Relationships

Historitë e virgjërise dhe reflektimet e vajzave të Anabel

Pershendetje, Kam shume kohe qe jam lidhur me nje djal ma ka vertetuar ne shume menyra qe me do vertet edhe ai e di qe jam e virgjer,nuk me sforcon por e shoh qe pas kaq shume kohesh e ka dhe ai te nevojshme te kryej marrdhenie po une nuk ndihem akoma gati.ai me kupton por kam frike mos lodhet ...cfare te bej??

Anabel me ke lexuar mendjen. Jam 19 vjece dhe para disa kohesh "ndodhi" ajo qe tani qe e mendoj nuk duhet te ndodhte.Nuk dua te zgjatem shume por ka qene nje komplet gabim sepse hera ime e pare ka ndodhur vetem qe ti provoja atij qe kam qene e virgjer. Me vjen turp ta them por mund te me thoni ku mund te qepet himeni ne Tirane?Si eshte si procedure? Sa kushton? P.s ruajini komentet e virgjereshave per vete.

Pershendetje Anabel Une jam nje djale 19 vjec nga Tirana. Nje gje qe me ka bere shume pershtypje eshte se kur flas me shoket e mi rreth virgjerise se nje femre, ata kan disa mendime aq “te vjetra” sa te duket e cuditshme qe dalin nga goja e adoleshenteve. Per to vajza qe duhet te futet ne shtepi duhet te jete sesben e virgjer, pasi kjo tregon qe eshte vajze e ndershme. Nga ana tjeter, duan qe para se te martohen te kryejne mardhenie seksuale me sa me shume vajza qe munden. Nuk e di se cfare duhet te bejne kto vajza me vone sipas tyre. Mos te flasim pastaj per motrat e tyre qe absolutisht nuk mund ta humbin virgjerine para martese sepse pastaj quhen k**va. Mua personalisht nuk me ben fare pershtypje virgjeria e nje vajze sepse mendoj se ka shume gjera me te rendesishme qe duhen vleresuar tek nje vajze sesa numri i mardhenieve seksuale te meparshme, dhe numri i tyre nuk tregon absolutisht asgje .Nuk e kuptoj si mund te martohesh e te premtosh te kalosh jeten me dike pa kryer mardhenie, duke ditur qe seksi eshte nje nga gjerat me te rendesishme ne nje lidhje. Apo le mos te funksionoje marrdhenia ne shtrat se nuk ka gje, mjafton qe ne sy te botes te jeni ne rregull.Me acaron thjesht ideja sesi mund te ekzistojne akoma keto lloj mendimesh ne 2014. Keto ide une i kuptoj nqs dalin nga goja e gjyshit/gjyshes time, por kurrsesi nga moshataret e mi. Gjithmone si perfundim une duhet te nderroj tem pasi kto ide jan ngulitur aq thelle ne mendjen e tyre saqe nuk mund tja ndryshosh sado ti flasesh. PS: Open your fu**ikng mind njrz, se me kto ide nuk do te ecim ndonjehere para.

Pershendetje anabel , Nuk mendoja se do shkruaja ndonjehere historine time neper faqe fb po never say never i thon ktij mhb historia ime fillon ne moshen 16 vjecare fix para 8 vjetesh ku un njoha nje djal dhe sipas asaj moshes mendoja se ishte i duhuri dhe qe ju dhash pa e menduar dy here por nuk doli ashtu sic un e enderroja sepse mbi te gjitha ai ishte 9 vjet me i madh se un dhe kte pune bente gjuante vajza para gjimnazit si nje barbon qe ishte por qe un e kuptova vone u genjeva nga pamja makina dhe absolutisht ja ve fajin moshes dhe ndodhi ajo qe pritej me mori gjene me te shtrenjt qe ka nje vajze dhe iku si pa te keq. nuk mendoi fare per mua nuk mendoi fare se sa e vogel sa e pambrojtur isha po thjesht beri ate qe dinte te bente me mire te mashtronte vajzat e vogla, por problemi qendron pasi iku sepse un dhe sot e ksaj dite nuk mund ti jepem njeriu tjeter kam pasur lidhje 2 3 gjate ktyre 8 vjeteve po lidhje te shkurtra dhe kur vjen puna per te kryer mardhenie un thjesht nuk mundem me kap nje si gjendje ankthi pavarsisht se mund te kem pasur ndjenja dhe kam ik me vetdije te plote deri ne ate pike por smundem dhe nuk e di pse me ndodh kjo gje,,,, dhe kur un arrij te njoh ndonje djal per lidhje dhe i them qe kam 8 vjet pa kryer mardhenie sme besojn dhe ky esht hall se thon ska mundsi te kesh ndejt 8 vjet pa kryer por realisht kam dhe sdi si tua mbush mendjen nejse pastaj mendoj si 8 si 5 si 1 vit si nje muaj njesoj esht un nuk jam e virgjer, jam ne nje mosh qe sme mbushet mendja as per te njoh djem se mendoj se ngaqe sjam e virgjer sdo me marr njeri persiper pavarsisht se kam gjera pozitive kam mbaruar shkollen absolute jam ne nje pune shum te mire jam e rrethuar nga njerez te shkolluar dhe kur bie mhb thon qe nusen e tyre e duan te paprekur dhe ndaj me esht bere si kompleks pavarsisht se historine time shum pak veta e dine po un perbrenda e vuaj shum qe nuk jam e virgjer se mendoj se e humba kot. po koha nuk kthehet mbrapa dhe nuk do me vinte keq nqs do ja jepja dikujt qe ja vlente dhe jo atij. nejse kjo ishte historia ime e virgjeris ndaj do ta mbyllja historine time me nje shprehje qe e them sa here ''ah sikur te isha djal '' ju uroj gjith te mirat dhe me falni qe u zgjata dhe sbesoj se duhet ta them anonim te lutem se esht bere shum mainstream

Ishte lidhja ime e pare. une 19 vjec, ai disa vjet me i madh, super bukurosh dhe i shkathet. dilnim bashke prej pak muajsh dhe 1 nate me tha qe kishte prenotuar hotelin te rrinim te 2 te kalonim naten. e humba fare. e refuzofa duke thene qe nuk doja dhe pike. ai thoshte qe nuk kishte asgje te keqe, qe duhet ti provoja qe e doja and shit like this. nuk me percolli ate nate ne shtepi, me la ne mes te rruges e me puthi ftohte. u ndjeva e lehtesuar pasi ate moment e mora menjehere vendimin qe sdo ia shikoja me surratin. qava vetem 5 min se me tha nje shoqe: mos u merzit, jo se doja ai per 3 dite nuk shkruajti, beri sikur ishte prekur, por kur pa qe nuk po i ktheja pergjigje, shkroi duke kerkuar falje, duke thene se kishte marre kot etj. sigurisht qe nuk i ktheva pergjigje, i fshiva nr dhe pse e mbaja mend per 1 kohe te gjate te lutem ta publikosh (anonim ) pasi dua qe vajzat ta kuptojne qe asgje nuk vlen me shume se vetja dhe dikush qe te ka perzemer nuk te detyron te besh gjera qe nuk do. peace!

Pershendetje Anabel . Jam nje vajze 20 vjece nga durresi . Hera ime e pare ka qene nje makth i vertete . Isha 15 vjec kur nje maskara me perdhunoi. Ai ishte miku i babait prandaj vinte lirisht ne shtepine tone . Nuk dija me ke te flisja pasi me vinte shume turp duke njohur mentalitetin shqiptar . Mora guximin dhe ja tregova mamit dhe fatkeqesisht mora vesh qe ai e kishte perdhunuar dhe ate .Bota mu shemb. Vendosa qe ai njeri i ndyre duhet te paguante .Gjeta bar miu ne nje farmaci dhe ja hodha ne ushqim . Te gjithe menduan se kishte vdekur nga helmimi i kerpudhave .Tashme kam gjetur nje djale qe me respekton dhe me do dhe nuk i interesoi fakti qe sisha e virgjer. Ndoshta nuk ishte gjeja e duhur per tu bere por ai njeri e meritonte.

pershendetje Anabel duke qen se sot qenka tema e virgjeris doja te tregoja dhe un eksperiencen time u lidha per her te pare ne moshen 19 vjecare, isha ne vit te par ne shkoll te lart.. ishim ne nje klas.. filluam te uleshim ne nje bank... nga shoqeria jon lindi dashuria... te pakten keshtu mendoja... pas disa muajsh lidhje ndodhi dhe ajo qe ndodh mes cdo cifti... shoqet e mia ma kishin pershkruar tmerr ate moment, por un se mora me frik... per mua ai ka qen momenti me i bukur, nuk e harroj kurr kujdesin e tij qe tregoi karshi meje... fjalet dhe ngrohtesin qe tregoi... per kete i jam mirnjohese... dhe pse kaluam 5 vite bashk... gjat ketyre viteve pata shum lot dhe dhimbje nga ai djal.. Heren time te pare nuk e harroj as nje here dhe tani u ben 2 vite qe sjam me te, dhe fakti qe sjam e virgjer nuk me vret as pak... djali qe do kem ne krah duhet te me pranoj per kete qe jam dhe jo te me doj per ate 5 mm "cipe"... preferoj te rri vetem, se sa ta nis jeten time me nje genjeshter qe do me ndjek ter jetes... nuk e mohoj dashurin time te par... ajo ka ndodhur tashme dhe un skthej dot as gje mbrapsh... qe kshtu vajza te dashura duajeni veten tuaj, dhe mos lejon nje mashkull tju vlersoj per 5 mm flm qe lexuat historin time..

