Historia Ime

Historitë e abortit

18 Gusht 2014

Historitë e abortit

pershendetje Anabel. po shkruaj nga nje adrese false sepse eshte teme delikate,dhe e erret e jetes sime. Meqe ishte tema e Abortit,po e tregoj dhe une historine time. Lidhja ime e pare filloi ne moshen 19 vjecare,me nje djale nga veriu. Une jam nga jugu,te dy jetonim ne tirane,njehja erdhi natyrshem nga shoqeria e perbashket. Mbas 2 vjet lidhje me ulje dhe ngritjet e veta,un ngela shtatzane. Dyshova pershkak se po me vononte cikli,bej nje test dhe del pozitiv. I tregoj te dashurit,ju betohem qe nga nje njeri i qete i embel i dashur,u trasformua komplet,filloi te bertasi si i cmendur,sikur ishte faji im qe isha shtatzane. Filloi duke nxjerre 100 arsye pse un duhet te abortoja,simbas tij nuk ishte gati dhe skishte asnje kusht per ta mbajtur. un i thoja kushtet krijohen do na ndihmojne dhe familjet,ai kundershtonte duke thene qe ka vllain me te madh se vetja,dhe smund te dilte para tij....por ti po deshe mbaje me tha por mos mbaj asnje shprese ke une. ika e inatosur duke i thene do e mbaj. Mbasdite e takoj serish ishte me i revoltuar se ne mengjes,duke me thene qe sbehet fjale qe ta mbash un sdo te lejoj qe ti te lindesh femijen tim,e sh kercenime do te vras e do te bej kete e ate. Problemei im ishte ke familja ime kam nje familje patriakale qe sdo e pranonte qe vajza e tyre te ishte nene beqare. Bisedova me nje shoqen time qe jeton ne itali qe te shkoja atje,derisa ta lindja,por nuk me ndihmonte dot. Si perfundim abortova,i dashuri u be serish i mire kur i thash qe do ta heq,duke me marre me te miraqe do jemi bashke,do e perballojme bashke cdo situate etj etj. Abortin e bera ne nje klinike private,me kokra. Kisha dhimbje te medha barku dhe sh hemoragji,dhimbja me e madhe ishte dhe eshte akoma ne shpirt. Qaja pa fund,e doja ate qenie qe po ritej brenda meje,me dilte ne ender duke me thene mami pse sme do,pse sme mban. Mbas abortiti u ndava nga ai djali,dhe pse ai donte qe te vazhdonim. Ai nuk deshi femijen e vet,si mund te me donte mua. Madje e urrej ate njeri,mallkoj diten qe e njoha. Kane kaluar 2 vjet nga ajo kohe,me dhemb ende ne shpirt qe kam bere nje krim te tille. I lutem Zotit te me fale. Un nuk e fal dot veten time

Peshendetje Anabel, Si gjithmone keto temat e tua shume ngacmuese dalin ne kohen e duhur. Une po tregoj cfare degjova sot, dhe se si kuptova sa larg e sa afer jemi ne shqiptaret me te shume lakmuaren Europe. Ne mengjes isha me kusheririn tim ne plazh, dhe po me tregonte per te dashuren e tij italiane qe eshte mosha jone, 21 vjec. Vajza kishte pasur 2 aborte nga dy marrdhenie te meparshme, dhe nje abort nga mardhenia me kusheririn tim. Them aborte te mirefillta, pra kishte qene tek gjinekologu dhe e kishte hequr femijen, ku ne te tre rastet kishte qene rreth 3 muajsh. Une u cudita vertet shume, sepse nuk mu duk normale qe nje 21 vjecare te kete pasur 3 aborte, por qe kusheriri ma preu shkurt e tha qe atje cdo vajze deri ne 20 vjec e ka pasur nje abort dhe eshte totalisht e pranueshme. Iku kjo. Mbasdite ne bisede e siper me nje shoqe degjoj historine e nje vajze, 17 vjec e gjora, nga rrethinat e Tiranes. Ishte dashuruar me nje djale dhe nga pakujdesia kishte ngelur shtatezane. E kishte marr vesh familja para nje jave, dhe sigurisht u kishte rene pika. Muajin tjeter vajzen do e martojne dhe femijen do e mbaj. Ajo nuk e donte martesen, eshte vetem 17 vjec, dhe femijen aq me pak, prandaj ka nje jave qe nuk ha e nuk pi, dhe po futet ne dhe e gjalle. E ketu fillova te mendoj une, si eshte me mire, te jesh 21 vjec me 3 aborte mi supe, apo 17 vjec e martuar dhe me femije? Dhe kuptova qe mes ketyre dy vajzave ka nje diference kaq te madhe sa nuk krahasohen dot, kjo diference e ka emrin LIRI. Liria e te qenurit vetvetja, liria e te dashuruarit pa frike, liria e te berit cfare te duash me trupin tend. Si perfundim ne shqipetaret sa do te duam te behemi europiane nuk do behemi dot, jo per shume kohe te pakten, sepse ne jetojme per boten nuk jetojme per vete. Shkaterrojme jeten e femijeve per boten. Do thoni ju dhe italianja e ka shkaterruar jeten e saj! Ju jap te drejte, po e ka bere se ja ka dashur kokrra e qejfit dhe jo se ja ka kerkuar BOTA. (se po me duket si leter e marre nga "14 vjec dhender" --- "Cdo thote botaa, Vangjeeel" ) Gjithsesi, faleminderit Anabel per kohen, dhe gjithashtu lexuesve nqs publikohet si leter.

Pershendetje te gjitheve. Un jam 20 vjec dhe nuk kam qene asnjehere pjese e nje situate te shtatezanise ose abortit por mund t'iu tregoj per nje femer shume te forte qe njoh: Nenen time. Ajo me perseriste perhere te njejten shprehje: Veshtire te jesh femer! Prinderit e mi u martuan perpara shume viteve, dhe si cdo mentalitet shqiptar, femija i pare shpesh preferohet djale. Le te themi qe babi im ishte teper fanatik ne kete aspekt. Donte patjeter nje djale. Por jeta te ve gjithmone ne prove dhe shpesh nuk marrim ate qe duam. Keshtu linda une: nje vajze. Babi im nuk ka dashur te me shohe per nje kohe te gjate derisa ne menyren e tij u mundua te mesohej me kete fakt. Keshtu pra, ndersa une rritesha mami im bie shtatezane per here te dyte, dhe sic mund ta dini deri diku rreth muajt te 4 ose 5 nuk mund ta kuptosh seksin e femijes. Pra mami im ishte diku rreth muajit te 5 kur mori vesh qe priste perseri nje vajze. Per kete arsye babi im e detyroi qe te abortonte. Normalisht kjo perbente nje risk te larte dhe per shendetin e mamit tim por le te themi qe vete burri i saj nuk e donte femijen e tij. Keshtu pra, pasi koha kaloi vjen nje shtatezani e 3te dhe me ne fund vjen ne jete vellai im. Normalisht babai im ishte teper krenar. Gjate gjithe kesaj periudhe cdo gje shkonte mire, pervec nje problemi te vogel: babi im ishte nje person i alkolizuar. Mami im peson nje shatezani tjeter(i binte nje femije i 3te) dhe nje dite te bukur, alkoli sjell dhunen ne shtepi dhe kjo gje e ben ate te pesoje nje abort te dyte. Te dalesh ne rruge me shenja dhune eshte nje turp per te gjithe, pra ai femije nuk lulezonte me prej ditesh derisa mami im e hoqi 5 dite me vone. Sot eshte nje grua e forte,e divorcuar dhe ka dy femije qe e duan shume. I ka bere balle tumorit ne gjoks dhe cdolloj gjeje tjeter qe jeta i ka nxjerr perpara. Perpara se ta mbyll kete leter (me vjen keq qe ju lodha) do te doja t'iu thoja dicka: Veshtire te jesh femer! Jo per mentalitetin apo diskriminimin miq. Por per dinjitetin.

