U bënë disa javë që qarkullojnë zëra që thonë se Kiara Tito dhe Butrint Imeri janë të lidhur. Që pas komentit që këngëtari la në një prej fotove të saj të Instagram-it, ku e quante ish-prezantuesen “bella jeme, te dua shumë”, të gjithë u bindën se dyshja është çifti më i ri i showbiz-it.
Madje ndjekësit me të drejtë, nisën të aludonin se mos kënga e tij e famshme, “Bella” i kushtohet Kiarës. Ndonëse fillimisht ish-moderatorja e Top Select u përpos të mohonte gjithçka në lidhje me këtë, burime për Anabel.al tregojnë se mes tyre ka diçka dhe zërat s’janë thjesht fjalë.
E pyetur në lidhje me këngëtarin, Kiara nuk ka dashur të flasë për atë temë. Ndonëse nuk e konfirmoi dhe as e mohoi, pamjet e reja flasin vetë.
Së fundmi ajo dhe Imeri janë parë në një nga lokalet e kryeqytetit. Kokë e këmbë të fokusuar në bisedë, ndërkohë që hanë diçka. Ç’provë duhet më shumë?!