Tani mund të thoni me plot gojë se shqiptarët janë shumicë në Maqedoni, pasi janë numri një i popullatës, 47 % e Maqedonisë përbëhet nga shqiptarë, gati shumicë absolute! Sipas të dhënave të reja rezulton se ata që e konsiderojnë veten sllav maqedon, nuk janë as 40 %.
Informacioni i rëndësisë së veçantë vjen nga publicisti dhe intelektuali nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi, i cili këtë të dhënë e ka bërë publike në një medium televiziv duke iu referuar burimeve të institucioneve ndërkombëtare. “Sipas një informacioni të marrë javet e fundit nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 % nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë…”, thotë Nijazi Muhamedi.
Në bazë të regjistrimit të fundit të realizuar në vitin 2002, numri i shqiptarëve në Maqedoni arrinte në 25.17 %nga numri i përgjithshëm i popullatës dy milionëshe, por përveç shqiptarëve që pretendojnë të jenë në përqindje më të lartë, edhe qarqe të caktuara maqedonase pretendojnë se kjo përqindje është më e ulët dhe se sipas tyre, u rrit me qëllim të realizimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Në 2014-tën, shumë analistë dhe njohës të çështjeve sociale në Maqedoni theksonin se numri i shqiptarëve ishte mbi 40 % në Maqedoni, andaj kishte hezitime nga pushteti për t’i shkuar deri në fund procesit të regjistrimit të popullsisë.