Pershendetje anabel nuk e di a quhet nje histori e mirfillte aborti kjo e imja por un do ta tregoj gjithesi. Nje fundjave dal ne nje nga vendet ku zhvillohet jeta e nates pijet ndoqen njera tjetren dhe keshtu perfundoj me nje te pa njohur (isha e virgjer ) zgjohem ne mengjes me percjell per ne shtepi dhe kaq nuk do takoheshim me . Kaluan dy muaj me rutinen e zakonshme por cikli me ishte vonuar barku ishte rritur me vinte dhoma rrotull . Te gjith simptomat e shtatzanise me pak fjale nuk e keni idene si ndihesha e humbur sikur jeta ime kishte mbaruar aty isha vetem 19 vjec . Isha studente ne vitin e pare me sezon dhe me mund mblodha leket per ta hequr se cfare do ti thoja femijes nuk e di kush eshte babai yt ? Dhe cudia ndodhi Nuk isha shtatzane vetem stresi se isha mi kishte sjelle gjithe simptomat nuk e keni idene se si u ndjeva ne ato momente sikur kisha hequr nje barre te rende nga supet vetem qaja ate dite nuk dija cte beja e thoja. Kane kaluar 2 vjet nga ajo kohe dhe kurre nuk kam futur alkol ne goje apo te kem kryer mardhenie te pa mbrojtura . Sepse fatkeqsisht e njoh ndjenjen e tmerrshme se cdo te thote abort.

Pershendetje Anabel . Lexova mbi temen e hapur rreth abortit dhe mendova te ndaja me ju dicka. Ne kete moment jam shtatzane dhe frika qe kjo shtatzani te nderpritet nga momenti ne moment eshte e madhe.aq me teper e lajmeruar nga mjeku qe si dihet a e arrij apo jo me sukses. Perdite duke pire me dhjetera ilace te ndryshme e duke bere injeksione ...uroj te arrij muajin e shtate por me duket sh i larget, lumturia me e madhe ishte kur e pame ne eko femijen. Na u mbushen syte me lote nga emocioni. Une mundohem te jem sa me realiste ,qe te jem e pergatitur shpirterisht..... Mendoj se fjala abort nuk duhet te ekzistoj ne ndergjegjen e asnje femre. Sa iroik fati kur e do dicka me gjithe zemer dalin njemije e nje veshtiresi perpara. Faleminderit per vemendjen tuaj..anonim

Pershendetje une ju shkruaj nga Prishtna.. Termin abort e kisha degjuar fillimisht nga nena ime kur kishte thene se do te hiqte sepse kishte patur edhe vajze edhe djale ndaj s donte me shume, por rruges ishin emocionuar me babin e ishin kthyer.. Jam nje tip I ndjeshem te them te drejtrn isha prekur shune, ndaj thashe atehere si 15 vjeqe qe pamarre parasyh sdo e praktikoja kurre. Gjithsesi po hyj ne teme. Veres fillova nje pune sezonale aty ishim disa puntore nder ta edhe djali I pronarit I cili mbikqyrte dhe njrkohesisht, kishte edhe ate prestigjin e te qenit thuajse shef por edhe ishte shumeeeee I pashem, pastaj mendjenadh e kshtu kaluab disa kohe gjersa mi pati shprehur ndjenjat.. me mbante distance madje.. Une isha 16 vjeq ndonse kisha thene 17 se trembesha mos nuk me pranonin ne pune ai 21.. Nuk dua te zgjatem me detaje rreth raportit tone .. Pas nje viti fleme bashke, pastaj u semura keq dhe rashe shume ne peshe sma mirrte fare mendja se isha shtatezene gjersa nje dite degjova mamij ta komentonte shtatezanin e pare,te njejtat simptoma dhe kishte mbetur heren e pare shtatezene Ij bleva dy teste dyat positiv.. Humba fare sdija qte beja pas ca kohesh ja hapa telefonin dhe dolem me makine tere rrugen qava ai me pyste qfare ke, do qe te flasim.. Pastaj me erdhi per te vjellle dhe volla nga dritarja dhe me pas tregova u ktyyem ne shtepI pa asnje fjalr pastaj aii erdhi te shtepia ime ne oren 2 te nates dhe dolem mu pergjerua ta mbaja femijen se do kujdesej etj.. S kisha zemer per ta bere ndaj e mbajta.. Beme nje dasem te madhe dhe te kushtueshme.. Sot jam nene e nje vajze 2 vjeqe, per te cilen sakrifikohem me gjithe deshir dhe pa te cilen nuk mund ta paramendoj jeten.. Por kur shikoj mbrapa shikoj tere mundesite qe kam pasur si nxenese shembullore madje e gjenerates ne fillore... Ne mbare boten adoleshentet kane rrezuar regjime kane bere revolucione.. dhe e kuptoj se ne rrethana te tjera do kisha pasur kapacitet edhe une te jem pjese e tyre, ose fare aty thjesht ime bije te ishte e bija e nje te diplomuare apo punesuare mire me pare por ja qe u perfshira nga zjarri rinor dhe u dogja ne nje fare menyre ne te. Teens should change the world not diapers *

Pershendetje Anabel ,Shoh qe paskeni patur nje teme vertete sensitive (mgjthse une e pash me vonese ) Kam dhe une dicka per te treguar Ishin ditet e fundit te prillit 11 vite me pare ,Une isha 18 vjece per disa kohe mbushja 19 kisha nje lidhje dashurie ,me bukura e te bukurave ,(lidhja e pare )Cdo gje ishte si mos me mire,Ne vazhdonim rutinen tone te perditshme ,shkolle shtepi ,takimet tona i kishim mbasdite ose ne funjave . I dashiuri im jetonte ne nje province ne Jug te Shqiperise ,dhe ne ate kohe meqe kishte disa dite pushime,kishte shkuar ne shtepine e tij , Mua po me vonohej cikli por as qe me shkonte nder mend se mund te isha shtatezan ,kaluan disa dite dhe po merakosesha dhe thash te bej nje test.Testi doli pozitiv .Nuk po ju besoja syve ,e perserita disa here se thosha mos nuk jane te sakta ,por me kot, E lajmeroj te dashurin dhe ai i le pergjysem planet e tij dhe vjen Tirane,Si fillim menduam te shkonim tek mjekja ime ku une beja vizita .Bera Ekon dhe me tha je 2 javeshe ,Nuk mund ta besoj njeri sec kam ndjere ne ato momente ,thosha me mire te vdes se te gjendesha ne nje situate te tille ,e diskutuam me mjeken situaten ,si dhe pasojat qe vinin nga nje abort ne moshe te re ,I dashuri im nuk guxonte te thoshte me goje ate qe mendonte ne te vertete ,ne nuk kishim asnje mundesi ,po fare asnje mundesi per ta rritur ate femije .Une jetoja ne Tirane me prindrit qe ishin ne dieni te lidhjes sime dhe jam e bindur qe nuk do me braktisnin ,por ama do tme detyronin per hirin eBOTES qe te martohesha,sepse ne shqiperi te kesh femije eshte turp .......... Nejse i dashuri im nuk me braktisi asnje cast dhe i lam kohe abortit dhe 2 jave,kohe e cila do te na sherbente per te analizuar rrethanat ,te cilat ne ate kohe nuk ishin ne favorin tone ,Ne ishim ne shkolle te dy ,na mbanin prindrit,te cileve nese une do behesa prind vete do ti rrenoja emocionalisht ,I dashuri im po ashtu e mbanin prinderit dhe jetonte ne konvikt pa minimumin e kushteve dhe ajo qe vendosa isha une ........... Me dhimbje ,me shume dhimbje vendosa qe ai fimije (djal kisha pershtypjen qe ishte te mos jetonte ) Shkuam te doktorresha dhe nuk kam per ta harruar ekon e fundit zemra e tij rrihte,dhe lotet e mija te asaj dite nuk kam per ti harruar kurre,U futa ne salle dhe dera ishte me xham akulli dhe i dashuri im rrinte aty i mbeshtetur dhe qante me denese, Mbasi kam dale kemi qare aq shume te dy dhe jemi lutur zotit te mos na ndeshkoje per ate qe beme,sepse im bir nuk do te kishte kurre mundesine te luante me lodra ,te shkonte ne plazh ,apo te vishte gjera te bukura,ne ate kohe keto ishin luks ai nuk do kishte mundesi as te ushqehej ,sepse une mbaja nje plake mbasdite dhe i dashuri im ishte kamarier,Dhe une kete gje nuk e doja per engjellin tim ,Kaluam 6 vjet dhe askush nuk e dinte per kete gje perec motres sime,dhe sa here e kujtoja vetem qaja ,vitet kaluan dhe une dhe i dashuri im mbaruam shkollen ,me pak fat dhe shume perpjekje gjetem dhe pune te mira dhe vendosem qe lidhjen tone ta conim nje hep me tutje ,bashkjetuam bashke,dhe nje dite e mrekullueshme nentori mua Zoti me dergoi nje engjell ,si per te shperblyer lotet dhe lutjet e mia,Engjelli im erdhi ne jete pas nje dasme fantastike ,dhe ma mbush jeten cdo dite e me shume,por unre kurr nuk kam per ta harruar rrahjet e vogla te zemres 11 vite me pare,Ajo qe dua te them per te gjithe eshte partneri ,Nese ai ju braktis jeni ju qe nuk duhet te braktisni veten ,Ata qe nuk ju mbeshtesin nuk jane per ju ,Njeriu qe keni krah mund ta zgjedhesh

