Shqipëria

“7 xhuxhat” s’do të jenë më të njëjtët: Ndryshon tërësisht parku i fëmijëve

6 Tetor 2017

“7 xhuxhat” s’do të jenë më të

Së shpejti, këndi i famshëm i lojërave për fëmijë “7 xhuxhat” do të jetë nën konstruksion. Planifikohet një park i ndarë në module me lojëra, shatërvanë, fushë shahu me përmasa reale, një shesh pasqyrash, etj.

Gjithashtu, nën park do të ndërtohet një parkim nëntokësor me 148 vende. Ashtu si sheshi “Skënderbej”, në katin e parë nëntokësor të parkut do të vendosen nyjet higjenosanitare.

Tenderi u hap këtë të premte dhe limiti i fondit është 276 milion lek. Në momentin që do të shpallet operatori fitues, punimet supozohet të zgjasin 2 vjet.

Përveç bimësisë brenda parkut edhe kufizimi do të realizohet me pemë të larta, shkruan Tirana Post.