Në vitet e saj të adoleshencës, si gjithë të tjerët, edhe Meghan Markle ishte fanse e familjes dhe pallatit mbretëror. Në moshën 15-vjeçare aktorja amerikane ka pozuar si një turiste e thjeshtë përpara pallatit të Buckingham, pa e çuar nëpërmend në asnjë moment se 21 vite më vonë do të fejohej me princin. Fotoja e shkrepur në 1996-n, gjatë një turi veror në të gjithë Europën, është publikuar nga Daily Mail menjëherë pas deklarimit publik të fejesës me princin Harry.
Ish- shoqja e saj e fëmijërisë, Ninaki Priddy, nuk habitet fare që Meghan dhe princi së shpejti do të martohen. “Duket sikur e ka planifikuar këtë gjithë jetën e saj. Ajo merr gjithmonë atë që do dhe Harry ra pre e lojës së saj. Ajo është mahnitur gjithnjë nga familja mbretërore. Do të jetë princeshë Diana e dytë. Ajo do të luajë rolin e saj butësisht, por këshilla ime për princin është të ecë me kujdes,” ka rrëfyer ajo duke shokuar jo pak me deklaratat e saj.
Pas dasmës Markle do aplikojë për nënshtetësinë britanike, do të martohen në kishën St George ku pranohen dhe dasmat me të divorcuar siç është Meghan, do të pagëzohet para ceremonisë, dasma do të jetë argëtuese dhe plot hare, siç janë ata të dy dhe do të transmetohet edhe në televizion. Dasma do të ndodhë në maj dhe bota është shumë e emocionuar!
Burimi: Daily Mail