prsh anabel .sapo lexova historit mbi aortin nje lemesh mu mblodh ne stomak dhe lotet sme pushojen , , , fatkeqesisht kam dhe une nje nga keto historit e dhimbshme por ndrysh nga shum histori te cilat kan mar vendimin te abortojn ,ose me sakt te behen vrases te nje krijese e cila ende ska ardhur ne kete jete ,mua fati sme deshi qe ne moshen 19 deri ne 21 vj kam ber 3 aborte pa deshiren time ... u dashurova ne moshen 19 vj me njeriun me te mbrekullueshem ne bot me ate qe sot eshte bashkshorti im , isha vajz capkene me shum shoqeri te zgjeruar sidomos shoqeri me meshkuj dhe ne sy te opinionit quhesha e levizur ose si i thon ketu e bredhur , njs u njoha me bashkshortin dhe u dashuruam marrezisht shume , per nje koh te shkurter dilnim x tu njohur me shum , shume fjal jo te kendeshme i thonin per mua por ai preferoj te me njihte vet , isha e virgjer e me quani kurv kjo ndodh vetem ne shqiperi ,brenda tre muajesh te lidhur ende skishim kryer mardhenie sepse ate ide kisha une ti jepesha vetem atij qe vertet do dashuroja , kur mbushem tre muaj qe dilnim me propozoj fejes u fejuam dhe u gezuam pa mas , per pak koh mesoj se isha shtatzane nje lumturi e pa mase na pushtoj te dyve lash punen pasi jam balerin dhe nuk doja te rrezikoja , kur bej viziten e dyt mesojm se embrioni nuk zhvillohej dhe duhej te abortoja qelli na ra mbi kok tham se u cemendem , vendosem te prisnim dhe pak pasi bashkeshorti eshte mjek dhe mendoj se dhe mund te ishte nje ngaterres por jo , abortova dhimbje fizike dhe dhimbje shpirterore te pa perballueshme , me mbeshtetjen e njerezve te mi gjithashtu dhe te bashkeshortit kjo situat kaloj por nuk u harrua , pas disa muajsh trajtim lajmi mir erdhi serish por serish vetem x pak koh , u kurova x nje virt dhe serish mbta shtatezan per me mir shkova te ndiqesha ne nje spital privat por me mir mos te kisha shkuar , ata me than se isha shum e semur por une ndihesha shum mir me than se do vdisja nese nuk abortoja dhe me pas te hiqja dhe mitren me benin analiza pa fund vetem per te mare parat nga nderhyrjet e shumta eshe ky femij me humbi ,, mjeket kembgulnin te me hiqenin dhe mitren dhe me thoshin se une kur nuk do kisha femij , qaja vazhdimisht , bashkshorti nuk u mjaftua me mjeket ketu por me con jasht shteteit x kurim kur bej viziten atje me konstatojn se une nuk kisha asnjegje perkundrazi isha shum shume mir dhe mund te beja sa femij te doja , qendrova atje lajmi i mir erdhi serish por kete radh nuk u gezova mendova me vete perse behem vrasese kur e di qe ky femij nuk do jetoj une perse provoj serish e serish ,, por donte qe dhe mua te me gezonte me nje nga engjejt e tij , per mua nuk vlente me shprehja BARKU PLOT DHE KRAHET BOSH ,,, dhe une do behesha nen dhe une do kisha ne krah frytin e dashuris aq te madhe , shtatezania ecte shum mir por ne mendjen time kishte vetem mendime te keqija mendoja se sdo mudja ta lindja sdo ta shihja se di nje tjeter gjendje depresive kalova gjat shtatezanis , por gjithcka kaloj sollane jet engjellin tim i cili sot eshte gjasht muajsh dhe teksa une po shkruaj e qaj njekohesisht ai kendon , u them vajezave mos vrisni mos abortoni nje femij nuk ka faj kur te beheni me femij do kujtoni dhe per ata qe u mohuat te drejten e jetes fai do u shoqeroj gjith jeten ,,, me falni qe u zgjata ju uroj pushime te mbara dhe sa me pak gjera te tilla .

Pershendetje, sigurisht qe te gjitha vajzat kane arsyet e tyre per te kryer nje abort, por nuk e kuptojne se sa me fat jane qe Zoti ka vendosur qe brenda tyre te rritet nje femije. Historia ime nisi dy vite me pare por ende ka lene gjurme te forta tek une. sot jam 28 vjec dhe prej 3 vitesh jam martuar me burrin e vetem te jetes sime, me te cilin jam dashuruar 10 vjet me pare. pasi u kthyem nga pushimet 2 vite me pare zbulova se prisja nje femije,u lumturuam aq shume kur shkuam te benim ekografine e pare dhe doktoresha tha se gjithcka ishte ne rregull vetem se embrioni nuk dukej pasi ishte teper shpejt. kontrolli tjeter u caktua pas dy javesh, ishte dita mee tmerrshme e jetes sime, kur doktoresha tha se behej fjale per nje blighted ovum (veze qorre qe krijon vendin sikur eshte shtatzani,po realisht nuk ka asgje brenda.) qielli me ra mbi koke, kisha krahe por mu keputen brenda nje casti te vetem. pas kesaj dite, stresi me mori frymen, shpesh kisha gjendje paniku, ndihesha e humbur,me dukej sikur do vdisja nga casti ne cast. me ndihmen e njeres nga mjeket me te mira ne tirane (per mua), arrita ne ringrihem dhe falenderoj zotin.tani jam 5 javeshe shtatzan, por ende embrioni nuk duket. tmerrohem vetem kur mendoj se mund te ndodhe serish si heren e pare. gjithsesi skam asgje ne dore vecse te pres e te shpresoj, thone qe gjithmone pas shiut del dielli dhe une po e pres te dale edhe per mua

