Këtë muaj më në fund do të mund të provoni sa vleni, rezultatet në punë pritet të jenë të shkëlqyera dhe do të tërhiqni vëmendjen e kolegëve dhe eprorëve tuaj me idetë tuaja praktike. Dashuria nga ana tjetër nuk do të jetë kaq e favorizuar këtë muaj. Do të filloni shumë mirë, nëse jeni beqarë do t’i hidhni sytë ndonjë kolegu në punë.
Është koha e duhur për t’i besuar ndjenjave tuaja dhe të dilni për kafe apo një gotë verë pas pune. Shtrirja e jashtëzakonshme e Afërditës dhe Marsit që do të ndodhë më 5 tetor do të ndodhë njëkohësisht me hënën e plotë dhe do të përforcojë emocionet tuaja duke ju vënë në qendër të vëmendjes ju dhe dëshirat tuaja. Megjithatë, jini të kujdesshëm, sepse mund t’ju kritikojnë në lidhje me punën tuaj, e çuditshme duke marrë parasysh se sa mirë po ecnit. Hëna e plotë e 19 tetorit mund të nxjerrë në pah diferencat mes jush dhe njeriut tuaj të zemrës dhe mund të habiteni nga ato që do të dëgjoni. Megjithatë nëse i diksuton gjërat me qetësi, gradualisht mund të forconi marrëdhënien tuaj.
Në 22 tetor do të keni më shumë kohë për partnerin. Dhe nëse ende nuk e keni një të tillë në jetën sentimentale, atëherë do t’i kushtoni më shumë rëndësi një partneri në biznes. Do të ngeleni të kënaqur me të ardhurat tuaja. Jupiteri, planeti i fatit të mirë sapo është zhvendosur në shtëpinë e tetë të parave për herë të parë nga 2005-2006. Përpjekjet tuaja për të financuar një ëndërr të madhe dhe të shtrenjtë mund të finalizohen. Mund të merrni para nga dikush, nga një biznes i ri apo një plan biznesi i mirëmenduar, ose mund të zbuloni që më në fund mund të përballoni blerjen e një apartamenti apo shtëpie të re. Nëse e keni një pronë, mund të rinovoni hapsirat tuaja.
Do të keni për 13 muaj Jupiterin në ndihmë, prandaj mund t’i shihni ëndrrat tuaja të materializohen. Mund të fitoni një bonus të majmë ose komision, të fitoni nga siguracionet, apo të fitoni para në një shfaqje televizive. Ju do të jeni një magnet i parave deri në nëntor 2018, kështu që nëse negocioni për një punë apo promovim të ri, nëse nuk mund të merrni pagën që dëshironi, shikoni nëse mund të përfitoni bonuse, sepse zona për të cilën jeni përgjegjës do të ecë mrekullueshëm mirë. Kjo lloj pagese mund të ju kompensojë më shumë për rrogën që nuk mund të jeni në gjendje të negocioni. 26 tetori do të jetë dita më me fat e këtij muaji, jo vetëm për ju por për të gjitha shenjat, megjithatë të gjitha do ta përjetojnë në mënyra të ndryshme. Ju do të merrni një dorë të mirë parash.
Tetori do të jetë një muaj i mirë për të gjithë, por mbi të gjitha për ju. Së pari ka një mundësi të mirë që të shihni se sa spektakolare mund të jetë romanca për ju. Sigurohuni të dilni nëse jeni beqare, njeriu i duhur mund të jetë fare pranë jush. Nëse jeni të lidhur, shijoni dhe festoni dashurinë që keni me njëri-tjetrin. Marsi do të mbetet në sektorin e romancës deri më 22 tetor, duke e bërë këtë muaj shumë të favorshëm për të kaluar eksperienca të këndshme.
Ju mund të përqëndroheni te fëmijët ose sportet, dhe nëse keni ditë të lira, mund të dëshironi të merrni një pushim. Nëse shpresoni të bëni një fëmijë, këtë muaj filloni merreni seriozisht me partnerin tuaj për ta bërë atë ëndërr realitet. Nëse po mendoni të adoptoni, ku është po ashtu muaji i duhur. Nëse jeni krijues dhe paguheni për idetë tuaja, do të ktheheni në një fabrikë të ideve, kështu që kushtojini kohë zhvillimit të ideve të reja. Mbani pranë vetes dikë që i besoni dhe admironi, kështu mund të keni vetbesimin që ju duhet për të qenë produktivë.
Pas 10 tetorit do të jeni shenja më e favorizuar për t’u martuar për 13 muajt në vijim. Nëse jeni të martuar do të shihni që partneri është më entuziast dhe optimist për të ardhmen tuaj bashkë. Nëse keni patur probleme, gjithçka do të qetësohet dhe do të afroheni sërish nëse kjo është ajo që doni. Në të vërtetë, të dy mund të planifikoni të kaloni momente të këndshme bashkë. Sigurohuni që të vendosni një udhëtim të largët në listën tuaj - një udhëtim në një vend të huaj mund të jetë i shkëlqyer tani. Nëse nuk keni një partner, nuk po dilni me dikë, dhe jeni i vetëm, do të filloni të njihni tipa të martueshëm. 26 tetori do të jetë dita më e favorshme e muajit dhe mund ta shfrytëzoni energjinë për të bërë një angazhim në dashuri apo biznes. 4 nëntori do të ishte dita ideale për të nënshkruar një kontrotaë, ndonëse i bie të jetë e shtunë. Edhe 3 nëntori s’do ishte aspak keq.
Hëna e re më 19 tetor mund të sjellë detyra të reja, por nëse po, sigurohuni që të jeni të qartë për atë që duhet të bëni. Diçka e pasqaruar nga klienti mund të hedhë poshtë të gjithë punën tuaj dhe t’ju duhet ta ribëni nga e para.