Je në prag të një shpërthimi në karrierë, më i madhi që mund të kesh përjetuar së fundmi, që prej më shumë se një dekade. Gjithë puna jote në 12 vitet e fundit ka arritur në pikën kur duhet të shpërblehet. Jupiteri, planeti i fatit të madh, po i drejtohet shtëpisë tënde të 10-të të ndereve, çmimeve dhe arritjeve, për të mbërritur më 10 tetor në një vizitë të rrallë që zgjat 13 muaj, për të qëndruar në sektorin e prestigjit të karrierës deri më 8 nëntor.
Mundësitë do t’ju mbijnë njëra pas tjetrës, si buka me djathë. Njerëz të rëndësishëm do t’ju japin besim dhe do të bëjnë çfarë kanë në dorë që t’ju ndihmojnë t’ia dilni. Do t’ju hapet mendja dhe planet tuaja do të jenë aq të mëdha, sa kur të kujtoni si keni menduar më parë, do të mendoni se keni qenë vërtet mendjembyllur. Idetë që ju vijnë merrini seriozisht, se një ose dy prej tyre mund të sjellë fitime të majme.
Marsi do të shkojë drejt shtëpisë tuaj të tetë të financave ndërsa qëndron në shenjën e virgjëreshës, që nga fillimi i muajit e deri më 22 tetor, dhe ju mund të bisedoni për një marrëveshje financiare, apo thjesht për shpenzime më të mëdha se zakonisht, për të paguar fatura. Për fat të mirë, kjo periudhë merr fund në javën e tretë të tetorit. Ndërkohë, lajme të mira vijnë më 5 tetor, kur Afërdita dhe Marsi vihen në vijë më 5 tetor.
Në të njëjtën kohë, 5 tetori do të sjellë edhe hënën e plotë në shtëpinë tuaj të udhëtimeve të afërta, ndaj mund t’ju duhet të udhëtoni për të mbyllur një marrëveshje biznesi. Mund t’ju duhet t’i bëni ca ndryshime kontratës dhe kjo mund të jetë pakëz e vështirë, pasi s’do ta parashikoni dot klientin. Nëse ai mbetet i kënaqur, marrëveshja do të mbyllet.
Gjithashtu, mund të keni të reja për vëllezërit apo motrat tuaja.
Hëna e re e 19 tetorit është disi e ndërlikuar. Bie në shenjën e Peshores, çka për ju është mirë, pasi Peshorja ndërthuret mirë me shenjën tuaj por problemi është se planeti yt sundues, Urani, do t’i kundërvihet kësaj hëne të re dhe diellit, sikurse Jupiteri, çka sjell tension dhe ngjarje të papritura. Diçka në punën tuaj mund të kërkojë vëmendje të veçantë. Duket se po ndodh diçka që lidhet me një marrëdhënie ndërkombëtare, median, universitetet apo gjykatat dhe do t’ju vërë shkopinjtë poshtë rrotave.
Por lëvizja e Marsit drejt shenjës së Peshores më 22 tetor, për të qëndruar deri më 9 dhjetor, është lajm i mirë. Marsi ndriçon shtëpinë e dhjetë të njerëzve jashtë vendit, ndaj nëse puna juaj ju vë në kontakt me njerëzit dhe tregjet e huaja, do të shikoni t’ju hapen shumë mundësi edhe pse hëna e plotë e 19 tetorit do t’ju sjellë një problem, dhe do të jetë në dorën tënde t’i gjesh zgjidhje.
Nëse ju duhet të udhëtoni jashtë për të firmosur marrjen e një patente apo marke, bëjeni në fund të tetorit, nëse doni të keni rezultate të mira.
Prisni 26 tetorin, ditën më me fat të vitit, kur dielli në shenjën e Akrepit do të vendoset në vijë me Jupiterin në shenjën e Akrepit. Këtë ditë (ose një ditë më parë), mund të hapni një biznes apo një ndërmarrje, të lini një takim të rëndësishëm apo një intervistë pune, pasi shanset që t’ia dilni do të jenë të shkëlqyera.
Kjo do të jetë dita kur puna dhe aftësitë tuaja do të marrin reklamën e duhur, ndaj do të jeni më të mirët. Një ditë e tillë për karrierën s’ju kthehet më deri në tetor të 2029-ës!
Këtë muaj do ta keni mendjen tek lekët sepse financat do të kërkojnë kujdes të veçantë. Shenja e parë që paraja është e rëndësishme do te vijë më 5 tetor, gjatë hënës së plotë në shenjën e Dashit. Nëse keni kërkuar rritje rroge kohë më parë, apo për një pagesë nga një projekt apo kontratë, me gjasa tani do ta merrni përgjigjen. Mund të vonohet disi, por vonë nuk do të thotë kurrë.