Pershendetie ANABEL.Per mua personalisht aborti nuk duhet gjykuar asnjeher.nuk esht krim nese e ben qe kur eshte nje fetus i vogel.krim quhet kur femija mer jet dhe leviz ne barkun e nenes.nuk e kuptoj pse duhet te paragjykojm cdo femer ka nje arsye qe e ben.un jam e fejuar dhe jo me larg se 3 jav kame ber abort spontan.isha 3muajshe .e doja shume por ja qe nuk ishte fat ta sillja ne jet.mua me mungon shume.por trupi im nuk e mbajti dot.per te gjith ndjeksit e faqes.mos paragjykoni askend.anonim ju lutem. 

po kam historite e mamit tim, qe ka patur aq shume deshire per nje femije, po i jane dashur shume sakrifica qe ta kete nje. martohet 23 vjece, pas nje viti ngel shtatzane, abort i pavullnetshem. femija tjeter i lind, e i vdes pas 2 muajsh, pa patur semundje te diagnostikueshme. perseri ngel shtatzane, bej aborte te pavullnetshme... lind femija i dyte, vdes pas 2 vjetesh nga epilepsia. prape ben trajtime, ben mjekime, rri me regjime shtrati, hapje tubash, ilace, imagjino mami tani eshte 55, para sa vitesh si ishte mjekesia e sa te dhimbshme keto trajtimet.. para se te ngelet shtatzane me mua e te lind une, i ishin grumbulluar 6 aborte te pavullnetshme dhe 2 femije te vdekur... si perfundim ne moshe goxha te madhe mbi 35 vjec me lind mua, kalon dhe vdekje klinike, e ka shpetuar zoti gje tjeter sdi cthem... pra eshte dhe ana tjeter e aborteve te padashura, sakrificat qe ben nje grua per te qene nene.

Isha vtm 18 vjec .gjithcka shkonte per mrekulli .ishim cifti perfekt ,por cdo gje ndryshoi ne momentin qe kuptova qe isha shtatzen.ne momentin kur brenda meje ishte krijuar nji engjell...e bisedova me A dhe fjalet e tij ishin shko gjeje me ke e ke sepse me mua nuk ka shance ta kesh,me ra tavani mbi koke,si mund te mi thoshte ai keto fjale???kur un x here te pare u bera femer ne krahet e tij kur ai x mua ishte dashuria e pare???kam qare shume doja te vdisja,nuk kisha perkrahjen e askujt prinderve smund ti thoja dot gje sepse nuk do ta pranonin kur nji gje te tille.isha vtm 18 vjec dhe ai 19 .sme mbeti asnji zgjidhje tjeter vetem te shkoja e vetme atje atje drejt ferrit.atje ku sja uroj asnji femre te shkoje.atje ku hoqa engjellin tim.dhe sot pas 4 vjetesh e vuaj ket gje.me dhemb shpirti kur e kujtoj .cdo 4 mars shkoj ne kishe dhe ndez nji qiri x bebushin tim.do ta kisha dashur shume shume ...

Pershendetje Anabel.Jam 29 vjec ndersa gruaja ime eshte 27 vjece.Jemi te martuar qe 3 vite dhe ne fillim ishim dakord te mos benin femije menjehere.Ne qershor te ketij viti e pash se ishte disi e merzitur e pyesja disa here se cfare problemi ka por nuk ma thonte derisa nje dite me lot me tha kam mbetur shtatezene.Une me te vertete spo e kuptoja pse qante nuk ishin lot gezimi ato.Pastaj thash se ndoshta friksohej mos nuk e doja une femijen a ndo gje po per mua ishte nje suuuper lajm mendova qe ishte koha e duhur dhe u gezova tej mase.Bleva gjera per femije dhe per te gjithashtu sa me pelqente kur puthja barkun e saj e i thosha bebit naten e mire por ajo u bezdiste shume nga kjo gje dhe me thoshte se jam bere shume i padurueshem.Isha shume i lumtur derisa nje dite me merr ne tel motra e saj e me thot qe e ka derguar ne spital se nuk ndjehej mire por tani po ktheheshin per ne shtepi.Kur u ktheva pash ajo ishte ne gjum nuk e zgjova fare keshtu edhe disa dite ishte shum e lodhur por une nuk vereja asgje e mendoja qe brenda saj ende po rritej bebi im .Derisa kur diten qe i kujtova qe kishte kontrollin be si histerike nuk pranonte te shkone asesi.E lash me kaq mirepo kisha plot dyshime e dija se kishte nje sekret.Deri sa nje dite prape duke qare ( se keto lotet i perdor vetum sa per tu nxjerrur nga situata ) me tha qe e kishte abortuar bebin tim,kishte qene e detyruar se ne nuk ishim gati ajo sa kishte filluar punen e mijera arsyetime.Ishtee diqka e papritur per mua i thash se kurre sdoja ta shija me me sy e filloi prap se ti do ikje ne pune mu do mlije me femijen ne shtepi e mijera gjere,prej asaj dite nuk mund ta shikoj me te njejten sy se i ajo pa pasur asnje arsye te plote ajo eshte vrasese e bebit tim.Ishte ne trupin e saj por ishte dicka qe na perkiste dyve diqka qe mendova qe do na bashkonte edhe me shume.Jam shumeee keq u zgjenjeva shume nga personi me i dashur qe tashme me duket shume e huaj dhe e ftohtee

Pershendetje! Un jam 18 vjec dhe jam e lidhur prej dy vitesh me nje djal. Nje dit t bukur vendosa ti beja nj loj dhe t shihja reagimin e tij. Me par, ne biseda e siper me kishte pohuar se i do shume femijet, se do nje familje te madhe,se esht i gatshem te behej ne cdo mosh baba por ket gje ma perseriste cdo her. Dhe loja ishte kjo: nje dit i thash se me ishte vonuar cikli dhe eshte dicka qe nuk para me ka ndodhur ndonjhere me pare dhe se kam te perziera dhe dhimbje barku. Ai me tha qe t beja kujdes dhe t shihja nqs kisha ndonj gje me teper se dhimbje barku. Mbas dy ditesh i them se testi me doli pozitiv. Takohemi dhe ai me thot se esht e pamundur ta mbajme ate femij ne jemi te vegjel vete, jemi akoma femij dhe ne ate moment vjen fjalia bomb nga ana e tij: neser do shkojm te heqim femijen sa nuk eshte von dhe te shpetojm nga ky mallkim dhe nuk me intereson se ti del e demtuar apo se nuk do besh me femij ne te ardhmen. aty kuptova se sa te poshter jane meshkujt dhe se nuk i intereson asgje pervec vetes se tyre. Nuk jan te afte as per veten e tyre dhe se cdo gje qe thon jane vetem perralla. Prandaj beni kujdes dhe kujdesuni per veten vajza. Te pakten kjo e imja ishte loj por nqs do ndodhte me vertet do ishte e tmerrshme.

