Biznesi

Pse Plus Communication dështoi dhe pse kemi nevojë për një operator të katërt

9 Dhjetor 2017

Pse Plus Communication dështoi dhe pse kemi nevojë për një

Pas tetë vitesh në treg, Plus Communication shpalli falimentin. Kompania e katërt celulare në Shqipëri doli vit pas viti me humbje të konsiderueshme dhe ishte i pamundur vazhdimi i aktivitetit. Asgjë nuk ndodhi rastësisht. Plus u has me mure guri nga çdo anë që kthente sytë.

Pse falimentoi

Si fillim, Plus hyri në treg në 2009-n, një vit pas krizës financiare që uli dukshëm shpenzimet e konsumatorëve.

Më pas, Plus iu vonua marrja e licencës së shërbimit të internetit 3G, që e la pas konkurrentëve të cilët gjendeshin në pozitë dominuese në treg. Po e njëjta gjë ndodhi edhe me shërbimin 4G.

“Plus është ankuar vazhdimisht se është diskriminuar e zvarritur në mënyrë sistematike tashmë për vite nga autoritetet, nëpërmjet mosrregullimit të tregut, duke përmendur me radhë çështjen e ndryshimit të tarifave brenda dhe jashtë rrjeteve, çështjen e asimetrisë të aplikuar ndryshe për operatorë të ndryshëm, sigurisht duke diskriminuar Plus-in, apo për çështjen jashtëzakonisht të zvarritur të dhënies së autorizimit për shërbimet 3G, duke kulmuar edhe me trajtimin haptazi me dy standarde të një çështjeje të ngjashme të sjellë në vëmendje të tij nga operatorët në treg, në lidhje me shfrytëzimin e frekuencave 3G dhe 4G.” – Monitor

Pse Plus Communication dështoi dhe pse kemi nevojë për një

Plus ishte i vetmi operator i katërt në Europë që nuk iu dha roaming kombëtar duke u diskriminuar sërish nga autoritetet.

Pse tregu ka nevojë për një operator të katërt

Para se Plus të hynte në treg, dy kompanitë më të mëdha në vend, Vodafone dhe Telekom fituan së bashku 170 milion euro nga 340 milionë që qarkullonte gjithë oligopoli. Pas hyrjes së Plus, fitimi ra në 9 milion së bashku. Fitonin nga 6.49 lekë/minutë në 2.36 lekë/minutë. Nga ana tjetër, konsumatorët hasën çmime më të ulëta dhe përfitime të shpejta.

Pse Plus Communication dështoi dhe pse kemi nevojë për një

Autoriteti i Konkurrencës mendon se largmi i Plus nga tregu do të sjellë ndryshim të strukturave. 5.23% të tregut që zotëronte Plus pritet ta përthithë Vodafone Albania, që ka tashmë bazën më të madhe të klientëve.

Pse Plus Communication dështoi dhe pse kemi nevojë për një
Nëse menduat se do të shpëtonit nga Mikroekonomia në internet, jeni gabuar

Tregu është oligopol dhe si i tillë është ka natyrë të mos jetë në krah të konsumatorit. E vetmja zgjidhje është monitorimi i ashpër nga autoritetet, ose dhënia e një licence të katërt, për një operator më agresiv se Plus. Herët a vonë, çmimet mund të rriten.

Burimi: Monitor