Pershendetje Anabel! Une virgjerine e kam dhene kur isha 16 vjec ne nje kohe kur "duhej" patjeter se ishte ne mode, sidomos ne gjimnazin tim. Jo se ndjeja ndonje pjekuri seksuale edhe pse porno kisha pare qe 11 vjec fshehurazi! Ne ate kohe funksiononte me "fiksime" dhe mua me ishte tiposur per nje djale esmer, 1 vit me i madh se mua, por qe dilte me nje vajze tjeter gjate asaj kohe dhe mu desh ta largoja ate vajze nga ai pasi ajo po dilte me te "perzgjedhurin" tim dhe nuk e di se ca i shpika asaj (pasi e njihja pak) qe ajo mos te dilte me ate se ai kishte qene i dashuri im, gjasme, dhe ne do rilidheshim prape! Keshtu fillova te dilja e qete me djalin, respektuam afetet derisa u puthem, derisa u prekem dhe derisa me 100 shtyrje lame diten e shenuar. Une shume e nervozuar, te shtepia e tij, me siklet dhe durim te madh dhe pa asnje lloj kenaqesie hoqa qafe virgjerine...por pa gjakderdhje...dhe nje Zot e di c'kam hequr te bind ate njeri qe s'kisha pasur asnje tjeter me pare. Meshkujt shqiptare duhet te kuptojne qe nje perqindje e madhe e femrave nuk kane gjakderdhje gjate aktit te pare seksual, ne kete menyre kalojme te gjithe nje c'virgjerim te mbare! Kaq kisha!

E dashur Anabel, kam qene gjthm e dyzuar te te shkruaj apo jo per kete temen e virgjerise, se nuk eshte hera e pare qe shkruhet e komentohet tek ti. Meqenese ke pyetur se si ka ndikuar ne historite tuaja : ne syte e personit qe putha per here te pare ishte nje minusss shume i madh. Diten e puthjes, kur i thashe se ishte puthja ime e pare, te them shtangu eshte pak. Ka heshtur gjithe mbremjen, epo thashe ndodhka dhe keshtu. Diten tjeter, sapo ulemi ne tavoline, as 10 min bisede, me pyet: Cfare mendon per seksin? Kesaj radhe shtanga une. Nuk e kisha menduar asnjehere qe kete teme do ma trajtonte ne kete menyre kaq te shemtuar. E mendoja se do vinte natyrshem, ashtu si duhet te vij intimiteti i nje bisede te tille. Virgjeria nuk me ben me te mire apo me te keqe se dikush tjeter. Eshte nje here e pare, dhe si cdo here te pare mund te gabosh ose mund tja dalesh shume mire, mund te ndodhe me personin e duhur apo me ate te gabuarin, mund ta kujtosh me qejf a te duash ta harrosh. Nuk krenohem e as nuk turperohem. E perbashketa ne te gjitha situatat je ti, vajze a djale qofsh. Eshte hera e pare per ty dhe duhet te ndihesh ti “rehat” me personin me te cilin do e ndash kete here te pare. Dhe hera e dyte, hera e shtate apo e trembedhjeta mund te jene po aq te rendesishme. Duhet ti zgjedhim personat qe kemi ne krahe e te na zgjedhin per 1001 arsye te tjera. Anonimatin e ke vete parasysh, se me rrembeu ndonje per nuse per shtepi

une per vete e "humba" (humba ne thonjeza se nuk e konsideroj gje te qe humbet, nuk eshte celes :p) kur isha 18 vjec e gjysem me nje cun me te cilin jam ende, pas 3 javesh lidhje jam une ajo qe i thashe "le ta bejme" dhe sjam penduar as nje sekonde. tani ka disa gjera qe mua nuk me hyjne ne koke per punen e virgjerise, nuk kane logjike per mua. e para, perse vetem virgjeria e femres vleresohet? ne fe dhe ne kanun thuhet shprehimisht qe duhet te jene te dy te virgjer (e di qe mashkulli sduket mos degradoni deri ne keto banalizime, po flasim per vlere jo per cipe se prandaj shkojn qepen cupat) e dyta, lexova neper komente "femra qe bejne sex per 1 iPhone". po mire femrat bejne sex per nje iPhone, po meshkujt qe bejn sex per sex, jo vetem qe sfitojne gje materiale po humbin. a nuk ju shkon ne mendje si njerez te kulturuar qe jeni, te gjithe bashke, se edhe femrat bejne sex per kenaqesi? kam degjuar rendom qe femra duhet "ta ndrydhe veten". jo po te futemi ne lavatrice ne ate procesin qe shtrrydh rrobat! jo mor zotri, sic bejne djemte sex per qejf, bejne dhe femrat sex per qejf! e treta, perse disa vajza kane aq pak respekt per veten sa e barazojne veten me nje cipe? njeriu, si femra si mashkulli, eshte nje qenie aq komplekse, aq e bukur, me mendime, ndjenja, talente, njohuri, kujtime... oh zot sa gjera futen ne mes per te bere nje njeri ate qe eshte. e si gjithe kete mrekulli disa njerez e barazojne me ate cipe? nese nje djale do martohet me mua, ai do martohet me mendimet e mia, me menyren si qesh une, me aftesite e mia, me menyren qe e bej une te ndihet. te pakten une keshtu e dua burrin ne te ardhmen. e nese dikush eshte i gatshem te vendose perpara gjithe kesaj mrekullie qe jam une (e cdo femer tjeter, e thame qe ne fillim qe jemi te tere te papare) nje cope lekure, atehere ai nuk eshte i denje per te qene partneri i jetes sime. Naten

Mirembrema po marr shkas nga kto letrat e vajzave me posht. Mos u kapni ke virgjeria se ajo nuk tregon asgje po shikoni gjerat e tjera , shijojeni jeten si te doni pa degjuar fjalet apo komentet e te tjerve pervec familjes se per llafe ,per te gjykuar e te share dike jemi ne tparet qe i bejm . Virgjeria eshte dicka personale ,vetiake ska pse gjykohet kaq shume .burri qe do marresh tkalosh jeten sdo te mbaje per virgjeri po per zgjuarsi, per grua, nene te femijve he puntore...iku koha ku vjerra me burrin tregonin çarcafin neper ballkona neper fshat apo qytet. Duhet te jemi me transparent me kto gjera .. Flm

Pershendetje Anabel! Kjo tema e virgjerise ka dhe nuk ka shume per te thene. Une jam 25 vjece dhe jam rritur me ate idene qe virgjeria eshte ceshtje nderi,se po humbi nderi ke per te marre ndonje burre te maruar etj etj. Po tregoj shkurt ate qe me ka ndodhur: E humba vigjerine ne moshen 19 vjecare me nje djale qe i shkeputem marredheniet pasi ai iku ne Itali. Pas ca kohesh,sapo kisha hyre te te 20 njoh nje djale tjeter qe ,qe ne takimin e pare me foli per ceshtje virgjerie,qe nuk do dilte kurre me nje femer jo te virgjer dhe unenga frika se mos nuk do gjeja dot nje djale qe tme pranonte mua dhe jo virgjerine time,i them qe nuk kam patur lidhje. Kur erdhi momenti per te kryer "aktin e madh" shkova tek nje doktor dhe u qepa. Naten e pare shkova me te dhe diten e dyte i gjej ca sms te nje goce tjeter dhe e lashe pa menduar. Me erdhi keq per veten,per faktin qe kisha harxhuar gjithe ato leke (30.000 leke dhe une isha "ashtu si me beri nena") dhe ai as nuk i vleresoi. Po mundohesha te justifikoja fatin tim,qe i gjithi ishte nje ndeshkim per ate qe bera dhe u deshen 2 vjet qe une te dilja me nje djale tjeter. Vendosa qe kete here te mos ndertoja nje raport ne baze te nje genjeshtre: qepje nuk ka me jo e jo,po vendosa ti tregoi atij dhe per qepjen qe kisha bere. Ne fillim hezitoi pak,filloi te largohej disi por jo,u kthye serish dhe sot flas me te per gjithcka,pa patur friken e hezitimit. Nuk eshte leshko,nuk eshte idjot,nuk hyn as te meshkujt shume mendje hapur por me vlereson dhe kjo eshte e rendesishme per mua. Tani qe kam gjetur dashurine,mendoj se nje raport nuk duhet te bazohet ne nje genjeshter por nga ana tjeter kur kujtoi ish-te dashurin tim ,them se tipa si ai e meritojne genjeshtren (dhe jam e sigurt qe shumica jane si ai) dhe nuk meritojne asnje fjale te vertete.Vajza,nese meshkujt tuaj duan nje femer te virgjer,kenaqeni me 30.000 leke dhe behuni serish te virgjera por ama nese doni te jeni ju vete te lumtura,pa genjeshtra,atehere largohuni sa me pare nga injorantet qe duan "femra te virgjera" Ju faleminderit.