Pershendetje Anabel Sapo lexova historite e ndryshme per abortin dhe une dua te tregoj se kjo eshte nje pjese e jetes time qe kam vuajtur shum Une jam lidhur ne moshen 19 vjecare dhe vjet qe isha ne moshen 23 vjecare , e mbaj mend shum mir punoja ne zyre per nje partí dhe ka qene qershor qe u mershim me zgjedhjet . Ne jemi nje cift qe kemi pasur probleme te vogla.Nje dite ai me mer cel ,binte nje shi I madh dhe kur mori cel mu duk sikur ishte shoku Im dhe I thash me mer me Von dhe I fola ne emer.I dashuri Im e njihte se e kishte shok vet po un e njihja me teper se e kisha pas me vite me nje shkoll. Kur ika ke I dashuri me tha fjalen kurv dhe me tha qe po flisje me mua Jo shokun tend.Ai mendonte se e tradhetoja me ate dhe e rrafi per vdekje shokun tim po me pas kishte lexuar bisedat tona fb dhe aty e kishte kuptuar qe kishte ber gabim.Me pas volla dhe bera nje test , ika martenitet dhe isha plot 2 mujshe . Ne ate moment me ra qielli koke se ne vdisnim per femi po un sdoja tu ktheja me me ate njeri qe me shajti kurve. E vendosa e heq me kokrra po darke me plas hemorragjia dhe me bie te fiket per 7 ore dhe e gjej veten spital.Ai mbas ca ditesh kthehet dhe un I them mhb dhe ai u be keq , filloj duke qare dhe me tha: Pse e hoqe ne e donim nje femi ?! Ai me tha un e di qe sme ke tradhtu se ti e di qe un jam shum xheloz kur behet fjale per djemte.Un kalova depresion se e doja shum ate femi .Sa here shikoja nje femi qaja dhe fale Zotit mbas nje viti dmth sot 24 vjec ne po te njejten periudhe un jam shtatzan 5 mujshe dhe te dy jemi lumtur . Falenderoj Zotin qe mbas nje vit depresioni me solli nje femi ne jet Jam shum e lumtur:)

Prsh Anabel. Tani po ju shkruaj nga nje dhome e maternitetit. Pres te behem me nje bebe dhe eshte mrekulli vetem kur ja ndjen levizjet, sic po ja ndjej une tani. Une jam ketu se ndonjehere ka dhe probleme me shtatezanine, dhe nuk eshte hera e pare qe gjendem ketu. Mjafton te qendrosh nje dite, dhe cfare nuk te shohin syte e cfare nuk te degjojne veshet. Sot 2 gra humben bebet e tyre. Vetem te shihje syte e tyre mjaftonte per te kuptuar sa dhimbje ndjenin per ate humbje. Njera rastisi ne dhomen time edhe para abortit edhe pasi beri abortin e sollen qe te qetsohej. Pasi del kjo nga salla ku behen abortet qe eshte ne te njejtin kat ku jam e shtruar une, hyn nje goc rreth te 20-ve. Me beri sh pershtypje sepse dukej sikur po bente nje gje krejt normale. Mbylli deren per te dhene fund jetes se bebes se saj. Te betohem e urreva ate femer. Nderkohe qe njera vuante se e humbi e tjetra ne vullnet te plot vendos te shkepus nga jeta nje engjell. Mbi te gjitha ne nje moment kur u ankua per dhimbjet mjekja ja kthen " e mendoje para se te vije goce, se nuk te detyroi njeri apo s'pysni per gje tjt ju te sotcmet. E keni bere maternitetin kasaphane". Doli nga dhoma, e kaluan diku tjeter sa te qetsohej pastaj per 2 ore doli per te ikur vetem, me canten ne krahe dhe syzet ne koke sikur asgje s'kishte ndodhur. Plz nqse e posto dhe une si shumica. Anonim..

Pershendetje anabel..! Si gjithmon temat qe zgjidhni jane mjaft interesante dhe historite qe lexojm shpesh here na bejn te ndihemi mir me veten per jeten e mire qe kemi.Dhe here here na bejn te ndihemi njesoj me te tjeret..Lexova historite e abortit dhe sinqerisht u preka shume.Mua s me ka ndodhur ndonjehere te mbetem shtatzane mirpo e kam dyshuar njehere kte gje para pak kohe.Jam 21 vjece dhe i dashuri im 22..E di jemi te vegjel per te patur femije mirpo u gjenda para nje situate ku dyshoja se mund te kisha mbetur shtatzane dhe kte dyshim e konsultova me te dashurin tim..U tremba shum kur mendoja se jeta ime do ndryshonte 360 grade nese do ishte e vertete.Madje edhe pse i adhuroj femijet dhe me pishman te madh nder vete mendova qe nese do kisha ngelur duhej ta abortoja sepse sdo e pranonte familja nese do u thoja.Ky mendim me erdhi ne mendje i pari..Por ama edhe e doja shum..Pasi fola me te dashurin fjalia pare qe kam degjuar nga ai ka qene DO TA MBAJM DHE PIKE..E di si mu be zemra mal? Te gjitha frikerat qe kisha mu zhduken fillova te enderroja nje familje..sepse kisha nje mbeshtetje (gje qe shum femra fatkeqsisht nuk e gjejne).Ai me tha qe do punonte me mish e me shpirt te na mbante te dyve dhe s kishte frike per asgje..e jo me per familjen e tij.Nuk ka gje me te bukur se mashkulli qe ke ne krah te rri mbeshtetje sidomos ne kto raste kur duhet ti perballojne te dy.Habitem dhe me vjen keq kur lexoj historite e meposhtme dhe u besoj sepse kam degjuar dhe vet nga shoqet e mija.Jo te gjithe meshkujt jane te papergjegjshem.Ka meshkuj 30 vjec e siper qe i kan te gjitha kushtet e duhura dhe moshen e duhur e serish shikojn zgjidhje abortin a thua se po vrasin ndonje mize.Dhe ka meshkuj 22 vjecare ose edhe me te vegjel qe jan te gatshem te mbajne pergjegjsite..Eshte fat per mendimin tim te kesh mbeshtetjen..Te gjithe femrat e duan krijesen e tyre.Nuk jan te gjithe meshkujt legena..ashtu sic jo te gjitha femrat kan patur faj per abortet.Pa mbeshtetje eshte shum e veshtire.Mirpo nese i dashuri im sdo e kishte mbeshtetur dicka e kam te sigurte.Un tani s do isha me te sepse nuk mund te rri me dike qe i tha jo krijeses qe e ngjizi vete. Faleminderit per kohen qe harxhuat .Ju puth

Duke u nisur nga tema sotme doja per me teper nga komentet te tipit ke vrare nje engjell allahu do te gjykoj etj etj un personalisht jam pro abortit edhe pse vet se kam provuar nqs do ndodhte nje shtatzani e pa planifikuar un do ta hiqja po ju tregoj historin e abortit te nje shoqes time dhe pasi ta lexoni do kuptoni qe ndonjeher duhet te jesh dhe pro. Kjo e shkreta them e shkreta se me duket sikur te gjitha ksaj I kan rene e fejuar me dashuri ne moshen 16 vjece. Dashuri I thencin se dilte me nje djal e mori vesh familja dhe direkt fejese. Nejse u martua ka nje femije 4 vjec. Nje burr qe ja ka nxire jeten nje xheloz qe e mban mbyllur ose dhe kur del me leje nga lart. Qe ka 2 tre dashnore dhe drurin ne shpi e han kjo pse e tradheton ky hajde mere vesh. Nje dit kjo me thot jam shtatzane shkojm vizitohet dhe ishte me te vertete. Nuk donte ta mbante as un nuk isha darkort qe ta mbante dhe e dini pse kur I kishte then burrit qe me duket se jam shtatzane I kishte then shko gjeje se me ke e ke se me mua jo njeher. Pa me thoni a kishte zgjidhje tjeter kjo femer? A eshte me mir te heqesh nje embrion apo te sjellesh ne jete nje femije nga ai burr dhee ta shikosh si do vuaj gjith jeten dhe fmija? A po e ka nje zgjidhje ta ndaj ate dhee te iki bashke me femmijen tjeter ja kam then dhe un po ska ku shkun ska guxim ska nje familje qe ta mbeshtesi se babi vet I thot gjitth burrat kshu jan. Me erdhi keq per te po ama ne te tilla raste jam pro e kaluar pro se fundja cfaj ka fmija.

