Në gusht të vitit të kaluar qeveria shqiptare vuri një taksë prej 22.4% për çdo produkt të sjellë nga jashtë që e tejkalonte vlerën e 22 eurove. Taksa vlen edhe për dhuratat, dërgesat si dhe blerjet online.
Ama, blerësit online kanë gjetur një mënyrë për t’i shpëtuar kësaj takse. Me ndihmën e faqes më të madhe kineze për shitjet dhe blerjet nga rrjeti, Aliexpress, shqiptarët nuk po e paguajnë 22.4% e vlerës.
Për shembull, nëse dikush vendos të blejë një produkt që kushton 100 euro nga Aliexpress, faqja ofron të paraqisë në faturë një çmim poshtë kurifit të taksueshëm. Pra, blerësi paguan 100 euro, dhe në faturë shënohet 21 euro, duke shmangur kështu 22.4% e vlerës në doganë.
Nëse ky shërbim nuk do të ofrohej nga faqja e web-it, blerësi do të paguante 100 eurot e produktit si dhe 22.4 euro taksë, duke e çuar vlerën kështu në 122.4 euro.
Kështu që, nëse blini online, blini nga Kina dhe shkurtoni ca shpenzime.
Burimi: Monitor