Përshëndetje e dashur Anabel! Unë jam 24 vjeç, kam patur katër të dashur, dy që kanë qenë sa për të kaluar rradhën dhe s'kanë zgjatur as dy takime dhe dy të tjerët që i kam dashur deri në vetëmohim por që si natyrë mosmirënjohëse që janë meshkujt, s'kanë dashur aspak t'ja dinë dhe po të gjithë më kanë lënë. Por ama askush nga këta s'ka qenë i zoti të më fusë në shtratin e tij. Jo për mungesë pasioni as për shenja lezbizmi nga ana ime, por sepse mua s'më është dukur e drejtë dhe normale të jap një gjë që është e imja dhe me shenjon mua në shoqëri sipas standarteve të personit të dytë dhe si i thonë kur ti ngrihet atij pas një ditë të lodhshme ku sqetullat mund ti mbajnë era djersë dhe kur nuk di as metodat minimale për të bërë DASHURI dhe JO SEKS me vajzën, por që nga hera kur je puthur për herë të parë të shpien në hotelin më të ndyrë dhe më ordiner të Tiranës dhe duan të të zhveshin madje pa hyrë brenda fare. Meshkujt nuk janë aspak të ndjeshëm përpara faktit se sa i rëndësishem është ky moment per ne gocat e shkreta që më shumë se sa emocionet e bukura na rrahin çekanet në kokë kur e mendojmë veten lakuriq para tyre : "Mos do më shohë zmaliaturat që kam në vithe! S'do i pelqejë gjoksi im i vogël, s'do i pelqej unë se s'kam bere ndonjehere seks " etj dilema të mëdha që ta mundojnë shpirtin në ato momente vendimtare dhe thua Ah ç'qenka kjo punë kështu! Ndërkohë që nga ana tjetër ai të thotë : He do ta bëjmë apo jo? Po veç kjo fjala "do e bëjmë", e thënë pa pikën e respektit dhe në menyrë aq vulgare ti ngrin fare hormonet dhe i thua JO. Unë tani nuk po them që duhet të plasin qirinjtë e lulet as darkat romantike se në fund të fundit meshkujt egoistë janë, por të paktën të ekzistojë respekti minimal. Çuna ne jemi thjesht ca goca shqiptare qe jemi rritur mes ndrydhjes se mentalitetit te shoqerise, ku dhe po mos ti flisje komshijes llafazane te pragu i portes kur dilje me mamin. Te thoshin "shët është turp". Nuk jemi american bitches. Më ndodh rëndom tani qe kur dikush e merr vesh qe jam ende e virgjer hedh batuta dhe thote s'ka mundësi. Ju kam thënë të gjithëve të pirdhen e as nuk e marr mundimin ti mbush dikujt mendjen. Eshte dicka per te cilen s'me vjen as keq, as me ben te ndihem krenare. Thjesht eshte diçka te cilen ja jap dikujt qe s'ka perse te me marre per grua domosdoshmerisht por te pakten ta vleresoje ate gje e pike se pari te me vleresoje mua dhe ate qe une perfaqesoj, jo te shfryje hormonet me mua. Ndaj ju bej urimet me te mira gocave qe e kane humbur virgjerine dhe atyre qe e kane akoma : Nuk ka rendesi se kur dhe me ke e humb, e rendesishme eshte qe ti ta ndjesh ate moment tamam, jo ta ndjeje ai tjetri dhe ti vec te durosh e te hapesh kembet! Ju qe kerkoni te vini ne vend himenin, shpenzojini leker me ndonje gje tjeter. Femra vlen me shume se sa nje cipe dhe dikush qe te do te vlereson shume shume se kaq. Ju uroj gjithe vajzave sa me shume lumturi ne lidhjet e tyre, qofte ne kuzhine qofte ne dhomen e gjumit dhe paqe ne shpirt atyre "open-mind"-ve qe do me kritikojne per virgjerine dhe kendveshtrimin tim te gjerave!

Pershendetje Anabel . Une virgjerine time e kam humbur ne moshen 17 vjec . U "mashtrova" nga dikush i cili ishte 26 vjec , lidhja ime e pare . Ne ate kohe isha e papjekur dhe me shume ishte imponim sesa deshire. Per fatin tim te mire, kete lidhjen time e merr vesh mami im e cila ne menyre katogorike me thote se duhet te ndahesha urgjentisht nga ky njeri . Po une ne ate kohe mendoja se mami e kishte gabim .. Por hapa syte ne momentin qe ky "ujku vjeter" , pasi me mori virgjerine , filloi te me kerkonte qe te kryenim shpesh marredhenie. Po une e quaja si gje absurde , dhe ate here te vetme (te mallkuar) qe kishim qene bashk mua me vinte turp kur e kujtoja , e jo me ta beja serisht. Imponimet e tij filluan qe te beheshin shume stresuese dhe un vendosa qe ti jepja fund . Kur nje njeri nuk te pret , nuk di te te vleresoje . Une sot jam e fejuar me dike tjeter te cilin e kam njohur krejt rastesisht, dhe mund te them me plot bindjen qe eshte dashuria e jetes time . Kur e kam njohur i kam thene :" une dua te te tregoj dicka ne lidhje me te kaluaren time " .. Dhe ai me tha :" E kaluara mbetet pas, une dua qe ti te jesh e sinqerte vetem per te ardhen qe na pret bashke " .. Dhe ktu u mbyll muhabeti i virgjerise dhe ai nuk kerkoi te dije asnje detaj ne lidhje me te . E rralle kjo per meshkujt shqipetare. Dhe sa here kemi patur zenka dhe debate te ndryshme nuk e ka perdorur kurre kete "problem" timin per te me ulur apo ku di un . Uroj qe meshkujt te jene kaq mendjehapur sa i fejuari im se me te vertete ka vajza shume te mira qe kane gabuar por kjo zdo te thote qe ju te kapeni pas detajeve te tilla dhe ti trajtoni si lecka. Kjo ishte historia ime , le te fillojne paragjykimet

Pershendetje anabel! Jam nje fanse e rregullt e faqes tuaj, dhe sot po marr guximin te shkruaj ca rreshta ne lidhje me virgjerine. Nuk kam kryer asnjeher marredhenie me nje mashkull edhe se kam qene e lidhur per nje vit me nje djale, i cili me donte vetem per sex dhe nuk e besonte qe isha e virgjer edhe pse isha lutur te me kuptonte paksa, por fjalet e tij ishin nese je e virgjer do te marr nese jo do te flak ne rruge, por me vone e kuptova qe nuk me donte dhe per mendimin tim nuk ja vlen te shkosh me nje mashkull vetem per sex por me dike qe e do dhe te do, me njeriun e duhur! Pervec kesaj kam patur dhe mjaft propozime te tjera per martese te cilet pyetja e pare ka qene a je e virgjer? E pra meshkujt shqiptar shkojne me lloj-lloj femrash dhe kur vjen puna tek martesa e duan femren te virgjer. Nje femer qe nuk eshte e virgjer shikohet sikur ka bere nje krim dhe nuk ka te drejte te krijoje nje familje. Ah nuk po them qe nje femer te bredhi me 124 meshkuj dhe pastaj vjen e ben sikur ska ndodhur asgje,ato lloj femrash nuk e meritojne ama nje femer e cila ka qene e fejuar dhe per shkak se i fejuari e godiste jane ndare mendoj se ka te drejte perseri te krijoj familje. Ka edhe djem qe dine ta respektojne nje femer dhe nje femer e mire nuk vleresohet nga 2mm cipe virgjerie por karakteri, sjellja etj. Ju uroj shume fat gjithe vajzave shqiptare ! Anonim ju lutem

Persh Anabel. .. Doja te publikojë kete per te gjitha ata ose ato qe jan dhe nuk jan te virgjera. ...Kohet tashme kan ndryshuar dhe sot shpesh po ndeshemi me meshkuj dhe femra te pa bes te pa fytyr. .me femra qe shesin nderin e tyre per pasuri. .dhe meshkuj te poshter qe u marin virgjerin femrave dhe i len me pas duke perfituar nga dashuria e tyre. ..Kta jan rinia e sotme. .por mos te harrojmë ka dhe nga ata meshkujt e mir qe marin vajza te virgjera dhe ato ngaqe lëshohen nga zinxhirat e prinderve. ..i tradhtojn burrat e tyre. .Nese nje femer e ka humbur nje her virgjerin e saj sido qe te ket qen rrjedha e jetes se saj ajo nuk ka nevoj as per tek doktori as gje ti dal realitetit para diku ekziston nje mashkull te ta doj si esht. .ketu nuk po flas per te perdalat. ..shum femra te mira e kan humbur virgjerin e tyre dhe jan ndar nga ata por kjo zdo te thot se ato jan te mbetuta ...por duhet ta ngren koken lart te jen krenare per vete dhe te vazhdojn jeten me dinjitet jo tiu bie morali per tok dhe te perfundojn rrugve .....as meshkujt nuk duhet te kerkojn domosdoshmerisht nje femer te virgjer dhe pse te gjith e duan kte gjë. ..do doja tiu thoja mendoni pak po sikur te ishte motra juaj.. .do t thot qe esht e keqe u zhvirgjerua nga nje maskara dhe ai e la. ..do t thoni jo nuk e bejn motrat tona ..po motrat e kujt jan kto femra. .qe fejohen martohen e ndahen. .mos vall ktyre u humbi e drejta ta rinisin jeten. .. jo kjo tem nuk esht e vogel as e madhe. .se ka nga ata cuna te mir qe jan martuar me kurva dhe ajo ''kurv "ka ndertuar nje jet me te drejt dhe m te lumtur sesa nje e ndershme.. .ndoshta dhe kurvat kan zemer dhe ato e len nje dit pas te kaluaren. .. mos paragjykoni askend jeta ka shum ndyshime tek secili prej nesh. . mendoje sikur ajo te ishe ti sikur zoti ta jepte ty fatin e nje femre qe zjvirgjerohet dhe me pas e humbet at njeri. ..po ato femra qe u vdes i dashuri apo i fejuari.. cduhet te bejn te shkojn te qepen per tu ber te virgjera ....joooo femra respekt per vete dhe per at mashkull qe do kini ne jeten tuaj pergjithmon ....jam vetem 19 vjece dhe te pakten kshu e shoh der tani kte pjes.. . unë kam dike qe e dua dhe tani jam shum e lumtur por jetes nuk i dihet kurr dhe un mund te jem nje dit pa te.. respekt per te gjitha femrat dhe meshkujt .. te lutem Anabel publikojë kete ...do ishte m mir anonym

Pershendetje Anabel..une jam nje ndjekese e re e faqes tuaj dhe do doja te mbetesha anonim.Persa i perket temes se virgjerise nese do ta merrnin ne kontekstin biologjik virgjeria nuk eshte e rendesishme karakterin e nje femre nuk e percakton cipa e himenit por nese do ta merrnim virgjerine ne kontekstin parimor dhe vetjak dhe menatlitetin qe na rrethon virgjeria eshte e rendesishme sepse jetojme ne nje realitet te hidhur dhe paragjykohemi.une personalisht mendoj me mire nje femer jo e virgjer dhe e sinqerte sesa nje femer e qepur.Anonim ju lutem gjthm nese e publikoni

Pershendetje Anabel! Shpresoj ta publikosh kete mesazh. Mendoj se ka ardhur koha te edukohen meshkujt shqiptare. Virgjeria nuk eshte gjithcka. Por perpara se te edukohen ata, duhen edukuar femrat. Mos i ushqeni meshkujt me virgjeri te rreme. Mos u martoni me nje mashkull qe e ka kusht virgjerine. Shpetoni prej tyre! Shpetoni shoqerine prej tyre. Te besh dashuri eshte nje nder gjerat me te bukura qe na ofron jeta. Dhe pakkush e ka mundesine qe ta konsumoje vetem me nje njeri gjate gjithe jetes. Mos e mallkini veten se bete dashuri me njeriun e gabuar heren e pare. Vetem se u ndate ishte i gabuari? I gabuar eshte ai qe te do vetem se je e virgjer. Beni dashuri, jo moral! Kaq kasha