tema e abortit me preku jashte mase dhe i lexova te gjitha! me lot ne sy madje. une jam e martuar qe prej nje viti e 3 muaj,para nje muaji e gjysem deshtova pa deshiren time beben 4 muajshe,te cili mezi e ngjiza pas perpjekjeve te nje viti te tere,e me vizita sa ne tirane e sa ne kosove. nje muaj para se te mbushja vitin nga martesa kuptoj qe isha shtatzan,ky lajm na beri çiftin me te lumtur ne bote,si dhe familjet u gezuan shume. jam 28 vjeçe dhe jeta me ka s'provuar me shum gjera te ndryshme,por humbja e bebes time me ka shkaterruar fare. arsyeja pse abortova mjeku tha vetem nga stresi,nuk pata asnje arsye tjeter. prandaj ju them gjithè atyre femrave qe abortojne me deshir kujdes goca,sido qe te jete puna femija eshte engjell MOS KA MERR JETEN,kur ja dha Zoti. Un sot vuaj e qaj cdo dite se me duket sikur me kane shkulur shpirtin nga trupi. Jo gjithcka vjen kur NE e duam Te dashur miq...

Pershendetje! Edhe une kam provuar abortin. Kam nje femije, por bashke me burrin donim dhe nje tjeter. Ne kohen qe kishe ngel shtatezane por qe se dija, shoh nje enderr, me del gjinekologia qe kisha lindur femijen e pare dhe me thote si do ta heqim me anestezi apo jo. Ngrihem nga gjumi dhe i tregoj per endrren, i them: me siguri kam ndonje semundje te keqe se ska mundesi. Pas nje muaji me ane te testit kuptova qe isha shtatezane, pasi cikli me vinte normalisht, doktoresha qe njihja ndodhej jashte vendit dhe e prita per dy jave. Nuk e harroj emocionin qe ndieja, e doja shume kete femije por prape mendja me shkonte tek endrra qe kisha pare para dy muajsh. Kur shkoj e bej eko, doktoresha mblodhi buzet dhe me tha qe duhej ta hiqja urgjent dhe me anestezi, u tmerrova, vetem qaja, s'me besohej qe doli endrra. Femija ishte pothuaj tre muajsh por e kishte barkun te hapur dhe organet i rrinin ne shesh, dhe keta femije ose lindin para kohe me peshe te vogel dhe duhej bere nje sere operacionesh, por zakonisht nuk rrojne, ose do vdiste ne bark dhe heqja do ishte me e veshtire, sepse duhet ta lindja vete. Une e hoqa ate femije, por mendoj se u nxitova, ndoshta ai mund te sherohej. Qaj shpesh here per kete, mendoj se kam bere nje vrasje. Nuk dua te bej femi tjeter sepse kam shume frike dhe mbi te gjitha jam e dobet emocionalisht. Nuk ka rendesi gjinia, e rendesishme te kesh femije te shendetshem, kjo keshille per ata qe fiksohen pas djemve. Respekte nga nje nene

Pershendetje! Nuk do te shkruaj per temen por do te shkruaj per anen e medaljes tjeter.Kur femrat nuk mund te behen nena. Ajo qe e ka kaluar kete dhimbje mund te kuptoj drejte. Perpara 3 vjetesh per disa arsye shendetesore nuk pata mundesi te beja femije. Semundjet po shtoheshin njera pas tjetres. Ishin disa dhe me duhej goxha kohe ti vija gjerat ne vije.Ato dy vjet pritje ishin burg/fundi i botes per mua. Kisha nje stres te papare pasi mundesite per te patur nje bebe po zvogeloheshin. Mu desh ne ate kohe qe per nje periudhe te kohore te beja cdo nate vete ne bark injeksionin (nje shiringe ) per te stimuluar vezet. Pervec dhimbjeve qe ndieja, duhet te shkoja cdo dy dite per vizite ekografi/dhe analiza gjaku. Cdo tre jave vizita nga nje mjeke tek tjetri. Ishte zhgenjim i madh cdo dite e ekos. Nje pritje bosh.Vija duart drejt barkut e barku nuk kishte asgje.Asnje shenje jete. Kthehesha nga puna dhe mbaj mend qendroja tek nje peme (Magnolia) duke qare. E kam lare me lot rrugen,mbyllesha ne banje dhe pyesja veten"perse une". Nje dite zoti na bekoi .Jemi prinder te nje djali!Ai eshte jeta ime e tim shoq e me siguri jeta e personave qe na rrethojne. Ne kliniken ku u trajtova lashe shume cifte.Kishin prej disa vitesh qe kerkonin femije. Nje dite e cova djalin ne klinike per ta pare mjekia. I gjeta ato cifte qe kisha lene po aty tek zeroja. E di qe jeta eshte e padrejte,por jo ne kete sens. I jep femije disa femrave qe nuk e meritojne statusin nene"dhe keto mostra per arsye me banale abortojne sikur po heqin xhelin nga thonjte",nderkohe ka njerez ne kete bote qe do shisnin cdo gje,do benin te pamundur vetem per te pare nje dite"mish nga mishi yt". Fal tim birit une nuk jam me semure. Gjate shtatezanise im bir me ka ushqyer /dhuruar qelizat e tij te mira duke me sheruar .Shume semundje si tioride/diabeti nuk me jane perseritur me pas lindjes. Ai jo vetem eshte nje bekim por dhe shpetim per mua. Eshte mekat te jesh femer,e te mos behesh nene!

Anabel une di historine e nje te njohures time. Ka gati 20 vjet ngjarja. Ishte 25 vjec e lidhur me nje djale i cili hynte e dilte te shtepine e kesaj, po thjesht si mik familje e jo si i dashur. Ngel shtatzene vajza dhe ia tregon. Ky nuk reagon keq po i thote qe te priste. Do vij sot e do vij neser qe te kerkoj i thoshte, e mbante me shpresa. Deri sa shkon 7 muajshe kjo dhe merr vesh qe ky kishte ikur ne itali se kishte atje nje grua tjeter e nje djale. E merr vesh familja dhe detyrohet ta heqe femijen. Imagjinoni 7 muajsh femija i formuar tamam.Sigurisht aborti u be privatisht dhe me shume veshtiresi.

Anabel nderkohe qe po shikoj historit rreth abortit u ktheva 10 vite pas pasi ngela shtatzane me te fejuarin tim Pavarsisht se isha studente kur bera testin u lumturova pa mas mendoja se edhe pse shum e veshtire te marresh shum angazhime pernjeheresh ne te njejten kohe Se harroj kurre kur ikem te dy per te bere echo dhe mjeku mik i te fejuarit tim na konfirmoj shtatzanine po nderkoh na tha prisni ktu sa te marr veglat e abortit pasi i fejuari im i kishte then atij qe se donte E revoltuar e shokuar iki patem shum debate per kte ceshtje por un isha e vendosur qe bebin tim zdo e vriste askush Arrita qe bebin me kembenguljen time ta mbaja edhe pse dola kunder te gjithve shkollen e mbarova me 1 vit vones Kam 8 vjet qe femijen tim e rris vet me mbeshtetjen e familjes time pasi u divorcova pas 2 vjetesh martes babai asqe do tja dij per egzistencen e ktij femije por mua sme intereson kenaqem qe e kam ne krah dhe qe se vrava femijen tim Jam shum e lumtur dhe krenare qe e kam ktu pran vetes e shoh teksa fle dhe i lutem zotit qe te ket jet te gjate dhe fat

