Ronela Hajati u vu përballë Manushit dhe përballë një tufë zgjedhjesh puntatën e mbrëmshme të “Shiko kush luan”. Ronela duhej të zgjidhte mes dy djemve të njohur shqiptarë, me kë do të martohej dhe me kë do të kalonte vetëm një natë. Përgjigjjet e mëposhtme janë për me kë do të martohej.
Lorik Cana apo Dren Abazi? Loriku. Lorik Cana apo Ledri? Loriku. Lorik Cana apo Lul Basha? Loriku. Lorik Cana apo Noizy? Loriku o vëlla, të cilin e zëvendësoi vetëm me Arbi Maznikun.
Të cilin e zëvendësoi përfundimisht me Young Zerkën. Kushdo t’i vihej para, Ronela zgjodhi me gjithë vetëbesim Zerkën. Zerka apo filani? Zerka!!!
“Uaaaaa nami. Çudi me thënë të drejtën. Çudi,” ironizoi këngëtarja kur Luana shpalli fitimtar Zerkën.
Dhe mos aludoni hiç është martuar Ronela apo jo, se do të jetë e qartë fare:
“Unë do kris pushkët kur të martohem. Do e bëj të madhe, do të ftoj tërë dynjanë.”