Pershendetje Anabel. Kjo tema e sotme dhe diskutimet qe pashe me poshte me nxiten te shkruaja. Une personalisht nuk i paragjykoj djemte qe duan qe bashkshorten e tyre ta kene edhe te virgjer, eshte e drejta e tyre dhe kjo lidhet me egon e mashkullit. Ama deri ne momentin qe ndershmerine e femres nuk e barazojne thjesht me cipen e virgjerise. Ata djem qe arrijne te shikojne pertej kesaj cipe, bravo ju qofte qe vleresojne shume gjera te tjera te nje femer. Per ata cuna qe as e kane konceptin e ndershmerise se nje femre ne te gjitha kuptimet ....si konsideroj meshkuj fare. Te jesh nje femer e ndershme eshte dicka shume e madhe dhe shume me vlere, madje do thoja gjeja me e rendesishme qe nje femer ka. Ne radhe te pare, duhet te jesh e ndershme me veten tende, te kesh mendime te pavarura dhe ti shprehesh pa frike e jo duke menduar gjithmone si te dukem si e mire. Te jesh femer e ndershme do te thote te jesh fisnike ne shpirt, me karakter te forte, me dinjitet, me vetepermbajtje dhe teper besnike ndaj vetes tende. Me besoni, kam njohur shume femra te virgjera, por aspak te ndershme. Dhe disa prej tyre e kane ruajtur per shkak te mentalitetit. Gjithsesi pa dashur te zgjatem, ka nje ndryshim mes te paturit te "disa te dashur" (2-3) dhe te "disa te dashur"(5,6,7..n). Nuk dua te paragjykoj kategorine e dyte por gjithsesi dreqi ta haj smund te biesh aq shpesh ne dashuri.

Pershendetje Anabel, Si fillim ju pergezoj per menyren sesi ju i zgjidhni dhe lejoni te trajtohen ceshtje te caktuara,gje qe ndodh rrall ne rrjete sociale. Une personalisht per temen e sotme nuk mund tju huazoj dicka personale,si eksperienca pershembull sepse ende se kam perjetuar heren time te pare.Ama mund te jap mendimin tim. Ajo cka me duket per te ardhur keq eshte menyra e shturur sesi shume femra e trajtojne virgjerine.Me perzihet teksa shoh femra qe permendin himenoplastiken si nje rruge shpetimi.Eshte e shpifur dhe e turpshme.Nuk dua te bej moralisten dhe as nuk dua te gjykoj njeri.Ama zbrisni me kemb ne toke dreqi e mori.Boll enderruat per tu ber princesha se numri i lolove eshte ulur dhe zor se gjen nje cun qe te jet lolo dhe te te bej princesh ose ose edhe nese e ke kete fat per syte e atij qe ta mori virgjerinin gjithmon do jesh "princesha e qepur".Vajza te dashura,e mirkuptoj faktin qe shpesh gjndeni ne veshtiresi po me besoni,sa gje me te mire se shperblimi i NDERGJEGJES TE PASTER. Jetoni per vete sepse sado qe ti hidhni hi syve atij tjetrit ne cdo dark "genjeshtra do tju kafshoj shpirtin."Sjellja,formimi dhe karakteri mendoj un se kn t bjn shume me memyren sesi nje person e trajton kete tem.Qe per mua personalisht eshte shum e rendesishme. MOS HARRONI:E VIRGJER LIND,NUK BEHESH! Mos u beni prosituta intelektuale se gjithmon pervec se te shitura do te jeni dhe fallso.

Te dashur historia ime eshte ndryshe ! Per te qeshur e per te qare ! Jam 18 vjet martuar , diku aty tek 35 vjece! U martova goxha e re ! .. Edhe sigurisht e virgjer ! Une me burrin tim nuk kishim asnje problem se ai ishte aty kur ndodhi , po e keqa ishte vjera ajo donte patjeter qe ta shikonte me syt e saj shenjat e virgjeris time ! .. Biles i kishte dhen porosi e burrit tim qe se mos nuk me sjell shenjen ! .. Nje nate me mori e me tha je e virgjer ? .. Se di i thash pyet burrin tim ! .. Ai e ka shenjen!.. Ka dhe me keq degjoni mua !

Pershendetje Anabel! Tashti sipas nje bilanci te thjesht, si te nje ekonomisteje qe nuk e kemi marre diplomen akoma, mua personalisht nuk me del llogaria! Meshkujt na bejn te gjithe si me eksperienca te medhaja seksuale, nuk na degjuan veshet dhe na pane syte nje djale qe te thoje jam i virgjer. Gjithsesi, Bravo!!!! Ne jemi te lumtura per meshkujt tane me pervoja shume. Vjen dita qe djemte na rriten dhe na dashkan nje nuse me qese. Por a nuk e pyesin veten keta?! Keta me ke e humben virgjerine e tyre?! Me kafshe? Ncncncn nuk e besoj. Ja Miri dhe Goni u c'virgjeruan ne bordello ne Greqi kur vajten me pushime 2 muajt e veres tek halla dhe tek xhaxhai. Po keta te tjeret? E pra te dashur shoke thirrini mendjes dhe civilizohuni! Ne mardheniet seksuale jemi te barabarte dhe cdo gje eshte reciproke, cdo marredhenie ka 1 mashkull dhe 1 femer! Ashtu sic ti ke te drejten te kenaqesh ashtu e ka dhe nje femer. Dhe mos e perdorni me zhargonin e perditshem "ska ma vajza sot", ne momentin kur jeni ju ata qe i therrisni per ne shtrat. Nga mua naten e mire dhe me krahe te lehta! Dalinaaaaaaa, anonim sigurisht! Ahhahahah

Pershendetje Anabel.Ne moshen 19 vjecare une humbas virgjerine me te dashurin tim qe e doja shume,gjithashtu edhe ai.Por une nuk pats gjakderdhje dhe pas disa kohesh ne grindje e super ai me thote: ti duhet te me besosh sepse edhe une te besova qe ishe e virgjer dhe pse s'te doli gjak.Kurre nuk isha ndjere aq e ofenduar.Lidhja vazhdoi pasi kur dashuron normal qe toleron dhe atje ku nuk duhet.Pordh pasi filloj ta perseriste shpesh une mora vendimin te ndahesha.Nuk jam kthyer as pas pergjerimeve te tij me lote.Une jam goce shume mendje hapur dhe kurre nuk do thoja jam e virgjer vetem te beja dike per vete sepse nuk ka kuptim. Sot jam ne nje lidhje dy vjecare ne dike qe nuk eshte hapur kurre tema e virgjerise.Fundja nuk ka pse te diskutohet.Nese e ndjen dike normal qe do kryesh mardhenie.Turp eshte te vjedhesh,te vrasesh e jo te besh dashuri.

Pershendetje Anabel. S'di pse disa nga temat qe ti hap me bejne te te shkruaj edhe pse jo perhere ato qe une kam nisur jane postuar. Por gjithsesi "te kam" si nje vend rrefimi : diskret, anonim, openminded, virtuoz, modern, tradicional, i embel dhe i hidhur. Per sa i perket temes : Aktualisht jam 23 vjece. Mbarova studimet e larta dhe masterin shkencor ne nje dege shume te mire ketu ne Tirane. Vij nga nje familje mesatare nga ekonomia por fale Zotit e pasur shume nga intelekti, dhembshuria dhe dashuria. Ne shkolle (8-vjecare dhe gjimnaz) kam qene perhere e para e klases. Nxenesja me e mire. Por njekohesisht kam qene shume e shoqerueshme. Jo tipi qe meson por qe nuk del, nuk ndihmon ne provime , nuk ka shoke dhe shoqe. E kunderta : e adhuroja dhe e adhuroj shoqerine, humorin e mire, pozitivitetin, lirine (si shigjetar qe jam) te dalurat ne natyre, shetitjet, muziken, bicikleten . Ne provime shume shpesh jam ndeshkuar nga mesuesit se ndihmoja cdo kend ne rrezen " 1-banke" . Kisha shume shoke. Me shume se shoqe...madje tani qe e mendoj nuk kam pasur shoqe ndonjehere. Kisha nje marrdhenie shume te mire pothuaj me kedo. Njihja nje person? Ishte e sigurt qe ai do behej shoku im. Sot e kesaj dite une kam shoke te ngushte shoket e gjimnazit. I dua me shpirt. Qaj per mungesat e tyre,per problemet e tyre. Gezohem ne shpirt per cdo arritje te tyren. Dua te them : Une nuk kam pasur te dashur ne gjimnaz. Nuk pelqeja asnje. Dhe cudi apo jo nuk e di, askush nuk me ka propozuar. Pas disa vitesh mora vesh qe disa me kishin pelqyer por nuk ma kishin shprehur pasi une ne menyre te sinqerte u ofroja pa vetedije asgje perpos shoqerise.Kaloi gjimnazi dhe nisi jeta studentore. Une nuk ndjeva " rritje" brenda meje. Cdo gje ishte njesoj. Njoha njerez te rinj por jo : asnje mashkull nuk me beri pershtypje. Derisa ne moshen 20 vjecare kur njoha personin me te cilin jam edhe sot.Pas disa muajsh njohje , nuk kane rendesi detajet por une ndjeva nje emocion te cilin nuk di ta shpjegoj kur ai me puthi per here te pare. Ngriva. Pastaj gjerat rrodhen shume lirshem. Ishim shume te afert. Une e ndjeja veten mjaftueshem te pjekur. (jo kushedi se cfare por amam nuk eshte se isha kunfuze ne shume aspekte). Ai nuk me kishte presionuar duke me pyetur gjera te miat personale.Dhe te them te drejten ajo qe une "kisha" me bente te ndihesha pak superiore nga vajzat e tjera. Nje mendim femijror te cilin tashme as nuk e mendoj. Diku tek pas 6 muajsh lidhje dhe gati nje vit njohje ai nisi ngapak te bisedonte per intimitetin. Si do ndihesha une nese ai do me kerkonte dicka me shume. Kur une i thashe qe nuk ksiha pasur lidhje me para prisja nje super reagim nga ai por jo. Ma "cukiti" egon dhe sot e kuptoj shume mire ate qe beri. Me tha : "Une te dua per ate qe je(hera e pare qe me tha "te dua")! Kam gati nje vit pas teje dhe nuk e kam pyetur veten sa mund te kesh pasur, edhe pse duke te njohur e di qe nuk ke qene tip i levizshem. Fakti qe ti ke nje kontakt me te afert me nje mashkull dhe ai mashkull jam une sigurisht qe me ben te ndihem mire, por edhe nese une nuk do isha i pari per ty , perseri nuk do hiqja dore nga ty. Gjera ndodhin. Por fundin s'kemi pse ta prekim kurre per asnje arsye. " T'ju them te drejten shtanga pak. Nuk e prisja. Ato fjale nuk eshte se i kuptova sic duhet athere. Sot kur i kujtoj me mbushen syte me lot. Ai vazhdoi: " Mos u ndje superiore. Te qenit e virgjer nuk duhet te jete arsye per tu ndjere superiore dhe as inferiore. " Pas disa kohesh nga kjo bisede ne patem dhe kontaktin e pare tonin . Sot, vazhdojme bashke , te lumtur qe kemi njeri tjetrin. Ai me dha nje mesim shume te mire. Jo vetem meshkujt paragjykojne. Edhe ne femrat e paragjykojme njera tjetren. Nuk duhet. Secila e di pse merr nje vendim. Te gabuar apo jo te gabuar nuk ka rendesi. Eshte mire qe deri ne moshen e pjekurise (18 eshte e pergjithshmja) te mos kete raporte pasi jo vetem qe fizikisht nuk ka mbaruar rritja por edhe mund te shoqerohet me trauma te cilat nuk te largohen per kohe te gjate. Me pas, me pjekurine gjerat i mendoni me mire. Edhe i perjetoni me sigurt. Edhe informacione merr me shume. Por kurre mos denoni veten tuaj per nje veprim te castit. E ndjete , e bete. Nuk shkoi mire, mesimi nxirret. Jeta eshte e bukur per tu vrare m pendesa te tilla. Femra ka karakter. Nuk ka pse te ule koken para nje mashkulli pse nuk eshte e virgjer. Une prezantohem me karakterin tim. Jam e zonja te sjell ne jete nje qenie njerzore. Vlej shume . Nuk vlej 3 minuta. As sa nje cipez milimetrike. Une jam femer.E tille je dhe ti.