Mirmbrema Anabel! Dua te mbetem anonim te lutem.Historia ime ne lidhje me abortin nis ne vitin 2010. Pasi u martuam bashk me tim shoq vendosem qe per pak koh te mos kishim femij, pasi donim qe te stabilizoheshim me pun(jetojm jasht) dhe un kisha pak koh qe kisha humbur babain dhe nuk isha ne nje gjendje shpirterore te mir. Fati deshi qe kur ndodhesha ne Shqipri per disa dit te merrja vesh qe isha shtatzan. Edhe pse ishte e paplanifikuar u gzuam pamas dhe direkt filluam vizitat e para. Ne fillim cdo gje ok,u konfirmua shtazania dhe rrahjet e zemres bebit. Por pas disa ditesh u smura dhe per disa dit nuk me ulej temperatura, dhe ktu ku jetojm nuk te japin asgje per te mos demtuar bebin. Kur isha 2 muajshe bera nje eko, dhe aty mu shemb e gjith bota...zemra bebit kishte ndaluar dhe duhet te abortoja. Ate dit kemi qar te dy si femij, pasi edhe pse se planifikuam kishim filluar te thurnim endrra per bebin ton. Pas abortit jeta jon ndryshoi, i shikonim gjerat me tjeter sy dhe dhimbja na kishte ber me te fort. Per nje vit nuk munda te ngelja perseri shtatzan edhe pse analizat ishin ok, pasi stresi qe un mbartja dhe fiksimi per te pasur nje femij me pengonte qe te isha e qet. Sot kam nje djal 21 muajsh, dhe falenderoj Zotin qe me beri dhuraten me te bukur, te qenurit Nene. Aborti te le nje plag ne zemer per gjith jeten, edhe pse nuk ishte ne doren time. Sot jam e lumtur, ama nuk e harroj engjellin tim qe me shikon nga lart. Me falni nese u zgjata. Naten e mir. #kundraabortit.

Pershendetje Anabel marr shkas nga parashkruesja edhe them te kunderten e saj...Si mendje djallezore i bej loje per te ven ne prove qe nese dashuria qe ai shprehte tek femijet e tjere do egzistonte ke lajmi qe do i jepja apo jo...edhe nje dite i them qe testi doli pozitiv..u emocionua shum me puthi duart..me puthi ne ball edhe me tha faleminderit..ne ate moment po mundohesha te zbuloja nese ai po shtirej apo jo...por jo syt edhe veprimet e tij tregonin te kunderten..ai me perkedhelte barkun si te kishte nje beb te vertet brenda...e pra vajza te dashura meshkujt e dashur dhe njerezor egzistojn..por jemi ne femrat qe ndonjeher bejm zgjedhjet e gabuara..por pas cdo te keqe esht fshehur nje e mire keshtu qe jini pozitive...ju pershendes

Hello Anabel, Diskutimi I sotshem me ngacmoi nje plage te vjeter e cila sbesoj se do sherohet ndonjehere. Rasti I'm ishte tipik I mashkullit qe smundet te mbaje nje femer dhe provon cdo menyre qe ta lidhe ate pas vetes. Ishte e qellimshme nga ana tij, e hoqa , akoma me kujtohen ato rrahjet e asaj zemres se vockel qe rrihnin a thua se e dinin qe do ndaleshin. Nuk pendohem, jam e forte, smund te coj dem permushtimin tim ndaj karrieres, kam nje reputation per te mbajtur, ishte thjesht momenti jo I duhur me njeriun e gabuar. Sado perpiqesha, Zemra ime Nuk donte ta bente, me dukej vetja monster, mendoja kujt do I ngjante, ca do ishte...Kam perjetuar momentet me tveshtira te jetes time por sot jam me e forte. Periudha e post abortit esh me e veshtira, ku ndergjegjia ste le te qete, te ngacmon endrrat naten, te hidheron shpirtin. Por une e kam falur veten, Dua Zoti tme fale dhe bebi im...

Pershendetje Anabel. Duke qene se ke hapur nje teme shume delikate sic eshte aborti, dua te tregoj dhe un eksperiencen time. Isha 18 vjec, kishim 8 muaj te lidhur me njeri tjetrin dhe une ngela shtatzen. E dinim qe do ndodhte, por ne kete rast pilula e emergjences nuk funksionoi... Megjithate ndryshe nga historite qe lexova ketu fjala e pare qe me tha i dashuri im ishte: Po te duash e mbajm. Ai ishte 21. Por qe ath ishte me i pjekur se gjithe bashkemoshataret e tij. E pranoj duke e njohur mire, e di qe ndsht dhe ai vete nuk ka qene i bindur per ate qe ka then, se i vogel, shume pergjegjesi , shume gjera per tu perballur, por ama e tha. Te kalojm tani tek pikepamja ime. Un sapo kisha filluar universitetin, kam qen nxenese shume e mire dhe kisha fituar degen qe doja. Por perpos shkolles, ku tme conte mushka mua e te behesha une vete kalama me femij?! Me kapi paniku, pa permendur pastaj qe do perballesha me opinionin. Vendosa te abortoj, por n cdo moment kam pasur prane te dashurin, me coi tek mjeku me i mire dhe ende sot i mbaj mend fjalet qe me tha mjeku kur mbetem vetem : Duket qe te don shume, eshte nder rastet me te rralla tha pasi asnje nuk vjen me te dashurin. Fatkeqesisht thjesht kokrrat nuk me bene pune prandaj kalova ne nderhyrje, nje zot e din sa rrezik ka kjo. Por shyqyr mjeku i mire dhe sot e kesaj dite jam mire e mund te bej femij( kam ber analizat) mbaj mend qe mbasi mbaroi cdo gje u perqafuam te dy ne makine e une fillova te qaj dhe i premtova vetes kurre me! Ende sot e kesaj dite nuk di te them kam ber mir a keq, isha femije vete do vazhdoja shkollen e ndsht nga ana tjeter jam treguar egoiste. Gjths gjerat nk jan asnjeher bardh e zi. Pas 5 vjet bashk une jam e fejuar sot me te dashurin tim. Jemi ne pune te mire te dy, por ama jemi kujdesur qe mos te na ndodhin me incidente te tilla pasi e di qe kesaj rradhe ska rruge tjtr , madje edhe po te ndodhte aksidentalisht do e prisnim me gezim, pasi kemi arritur nje faze te jetes ku kemi disa gjera ne vije. Per mendimin tim aborti duhet te jete nje zgjedhje dhe i ligjshem. Nje femije duhet te vije ne jete kur te dy prinderit ta duan qe te vije qe ne fillim i dashuruar. Gjths secili ka mendimin e vet, edhe une nuk jam krenare per veprimin qe kam bere dhe sinqerisht nuk e di cdo beja po te kthehesha pas... Por ama sot e di qe jam me njeriun qe me mbeshteti kur une kisha me shume nevoje per te dhe e them me bindje qe dua te krijoj familje me te.

prsh anabel. dua ta ndaj dhe un eksperiencen time me ju qe per fatin e mire nuk perfundoj ne abort.mbeta shtatezene ne moshen 21Vj. un dhe partneri im nuk e kishim ne plan,nuk kishim pun shtepi na ra si bombe.vendosem ta mbajme u martuam.sot vajza esht shtate vjec dhe falenderoj zotin q me dha ndricim dhe e linda.per te ia vlejn te gjitha.arrita te shkollohem,master,im shoq ka nje bisnes dhe bleme nje shtepi.vajza bekoi jeten tone! flm nqs publikon

