Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin Dhjetor 2017: Ujori dhe Peshqit

1 Dhjetor 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin Dhjetor 2017: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin Dhjetor 2017: Ujori dhe Peshqit

Tani që Jupiteri, planeti i fatit të mirë, është shumë i përqendruar në shtëpinë tuaj të famës  do të shihni një progres të jashtëzakonshëm në karrierën tuaj. S’do t’ju duhet të prisni shumë gjatë për rezultatet, sapo Marsi dhe Jupiteri afrohen me njëri-tjetrin do ta ndjeni shkëlqimin në javën e fundit të dhjetorit.

Jupiterit iu desh rreth 12 vjet për të hyrë në shtëpinë tuaj të 10-të, atë të prestigjit profesional dhe tani që ai është këtu bëni mirë të përfitoni sa më shumë prej tij. Ai do të qendrojë për 10 muaj të tjerë, deri në fillim të nëntorit të ardhshëm. Gjatë kësaj periudhe është e sigurt që do të hyni në një nivel tjetër të karrierës suaj dhe do të shkëlqeni!

Në ditët e para të dhjetorit, Jupiteri dhe Neptuni do të jenë në harmoni me njëra-tjetrën dhe do t’ju sjellin një rritje apo shpërblim për gjithë kontributin që keni dhënë në punën tuaj. Këto dy planete do të jenë në avantazhin tuaj, kështu që vazhdoni t’i tregoni me zë të lartë idetë tek njerëzit që kanë pushtet. Nëse sapo keni ndërruar punë, në fillim të dhjetorit paga juaj do të jetë goxha e kënaqshme, bazuar në reputacionin që keni krijuar deri më tani.

Një tjetër planet që po ndërron shenjat këtë sezon është Saturni, ai i cili na mëson se gjërat të cilat na bëjnë më krenarë se gjithçka janë ato për të cilat ju keni punuar më fort.  

Saturni do t’ju japë më shumë kohë dhe përqëndrim të fokusoheni tek studimet kërkimore që po kryeni apo nëse po shkruani një libër, të merreni me të dhe ta përfundoni në kohë.

Këto kohë mund të keni patur probleme me njerëz negativ që mund t’i keni takuar në rrjete sociale. Mos u shqetësoni sepse tani keni mësuar ti injoroni ato. Nëse një nga miqtë tuaj po kalon një periudhë të vështirë, ju do t’i gjendeni aty për ta ngushëlluar dhe për t’i dhënë këshillën më të vlefshme që keni.

Ujorët si shenjë janë shumë të ndjeshëm ndaj nevojave të shoqërisë, kështu që nëse e gjeni veten duke u marrë me ndnonjë organizatë të tillë që kujdeset për njërëz në nevojë, mos u habisni. Jeni thjesht ju!

Mund të keni patur debate me grupin që keni formuar për shkak  të bindjeve të ndryshme politike , por në fund të ditës do ta pyesni veten se për çfarë janë gjithë këto drama. Përsa i përket romancës do të keni shumë ftesa për të kaluar pushimet. Nëse jeni në një lidhje do  t’ju duhet të merrni një vendim në lidhje me të, e cila do të ndodhë rreth hënës së plotë të 3  dhjetorit, plus/minus katër ditë.

Do ta keni paksa të vështirë të jeni objektivë dhe të shihni në sy situatën e vërtetë. Partneri juaj ndoshta s’ka qenë shumë i ndershëm me ju , kështu që është detyra juaj të veproni me kujdes që të mos dilni menjëherë në konkluzione për të cilat mund të pendoheni më pas.