Pershendetje Anabel.Pa dashur jam shume shpesh pjese e temave qe hap ti.Ne fillim nuk doja te shkruaja por u shtyva nga letra e fundit.Ndoshta jam kundra rrymes se komenteve te letres por besoj jam me e perfshire se komentuesit e tu.Mua ma kane rrembyer virgjerine kur isha 5 vjec.I mbaj mend te gjitha,ashtu sic mbaj mend dhe emrin e personit qe me shkaterroi femijerine time.Sot ai eshte i lumtur me gruan dhe dy femijet e tij qe kane moshen qe kisha une kur me perdhunoi.Ka mbaruar dhe shkollen per Farmaci.Komentuesit e tu e mbeshtesin vajzen qe ka bere mire dhe ate do benin dhe ato.Komente besoj te pamenduara aspak kur i shkruan.Kush jemi ne ti marrim jeten dikujt?Jeten na e ka dhene dikush tjeter qe qendron me lart se ne,dhe vetem ai ka te drejte te na e marre.Nuk e kam imagjinuar ndonjehere ta vras ate qe me shkaterroi.What goes around comes around.Ai plehrra te ka rrembyer nje pjese tenden,jo ty.Me vjen keq qe ke qene e pambrojtur nga familja.Perderisa ai ka bere te njejten gje dhe me mamin tend nuk duhet te hynte me fare ne shtepine tende.Ke qene me fat qe autopsia dhe hetimet nuk jane bere sic duhet,se perndryshe do ishe e mbyllur kushedi se ku.The qe je e lumtur me te dashurin tend.A e di ai i gjori se cfare ke bere ti?Realisht jam pa fjale.Uroj qe ndergjegja jote te te lejoje te jetosh "e qete" me kete krim.Nuk te takonte ty te ishe gjykatesja.

Pershendetje,,un kurre nuk e kam ndare me nje shoqe apo te aferm se si ishte hera ime e pare prandaj ju falenderoj qe e hapet kete teme...esht me e lehte tju tregosh atyre qe ste njohin e si njeh..kam lindur dhe jam rritur ne nje qytet te vogel deri para disa vitesh..para se te vija per studime ne tr. ne adoleshencen time nuk kam pasur kurre mendjen per te kryer mardhenie me dike..pavaresisht se isha ne nje "lidhje" me nje djale disa vjet me tmadh se un..as ai nuk mund te ma kerkonte kete duke njohur karakterin tim...por kur erdha ne tr gjerat ndryshuan...largesia filloi te krijonte dyshime dhe pavaresisht se kurre nuk e kisha tradhetuar as me mendime duhej qe tia vertetoja duke fjetur me te.. ndoshta nga periudha e veshtire qe po kaloja..ndoshta nga krenaria e tepruar qe me nxitte ti vertetoja dicka qe ai nuk e besonte kam shkuar me te pa i mbushur akoma 19 vjec... per fatin tim te keq (ose ndoshta per fat te mire) nuk me doli gjak..as heren e pare e asnjeher me mbrapa..e ai ma permendte sa her qe shkonim bashke..per dy vjet kam kryer mardhenie me te pa e ndier fare... gjerat shkuan aq keq sa u ndame duke i uruar ferrin njeri tjetrit... sot kam rreth nje vit e lidhur me nje njeri te mrekullueshem.. qe me respekton shum dhe me ka sheruar cdo plage te vjeter..dhe i jemi pershtatur aq shum njeri tjetrit ne krevat...sa nuk besoj se ka gje me te bukur per njeriun se te beje dashuri.. prandaj nje msg kisha un per te gjitha vajzat qe akoma nuk e kane dhene veten: mos e beni per ti plotesuar qejfin partnerit...mos e beni nese ai nuk ju respekton per gjera te vogla...perpiquni qe heren e pare ta kujtoni si dicka te bukur jo te perpiqeni ta harroni se ju lendon..mos respektoni asnje me shum se veten

Ndodh psh 24 vjece.... me univerisitet ,e kulturuar e plot virtyte njerezore dhe e virgjer ... si ka mundesi?! Nuk è per faktin qe ajo vajze eshte e shemtuara Beti por sps ajo pret nje dashuri te madhe , mardhenia te mos jete vetem sex dhe epsh por pasion dhe ndienje !!! Besoj qe ndoshta jam egoiste me shume sec duhet qe nuk e le veten t lire pa I meduar gjerat por jam e sigurt qe bej ate qe shume femra ne Shqiperi e shkelin me kembe "asnje mashkull me te mire se vetja " ! Une kam mesuar ta dua veten time dhe ta respektoj ate duke pritur qe dhe nje mashkull te bej te njejten gje dua tju them qe virgjeria nuk te ben femer me te mire, as me me shume vlera por kur i shtohet nje femre me vlera dhe karakter po è nje vlere !!! Mardhenien time me nje mashkull nuk pres te ma bej perfekte 2mm cipe as nje njolle gjaku por shpirti , mendja & dashuria !!! Deri atehere te dashura vajza jo/ te virgjera Duajeni vetveten.

Anabel mirmbrema. Dua tju jap nje shembull pozitiv te gjitha vajzave qe mendojn se virgjeria esht gjithcka ne jet. Esht dicka por jo me sh se karakteri e morali. Per her te par jam lidhur me nje djal ne moshen 20 vjecare. Dashuria ime e par. Pas nje vit lidhje menduam te arsyeshme ta kalonim ne marredhenie intime. Kjo pasi un nuk ndjehesha gati. Ok por ne momentin e fundit ai me dha dhe nje mundesi te rimendohesha. Pranova te ndodhte. Ok me vleresoi se mohoj por kjo nuk I hyri aspak ne pun per muajt e ardhshem. Si cdo femer qe enderron fejesen I hapja tema te tilla. Sepse mendoja se virgjeria ime e kishte bindur qe un do isha nusja e tij. Por jo. Kur hapej tema pergjigjet ishin:pse llaofsni mes shoqesh I dashuri I'm kshu I dashuri I'm ashtu dhe enderroni ju?apo kujton se me virgjerin tende do ja arrish asaj qe do. Jam ndjer e fyer sa kurr ne jet. Un qe puthjen e par ja dhash e cdo gje. E besoja e doja dreqi e mori. Se dhash veten ne ato momente por ato fjal me vran si gozh. Dhe tani qe I kujtoj me mbushen syt me lot. Ok mu ftoh shpirti nga ai njeri. Kisha qen e cilter e paster si drita me te. Fatmiresisht jetonim ne qytete te ndryshme. Nje periudh te gjat nuk u takuam vetem ngelem ne kontakt me tele. Un nuk insistoja te vinte dhe justifikoesha kur donte tme takonte. Njekohessht njoha rastesi fare dike qe sot esht bashkeshorti I'm. U takuam rastesi. Por nje mikja ime ja kishte then historin time. Kjo e kisj ber tme vleresonte me sh sesa nje te ndershme. Luftoi dersa fitpoi besimin tim. Me priti me duroi tekat dhe mosbesit e mia. I them njemijeher flm qe me nxori nga ajo bot. Nuk e kish problem qe nuk isha e virgjert. Absolutisht. Me vleresoi me sh se kushdo pasi e diinte te shkuaren time. Un sot jam sh e lumtur dhe kam nje familje te perkryes. I'm shoq kurr sma ka zen ne goj kete tem. Edhe ne debatet e medha. Si cdo cift normalisht ka. Ai qe te do te vlereson o goca. Duhet ju te keni ndershmerin ne mendje e pastertin ne zemer. Un tim shoqi I thash gjithcka. Dhe reagimi I tij:nje puthje e ngroht ne ball dhe unaza ne gisht

