Ne i themi llastik flokësh, ose lidhëse, por në fakt quhet scrunchie prej formës që ka. Francezët e quajnë chouchou, si për ta bërë të duket më e këndshme. Në fund të ditës, mbetet diçka me të cilën mbledh flokët.
Ky llastik nga Balenciaga i koleksionit Resort 2018 kushton 195 dollarë, pa prfshirë tarifën e dërgesës. Pas një sërë veshjesh dhe aksesorësh absurdë me çmime akoma dhe më absurdë, ky llastik flokësh më në fund ngriti pyetjen: a ja vlen për këtë çmim qesharak?
Në fakt, në rastin e llastikut Balenciaga, edhe mund të themi po. Është 100% lëkurë e rrudhur, ka të stampuar Balenciaga në të artë dhe përcjell një ndjesi retro, por të përditësuar. Chic!
E njëjta linjë mendimi mund të ndiqet për çorapet Gucci të Rihanna-s që kishin një etiketë çmimi modeste prej $1,340.
Ose me këtë kapëse letrash nga Loewe që bën $75. Është më e madhe se një kapëse normale letrash dhe shërben si aksesor për çantë ose si spilë. Është lëkurë, e justifikon çmimin, të paktën deri diku.
Çështja është se këto produkte i kemi parë vetëm në pasarela ose në Instagram, ku blogeret i reklamojnë në emër të brandit. Jemi në pritjet të njeriut të parë normal që do të blejë një nga tre produktet e mësipërme.