Të kthehemi sërish tek ftesat e festave. Në 2 javët në vazhdim, gjatë eventeve në të cilat do të merrni pjesë do të bëni një mik/mikeshë të ri. Saturni do të jetë i bashkuar me Diellin dhe Hënën, influenca e të cilëve do t’ju bëjë të shqetësoheni për shëndetin e partnerit, mikut apo një kolegu tuaj. Do të shihni që dikush afër jush do të jetë në ankth dhe kur ju ta kuptoni këtë, ai/ajo do të bëhet edhe më i turpshëm dhe s’do guxojë t’ju kërkojë ndihmë. Por mbajini sytë hapur të jeni aty për të, është dikush shumë pranë jush.

Afërdita do të marrë një sinjal nga Urani, planeti juaj udhëheqës në 20 dhjetor. Nëse  jeni vetëm mund të takoni dikë që do të interesohet t’ju njohë më shumë. Kjo njohje rastësore mund të ndodhë gjatë kohës që ju jeni duke bërë një udhëtim të shkurtër. Oh sa të zenë e keni kohën i dashur ujor, përpiquni të shihni gjithnjë për më të mirën!

Horoskopi i Susan Miller për muajin Dhjetor 2017: Ujori dhe Peshqit

Jeni duke hyrë në një muaj i cili do t’ju shpërblejë për gjithë punën e palodhur që keni treguar në karrierën tuaj gjatë viteve të fundit. Mund të promovoheni në detyrë ose do t’ju jepet një ofertë punë nga kompania konkurente. Nëse jeni i vetëpunësuar mund të bashkëpunoni me një klient shumë të vlefshëm për ju.

Do t’ju jepet shumë, por gjithashtu do të kërkohet shumë nga ju, pavarësisht gjithçkaje që keni treguar deri më tani. Nëse ju vjen ndonjë ofërtë për punë pas datës 18 dhjetor, të jeni të sigurtë që është një pozicion i lartë që kërkon shumë përgjegjësi, kështu që kini mendjen. Një ofertë e tillë do të ketë fuqinë t’ju çojë në majat më të larta.

Bagazhi dhe eksperienca e kësaj kohe ju ka përgatitur për rolin e ri që do të merrni , edhe pse mos harroni të përqendroheni.  Në fillim  mund të hezitoni të pranoni diçka të tillë (sepse do t’ju duket shumë gjë e madhe), por nëse bëni pyetjet dhe jepni përgjigjet e duhura do të shihni që ajo është oferta për të cilën keni pritur gjithë jetën.

Shumica e njerëzve përpiqen të punojnë fort gjatë përiudhës kur planetet ndodhen në prapaivijë, por kjo sësht një ide dhe aq e mirë. Ditët e para dhe të fundit të Mërkurit në prapavijë në prapavijë (3- 22 dhjetor) do të jenë më të sikletshmet dhe mund të ndiheni shumë konfuzë.

Për 3 vite me radhë ju keni qenë duke u vëzhguar ashpër nga Saturni i cili tani ka hyrë në shtëpinë e dhjetë, të çmimeve, arritjeve dhe suksesit. Do t’ju duhet të mësoheni me të tjera standarte të larta, me të cilat nuk keni qenë familjarë më parë. Jupiteri, planeti i fatit të mirë po hyn në shtëpinë tuaj të 9-të, atë të njerëzve dhe vendeve të reja. Disa njerëz që ndodhen jashtë vendit kanë një prej çelësave që do t’ju bëjnë ju të suksesshëm.

Me gjithë këto ndryshime, ju do të përjetoni rritjen tuaj personale më të madhe. Do të bëni miq të rinj dhe do të bëheni pjesë e grupeve që merren me aktivitete të reja. E kuptoni? Do të keni shansin të lini shenjën tuaj dhe ta bëni botën një vend më të mirë.

Romanca do të jetë më e mirë muajin e ardhshëm, këtë muaj fokusohuni tek karriera. Marsi, heroi i veprimit do të jetë në anën tuaj dhe andej nga fundi i muajit mund të vendosni të udhëtoni diku për të pritur Vitin e Ri. Mos u ndal Peshk i dashur, do të ndërtoni kujtime që s’do t’i harroni kurrë.