Rudina Xhunga largohet nga Vizion Plus pas 2 vitesh pjesë e atij televizioni. Lajmi është bërë i ditur nga ‘Dritare.net’, portali online i cili drejtohet nga vetë Xhunga dhe bashkëshorti i saj Dritan Hila.
Për rreth 2 vjet Rudina ka qenë autore dhe moderatore e emisionit ‘Dritare’ i cili transmetohej të hënave në mbrëmje. Xhunga ka nisur rrugëtimin e saj si moderatore me një emision televiziv në RTSH, në vitin 1998-të.
Përpos karrierës si gazetare, ajo është gjithashtu autore e 8 librave. Ndërkohë, për arsyet e largimit dhe mbylljen e emisionit ‘Dritare’ në Vizion Plus ka zgjedhur që aktualisht të mos flasë publikisht.