Një moment më shqetësues do të jetë më 19 tetor, kur hëna e re në shenjën e Peshores do të vendoset në kërcënim nga Urani, planeti i zhvillimeve të papritura. Kjo do të thotë se ajo që prisni të ndodhë mund të mos ndodhë, dhe asgjë nuk do të vijojë si zakonisht. Do t’ju duhet të qëndroni të vëmendshëm. Nëse keni një pagesë për të bërë apo një marrëveshje financiare, evitojeni këtë datë. Shtyjeni për në nëntor, ose mundohuni ta mbyllni përpara 19 tetorit.
Çdo shenjë do të ketë vështirësi me këtë hënë të re, por më shqetësuesja është se kjo hënë e re, si të gjitha hënat e reja, do të ndikojë gjatë, me javë apo me muaj. Do të duhet të qëndrosh në krye të të gjitha marrëveshjeve financiare, të jesh i përfshirë që nga fillimi me to që t’i përballosh siç duhet. Kini kujdes me deklaratat që bëni dhe mbani sytë hapur, mos dikush do të dojë të mashtrojë në emrin tuaj. Nëse po diskutohet një trashëgimi, do t’ju duhet një avokat. Marsi dhe Afërdita janë në pozicionin e duhur për t’ju ndihmuar gjatë fillimit të muajit, veçanërisht më 5 tetor.
Mos lejoni askënd të marrë vendime për financat në vendin tuaj, sepse mund të mos ju pëlqejnë zgjedhjet e tyre. Jeni një shpirt plot kreativitet dhe shpesh, ua besoni të tjerëve çështjet e parasë, në mënyrë që të përqëndroheni tek puna. Sidoqoftë, gjatë këtij muaji dhe gjatë çerekut të fundit të vitit, duket se partnerët dhe bashkëpunëtorët kanë punuar në favorin tuaj.
Nëse s’e keni qëllim paranë dhe s’ju duket e rëndësishme, mund t’ju duhet të hyni në sallën e operimit. Shtëpia e tetë sundon si kirurgjinë, ashtu edhe paranë, ndaj është e vështirë të thuash nga do të anojë. Nëse mjeku thotë se ju duhet një procedurë kirurgjikale, bëjeni, pasi Jupiteri do të jetë vendosur mirë karshi diellit dhe ju do të jeni në rrugë të mirë për t’u kuruar.
Sa i përket marrëdhënieve të afërta të dashurisë, nëse jeni duke njohur dikë dhe keni një marrëdhënie të veçantë, një fundjavë shumë romantike do të nisë të enjten e 8 tetorit deri më 7 tetor, kur Afërdita dhe Marsi do të vihen në vijë në shenjën tuaj të kundërt, Virgjëresha. Kjo është një ngjarje e rrallë, ndaj planifikoni diçka për të festuar bashkë. Nëse do të bësh një udhëtim, bëje më 26 tetor, që do të jetë dita më me fat e vitit.
Eventi më i rëndësishëm këtë muaj do të jetë lëvizja e Jupiterit fatsjellës dhe duarplotë në shenjën e Akrepit, për të qëndruar nga 10 tetori këtë vit deri më 8 nëntor të 2018-ës, për 13 muaj. Aty, do të shikoni interes nga njerëz të jashtëm që mund t’ju përkthehet në të ardhura. Nëse shpresoni të bëheni pjesë e një ekrani apo medie, ka ardhur koha të prezantoni një projekt. Ai me gjasa do t’u pëlqejë.
Një tjetër fushë që shkëlqen për ju do të jetë shkolla; është koha e përsosur që të aplikoni për shkollën që ëndërroni. Mund edhe të kërkoni një bursë apo ndihmë financiare, pasi planetet do të jenë në anën tuaj.
Për të provuar sa shumë po ju mbështet Jupiteri, prisni 26 tetorin e artë, ditën më me fat të vitit. Nëse keni një intervistë, prezantim, kërkesë apo një produkt për të hedhur në treg, bëjeni në këtë ditë. Edhe shëndetin besojani kësaj dite; lëreni më 26 tetor takimin tek specialisti.
Jupiteri në shenjën e Akrepit do të jetë në sinkronizim të përsosur me shenjën tuaj, duke qenë të dyja shenja uji. S’e keni patur Jupiterin në një shenjë uji prej katër vitesh, ndaj mund të themi se po vjen një kohë shumë e bukur për ju, Peshkushë të bukur.