Showbiz dhe TV

Gjendet e vdekur Adelajda Xhamani

29 Tetor 2017

Gjendet e vdekur Adelajda Xhamani

Adelajda Xhamani u gjet sot e vdekur në banesë në Tiranë.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta “Dita” dhe burime për Anabel.al konfirmuan lajmin e dhimbshëm.

Burimet e para thanë se Adelajdën e gjeti një mikeshë e saj, por më pas u mësua se ajo ishte vetëm, kur i ngjau një arrest kardiak që do t'i merrte jetën. Adelajda lajmëroi ambulancën, por mjekët e gjetën pa jetë.

Adelajda ishte një ndër banoret më të njohura të “Big Brother”, që arriti të realizonte ëndrrën e saj për të qenë pjesë e televizionit, pavarësisht mentalitetit të vendit ku jetonte.

Gjendet e vdekur Adelajda Xhamani