Une jam 25 vjece, prej nje kohe te shkurter (me pak se 1 vit) jam lidhur me nje djale. Ne shkojme shume mire, por familjet tona nuk e dinin kete lidhje. Nje dite te bukur bera testin e shtatzanise sepse po me vonoheshin periodat dhe zbulova qe isha shtatzene. u trondita pak, por gjithsesi u gezova! Ne qe te dy jemi tipa qe i kemi qejf femijet, por thjesht nuk ndiheshim gati ne ate moment. I dashuri im e mori pak keq kur ia tregova, tha nuk behet, nuk jemi gati tani, familjet nuk dine gje e te tjera si keto... Une e vendosa, i thashe do ta mbaj dhe pike, ti bej si te duash: do te rrish me ne, do te largohesh! U fejuam dhe po benim gati dhe gjerat per celebrimin. Dita-dites po gezonim edhe me teper, po e konceptonim jeten tone ndryshe! Kur nje dite shkojme per ekon e radhes dhe gjinekologu na thote se kishte probleme, kishte disa kohe qe shtatzania nuk po shkonte sic duhej dhe gjeja me e mire ishte te abortonim sa me shpejt. U ndjeva sikur te me hidhje ne nje humnere pa fund. Nuk mundesha ta beja ate gje. Vajtem per vizite edhe ne 2 gjinekologe te tjere dhe na thane po te njejten gje. Keshtu qe u detyrova te kryeja proceduren ne nje klinike private. Ishte gjeja me e dhimbshme qe me ka ndodhur, si fizikisht edhe shpirterisht! Sinqerisht nuk ia uroj askujt ta provoje... Gjate gjithe kohes i fejuari me ka ndenjur shume afer, me ka mbeshtetur dhe me thoshte ne do bejme femije te tjere me shume dashuri. Por perseri une kam nje ndjesi faji se mos kete qe patem ne nuk e deshem mjaftueshem qe ne fillim dhe prandaj u largua prej nesh??! E di qe do me duhet ca kohe ta riparoj gjendjen ne te cilen jam.

miremengjesi anabel, kjo tepe rengjellese me preku te shkruaj dhe une .para 6 muajve fillova dhe une te ndjeja ato shenjat e cuditshme qe ndjen nje femer qe eshte shtatzane,cdo dite qe kalonte behesha e lumtur sepse ne barkun time po rritej foshnja e bashkeshortit tim.Here pas here shpirti me kerkonte ushqime dhe burri ime shkonte mi sillte vetem qe bebi im te kenaqej.cdo mengjes kur zgjohesha vendosja doren siper barkut,cdo nate kur bija te flija mendoja dhe enderroja foshnjen time,Them se kto ishin momentet me magjike per nje femer.Vendosa te shkoja tek dokoresha ime per kontroll sepse po ndiqte shtatzanin time,u shtrita ne krevat per te ber ekon dhe doktoresha ndryshoj pamjen e fytyres, aty kuptova se dicka nuk po shkonte..., ajo me shpjegoj qe fetusi ishte i rrethuar nga gjaku dhe asgje nuk dukej ...me tha duhet ta heqesh sepse ka anomali, aty sikur bota me ra mbi koke dhe dicka u shemb mbi mua , burri u pikellua aq shum sa ne fytyrat tona kishte vetem lot...hyra ne salle po abortoja ...dhe pas 10-15 min e gjej veten timw bosh fare , ai beb qe me beri teper te lumtur , nuk egzistonte me dhe kjo per arsye te zotit , qaja pa pushim , as nuk haja as nuk pija nga dhimbja e madhe dhe tani qe po e shkruaj jam mbytyr ne lot sepse perjetova nje stres shume te madhe, nje dhimbje trupore-shpirterore qe skishte kufij....Tani me ndihmen e burrit dhe te familjareve te mi arrita te qetesohem , dhe serish jam duke u nenshtruar kontrolleve per nje engjell tjeter .Dua tju them gjith nenave femija eshte dhurat krijes e pafajshme qe vin ne jete ndaj mos aboroni kot se koti, ate engjell qe me beri te ndiej qe kam dy zemra brenda meje ishte vet jeta dhe mbrekullia e kesa bote qe nuk me hiqet nga memoria deri kur te vdes.me respeekt ju prsh nga larg.

Pershendetje Anabel. Doja te tregoja nje histori te vertete dhe qe eshte shembulli tipik i nje historie qe jeta eshte plot supriza dhe se mund tja dalesh mbane. Para 10 vitesh nje vajze nga 1 qytet i vogel ne Veri i vazhdon studimet ne Tirane ne nje dege shum te mire. Ishte vajza me e edukuar dhe nxenesja me e mire dhe shum simpatike. Ne Tirane fati e njeh me ate qe asnje femer nuk do donte te kishte te bente. Kushuriri i nje njeriu me influence ne politiken Shqiptare dmth i pasur , i shkolluar i edukuar etj. Do thoni ju ku eshte problemi?. Ishte 1 cik si i martuar ky tipi. Normale ajo nuk e dinte kete gje. Ai e genjeu madje nxorri dhe familjare ta takonin dhe shoke e shoqe dmth gjithcka dukej normale. Atehere nuk ishte fcb per te zbuluar me shume. Ky paguante aktore vetem e vetem per te fshehur familjen dhe per ti treguar vajzes nje realitet qe nuk e egzistonte. Kjo vajza ngel shtatezane dhe aty mer fund cdo gje. Djali tregon se eshte i martuar dhe se nuk e ka ndermend te njohi djalin madje e kercenon se do ta heqi. Vajza e deshperuar dhe e pergojuar deri ne max se po flasim per para 10 vitesh dhe per 1 qytet ne Veri, por femijen nuk e hoqi. La shkollen iku jashte me familjen. Lindi femijen qe tani duhet te jete diku te 10 vjec. Sot pashe ne fb fotot e dasmes me 1 italian dhe 1 super shkrim rrenqethes duke falenderuar zotin dhe familjen. Ky italiani foto profili djalin e ksaj 10 vjecare. Ajo ne fotot e dasmes qe kishte bo para 2-3 ditesh dukej super e lumtur sepse ja doli. Uroj qe kjo histori te sherbeje per shume vajza qe jane ne pikpyetje dhe qe kane frike se nuk ja dalin se zoti mer nga njera dore e jep nga tjetra. Faleminderit.

Pershendetje, sigurisht qe te gjitha vajzat kane arsyet e tyre per te kryer nje abort, por nuk e kuptojne se sa me fat jane qe Zoti ka vendosur qe brenda tyre te rritet nje femije. Historia ime nisi dy vite me pare por ende ka lene gjurme te forta tek une. sot jam 28 vjec dhe prej 3 vitesh jam martuar me burrin e vetem te jetes sime, me te cilin jam dashuruar 10 vjet me pare. pasi u kthyem nga pushimet 2 vite me pare zbulova se prisja nje femije,u lumturuam aq shume kur shkuam te benim ekografine e pare dhe doktoresha tha se gjithcka ishte ne rregull vetem se embrioni nuk dukej pasi ishte teper shpejt. kontrolli tjeter u caktua pas dy javesh, ishte dita mee tmerrshme e jetes sime, kur doktoresha tha se behej fjale per nje blighted ovum (veze qorre qe krijon vendin sikur eshte shtatzani,po realisht nuk ka asgje brenda.) qielli me ra mbi koke, kisha krahe por mu keputen brenda nje casti te vetem. pas kesaj dite, stresi me mori frymen, shpesh kisha gjendje paniku, ndihesha e humbur,me dukej sikur do vdisja nga casti ne cast. me ndihmen e njeres nga mjeket me te mira ne tirane (per mua), arrita ne ringrihem dhe falenderoj zotin.tani jam 5 javeshe shtatzan, por ende embrioni nuk duket. tmerrohem vetem kur mendoj se mund te ndodhe serish si heren e pare. gjithsesi skam asgje ne dore vecse te pres e te shpresoj, thone qe gjithmone pas shiut del dielli dhe une po e pres te dale edhe per mua