Showbiz dhe TV

Pas deklaratës së vjehrrës, s’i vëmë faj fare Florianës që la Tiranën për Gjenevën!

11 Tetor 2017

Pas deklaratës së vjehrrës, s’i vëmë faj fare

Floriana Garo ndoqi zemrën dhe nuk e mendoi dy herë largimin nga Shqipëria për t’i ndejtur pranë partnerit të saj në Gjenevë. Floriana dhe Enis Daci, me profesion avokat janë njohur gjatë një udhëtimi në Itali dhe që atëherë e kuptuan se duhet të ishin bashkë.

U fejuan shpejt e shpejt dhe tani kanë nisur një jetë të re, madje për këtë kanë aprovimin e plotë të nënës së Enisit, kryetares së Aleancës Kuqezi, Lumturi Ratkocerit.

Pas deklaratës së vjehrrës, s’i vëmë faj fare

Në një intervistë për Gazeta Shqiptare Lumturia përpos angazhimeve dhe klimës politike në vend, ka prekur dhe marrëdhënien me nusen e re, që preferon ta quajë shoqe.

“Unë dhe Floriana as që e kemi parë ndonjëherë raportin tonë me syrin e vjehrrës dhe nuses. Ne njihemi prej një viti dhe marrëdhënia jonë është e dy mikeshave të mira që e vlerësojnë dhe e respektojnë shumë njëra-tjetrën,” shprehet nëna e dy fëmijëve, që aktualisht pret me padurim momentin e të bërit gjyshe, por vendimin ia ka lënë në dorë çiftit.

Në intervistën e saj të fundit për ‘Lart e Poshtë’, Floriana tha se fëmijët ishin padyshim në planet e dyshes, madje do donte të kishte më shumë se dy, pasi e rritur me një vëlla e di mirë rëndësinë e një familjeje të madhe.