Out and About

Freskia e Alpeve Zviceriane zbret në Tiranë: Mund ta ndjeni në lëkurën tuaj!

10 Nëntor 2017

E mërkura e kaluar nuk shënoi vetëm fillimin e një muaji të ri, sepse në zonën e Komunës së Parisit, u çel nje parajsë në të cilën sapo shkelje, ambienti përngjasonte si një përallë në Alpet e Zvicrës. E gjitha kjo u krijua prej një nga klinikave estetike më të suksesshme per kujdesin e lëkurës në Tiranë, Swiss line Spa (që prej 2003), e cila hapi dyert e ambientit të saj më të ri.

Freskia e Alpeve Zviceriane zbret në Tiranë: Mund ta ndjeni në
Foto nga eventi

Aktiviteti i kësaj sipërmarrjeje daton që në vjeshten e 2003, kohë kur Znj. Vasilika Selaj ishte kthyer nga Toronto, pas një pervojë pune në Elmwood Spa me produktet Swiss line. Me lëkurën e transformuar nga produktet e mjeshtrave Zviceran të anti-aging dhe e frymëzuar për të sjellë këtë cilësi në Shqipëri, hap një Spa modeste në katin e 12 pranë Postës Nr.8 në Tiranë. E specializuar në trajtimin estetik të lëkurës, Vasilika solli c'ka ishte për kohën, një koncept i ri në trajtimin e fytyrës, kohë kur rëndom në sallone bukurie, trajtim fytyre përbënte një pastrim me avull dhe një maskë.

Freskia e Alpeve Zviceriane zbret në Tiranë: Mund ta ndjeni në
Foto nga eventi

Falë produkteve rezultat-dhënëse, protokollit të trajtimit dhe besimit të klientëve, lëkura e tyre jo vetëm u transformua, por u ndryshua edhe mëndësia për atë c'ka mund të bënte nje trajtim profesional dhe një regjim i rregullt kujdesi në shtëpi. Me rritjen e klientelës dhe zhvillimin e tregut ndër vite, produktet apo trajtimet te cilat më pare konsideroheshin nje luks, tashmë janë kthyer në domosdoshmeri për cdo zonjë të dhënë pas kujdesit për lëkurën. Pas kaq shumë vitesh besnikëri dhe përkushtim ndaj klientëve, lindi nevoja për të krijuar një hapësirë të re, enkas për Swiss line, për të ofruar nje standart më të lartë për trajtimet e fytyrës.

Freskia e Alpeve Zviceriane zbret në Tiranë: Mund ta ndjeni në
Foto nga eventi

Eventi i fymëzuar nga Alpet Zviceriane, u mbajt në mbrëmjen e freskët të dt. 1 Nentor, aty mbizotëronte pastërtia dhe detajet gold. Të ftuarit ishin klientë besnik, miq, bashkëpuntorë dhe personazhe të medias. Ata shijuan ëmbëlsira dhe koktejle të frymezuara nga koleksionet e produkteve të Swiss line.

Freskia e Alpeve Zviceriane zbret në Tiranë: Mund ta ndjeni në
Foto nga eventi

Në fjalimin mikprites dhe frymezues, Znj. Vasilika dha një falenderim të vecantë për klientët, të cilët i kanë dhënë krahë ëndrrës së saj për të përfaqësuar denjësisht nje markë si Swiss line në Shqipëri.

I ftuar ishte dhe drejtori ndërkombëtar i markes Z. Custodio D'Avo, nje mundësi e shkëlqyer për klientet që të takojnë krijuesin e produkteve qe ata perdorin. Në fjalimin e tij, Z. D'Avo shprehu kënaqësine qe tashme për Swiss line, në Shqipëri, ndodhet nje Spa e cila përmbush kërkesat e markës për imazhin por edhe shërben si një shembull shumë i mirë për standartin botëror të Mono-Brand Spa.

Freskia e Alpeve Zviceriane zbret në Tiranë: Mund ta ndjeni në
Foto nga eventi

Në fund të eventit, Znj Vasilika na tregoi ambientin e brëndshëm te Spa, i mbizoteruar nga hapësira të medha, të pastra dhe me dizenjo neo-klasike. Në hyrje eshte holli kryesor, ku janë ekspozuar produktet, recepsioni, zona e pritjes dhe konsultës.Aty në ndihme të një analize sa më të plotë, përdoret skaneri diagnostikues, dizenjuar enkas për Swiss line. Cdo kliente e re e nis rrugëtimin e saj duke bere analizen dixhitale, e cila mat dëmtimin e lëkures nga rrezet UV, raportin e madhësise se poreve dhe raportin e vijave dhe rrudhave. Me pas në shërbim te trajtimit të fytyres, jane 3 dhoma te cilat jane krijuar dhe dizenjuar për të ofruar qetësi, privatësi dhe komfort suprem, duke u izoluar plotësisht nga bota e jashtme. Znj. Vasilika na shpjegon që trajtimet e fytyrës bëhen vetëm me produktet profesionale te Swiss line dhe duart e estetistes, pa paisje apo aparatura, një testament i përbërësve të cilët veprojnë në thellësi të lëkures. I gjithë ky ambient i madh shtrihet në një siperfaqe 200m2 ku përvec lluksit, ofrohet dhe komoditeti i parkimit ne kompleks.

Freskia e Alpeve Zviceriane zbret në Tiranë: Mund ta ndjeni në
Foto nga eventi

Hapja e Swiss line ishte vërtetë një event i cili të ngelet në memorie. Jo vetëm sepse ishte realizuar në mënyrë perfekte në çdo detaj por sepse nis një epokë të re të kujdesit për fytyrën në Shqipëri.

Freskia e Alpeve Zviceriane zbret në Tiranë: Mund ta ndjeni në
Foto nga eventi

Është një mrekulli për zonjat dhe zonjushat e dhena pas një lëkure të përsosur dhe te kuruar. Swiss line Spa është një hapësirë e denjë për ata që kërkojnë rezultatin, luksin dhe nje pervoje kujdesi te pa krahasueshme. Trajtimet e fytyrës janë të pa krahasueshme, ato përshtaten sipas nevojave të lëkurës me produkte të krijuara posaçërisht për Spa. Jo vetëm që fytyra juaj merr atë që i nevojitet, por dhe ju përfitoni një moment qetësie, pasi trajtimi zgjat më shumë se një orë dhe mbyllet me një masazh relaksues të dekoltesë. Po e mbyllim këtë artikull me një shprehje që lexuam në një nga dhomat e trajtimit : “Investo në lëkurën tënde, do të të përfaqësojë për një kohë shumë të gjatë.”