe une atje. Une shkoj nga dhoma tj, ai vjen pas meje, nga mbrapa dhe mami. Shkon ora 00.00 duke biseduar ne sallon, tere kohes i thote te birit do gje, jastekun sikur ske mire, ne cilin stacion e do TV, e pyet per gjera qe ua di pergjigjen me mire se ne, vjen koha per te fjetur por rrini dhe pak se shpejt eshte. Nuk flas fare po fare. Perse te flas se po i thashe gje te vret per te emen. Une dal nga dhoma ajo ne korridor. Une bej dush ajo ne korridor. Me duket sikur me ndjek ne cdo moment, nuk di cte them. Eshte super vigjilente. Te njejten gje ben edhe me te birin. Por me ka lodhur ajo perkujdsje e skajshme. Me tha filani per djalin keshtu, me tha filanja keshtu, te mire e ka skam ci them po boooll se me lodhe. Duam te ikim me specializim ne France, vetem qan, qan. Edhe une kam mami por me thote shkoni ku te doni e nderoheni jeten si te doni. Ndersa kjo tere kohes ketu jeni te paret, te gjithe ua kane ziline. Ne mire jemi dhe nga gjendja ekonomike por te behemi akoma me te mire profesionalisht. Nuk di cte them anabel. I fejuari e degjon shuuume po e ka thene mami e ka thene perendia. Me pak fjale me ka lodhur shuumme!!!
Doja te "ngushelloja" djalin me mamin cun. E njejta gje me ndodh dhe mua me vjehrren time . kam 4muaj e fejuar dhe ajo duhet te ndjeke cdo hap tonin me detaje; "mos hidhni foto ne fb ose mbylleni fb fare (nderkohe familjen e kam larg dhe e perdor per komunikim fb, mos tregoni ku dilni apo ca beni , mos dilni per kafe eshte i lodhur cuni etj etj ) Kjo gje po acaron keq dhe burrit se e kupton qe un stresohem ngaqe si kthej pergjigje. sapo i flet ai pas 1jave e njejta gje prandaj dhe bejme sikur sdegjojme e prap sipas kokes bejme. Te pakten kam pak fat se ka dhe cunin e vogel e merret me ate nganjehere . Nuses te atij ja qaj hallin se te lodhen nervat pz Ju prsh nga Korca
Pershendetje anabel... Me intrigoi kjo teme dhe po te shkruaj dhe une. Une isha shuuume lumtur qe bashkeshorti im i ardhshem kishte nje marredhenie te mire me mamane e tij, gje te cilen ma ushqeu dhe mua..ishte e mrekullueshme gjithcka.... Por ndodhi ajo qe 'spritej'.. Zonja u keqptua ne dicka dhe jo vetem ajo ne fakt por dhe ai, dhe sma dhane shume mundesine te shpjegohesha dhe ai zoteria e tij degjoi te emen dhe i dha fund me mua... Ai thoshte se me donte por ne fund degjoi mamane gje qe beri te ndaheshin rruget tona. E prita per shume kohe (vite) qe te reflektonte dhe te kthehej , por jooo.. Pune qe sbehej. Shkaterroi veten e tij dhe mua dhe te ardhmen tone se bashku, per shkak te 'dashurise ndaj mamit' nuk jam absolutisht kunder dashurise per nenen, ajo eshte e shenjte...por duhet te ndahen gjerat!!! Jam ende nen pasojat e kesaj marredhenieje te prishur per kete shkak e prandaj jam e revoltuar.. Te lutem postoje dhe te lutem anonimatin
anabel un jam ajo vajza qe isha ndar nga i fejuari...sot jam e lumtur qe kam bere ate zgjidhje pasi u lirova nga ai nga vuajta ne ate kohe un isha 16vj ai 21 sot e kesaj dite ai eshte 27 vjec dhe i pafejuar asgje ...une kam krijuar fml time kam dhe nje engjell 10muajsh djalin tim dhe ju betohem x fml time qe cdo fjali qe kam then eshte e vertet..arsyeja pse ndenja 3vjet ishte se mendoja se do ndryshonte dhe do piqesh pasi ishte dhe i vogel plus me vriste mentalitet ...doja ti thoja atij djalit qe me kishte bere ate pyetje pse u ndava...dhe un sot jam nene e di shum mir cdo te thot dashuria e nene por jan te ndara dashurit un nk dua qe djali im neser te rrij me mua kur ka te fejuaren ne krah..vertet e dua dhe me do djali por ama e fejuar ka vend tjt nese ajo nk gjen ngrohtesi nga burri ku mund te gjej tjt..? Dhe sa per babi ai ishte shm njeri i mir i fliste te dyve ata thoshin ska pse te mrz ajo..madje nk jam penduar fare pasi ajo mendon se e ka ushtur ate pasi ishte vete yshtare..flm te gjithve
po shkruaj dhe une per kete temen sepse me prek shume.une jam nje vajze e shkolluar dhe kam biznesin tim.kam rene ne dashuri me nje djale 4 vite me te vogel se veten i cili eshte cun mami.por une e justifikoj shume kollaj sepse ka nje mama te mrekullueshme te ciles iu eshte dashur te behet vete nene e vete baba prej shume vitesh pasi babai i ka vdekur.djali ne fjale e ka idhull mamane per gjithcka ajo eshte apo ka bere(eshte vertet nje grua e sukseshme dhe punetore)djali ne fjale mesa kam kuptuar kerkon nje partnere si e ema dhe ja ku jam une poooooor jam me e madhe ne moshe dhe ky eshte nje problem per shoqerine ku ne jetojme sipas mamit dhe sipas tij.mamaja e tij e