Po marr shkas tju shkruaj serish sepse tema po me pelqen shume.... Do te trgoj nje histori pak ndryshe nga kto te vuajtjes. Ne klasen e 9 u njoha me nje djal rastesisht. Cdo gje ishte e mrekullueshme bisedat deri ne ore te vona.... U takonim fshehurazi dhe asnjeri nga ne nk merrte guximin per nje puthje.... Mbas 6 muajsh u puthem. Nk ishte nga ato puthjet e gjata por thjesht dicka qe me beri ta dua edhe me shume. Lidhja jone kaloi me shume probleme dhe sakrifica qe sot nk ia vlen te kujtohen por jane aq te tmerrshme sa shume her kam tentuar te vras veten sepse spo duroja me por tek ai gjeta forcen per cdo gje, derisa mbas 2 vjetesh lidhje une u bera e tija me cdo kuptim. Aty me premtoi qe dashuria jone qe zgjaste pergjithmone. Dhe ashtu eshte ne te vertete ne sot jemi te fejuar dhe presim te martohemi. U dashuruam ne nje moshe shuume te re por ia vlejti gjithcka. Faleminderit ANABEL

pershendetje anabel ,,, historia ime daton me 22 prill 2011 ,ishte njohja ime e par ,ajo dashuri me shikim te par ,u lidhem qendruam 2 muaj afer njeri-tjetrit ,pas dy muajve ai largohet ne itali ,qendruam larg nj-tj por edhe pse pengesa kishte shum ne i mundem ato dhe ja vjen ajo nate ,vjen ai moment qe e kisha enderruar si ankth ,pasiguri por jo sishte ashtu ,ai kthehet me 12 mars te vitit 2012 ,un isha ne shkoder ne shkolle ,ate nate ai vjen ne darke dhe me thot do vi tek ti ,e prisja at moment ,e prisja pa fund te dashurin tim te zemres .Ate nate kur sdo ta harroj e kujtoj gjithmone me nje nostalgji ,do doja ta ktheja perseri e ta perjetoja po me te njejtin emocion,ishte nata ime e pare ,ishte dashuria ime e pare ,ajo nate ishte e gjate dhe kishte vetem buzqeshje dashuri dhe vetem dashuri mund te quhej ,ne mengjes pasi kishim flet vete 2 ore i them ,un jam prap e virgjer ,ai qesh ,ne ato momente kuptova se virgjerine njeriu e ruan ne shpirt ,nuk esht thjesht nje akt ose gabim ,,,kurr se harroj shkelqimin ne syte e tij ,gjith bota ishte e tija ,,, sot jemi tmartuar kemi dhe nje goce te bukur ,por edhe nqs gjerat sdo kishin shkuar kshu un gjithmone do e kujtoja si burrin e jetes time pasi ishte i pari qe me beri femer ne menyren me te embel te munshme ,fatmirsisht ne jemi bashke .Do doja te thoja ne funt qe sipas mendimit tim ,njeriu kur jepet per dashuri asnjeher sesht gabim ,,,

Hello Anabel Na kenaqe sonte me keto historite, cdo darke mezi pres te ulem dhe ti lexoj, te preferuarat e mia jane komentet Kam 11 vite martese + 2 femije, jam martu 19 vjece, puthjen e pare ja dhashe burrit, virgjerine po ashtu. Uu fejova 18 vj, me dike qe nuk e kam njoh vet dhe e kam takuar per here te pare diten e fejeses kur me ka fut unazen. . Isha ne shkolle po te them te drejten nuk kam pas mesuar shume, shkoja sa mos me nejt ne shpi kot gjithe diten, shkoja rrija kot ne klase me shoqerine, gallata pa fund etj etj. Deri ne 18 vj te them te drejten nuk me ka ra ndemend per dashuricka sepse kam dashur te shijoj adoleshencen dhe te mos komplikoj jeten qe e vogel. U martova, ikem jashte shteti, fillova shkolle te mesoj gjuhen e atij vendi si fillim, atehere me hyri shkolla ne qef, fillova nje kurs per dentiste, e kshu sot kam kliniken time ne nje nga vendet me te bukura te botes. Kur lexoj keto historite e sotme, them me veti shyqyr qe nuk i kam fut veti kaq merzi qe e vogel, gjithashtu e shoh se sa me fat jam dhe shume e lumtur. E falenderoj Zotin.

mirmbrema anabel..tema e sotme esht shum poblem per ne shqiptaret...doja t tregoja dhe un 'historin' time..nk kam nje mosht t madhe jam vetem 18 vjece..kam nj lidhej prej nj viti tashme...ishte nj periudhe kohe midis meje dhe t dashurit shum e afert..ne biseda e siper sponatanisht i thash qe doja qe te nesermen te takoheshim ne nje hotel e jo n lokele si perhera..iu ndryshua humori menjeher vetem qeshte si femij i lumtur qe i thua do te te blej cokollata..nata iku po gjum per mua skishte sdija ne bera mir a bera gabim..e nesermja erdhi e ne shkuam ne hotel..ndihesha n siklet doja qe vetem t rrinim te benim mhb e jo t benim gjera m teper sesa nj puthje..filluan puthjet e me pas heqja e veshjeve..kisha frik dhe ket gje e shpreha hapur..djalit nk beri gje cdo gje mbaroi sic dhe filloi pa ber mardhenie..e tregova historin me dataje sepse djali me ka then qe ska pat kontakte seksuale me vajza me par dmth i virgjer..nk e di nese detaji qe ai nk kreu mardhenie me mua sepse kishte dhe vet frik dhe ma tha kte gje tregon qe ai ishte i virgjer..kan kaluar goxha muaj dhe ne as qe e kemi marr me mundimin ta provojm serisht

REFLEKSION EMANCIPIMI MASHKULLOR! Nese i sheh gjerat vetem ne nje ane, do te thote qe nuk i sheh nga ana tjeter; Po sikur..! Po sikur te ekzistonte nje tjeter Shqiperi ne nje univers paralel, ku femrat t'i donin meshkujt te virgjer. E nese nje mashkull nuk do te ishte i virgjer, femra te kishte te drejten ta kthente naten e pare te marteses..! E dhendrin bashke me te qarat e babait, ta shoqeronte edhe nje plumb ne pajen e tij..! Po sikur ne kete univers, te quhej mashkulli k*rve, ne rast se do t'i dilte nami se e kane pasur shume femra; e femrat me shoqe-shoq do te mburreshin ate e kam pasur une, apo ai s'ben per shtepi! Po sikur mashkullin e shkrete, ta martonte nena qe ne djep, pasi i kishte dhene besen mikes se saj..! Po sikur mashkulli per te shmangur martesen me shkesi, do te zgjidhte te qendronte gjithe jeten i virgjer, e ta respektonin si te barabarte mes femrave, duke e quajtur "femereshe"! Po sikur, femra horre me makinen e fundit, ta gjuante mashkullin e turpshem e te njome, duke ja xhiruar gomat para fytyres; E femrat do thereshin me njera - tjetren, me thika, hanxhare e pistoleta, se po i gjuanin dashnorin..! Po sikur, femrat te rrinin vetem pubeve, lloto e kalceto, duke pire me shoqet, e meshkujt e shkrete do te ropateshin gjithe diten duke lare rrobat e gruas, duke gatuar ne kuzhine, e duke rritur femijet; te denuar nga natyra, se ashtu i kishte mesuar babai, te jene te turpshem, te sjellshem, te mbajne edhe drurin kur gruaja e tyre te vije ne shtepi e dehur, pasi kishte lene leket ne bixhoz. E i shkreti mashkull, mes loteve e vetmohimit, do te gjente nje arsye pse e meritoi drurin..! E ne te gjithe kete lemsh te permbysur, Simone De Bovuar, do te quhej Simon, e do perdorte termin "seksi i dyte" ne analizen gjinore per meshkujt e gjore..! Nuk e di, cfare kontekstesh do te kishin fjala seksizem, emancipim gjinor, feminizem, e maskilizim!? Ne kete 'po sikur' eshte e sigurt qe nje dite ne vit, "Mbreteresha" do solidarizohej me "mua", e do me bente lajka e lajle lujle, do te me quante "mbret", ne 8 Mars..! E ne gjithe sikur-et e pafundme, nuk e di si e sa do beja "Une" si mashkull, per t'i zhdukur keto "po sikur"?! Nuk e di per te tjeret, por "Une" do luftoja, po po, kete e di me siguri, deri ne pafundesi..! Ne pergjigjen e kesaj pyetje, mbase qendron pergjigjia sesi mund te arrihet barazia gjinore ne universin tone shqiptar, qofsh mashkull apo femer, e ku balancat jane te permbysurat "e sikur-eve"...!

