Tashmë sipërmarrës dhe aktivist, fillimisht Arbër Çepani u bë i njohur si fitues i edicionit të parë të Big Brother-it në Shqipëri. Por edhe pse jeta e tij profesionale shkon për mrekulli, s’mund të thuhet e njëjta gjë për atë private. Pak javë më parë, kudo qarkulloi lajmi se ai i ka dhënë fund lidhjes së tij 5-vjeçare.
I kontaktuar për Anabel.al, Arbri as e mohoi dhe as e pohoi lajmin e ndarjes, duke zgjedhur të ruajë kështu privatësinë e partneres së tij. Por sot, i ftuar në Thumb ai ka treguar njëherë e mirë, arsyen e ndarjes.
“Çdo gjë ka ciklet e mia. Ajo lidhje më ka mbushur pozitivisht në shumë aspekte pozitive. Por kur diçka përfundon, përfundon.”- sqaron ai, duke konfirmuar kështu ndarjen.
Përpos kësaj, ai i ka dhënë fund edhe spekulimeve se shkaku i ndarjes është pikërisht modelja Niki Delijorgji, me të cilën qarkullonin zëra se ka diçka më shumë se miqësi.
“Nuk ka asnjë lidhje Niki me këtë. Ne jëmi miq shumë të mirë. Ka disa korniza që s’duhet t’i tejkalojmë.”- përfundon Arbri.