Kuzhina

Pa parë këtë, mos bëni gafë ta gatuani gjelin për nesër!

30 Dhjetor 2017

 

 

Pa parë këtë, mos bëni gafë ta gatuani gjelin për
Gjel deti i gatuar ndryshe

Shënim: Kjo recetë është përgatitur nga blogerja jonë e gatimit, Jona Sulejmani.

 

Gjeli i detit nuk mungon në asnjë tryezë në natën e ndërrimit të viteve. Për t’ju larguar paksa mënyrës tradicionale të përgatitjes , unë do t’ju propozoj këtë recetë. Kombinimi i erëzave dhe koha e marinimit i japin mishit një shije të mrekullueshme , të cilën nuk duhet ta lini pa provuar.

Përbërësit :

Pa parë këtë, mos bëni gafë ta gatuani gjelin për

Gjel deti ( afërsisht 3 kg) jo i ngrirë
100 gr gjalp
2 lugë gjelle trumëz e grirë hollë
2 lugë gjelle rozmarinë e grirë hollë
2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë
1 lugë gjelle piper i zi i bluar
2 lugë gjelle kripë
Lëkura e grirë e një limoni
5 thelpinj hudhre të grira në rende
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 limon
1 hudhër e ndarë në dysh
1 degë rozmarinë
3 degë  selinoje të prerë në copa
3 karrota të prera në copa
2 qepë  të mëdha të ndarë në katërsh


Si ta përgatisim?!

Pa parë këtë, mos bëni gafë ta gatuani gjelin për

Fillojmë  duke larë gjelin më ujë të bollshëm dhe pasi të ketë kulluar , e fshijmë me letër kuzhine.

Pa parë këtë, mos bëni gafë ta gatuani gjelin për
Në një tas përziejmë gjalpin me hudhrat , rozmarinën , majdanozin , trumzën , lëkurën e limonit , piperin dhe kripën.
Me kujdes , mundohemi të shkëpusim lëkurën nga mishi.Një pjesë të gjalpit me erëza , e fusim poshtë lëkurës dhe mundohemi ta shpërndajmë njëtrajtësisht nëpër të gjithë pjesët e gjelit.

Pa parë këtë, mos bëni gafë ta gatuani gjelin për

Me gjalpin që mbetet lyejmë të gjithë gjelin nga jashtë.

Pa parë këtë, mos bëni gafë ta gatuani gjelin për

Brenda trupit të gjelit , fusim një degë selino, limonin , hudhrën e ndarë në dysh dhe degën e rozmarinës.

Pa parë këtë, mos bëni gafë ta gatuani gjelin për

Pa parë këtë, mos bëni gafë ta gatuani gjelin për

I lidhim këmbët gjelit me spango kuzhine në mënyrë që mbushja të mos dalë jashtë. E mbulojmë më letër alumini dhe e fusim në frigorifer gjatë gjithë natës.

Pa parë këtë, mos bëni gafë ta gatuani gjelin për

Të nesërmen , parangrohim furrën në temperaturën 1800C.  Lyejmë gjelin nga jashtë me vaj ulliri , pasi nuk lejon që gjalpi të digjet.
Në tavën ku do të pjekim gjelin shtojmë karrotat , selinonë dhe qepët. E fusim gjelin në furrë dhe e pjekim për rreth 3 orë.
Kur gjeli të jetë pjekur , e zhvendosim në një pjatë dhe perimet bashkë me lëngun i kalojmë në blender që të përftojmë një krem të hollë.

Pa parë këtë, mos bëni gafë ta gatuani gjelin për
Nëse do të jëtë e nevojshme , shtoni kripë ose piper sipas dëshirës suaj.

Pa parë këtë, mos bëni gafë ta gatuani gjelin për
Servireni mishin e gjelit bashkë më salcën e përgatitur dhe do mbeteni të kenaqur. Mos harroni përsheshin.
Shijojeni dhe Gëzuar !

Pa parë këtë, mos bëni gafë ta gatuani gjelin për

Këshilla:

Për një pjekje të mrekullueshme , llogaritni 30 minuta pjekje për ½ kg mish.
Mbasi të jetë pjekur gjeli , lëreni 30 minuta të pushojë dhe pastaj priteni për ta konsumuar. Gjatë pjekjes , lëngjet që ndodhen në sipërfaqe tentojnë të shkojnë më në brendesi të mishit , duke e lënë kështu sipërfaqen të thatë. Nësë e lini mishin të pushojë , lëngjet rikthehen duke e bërë mishin akoma më të shijshëm.