merr ne telefon shume here ne dite,nderhyn tek jeta dhe zgjedhjet e tij por gjithmone me diplomaci dhe une e kuptoj.eshte e cuditshme ndoshta por une e kuptoj.nese ben vone ne darke mamaja preokupohet,fillon diskutimin dhe te nesermen une degjoj nga djali se ka mbetur pa gjume sepse i vene ne seder nga mamaja.atehere une acarohem sepse nuk eshte i vogel plot 26 vjec pooooor prape e kuptoj dhe vleresoj faktin qe ai ka nje seder kaq te madhe.ne e kemi shkeputur lidhjen por une akoma se kam kuptuar sa hyn mamaja e tij ketu .e njoh personalisht mamane e tij per arsye se na kane lidhur gjera te tjera dhe pasi u mor vesh lidhja kam folur me te ne telefon ku duke qare me ka thene qe une teorikisht jam perfekte per djalin e saj pooooooor e ka te rende nje gje te tille ,nje djale ka si syte e ballit.dhe une prape e kuptoj .kam qare bashke me te.kam kuptuar gabimin tim (nese keshtu mund te quhet)dhe kam vendosur ta mbyll.me sakte kemi vendosur ta mbyllim(une dhe djali).une e dashuroj kete person,i dashuroj zemren qe ka,sjelljet qe ka,butesine e embelsine,te gjitha ia dashuroj.dua me te miren per kete njeri dhe kam 2 muaj qe nuk e ngacmoj me.qaj perdite e me merr malli per cdo gje por dua te respektoj ate dhe mamane e tij.lus zotin qe nje dite syte e te gjitheve te hapen dhe gjerat te shikohen me qarte.shpresoj te vije me e mira per te gjithe ne dhe pse ndoshta e mira nuk jam une.doja thjesht ta ndaja kete histori.flm shume per vemendjen.
Mirmengjes Anabel! Dua te ndaj me ju historine per cunat dhe mamat. 2 idealet qe kam ne te cilat enderroj qe burri im i ardhshem dhe vjehrra ime te jene, jane mami dhe vellai im. Vellai im eshte i fejuar! Mami qe ne fillimet e tij pa u lidhur te para ja beri te qarta gjerat se kati i 2te i shtepise do ishte i tij, por ai ai kiste detyrim ndaj shtepise. Gjithmone vellai im, nga rroga qe merrte, 20.000 leke te reja, ja linte mamit. Erdhi dita qe ai na u fejuaaaa. Ka qene mrekulli per ne te gjithe sidomos per vellain, kur mami i dha 1 libreze banke ne te cilen ishte shuma e te gjithe lekeve qe vellai kishte dhene per 3 vjet. Une jetoj ne shtepine tone aty ku vellai eshte i fejuar. Por mqs jetojme ne shtepi private, une rri ne katin e 3te me mamin dhe babin, ata ne te 2tin. Mami nuk nderhyn aspak te vellai, madje ben cdo gje per ata te 2 qe te jene sa me mire. Nusen e trajton si ta kishte shoqe, madje sic jane keto zenkat ndonjehere ne cift, mami im mbron gjithmone nusen Madje tashme mami im mezi pret qe te behet gjyshe, pavaresisht se qe niperit dhe mbesat ti therrasin ne emer. Dhe gjithmone thote: "Do i mbaj nena femijet, ju te dilni e te gezoni. Do rriten sic u rritet ju e do fillojne hallet deri atehere, gezoni". Kjo gje vellain tim e lumturon pamase, mos te flasim me per nusen. Tani po e mbyll me kaq, se ja po te 2ja po bejne muhabet si te dalin e te blejne rrobat per dasmen qe po ju vjen
Pershendetje ! lexova historite ketu ne faqen tuaj dhe vendosa dhe une te shkruaj timen . Une jam nene dhe vjerre , djali me le celsat e shtepise per cdo rast nese nusja me djalin eshte larg dhe kane harruar dicka , nejse bera nje kek me molle dhe thashe tju sillja gjysme per dreke futem brenda dhe shoh kompjuterin ndezur dhe afrohem ta fik , shoh qe ishte faqja e fejsbukut te nuses dhe ishte te faqja juaj dhe me terhoqen historite te them te drejten , kur vjen nje mesazh he mi akoma ne shtepi je ti te ka ardhur ajo shtriga sot ne shtepi per vizite , hap mesazhet per kurjozitet dhe nje ne dy fjale ishin shtriga , monsta , balena , qe i drejtoheshin personit tim nga nusja dhe shoqet e saj . Po ca te keqe keni ju nga ne vjerrat nje here ne ju rrisim femijet , ju gatuajme gjera te mira ju a sjellim dhe ne shtepi dhe si shperblim marim keto fjale ofenduese . Mire sa isha bashke me nusen ajo rrinte vetem ne dhomen e saj 5 vjet ne dhomen e saj i kaloi , djali ne pune , une me burrin ne sallon ajo ne dhomen e saj na shihte gjithmone shtrember , ne dhe ne qofte se ju themi ndonje fjale per te miren tuaj ju themi qe mos jeni me poshte nga shoqet por te jeni nikoqire te mira e te dini te kujdeseni per burrin dhe femijet ashtu sic na kane mesuar dhe ne vjerrat tona . Po vij une mengjes per mengjes e zgjoj se ajo ne oren 10 akoma ne gjume kur nuk eshte ne pune dhe punet akoma pa bere , ne ne kohen tone ne oren 5 i conim vjerres e vjerrit kafen te krevati ndersa ko te sotmet po nuk i zgjove nuk cohen deri ne 12 . Jo me emer te lutem se jam te faqja e nuses se nuk kam faqe timen