Pershendetje Anabel Jam nje vajze 21 vjecare dhe jam e virgjer gjithashtu nuk kam dhen akoma puthjen e pare kjo jo sepse i cilesoj keto si vlera qe identifikojne nje femer por sepse akoma e kam ndjer (kjo ndoshta edhe ndikuar nga historit e trishta te shoqeve te mia por edhe per arsye se è kam konsideruaj si nje penges per te arritur synimet e mia qe kam ne jet pasi jam nje studente ekselente ).Duke qen se shpesh me ka ndodhur qe njerezit te cuditen kur un ju tregoj qe nuk kam qe e lidhur a mendoni se ne te vertet se ndoshta kjo tregon nje mendesi te prapambetur sic e quajn disa .Dhe a eshte turp per nje 21 vjecare qe nuk di te puth (gjithmon kjo pyetja e fundit ne syte e nje mashkulli qe do te lidhet me te )? Do ishte mire te thonit jo hahahaha .Nese e publikon anonim te lutem

Pershendetja anabel Ka disa kohe qe po e ndjek faqen tende dhe realisht me pelqen shume.Tema e sotme mu duk interesante dhe vendosa te shkruaj dhe une.Para disa muajsh rastesia me beri te njof dike qe mund te them qe deri diku i plotesonte ato qe un kerkoja tek nje mashkull.Menyra e tij sesi sillej me mua beri qe dita dites ta vleresoj dhe ta pelqej me shume.Nje dite me ftoi ne shtepine e tij dhe ate dite me gjithe perpjekjet e tiij per te me afruar un nuk munda te shkoj me ate.Ai normal u merzit.Ne ate momente me viniin 100 mendime ne kohe,duke qene e ishte i pari per mua.A eshte ky i duhuri,ta bej,mos e bej,po kshu po ashu ....(nuk eshte se jam tipi femres qe hera e pare do jete hera e pare e marteses).pas ja nje jave ai u largua nga une pa asnje shpjegim ,Mgjth perpjekjen time qe komunikoja me te ma theu zemren me nje pergjigje MORI FUND..per ate kish marr fund.Tani kane kaluar 6 muaj dhe di qe me mungon tmerresisht,zgjohem ne darket tu qa e shume gjera te tjera qe besoj qe gocat me kuptojne me mire.Une humba dike qe mund te ish dashuria e jetes time duke menduar gjera idjote dhe luftova me veten time,Dua te them se me plot bindje qe virgjeria se ben njeriun.Une vazhdoj te jem po une, e njejta me mirat e kqija me difektet e cdo gje.Ta gezoj virgjerine (24 vjec jam ) dhe ta gzoj po ashtu zemren te mbushur me dhimbje,me pishllamik

Mirembrema Anabel. Jam nje djale dhe dua te reagoj lidhur me temen e virgjerise, se po shoh shume vrer qe po hidhet ndaj meshkujve. Disa pyetje kam une per te gjitha femrat/vajzat: Me fal, po cfare faji kane meshkujt kur i jepeni me deshiren tuaj te plote, me vetedije dhe ndergjegje te paster? A nuk mendoni se fajin per cfare vuani me pas eshte i juaji? Pse duhet te kryqezoni meshkujt, te cilet i doni aq shume sa i jepeni me epshin me te madh dhe me pas i perbuzni? Ne fund te fundit, nuk jua ka fajin njeri qe ju fillojne hormonet qe 13 vjec t'ju vlojne dhe nuk permbani dot veten. Keshtu qe: KEEP CALM AND THINK OF YOUR FUTURE

Pershendetje Anabel. Po ju shkruaj se nuk di me ke te flas per kete "hallin" e vockel qe kam. Une virgjerine shpirterore e kam humbur me te fejuarin tim. Une jam 21 ai 28. Virgjerine fizike e kam humbur para 5 vjetesh. I fejuari im eshte realisht cun flori, familje e mire, simpatik, nuk ma prish kurre qejfin per asgje, I edukuar, I zgjuar pra nje djale qe jam me shume fat qe e kam. Cdo dite e njoh me mire dhe e dua me shume. Puna eshte se une kam pasur gjithmone deshire per te provuar nje marrdhenie me nje te trete ne krevat. Nuk e kam realizuar me para se kam pasur lidhje te vogla, pa pike rendesie. Tani dua te flas me ate per kete gje, po se di si mund te reagoje. Ndoshta do na lidhte me shume me njeri tjetrin, ndoshta na largon. Dua mendimin tuaj, te atyre qe mund ta kene provuar dhe te atyre qe jam e sigurt qe e kane menduar. Kiss kiss.

Kjo tema e virgjerise mu duk shume interesante po nuk e kuptoj pse njerezit priren te dergojne vetem horrore. Historia ime nuk eshte edhe aq e komplikuar ne fakt. Jam 22 vjec. Lidhja ime e pare ka qene kur isha ne vit te dyte gjimnaz, u puthem me 1 gusht e perfundoi me 1 shtator, shume i papjekur dhe ishte me shume nje flirt i cuar me larg sesa nje lidhje e mirfillte.. As me shkonte ne mendje qe te ishte mashkulli i pare per mua. Lidhja e dyte filloi ngadale ngadal e shtruar, 5-6 muaj pas lidhjes se pare. Smund te them qe prisja te ishte i dyti i verteti, u nis biseda keshtu kot, miqesi e perbashket, na pelqente shoqeria e njeri tjetrit, koha qe kalonim bashke, deri sa u "lidhem zyrtarisht". Atij ja merrte mendja ne fakt qe isha e virgjer pasi i dinte historite e mia (historine dmth) por nuk me pyeti kurre ne isha apo jo. Pasioni sa vinte e shtohej dhe hera e pare ndodhi pa e diskutuar me pare gjere e gjate. Kaluam nje fundjave jashte Tirane me disa miq, dhe naten e fundit qe fjetem atje thjesht ndodhi. (nuk ishim xurxull :p) Ne fakt e prisja nje gje te tille ne mos ato net, ne muajt ne vazhdim, kisha pak frike normalisht po kisha lexuar jashtmase shume per gjithcka dhe isha mjaftushem e pergatitur per "ate qe me priste".. Thjesht e dija dhe e ndjeja qe ai ishte i duhuri, kisha besim shume te verber dhe nuk u zhgenjeva ne fakt. Kemi 5 vjet bashke. Nese do isha ndare sdo pendohesha gjithsesi pasi gjithcka ndodhi shume natyrshem dhe jo prje presionit te tij apo te shoqerise apo ktyre gjerave me te cilat ca femra justifikojne veten. Ishte zgjedhja ime dhe me beri shume te lumtur. Tani nje pyetje kam une se tani sesi me erdhi Pse eshte kaq po kaaaq ngushtesisht e lidhur virgjeria me femrat sa here hapet kjo teme. Sjemi vetem ne te bekuara me te. Po ndonje mashkull te virgjer a ka ktej rrotull? Se e dua per motren, ta kemi per shpi.

Mirmbrema Anabel! Ne fakt nuk kam nje histori! Kjo e imja vjen si kuriozi teti qe me shtyn te di dicka me shum. Me sa kuptoj ne jeten reale seksi esht nje nder nevojat baze te jetes,ashtu si ushqyerja,si veshja, dhe nevoja te tjera biologjike. E kuptoj kete ne sjelljet e perditshme, te meshkujve (ne moshe te mesme, por dhe me te rinj) me nje apo me shume "dashnore" (sepse interesi primar esht seksi,jo ndjenja). I kane grate ne shtepi,a pune, a kudoqofshin,por keto te fundit nuk i permbushin ne shtrat. Jan pra,pikerisht ato virgjereshat qe vete i kerkuan per nuse,ato vajzat e mira qe gjithkush do i lakmonte nderet e tyre. Por sec u mungon ajo dicka qe meshkujt i mban te lidhur pas vetes... Me lind pyetja, pse meshkujt (ne fund te fundit,por nganjehere dhe me heret) fluturojne pas fundeve te femrave "k.rv.", pse jargaviten nga prezenca e tyre? A mos ndoshta vertete ajo ndjenja nen carcafe na qenka shum me e rendesishme se ajo cfare me hipokrizi mbrojme, nderi i shumperfolur? Se fundja jemi "kafshe", te prirur nga instinktet, sado ti luftojme, nuk arrijme ti mposhtim,se kshu do conim ne shuarje te qenies njerezore. Se di pse sa her permendet nderi e virgjeria,me kujtohet nje shprehje e degjuar diku shkarazi "me mire nje torte me miq, se nje cope m.t vetem!" (me falni per shprehjen e pakendshme,po te ishte ndryshe,nuk do kish te njejtin efekt.) naten e mire!

Shume e dashur Anabel. Kane kaluar 22 vjet qe nga ajo dite e shenuar kur 17 vjec vendosa ti jepem djalit me te bukur qe kisha pare deri sa u bera 17, atij azgani te cilit ia kam harruar edhe emrin me duket. Kam 22 vjet qe nuk jam bere hic pishman qe e humba ate gjene time kaq te shtrenjte, e imagjinon dot tani...22 vjet qe ne ate vere te larget fala ate qe do merrja ne paje si pasurine time te luajtshme. Ajo nate nuk me pelqeu fare, dmth dashuria qe bera ate nate se xhanem te gjithe e dine qe nata e pare edhte pak zhgenjyese! Po une jam nje vajze shume kembengulese, kam 22 vjet qe perpiqem ta perfeksionoj kete pune, ne mos nate per nate sa here me jepet mundesia. Mamaja me kishte thene...hhmmm prit mamaja nuk me kishte thene asgje per ta ruajtur ate te shkrete. Me kish thene te ruaja mendjen, mesimet, librat, kuleten dhe shume here dhe lecken e dyshemese se do me duhej per te nesermen po per virgjerine asnje llaf per be nuk me kish thene. E nejse jeta vazhdoi dhe une isha kshu si pergjysem, si jo e plote. Se pas atij syshkruarit u dashurova dhe disa here te tjera po cipeplasur mbeta! Po une them e ka fajin koha qe une nuk pesova trauma, tjeter kohe kjo e sotmja, e kane fajin ushqimet me siguri, ndotja e ajrit, vrima e ozonit. Po une do vazhdoj te shof hallin, te perfeksionohem me nji llaf Peace and love. Ah te lutem shume anonime se ajo lloj cipe nuk me ka plasur akoma

Pershendetje Anabel.Une e kam humbur virgjerine ne moshen 19 vjecare me djalin qe doja dhe vazhdoj ta dua.Ka qene nje ndjesi shume e bukur x mua dhe nje moment i paharrueshem.Thjesht sa x ta cituar nuk e kam patur ate "proven" e virgjerise por nuk ka patur kurre raste x dyshime sepse se pari partneri im beson tek une dhe se dyti se sic dihet ajo nuk eshte e vetmja prove.Une vazhdoj me te dashurin tim serish dhe mendojme te bashkjetojme se shpejti.Virgjeria ka patur shume rendesi x mua.Doja te ishte nje moment i paharrueshem dhe sigurisht x kete duhet nje person i vecante.Pata fatin qe partneri im tme bente te lumtur.Nese x nd1 arsye lidhja jone sdo vazhdoje sdo kem kurre kompleks faktin qe sdo jem e virgjer x dike tj.Kam bere dicka qe e kam dashur me dike qe e kam dashur shume ne nje moshe madhore.Dua thjesht te them qe virgjeria duhet te jete e rendesishme x ju vajza.Ti jepni veten dikujt qe ju vlereson si femra dhe jo si objekte.Dikujt qe ju ben te lumtur dhe ta shijoni ate moment.X mashkullin tuaj duhet te jeni te rendesishme vtm ju,vlerat tuaja si qenie njerezore dhe si femer,dinjiteti dhe respekti x veten.

