Parfume

Duhet t'i keni patjetër: Parfumet e yjeve që po bëjnë namin!

18 Janar 2018

Duhet t'i keni patjetër: Parfumet e yjeve që po bëjnë

Parfume të rinj dalin çdo ditë dhe konfuzioni për të zgjedhur sa vjen e rritet. Për t’ju lehtësuar zgjedhjen po ju tregojmë disa nga parfumet më të shitura të yjeve si Britney Spears, Jennifer Lopez, Rihanna etj.

“Curious“ nga Britney Spears
Parfumi i Britney-t ka shitur mbi 500 milionë kopje sipas statistikave të vjetra. Jo më kot janë këto shifra sepse aromën e freskët dhe rinore është e pamundur të mos e pëlqesh.

Duhet t'i keni patjetër: Parfumet e yjeve që po bëjnë

"Stash" nga Sarah Jessica Parker
Për një efekt të butë dhe seksi, ky parfum kombinon aromën e drurëve me lulet me erë të ëmbël. Gjithashtu mund të përdoret nga të dyja gjinitë. Kurseni më këtë rast!

Duhet t'i keni patjetër: Parfumet e yjeve që po bëjnë

"Fame" nga Lady Gaga
I pari dhe i vetmi parfum i Gagës nuk mund të ishte ndryshe: me lëng të zi, i cili e humbet ngjyrën kur spërkat lëkurën. Aroma vjen si përzierje e mjaltit, kajsive dhe luleve me ngjyrë të errët.

Duhet t'i keni patjetër: Parfumet e yjeve që po bëjnë

"Crush" nga Rihanna
Nga parfumët e Rihanna-s, ky është më i veçanti sepse kombinon aromën e agrumeve me fruta të  tjera, por që në thelb gjithçka është e butë.

Duhet t'i keni patjetër: Parfumet e yjeve që po bëjnë

"Fairy Dust" nga Paris Hilton
Ky konsiderohet si parfumi më i sofistikuar i Hilton-it, gjë që vihet re edhe nga shishja. Është një aromë e ëmbël, seksi që përzien erën e portokallit dhe pjeshkës.

Duhet t'i keni patjetër: Parfumet e yjeve që po bëjnë

"Glow" nga Jennifer Lopez
"Glow" ka një aromë të pastër dhe të butë të lules së jaseminit.

Duhet t'i keni patjetër: Parfumet e yjeve që po bëjnë


"J" nga Jennifer Aniston
Ashtu si njerëzit e imagjinojnë Jennifer-in; kripë, diell, det. Aromë e çuditshme, por shumë e këndshme.

Duhet t'i keni patjetër: Parfumet e yjeve që po bëjnë

"Fancy Nights" nga Jessica Simpson
Është një parfum që do guxim, por përgatituni për pyetjen “Çfarë parfumi ke hedhur?”. E keni vetë në dorë nëse do e tregoni emrin.

Duhet t'i keni patjetër: Parfumet e yjeve që po bëjnë

Burimi: Harper's Bazaar