TV Mania

Olti Curri qenka larguar nga Top Media dhe s’i kursen kritikat fare!

7 Tetor 2017

Olti Curri qenka larguar nga Top Media dhe s’i kursen kritikat fare!

Bashkëpunimi i fundit i Olti Currit me Top Channel ishte si autor dhe opinionist në emisionin Big Brother Fan Club, por në një intervistë për “Jo vetëm modë”, opinionisti pranoi se ka shkëputur marrëdhëniet financiare me Top Media.

“Aktualisht në radiotelevizion jam vetëm tek ‘E diela shqiptare’”, tregon Olti që është angazhuar si pjesë e panelit të jurisë në rubrikën ‘New Artist’ te Kënga Magjike në TV Klan. “Jam shkëputur nga Top Albania Radio... ‘E diela shqiptare’ shikohet dhe kur të vjen ftesa të shkosh në një festë që ka filluar shkohet,” tregon ai i pyetur nga Eni Shehu pse pranoi ftesën e Ardit Gjebreas. Dhe në një kohë kur rikthimi dhe largimi i Adi Krastës në Top Channel është diskutuar masivisht, Olti as nuk e dinte që ai ka qenë aty: "Adi Krasta ka qenë në Top Channel? Kërkoj ndjesë nuk e dija..."

Olti ka shpjeguar dhe garën e kahershme mes dy televizoneve më të mëdha kombëtare në vend, Top Channel dhe TV Klan. Sipas tij ‘do të fitojë gjithmonë ai televizion që i jep hapsirë personazheve, të zhvillohen si minindërmarrje, jo t’i trajtojë si vartës në një zyrë administrate ku komandon vetëm një person’. Megjithatë ai vetë nuk sheh asnjë nga të dy televizionet, madje asnjë nga ato shqiptare.

“Aktualisht telekomanda ime është kthyer tek kanalet italiane,” vijon Olti duke qenë se është vend më pranë Shqipërisë dhe si rrjedhojë kulturës tonë. Olti është përgjegjës për ndryshimin e formatit të emisionit Top Show Magazine dhe në fund hoqi dorë: “E lashë Top Show Magazine, sepse aq ishte Top Show Magazine. Tani është ‘Top Show tregu fshatar’”. Megjithatë në fund të fundit Olti është i gatshëm për bashkëpunime. “Nqs do t’i duhet puna e Olti Currit dinë ku të më gjejnë dhe unë di ku t’i gjej,” e mbylli ai.