
Karriera juaj do të shpërthejë në datat 3-4 nëntor. Nëse jeni interesuar për një pozicion të ri pune, do të dëgjoni mbrapsht dhe duket se do të blini ca pije për të festuar ngjarjen e shënuar me miqtë tuaj. Do të keni lavdi dhe para. Ky do të jetë edhe një muaj shumë i favorshëm për të përmirësuar kushtet tuaja të jetesës. Në 13 nëntor mund të bëni ndryshime në arredimin e shtëpisë tuaj dhe nëse do të keni nevojë për kredi për ta bërë këtë, drejtojuni bankës në 16 nëntor, sepse do të merrni atë që kërkoni. Pas 18 nëntorit planet për ndryshime në shtëpi do të jenë edhe më të suksesshme.
Mund të jeni në kërkim të një apartamenti me më shumë dritë, më spacioz apo të doni të ndryshoni shtëpinë tuaj aktuale, p.sh të riarredoni kuzhinën ose banjën, apo thjehst të lyeni muret dhe të shtoni ndonjë mobilje. Nëse s’po mendoni të ndryshoni asgjë në shtëpi, do të dëgjoni një lajm të mirë nga familja. Ti ose një familjar i afërt mund të jeni në pritje të një fëmije, duke ju mbledhur të gjithëve bashkë me një lajm kaq të gëzueshëm. Kini parasysh se Mërkuri do të dalë në prapavijë në 3-22 dhjetor, prandaj bëjini që tani pazaret për dhuaratat apo për shtëpinë, jo muajin e ardhshëm. Pasi dhjetori do të jetë veçanërisht kritik për blerjen e produkteve elektronike apo pajisjeve të ndryshme. Shtëpia dhe jeta familjare do të jetë shumë e lumtur për 12 muajt në vijim. 12 vite janë dashur që Jupiteri të kalojë në këtë pjesë të jetës tuaj dhe më 8 nëntor të 2018-ës do të largohet sërish për t’u rikthyer 12 vite më vonë.
Ngjarje të rralla si këto ndihen gjithnjë fuqishëm, sepse sjellin ndjesi të reja dhe emocionuese. Sa i takon romancës do të keni lajme të mira që do të ngrenë ndjeshëm jetën tuaj dashurore. Saturni, planeti që ju jep mësime jete të vlefshme ka qenë në shtëpinë tuaj të dashurisë që në 2014-tën dhe ju ka sjellë një sërë pengesash përpara, mund të jeni ndarë nga dikush që e donit, nga gjeografia, studimet e larta, angazhimet në punë ose sepse personi që donit ishte pak i martuar apo ende i lënduar nga një lidhje e përfunduar më parë. Nëse jeni të martuar tani mund të keni hequr një fëmijë, ose prindërimi ju duket më i vështirë nga ç’e kishit menduar, sepse kërkon shumë sakrifica. Lajmi i mirë për ju është që Saturni do të largohet nga Shigjetari dhe shtëpia juaj e dashurisë muajin e ardhshëm, pasi e zaptoi për tre vjet.
Saturni s’do kthehet t’ju japë mësime të tjera deri në 2044, pasi të largohet në 20 dhjetor të këtij viti. Nuk do t’ju marrë fare malli për të. Deri në 20 dhjetor punoni në aspekte të tjera të jetës tuaj, në shtëpi meqë do të jeni më fatlumë. Pas kësaj, merruni sa të doni me dashurinë.
Ju keni aftësi të jashtëzakonshme shkrimi, si autore, redaktore, përkthyese, hulumtuese, inxhiniere të kodeve të internetit apo si folëse. Mund të mendoni se s’keni ndonjë aftësi kushedi-se-çfarë, por shumë shpejt do të shihni se do të dilni në krye. Do të përfundoni një detyrë të rëndësishme në katër ditët e para të nëntorit dhe gjasat janë që do ta finalizoni me sukses dhe eprorët tuaj do të mbeten pa fjalë nga zotësia juaj.
Kreativiteti juaj do të stimulohet, ndaj mendoni për projektet që do të donit t’ju japin. Nëse doni të udhëtoni pak para pushimeve të fundvitit, do të keni mundësinë ta bëni tani. Për t’u argëtuar sa më shumë, dilni nga qyteti fundjavën e 11-12 nëntorit, madje mund të përfshini dhe 13-tën. Udhëtimi do të jetë hyjnor dhe nëse keni një partner, shumë romantik. Theksi i komunikimit do të rritet në një tjetër nivel në ditët pas hënës së re, më 18 nëntor. Duket se performanca juaj e kaluar ju ka dhënë mundësinë për të trajtuar projekte më të rëndësishme, të cilat gjithashtu do të mbështeten në hijeshinë dhe aftësinë tuaj me fjalë.
Ju mund të jeni duke punuar me një roman ose skenar, dhe nëse po, do të keni stilin tuaj identifikues. Ose puna juaj mund të ketë të bëjë me një rast ligjor, të rendit dhe ligjit ose një projekti dokumentar kërkimor, falë dominancës së Plutonit në hënën e re. Mund të shkëlqeni në të gjitha projektet e komunikimit, përfshirë këtu daljet në publik apo televizion, prandaj zgjidheni projektin dhe jepni gjithçka nga vetja. S’keni pse nxitoheni, projektet e reja mund të duan javë, muaj, madje dhe një vit të tërë për t’u përfunduar, por gjatë gjithë kohës do të keni me vete Jupiterin, planetin e të ardhurave, që do t’ju garantojë sukses deri në nëntor të 2018-s. Merrni kohën tuaj, projekti mund t’ju japë një çmim në fund, të ardhura të mëdha dhe shumë respekt në industrinë tuaj. Po futeni në në kohë të lavdishme vetëm sepse jeni vetja.
Dhe në fund, mos harroni të bëni tani të gjitha blerjet tuaja, sepse në 3 dhjetor deri në 22 Mërkuri do të jetë në prapavijë duke e bërë muajin e fundit të vitit aspak të favorshëm për shpenzime. Këtë muaj rishikoni për herë të fundit çdo projekt që prisni të publikoni, sepse sërish dhjetori nuk është koha e duhur për ta bërë këtë.