Pershendetje po ju shkruaj dhe un dicka ne lidhje me virgjerine. Kur isha e vogel as 6vjec dikush i aferm abuzoi me mua disa here por kurr nuk ju thash azgje asnjeriu kisha frik dhe gjithmon rrija me frik a do ket njeri per mua po sikur te mos jem e virgjer sepse lexoja qe ne ate moshe kur un jam abuzuar nuk mund te humbej virgjeria. Erdhi koha njoha nje djale burri im sot me ane te nje shoqe gjerat shkuan shum mire por gjithmone e kisha mendjen tek nata e pare. Erdhi dhe nata e pare un nuk isha e virgjer nuk dija as cfare ti thoja azgje ai u zhgenjye sepse nuk e priste un i thash qe ndoshta ndonje aksident kur kam qen e vogel.ai nuk ths azgje vtm kam besim tek ti dhe kurr me sma ka permendur ate nateee

Te flasim realitetin tani, se boll brockulla lexuam. Meshkujt e vleresojne virgjinitetin dhe po te kishin mundesi do ta zgjidhnin femren te tille. Shumica dmth. Edhe lerini hipokrizite, sidomos hipokriztite e femrave. Virgjineti eshte vleresuar qe ne kohet e vjetra, duke vazhduar edhe sot. Jo pa arsye sepse dliresia trupore lidhet me ndershmerin e nje femre. Dikur ishte llogjike qe nje femer e virgjer rrjedhmisht ishte e paster dhe ndershme. Sigurisht dhe nje e virgjer mund te dale rrugace me vone, por ne ate situate ndershmeria eshte e supozuar. Nje femer jo e virgjer, te themi me histori 3-4 apo me shume te dashur, rrjedhmisht I vihet damka mrapa. Te flasim realitetin dmth, jot e fluturojme me presh. Meshkuj e vleresojne virgjerine se eshte nje garanci qe ajo femer mund te jete me e ndershme se nje qe ka kaluar ne 3-4 duar. E mos u mashtroni nga keto femra qe sjane me te virgjera dhe na e shkruajne “virgjeri” me ironi. Edhe e fundit fare te jesh vajze e virgjer ose te jesh mashkull qe do nje te virgjer: eshte zgjedhje personale. Keshtu qe lerini keto ironite dhe shtremberimet e buzeve, jane fallco.

Anabel pershendetje , po ta dergoj histrorine timw nga nje shoqe qe eshte me e madhe ae mua dhe e ndjek sh faqen tuaj ! Ju lutem postojeni pak historine time sps dua mendime ! Jam 17 vjece mbush 18 Jam e lidhur, kemi 2 vjet lidhje por problemi qendron qe nk kemi kryer maredhenie .un nuk dua te humbas virgjerine . Por i dashuri me thot shpesh te kam pritur shum e nk duroj me pasi te gjith shoket e mi shkojne me fmr . I them e ke rrugen e lire shko me te tjera pasi un nk e bej kete por ai me thot te dua vetem ty e me ty dua ta bej kete . Nuk di cte bej .. ju lutem mos me paragjykoni e nk dua komente fyese pasi ne kete faqe vdesin fansat te tallen me tjetrin .

Dalina,me je bere motra ime e trete. S'kam me turp te te shkruaj per gjerat e mia. Une po bej 25 vjec. Puthjen e pare e kam dhene kur isha 15,ne vit te pare gjimnaz. Ishte nje dashuricke qe zgjati 4-5 takime e ore te zgjatura ne tel se ashtu ishte koha. Iku ky.... Ne vit te katert ne gjimnaz u dashurova me nje shokun tim. E putha dhe kete.... iku jashteshtetit e u mbyll dhe me te(kete e quaj dashuri te pare per nga menyra si e kam ndjere) Ne vit te trete fakultet pata nje njohje ne fb,te cilin perfundova duke e dashur shuuume. Per shume arsye takimi me te u realizua kur po beja 23. Jemi takuar 7 here e jemi puthur vetem ne 3 takime. U mbyll dhe me kete. Se pse skane funxionuar historite spo i them se skane vlere per temen. Pas nje viti qe kisha miqesi ne fb me nje djale(shok i nje shoqeje) e takova fare miqesisht sepse do largohej jashtevendit. Edhe pse shuuume i paraqitshem,me dukej i papjekur e sme terhiqte per me shume... Ky me puthi me zor,se si me kapi pa mendje vec kur e shoh duke me pllaqaritur.... Waa ngela! U tromaxa fare,sme kishte ndodhur ndonjehere...keshtu me zor. Nejse,u takuam dhe 2 a 3 here ku shkembyem puthje,por e mbylla se sic thashe nuk e shihja veten te lidhur me te. Pas ketij dola 2 here per kafe me nje tj.... dhe ok,e pranoj.....me terhiqte dhe pervec se me puthi si me zor,ia ktheva ....ashtu me zor por ia ktheva . Ky donte te kishte nje lidhje Friends with benefits,ndaj nuk e takova me edhe pse ai akoma kembengul. Pra,kam puthur 5 meshkuj per 10 vjet por nuk kam shkuar me asnje. Nuk jam me idene qe te fle me burrin naten e pare te marteses,por as me te parin qe del para. Pyetja ime per fansat eshte kjo: Me mire e virgjer por e puthur me 5 meshkuj apo keto te peste ti kisha konvertuar me 1 me te cilin te kisha shkuar e te mos isha e virgjer??? Me ka rene te puth mesatarisht nje here ne dy vjet. Sa here kam puthur me eshte dukur si puthja e pare .....imagjinojeni vete si puth,sikur po pertyp cemcakez seshte nevoja te te them "anonim pls" se motrat per kete jane,per te ruajtur sekretin. Kete e kam per komentuesit(nese e poston) : O te poshter,ishalla se talleni se do ju mbaj mend e sju bej me like neper komente,sic me beni ju gjithmone! Jeni te papare !

Pershendetje Anabel . Siqerisht e vleresoj shume qe ju jep mundesine lexuesve te shprehin ate qe kane perbrenda . Sepse vetem keshtu mund te clirohen sado pak. Mora te shkruaj dhe une per historine time sepse ndodh qe njeriu te shperthej te thot cdo gje por rrall kush te degjon . Une isha ajo vajza sa capkene aq edhe serioze . Ajo vajza qe e respektonin te gjithe sepse asnjehere nuk ia beja borxh njeriu . Ajo cfare une shikoja ishte vetem shkolla , familja dhe shoqet normalisht i kisha si pjese te familjes , shoke nuk kisha shume . Ne gjimnaz nuk e kisha provuar dashurine sepse nuk e interesonte te njihja dike sepse kisha shkollen . Nejse kur isha 22 vjec njoha dike qe te them te drejten kurr ne jete nuk isha ndjer si me ate . Ishte lidhje e thjesht pervec puthjes nuk kishte tj kontakt fizik . Por une e adhuroja ate mashkull . Ishte hera pare qe une dilja me nje mashkull sic dilja me ate . Por pas gati nje vit njohje ne u ndame . Ishte gjeja me e keqe qe kisha kaluar ndonjehere . E para sepse e doja shume , e dyta mallkoja veten se si une i besova ( se di ndoshta me ka dashur sepse sjellja e tij ate me ka bere te mendoj ) Vuajta shume brenda vetes, gjykoja veten ( sepse keto gjera me dukeshun te tmerrshme ) . Per 6 muaj me rradhe vetem kam qare . Por sot pas 1 viti une e kam falur veten e jam shume e qete , them se e kam harruar ate , vazhdoj shkollen . Por ama kam kuptuar qe nuk duhet te jemi me teper sec duhet kryelarte per ate qe jemi sepse zoti te qon prova dhe te ul koken ashtu sic beri me mua . Por dhe gabimet te mesojne shume edhe pse kalova kete pervoje te hidhur une besoj ne dashuri . Them qe njeriu duhet te dashurohet pas shpirtit , karakterit te dikujt jo te kaluares ( nuk them per vete sepse pjesen e virgjerise e kam te sigurt ) E tregova kete histori jo qe te me japin mendime por te them se cdo gje kalon me kohen dhe se duhet te falim veten per gabimet qe bejme . Faleminderit

Mirembrema Anabel! Po lexoja letrat e temes se sotme dhe sigurisht komentet. Me vjen keq vertet, jo per menyren si meshkujt e 2014-es shprehen, po per menyren si femrat flasin per femrat e tjera.Po kujtoj dicka qe e kam lexu ne nje nga letrat e historive te kaluara: disa vajza kane patur shansin ne jete te zgjedhin (qofte kjo zgjedhje per te cilen jane penduar apo jo me vone) si dhe me ke ta humbisin virgjerine e tyre, disa te tjera jo. Dhe mos harroni se nese dikush do te jete me ty dhe jo me cipen e vagines tende, nuk interesohet fare nese ti je apo sje e virgjer. Sinqerisht, eshte e turpshme dhe ofenduese qe nje mashkull te te pyese!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Pershendetje Anabel ! 17 vjec pata lidhjen e pare , isha munduar per shume kohe ta shmangia por terheqja fizike fillimisht e me pas dashuria ishte shume e forte dhe vendosa ta provoj e te lidhem. Takoheshim nje here ne jave dhe kjo gj

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb