TV Mania

Grida Duma ka një pikë të dobët, por s'do që ai ta marrë vesh!

27 Shtator 2017

Grida Duma ka një pikë të dobët, por s'do që ai ta

E ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up ka qenë Grida Duma. Një prej fytyrave më të njohura në debatet politike ka treguar se me kalimin e kohës është mësuar të koordinojë orët e gjata të punës me kohën që duhet të kalojë në familje.

Grida Duma ka një pikë të dobët, por s'do që ai ta

E pyetur për rutinën familjare Grida tregon se mëngjisi është hapsira që do të shfrytëzojë më shumë.

“Dita nis me rrugën për në shkollë të tim biri. E çojmë në këmbë se e kemi afër shtëpisë.”- u shpreh ajo, e cila rrëfen gjithashtu se nuk ndodh kurrë të nisë aktivitetin e saj pa konsumuar një vakt të bollshëm për mëngjes.

“Nuk ndodh kurrë të mos ha mëngjes. Është vakti më i rëndësishëm. Nëse nuk e bëj truri nuk furnizohet dhe s’funksionon siç duhet. Pra më bie të fikët.”

Duma,  e cila njihet si një nga gratë më të forta të politikës, tregon se jo gjithnjë është kështu dhe si çdo njeri ka pikat e saj të dobta dhe ai është pikërisht djali i saj 12-vjeçar, Darieni.

Grida Duma ka një pikë të dobët, por s'do që ai ta

“Im bir më prek. Ja ku jam e dobët, por bëj mirë të mos ja them sepse fëmijët e zgjuar përfitojnë nga kjo.”- tregon ajo.

Përpos kësaj, kryetarja e grupit parlamentar të opozitës, sqaroi se sipas saj, njerëzit e fortë janë lindur si të tillë, por kjo s’do të thotë se ata nuk kanë nevojë për përkëdhelje.