TV Mania

S’iu desh ta priste: Miriam Cani tregon si e bindi Ajola Xoxën të bënin klip

18 Nëntor 2017

S’iu desh ta priste: Miriam Cani tregon si e bindi Ajola Xoxën

Ajola Xoxa është e apasionuar pas artit vizual, por kjo u mor vesh vetëm këtë javë, kur Ajola zbuloi se është skenariste e videoklipit të ri të Miriam Canit (lexo këtu).

S’iu desh ta priste: Miriam Cani tregon si e bindi Ajola Xoxën

Ky nuk është videoklipi i parë që ka ideuar Ajola dhe kur Miriam Cani pa sa videoklipi i ri i Andosit, “Heshtja”, ishte ideuar prej saj, u mahnit, siç u shpreh sot në një intervistë për “Jo vetëm modë”.

“Ajola ka punuar edhe herë të tjera, arti është pasioni i saj. Ajo ka realizuar edhe klipin e fundit të Andosit. Kur e pashë Ajolën në fotot e prapaskenës së klipit të Andosit, u intrigova menjëherë dhe e pyeta. E dija që ishte marrë edhe më parë me klipet, por s’e prisja kaq mirë. Ai klip ishte shumë artistik, dhe po e imagjinoja si mund ta bënte klipin e këngës sime, “Meteor”’

S’iu desh ta priste: Miriam Cani tregon si e bindi Ajola Xoxën

S’qe e vështirë ta bindte avokaten dhe bashkëshorten e kryebashkiakut të ideonte edhe videoklipin e saj; mjaftoi t’i tregonte këngën.

“I dërgova këngën, e pyeta se çfarë imagjinonte për këngën time. Ajo gjeti menjëherë idenë me yje, kostelacione, duke u frymëzuar nga “Meteor”. Bëri një skenar i cili mua më pëlqeu dhe bashkëpunuam.”

S’iu desh ta priste: Miriam Cani tregon si e bindi Ajola Xoxën

Miriami tregoi se videoklipi i këngës është plot fantazi, me yje, kostelacione, duke iu përshtatur tekstit dhe titullit të këngës: “Meteor”. Është një këngë dashurie, të cilën e ka punuar me producentët me të cilët punonte në Gjermani, kur ishte pjesë e grupit të vajzave “Preluders”.

“Kemi bërë shumë këngë derisa arritëm tek kënga “Meteor”, që e realizuam në anglisht. Pastaj e bëmë edhe versionin shqip.”

Videoklipi i këngës “Meteor” publikohet të hënën në mbrëmje.