TV Mania

Ç’ironi e fatit: Të dielën, Tahiri bënte shaka për ‘majdanozin’ tek ‘Portokallia’

18 Tetor 2017

Ç’ironi e fatit: Të dielën, Tahiri bënte shaka

Ndërsa ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj e hoqi përgjegjësinë e çështjes “Habilaj” nga policia shqiptare, policët e “Portokallisë” parapëlqejnë të quhen “çunat e Sajes”, edhe pse Saimir Tahiri nuk është më ministër i brendshëm.

Pak ditë përpara përfshirjes së tij në dosjen e bandës Habilaj, Saimir Tahiri ishte i ftuar tek “Portokalli”, ku bënte shaka me personazhin e policit Kolë Frakusha (Florjan Binaj), duke e pyetur si po i shkonin punët me “majdanozin”.

Ç’ironi e fatit: Të dielën, Tahiri bënte shaka

“Ti Kol, si je? Nga shtëpia mirë? Reçeli? Vezët? Majdanozi?”

Policët i shprehën mirënjohjen për ndryshimet që kanë ndodhur gjatë drejtimit të tij:

“Me thënë atë që është, në kohën tënde erdhën ca gjëra ashtu siç duhet. E para e punës, uniformat, u hoqën gjithë barkderrat, njerëzit filluan të vënë rripin [...] Policët filluan të flasin si njerëz: “Përshëndetje, si jeni, a mund t’ju shikoj pak dokumentet?”

Ata bënë shaka me faktin që nuk është më në krye të një ministrie dhe këtë herë erdhi në studio me motor, jo me “eskortë dhe me makinë”. Me humor e quajtën Tahirin të papunë dhe kësaj, ai iu përgjigj:

“E para, nuk jam pa punë. E dyta, jam i zoti i vetes dhe gjithmonë ia gjej punën vetes. E treta, tani nuk e kam punën vetëm me punonjësit e policisë, por e kam me të gjithë njerëzit.”

Kjo u pasua nga një batutë tjetër nga polici i vogël (Irgen Çela), që ia priti:

“Po ça pune është ajo? Ku shtyhet muaji me 300 mijë lekë mer burrë?”

Ç’ironi e fatit: Të dielën, Tahiri bënte shaka

Komentues në videon e “Portokallisë” në Youtube kanë nisur menjëherë të ironizojnë Tahirin, pas skandalit të bërë publik dje.

“Herën tjetër e ka radhën Kapoja dhe Hekri, parapërgatitje për burg.”, shkruan dikush.

Ç’ironi e fatit: Të dielën, Tahiri bënte shaka

Dy ditë pas këtij skeçi, u bënë publike fragmente nga dosja e Gjykatës së Katanias për çështjen e trafikut të lëndëve të paligjshme, bazuar në disa përgjime të telefonatave të bandës së Moisi Habilajt.

Ç’ironi e fatit: Të dielën, Tahiri bënte shaka

Në këto biseda telefonike përmendet edhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri. Sipas hetuesve italianë, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj flasin për Tahirin duke thënë se Saimir Tahiri nuk ka para më shumë se ata, vetëm emër dhe pozitë. Madje, i bëjnë edhe llogaritë duke thënë se në një muaj, ka bërë minimalisht 5 milion euro.

Tahiri reagoi duke thënë se nuk ka asnjë gisht me trafikimin, edhe pse Habilajt janë kushërinj e tij të afërt. Ai u shpreh se emri i tij përmendet vetëm sepse ata përpiqen të tregojnë se kanë lidhje me qeveritarë.

“Sigurisht që kriminelët që përdornin emra politikanësh a ministrash për t’u mburrur me njëri-tjetrin, në dobi të përfitimeve të tyre të paligjshme ka pafund dhe unë nuk jam as i pari e as i fundit.”